Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2005 - 17:46:

Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike)

Gjeja me e mire per tu bere eshte te hapesh forumin e te hidhesh direkt ne sulm... duke shkruar mendimet e tua pa tu ndotur akoma.

Pershtypje mbi Shqiperine:
Ne Shqiperi shkoj me ide te qarta, por cuditerisht cdo gje del nga fokusi i perceptimit tim pak dite me vone dhe une pesoj ate qe quaj "coroditje morale". Takoj me dhjetera njerez te cilet hedhin idera fantazioze mbi klanet, prapaskenat dhe parregullsite, te cilat nje pjese jane te verteta dhe nje pjese jo, por une nuk mund ti dalloj. Dhe keshtu futem ne vorbullen e jeteses sot-per-neser ose tani-per-pastaj pa ditur cila do ishte e ardhmja e femijeve te mi ne ate vend.

E si mund te mbetem i forte ne nje vend te squllet, ku konfuzioni moral i njerezve perreth meje i con te me pyesin sinqerisht "Po ti pse e ke inat korrupsionin, cfare nuk te pelqen te korrupsioni?"... Nuk mbetet gje tjeter vetem ti gjesh dhe njehere aresyet madhore brenda vetes por pa mundur ti nxjerresh nga goja sepse e di qe idealizmi eshte jashte mode ne vendin e shqipeve.

Befas kuptoj se ne Shqiperi cdokush do gjendet heret a vone perballe dilemes: te hyje ne jeten normale te klaneve e te jetoje normalisht apo te luftoje kete sistem, pra familjen, shoket dhe veten, ne emer te nje te ardhmeje aq te veshtire per tu imagjinuar.

Optimizmi im, qe nuk del gjekundi ne rrjeshtat e mesiperme, qendron ne faktin se Shqiperia po pjell cdo dite njerez te vlefshem qe dine te qendrojne besnike te nje te ardhmeje, apo qe dine te pikturojne difektet e mentalitetit shqiptar si Mustafa Nano ne "Europa, destinacioni X" (nje ese qe jua keshilloj ta lexoni).

Ka gjithmone e me shume njerez si keta, pra, te cilet thone te verteta qe shume shqiptareve nuk i tingellojne mire. Apo si puna e Fatos Lubonjes, qe nje nga shkrimet e veta ("Kaoskriza postkomuniste") spjegon se mentaliteti shqiptar eshte i perbere nga tre shtresa: patriarkalizem-nacionalizem-komunizem. Patriarkalizmi eshte shtresa me antike dhe spjegon menyren tone te pikepamjeve klanore si edhe maskilizmin qe vesh opinionet dhe familjet shqiptare. Mbi kete shtrese u shtua nacionalizmi ne periudhen e rilindjes, ku shqiptareve ju mbush mendja se jane nje popull i lvadishem me histori te madhe etj etj, kur ne fakt jemi nje popull relativisht medioker qe mezi krijoi shtet ne vitin 1900. Mbi kete shtrese nacionalizmi u shtua menyra komuniste e te parit te gjerave, ku cdo gje pritet nga shteti apo ku servizlimi mori dhene.

E pra, nuk e di nese ideja e Lubonjes eshte e sakte, por eshte nje hipoteze qe spjegon shume gjera. Te pakten me hapen syte sa e veshtire do ishte oksidentalizimi i shqiptareve, sa veshtire do jete te hidhen ne ere keto shtresa te ngurta per te krijuar nje neo-shqiptarizem tjeter me politikane qe qarkullojne dhe nje rini qe nuk urren politiken thjesht sepse quhet "politike". Do doja qe Erion Veliaj te mos konsiderohej pro-Berishe apo pro-Nano sic justifikohen levizjet apo heshtjet e Mjaftit ne kohe (sepse ne Shqiperi si te flasesh si te mos flasesh interpretohet sipas deshires se gojeve qe dine gjithcka). Do doja qe lidhjet familiare te Erion Velise me Vehbi Veline te mos jene asocimi i vetem ne trute e zakonshem klanore. Ne fund te fundit jemi 3 milione dreqi ta haje. Ne mos njeri tjetri do bjere kusheri i dikujt... pa llogaritur qe, sic spjegon Blendi Fevziu ne nje nga esete e veta, eshte e natyrshme qe drejtuesit e rinj te lindin nga familje te ngritura elitare (shiko Bushet, Kennedy-t apo te tjere ne SHBA).

Dhe kjo spjegon natyrshem te pakten pjeserisht pse Shqiperia drejtohet nga ish-komuniste... Por problemi nuk eshte tek familjet sic i lidhin shumica prej jush gjerat, por tek veprimet e vete personazheve politike, qe shpesh perfaqsojne nje mentalitet tejet lindor megjithese cirren pro perendimit (sic thote Mustafa Nano).

Pershendetje.


  Gjithsej 121 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.