Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=309)
-- Nano, skandal në funeralin e Papës (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8043)


Postuar nga Indrit datë 10 Prill 2005 - 02:48:

Nano, skandal në funeralin e Papës

Kryeministri para se të niste ceremonia ëstë ulur përkrah Moisiut në vendin e presidentit të Algjerisë

Kryeministri është ulur në vendin e presidentit të Algjerisë. Berisha: Incident i turpshëm

Anila Rama-Shekulli

TIRANE- Ajo që pritej ndodhi. Incident i delegacionit shqiptar gjatë zhvillimit të funeralit mortor të Atit të Shenjtë, papa Gjon Pali II në Vatikan. Mosmarrëveshjet mes kryeministrit Fatos Nano dhe presidentit Alfred Moisiu për kryesimin e delegacionit, nuk janë shmangur as në sheshin e Shën Pjetrit, para se të fillonte mesha e shenjtë. Sipas burimeve nga delegacioni shqiptar, kryeministri Nano, që ka shkuar më vonë se anëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar, është ulur përkrah presidentit Alfred Mosiu, duke zënë në këtë mënyrë vendin që ishte planifikuar për presidentin e Algjerisë, sipas rendit alfabetik. Vendi i presidentit të Algjerisë kishte mebtur bosh ato minuta, pasi ky i fundit është paraqitur me vonesë në ceremoni. Por zyrtarët e protokollit dhe personeli i Vatikanit që merrej me mbarëvajtjen e ceremonisë, kanë shkuar tek Nano, duke i kërkuar që ai të çohej që aty dhe të zinte vendin e planifikuar disa radhë më poshtë, ku ishte vendosur pjesa tjetër e delegacionit shqiptar me ish-presidentët Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe vajzën e presidentit Moisiu, Mirela Moisiu. Ndërsa ambsadori ynë në Vatikan Zef Bushati ka qëndruar në radhë me ambsadorët e tjerë, duke i liruar kështu vendin vajzës së Moisiut. Nano në fillim nuk ka dashur të lëvizë që aty, por më pas është detyruar që të boshatisë vendin që nuk i takonte atij. Të gjithë incidentin në fjalë e konfirmon zyrtarisht vetëm ish-presidenti Sali Berisha. Gjatë mbërritjes dje pasdite në Rinas, Berisha, nuk tha detaje rreth incidentit, por tha se “ishte një incident i turpshëm, por unë nuk dua t’ia ul vlerat ceremonisë madhështore të Vatikanit”.

Nano
Ndërkohë shefi i protokollit të kryeministrit Nano, Taulant Balla, ka pohuar të kundërtën e asaj që tha Berisha. “Nuk ka pasur asnjë incident në Vatikan. Kryeministri Nano është ulur me delegacionin shqiptar, ish-presidentët Meidani e Berisha dhe vajzën e presidentit Moisiu, Mirela Moisiu”, tha Balla. Bashkëshortja e kryeministrt Nano, Xhoana Nano, nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore. Ndërkaq i pyetur për incidentin e mësipërm ish-presidenti Meidani nuk bëri asnjë koment. Ndërkohë nga selia e Presidencës, nuk ka ka pasur asnjë informacin zyrtar, për të konfirmuar atë që kishte ndodhur në Vatikan. Ambasadori ynë në Romë, Pavli Zëri, është shprehur se protokolli i Vatikanit është shumë i rreptë dhe nuk mund të lejohen incidente të kësaj natyre, pasi ata të shoqërojnë në vendin ku duhet të qëndrosh.


  Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.