Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 44 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekskluzive per stafin mbi mbarevajtjen e dhomes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=281)
-- Diskutime rreth rregullores se chatit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=809)


Postuar nga Ami- datë 21 Prill 2003 - 02:40:

Diskutime rreth rregullores se chatit

Duke pare se mungon nje rregullore qe cdo aop ta pranoje perpara se te marri status dhe mos fshihet pas fjales "nuk e dija".

Ne fakt shumica jane rregulla llogjike dhe etike megjithate per te shmangur keqkuptimet dhe keqinterpretimet eshte me mire qe te diskutojme se bashku dhe te arrijme ne nje marreveshje mbi sjelljen ne chat.

Ne kete diskutim mund te marrin pjese Founderi, sop, aop dhe cdo njeri tjeter i cili ka diskutime konkrete.

Une he per he do te them mendimet e mija per disa pika:

Dhoma #ndihme
Ne dhomen #ndihme mund te rrije cdo njeri edhe pse nuk ka nevoje per ndihme. Ky njeri mund te nxirret nga dhoma kur nderhyn ne diskutimet mes Aop-Aop; Aop-Sop; Sop-Sop;
Nxirren nga dhoma gjithashtu edhe persona qe zakonisht bejne flood apo qe njihen si elemente turbullues.

Kur nje chatist hyn ne dhomen #ndihme cdo aop apo sop duhet ta pyese nese deshiron ndihme.

Dhoma #ndihme nuk duhet te jete kurre +m vetem ne rastet e vecanta kur ka sulme, dhe ne keto raste cdo useri sapo hyn i duhet dhene +v ne menyre qe te mund te flase.

Aop-et apo Sop-et detyrimisht duhet te qendrojne ne te dyja dhomat #shqiperia dhe #ndihme ne menyre qe te mund te pergjigjen ne dhomen #ndihme per veprimet qe bejne tek #shqiperia.

Nese nje Aop apo Sop ka ndeshkuar nje person ne #shqiperia dhe ky person hyn ne #ndihme atehere personi i pare qe do e sqaroje se perse e mori ndeshkimin ne #shqiperia do te jete po ai Aop apo Sop qe e ka ndeshkuar ne #shqiperia.

Ne dhomen #ndihme mund te zhvillohen edhe biseda te ndryshme ndermjet Aop, Sop, Vop dhe user te thjeshte nese keto biseda nuk pengojne dhenien e ndihmes apo prishin rregullin e dhomes.

Kur ndodhet nje Sop ne dhome atehere vendimet e tij jane te padiskutueshme. Nese nje Aop ka ankesa per vendime te gabuara te nje Sop-i mund te hedhe ne forum ankesen e tij. Nga ana e stafit i garantohet qe nuk do te kete pasoje personi qe ankohet.


  Gjithsej 44 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 44 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.