Forumi Horizont Gjithsej 75 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 75 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Cfare te bene te besosh se Berisha ka ndryshuar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8398)


Postuar nga positive datë 25 Maj 2005 - 17:53:

Cfare te bene te besosh se Berisha ka ndryshuar?

Sali Berisha frike apo siguri.
Ne kete forum c`dokush ka dhene opinionin e vete rreth temave te hapura duke u mbeshtetur ne ekperiencat personale. Ata qe e kane identifikuar veten si analist jo vetem kane analizuar duke sjelle fakte e statistika por ndonjehere kane tentuar te modifikojne edhe te tjeret me teorite qe publikojne. Kur duan te mbushin mendjen, shpeshhere, ata perdorin njohurite qe kane per shtetet e tjera me demokraci me te zhvilluar e duke sjelle fakte nga historia e ketyre vendeve tentojne te bejne paralelizma me ngjarjet ne Shqiperi dhe jo vetem kaq po i japin te drejte vetes ti prezantohen ndonjehere si NostraDamus per parashikime.
Te mbeshtetesh neper statistika eshte rruga apo menyra me pozitive per te kuptuar problemet, per ti zgjidhur apo anashkaluar dhe me kryesorja per te mos bere te njejtat gabime. Jam shum kurioz te kuptoje kete te kaluar duke pare hsitorine e politikes shqiptare qe nga "era e ndryshimeve" te 1990-es. Do te ishte me shume interes qe cdo gje qe te sillej te ishte rale dhe jo e fabrikuar si thashethem vetem per te sulmuar.
Nuk eshte e veshtire te kuptosh qellimin e kesaj teme. Personalisht kam bindje se lider si Sali Berisha mund te sjellin permbysje apo shkaterrim (gjithmone duke u mbeshtetur ne fakte) dhe jo zhvillim.
Zakonisht, ne kete forum, kane ecur temat qe kane pasur karakter kritikues, sulmues dhe sidomos ato qe kane nisur rende ose forte me te shara ose ofendime. Le te provojme njehere te kunderten.

Cfare te ben te besosh se Berisha ka ndryshuar??!!


  Gjithsej 75 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 75 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.