Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Greqia lejon emigrantët të votojnë në Shqipëri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8661)


Postuar nga Klodel datë 20 Qershor 2005 - 21:34:

Greqia lejon emigrantët të votojnë në Shqipëri

Greqia lejon emigrantë pa leje qëndrimi të shkojnë të votojnë në Shqipëri
Emigrantët shqiptarë në Greqi, që nuk kanë marrë ende lejet e qëndrimit, mund të shkojnë në atdhe e të kthehen brenda datës 10 korrik për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Ministri grek i Rendit, Jorgos Bulgarakis, ka nënshkruar të premten në mesditë urdhrin përkatës, i cili do t'u dërgohet gjithë pikave kufitare.
Urdhri thotë se kjo kategori emigrantësh shqiptarë që nuk kanë marrë ende lejet e qëndrimit, mund të dalë nga Greqia e të kthehet përsëri në harkun kohor 25 qershor deri më 10 korrik.
Të njëjtat burime kanë shtuar se qeveria po shqyrton mundësinë që afati i kthimit të shtyhet edhe më tepër, një kërkesë që ambasadori shqiptar në Athinë, Bashkim Zeneli, ia ka përcjellë me shkrim ministrit grek të rendit.
Mirëpo burimet sqaruan se për këtë lipsen konsultime edhe me ministrin e brendshëm, ç'ka kërkon një kohë më të gjatë.
Autoritetet greke e përshpejtuan dhënien e kësaj mundësie të përkohshme, me qëllim që emigrantët, nëse dëshirojnë, të ushtrojnë të drejtën e votës në atdhe.
Megjithatë, një sondazh i zhvilluar me emigrantët shqiptarë, që u publikua të premten në gazetën e komunitetit shqiptar në Greqi, Tribuna, rezulton se 39 përqind e të pyeturve nuk dëshirojnë të shkojnë në Shqipëri për të votuar.


BBC


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.