Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- meditim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=907)


Postuar nga Sirena datë 12 Maj 2003 - 06:59:

meditim

Sot, me mori malli per ty
Kam kohe qe dua te te harroj, po ti mrekullisht ke hedhur rrenje ne zonat me delikate te zemres.Mundohem me kot te te largoj nga vetja,po eshte nje stermundim qe me therr ne shpirt.Harrove? Ke ditur cilen pjese te pushtosh .
Ne mengjes, sa hapa syte ishe atje .Ia qep syte tavanit dhe rikujtoj endrren e jetuar. Buzeqesh, dhe ne te njejten kohe ndjej nje lot rebel qe rrokulliset faqeve.Pse mu shfaqe serish ne enderr?
Mos me cmend me .Largohu !Dua te te harroj . Me duket sikur me lexon mendimet dhe me pergjigjesh : E mban mend cte kam thene dikur? Jam pjese e jotja .Do jetoj dhe do vdes ne ty .

Mbyll syte dhe endrra shfaqet perseri.Ka kaluar nje vit qe kur u ndame dhe eren tende e ndjej ne cdo qelize te trupit .
Cohem e trullosur , me koken e renduar dhe kaloj duart neper floke .
Kendoj pa ze : Mos qaj, mos qaj
Te kam shpirt, e te kam xhan


Pse duhet te jete keshtu, pse?
Ve xhezvene , fiksoj syte te hekuri i perskuqur i sobes, ndes nje cigare, e thith fort, bej shifra dhe figura te cuditshme me tymin e saj, dhe ti me shikon me pamje te mjegulluar . Oh te lutem, me ler te qete .Ky vegimi yt po me cmend........


  Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.