Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- "Përtej maleve të të nëmunve" - Lufta brenda Kosovës (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9781)
"Përtej maleve të të nëmunve" - Lufta brenda Kosovës
Matthew McAllester
perkthyer nga Iliriana A. Bajo
VRASJET
Dukej sikur një betejë e armatosur kishte shpërthyer në gjithë Pejën, ndonëse nuk mund të qe kështu. Në qytet nuk kishte më armiq ndaj të cilëve mund të luftonin serbët. Halishja ishte e trembur. Serbët ishin çmendur krejt.
"Duhet të ketë një marrëveshje", tha Isai që kishte dëgjuar lajmet në televizionin e fqinjit, derisa sateliti i tij nuk punonte më. "Mos u shqetëso. Ata janë marrosur krejt dhe do të festojnë edhe humbjet e tyre".
Është e mërkurë, 9 qershor dhe serbët kanë humbur dhe një tjetër betejë në Kosovë. Por këtë rradhë, ndryshe nga 1389, fundi është i qartë. Është një humbje e pastër. 610 vjet më parë beteja në Fushë Kosovë kishte shënuar rrënimin e Serbisë si një vend i pavarur, çfarë bëri që beteja e famshme të shihej si humbje. Por këtë rradhë është mundur. Nuk ka keqkuptime, se marrëveshja që Millosheviqi do të nënshkruajë me NATO-n është humbje dhe në dallim nga 1389 shumica e serbëve të Kosovës nuk po rrijnë e të kundrojnë si do të ecin gjërat pas konfliktit.
Ndonëse pala e tij - NATO-ja dhe guerrilët e UÇK-së, kanë fituar - Isai është i trembur. Ushtarët e mundur mund t'iu kthehen civilëve për t'u hakmarrë. Dhe serbët e thjeshtë, fqinjët, që tashmë duhet të largohen nga shtëpitë e tyre pa faj, ndoshta nuk do jenë aq të sjellshëm sa kanë qenë në këto 11 javë të bombardimeve. Gjatë natës Isai ulet në dritare i shqetësuar se dikush do të vijë në shtëpinë e tyre. Balajt janë në mesin e fare pak familjeve të mbetura në qytet dhe të gjithë e dinë këtë. Ata janë një cak i kollajshëm për dikë që do të hakmerret. Isai shikon rrugën dhe heton me kujdes hijet që lënë dritat e makinave të mbushura me veshje, gjëra të vlefshme dhe fëmijët. Fillimisht ishin fqinjët e tij shqiptarë që ikën kështu, ndërsa tani ata serbë kanë filluar të braktisin shtëpitë dhe qytetin. Ka nga ata që po ikin me traktorë, njësoj si shqiptarët, duke u larguar nga fshatrat afër, përmes Pejës drejt maleve që të çojnë në Mal të Zi.
vijon.........
Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.