Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Cili vend/qytet ju ka bere me shume pershtypje dhe pse ?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14710)
Cili vend/qytet ju ka bere me shume pershtypje dhe pse ?!
Jeni te mirepritur qe te diskutoni per pershtypjet ose mbresat qe ju ka lenje nje vend / qytet apo shtet neper bote? Qofshin ato te mira apo te keqija !
Pershtypjet e mia do ua them ne mesazhin qe do postoj heres tjeter.
Pershendetje!
Kontrasti i madh midis Italise dhe Zvicres.
Nuk them me teper.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Kontrasti i madh midis Italise dhe Zvicres.
Nuk them me teper.
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Prisja me shume nga ty kotka![]()
Asnjeren nuk kam vizituar dhe sikur te na tregojenje cik me shume kontrastin midis Italise dhe Zvicres do ishte cool?
Rovereto (trento) nuk e di pse kur shkoj atje dukem si ne Shqiperi tek dajat.
(nuk e di pse por pershtypje me ben Shqiperia kur e shoh nga lart me duket vendi me i bukur ne bote)
Kur pashe thepisjen e shkembinjve te kuq (canioneve) mbi lumin Colorado ne Nevada dhe Arizona, zemra mu ca ne dy pjese, e degjova trakun dhe i kerkova Zotit te vdisja ne ate moment, por Zoti nuk me degjoi. Me la te shijoja bukurira te tjera, si ajo e shpelles me te madhe te Amerikes me stalakmite dhe stalaktite ne Virginia.
Shemtimi me i madh ka qene pjesa e varfer e Napolit ne Itali, nuk u besova syve...
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Kur pashe thepisjen e shkembinjve te kuq (canioneve) mbi lumin Colorado ne Nevada dhe Arizona, zemra mu ca ne dy pjese, e degjova trakun dhe i kerkova Zotit te vdisja ne ate moment, por Zoti nuk me degjoi. Me la te shijoja bukurira te tjera, si ajo e shpelles me te madhe te Amerikes me stalakmite dhe stalaktite ne Virginia.
Shemtimi me i madh ka qene pjesa e varfer e Napolit ne Itali, nuk u besova syve...
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
upss .. sapo zbulove buxhetin !
Kotka moj :p
Nuk eshte Italia Napoli ashtu siç nuk mund te jete Shqiperia Kavaje apo Laç. Te ftoj te vizitosh Venezia, Firenze apo Roma dhe ateher flasim per Itali.
Dubai- Nje qytet me popullesi relativisht te vogel , rreth 1.4 mil banore renditet si nje nga qytetet me te pasura te botes.
Ja cfare e ben Dubai-n nje vend perrallore!
Indoor Skiing- Dubai indoor skiing
E hapur ne dhjetore te vitit 2005 Dubai Indoor skiing renditet ne vendin e trete ne bote per nga madhesia. E ideuar nga nje inxhinier anglez per te gjithe adhuruesit e lojrave dimerore , vecanerisht per vendasit te cilet per te bere ski u duhesh te shkonin ne ndonje vend tjeter ku tempaturat natyrore duhet te ishin nen zer!
Burj Dubai- 'Dubai Tower'
Dubai po garon per te pasur kullen me te madhe ne bote , edhe pse lartesia e sakte nuk eshte bere e ditur , pritet qe te jete rreth 800 m te cilen do e rendise si kullen me te larte ne bote.
Burj Al Arab
Pa harruar qe Dubai ka hotelin me te shtrenjte ne bote me 7 stars!
Po mendoja ...Ski ne shkretetire ...mund te ndodhi vetem ne Dubai !
Vend i mrekullueshem!
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.