Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Mali I Zi Njeh Shtetin E Kosoves! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16459)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 10 Tetor 2008 - 00:17:

Mali I Zi Njeh Shtetin E Kosoves!

Pas rezolutes se miratuar ne OKB, me kerkese te serbise, ne tentative per te ngadalesuar procesin e njohjes se metejshme te pavaresise se Kosoves, sot Mali i Zi ka njohur pavaresine e shtetit me te ri ne bote!


Goxha pergjigje e forte per nacionalistet kriminele serb!

Me shume info per lajmin ketu


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 10 Tetor 2008 - 00:20:

Lajmi eshte pasqyruar shoh menjehere edhe ne faqen e dedikuar falenderimeve te shteteve qe njohin kete realitet te ri ne Ballkan, pra Kosoven si shtet me vete, sovran dhe te Pavarur!


http://www.kosovothanksyou.com/


Postuar nga IQVLORA datë 10 Tetor 2008 - 02:46:

Edhe parlamenti i Maqedonise miratoi rezoluten e partive shqiptare per njohjen e Kosoves shtet me 86 vota pro e te tjerat abstenime nga 120 deputet gjithsejt.
Njohja eshte ceshtje oresh nga qeveria e Gruevskit.
Njohja nga dy ish republikat e jugosllave e shtetit te Kosoves ,menjehere mbas miratimit nga OKB te rezolutes serbe per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise(pa fuqi juridike) nga gjykata nderkombetare ne Hage,eshte nje shuplake fytyres per shtetin serb.


Postuar nga lezhjani-82 datë 10 Tetor 2008 - 03:54:

Edhe maqedonia e njeh pamvarsine e Kososves.
----------------------------------------------------------------------------


Shekulli Online
Enjte, 09 Tetor 2008 21:49:00


Parlamenti i Maqedonisë njohu Pavarësinë e Kosovës. Deputetët votuan sonte rerezolutën për njohjen e Pavarësisë dhe ngritjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet të ri, fqinj. Me 85 vota pro të partive kryesore rezoluta për Kosovën do t`i dorëzohet qeverisë, e cila menjëherë pritet që sonte të marrë vendimin përfundimtar të njohjes së shtetit kosovar. Ky është i dyti shtet ballkanik që njeh fqinjin brenda një dite. Edhe qeveria e Malit i të Zi ka njohur Pavarësinë e Kosovës pak orë më parë.

shekulli.com.al/news/101/ARTICLE/33781/2008-10-09.html


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 10 Tetor 2008 - 14:26:

Po edhe Maqedonia e njohu!

Shkoj mbreme ne shtepi, me kenaqesine qe Mali i Zi i kishte dhene kete grusht (une nuk do e quaja thjeshte shuplake) serbise, dhe qe kishte mbajtur nje qendrim te lavderueshem jo vetem nga shqiptaret por nga gjithe komuniteti nderkombetar, me perjashtim te atyre qe kane probleme etnike e territoriale, sikurse eshte edhe Spanja; gjithe qejf sapo futem ne shtepi i them tim vellai "E more vesh, Mali i Zi njohu Kosoven"... ai me qetesi... "Edhe Maqedonia"

Jo ore? Kur keshtu i them. Pas dy oresh qe e kishte njohur Mali i Zi thote!



Sssssssssssssssssssssssuper!
Me mire vone se kurre... Maqedonia duhej ta kishte zyrtarizuar shume me perpara njohjen e shtetit te Kosoves, por qe... hajt mo...!




Peace!


Postuar nga strellci datë 10 Tetor 2008 - 18:39:

po valla na njohu edhe mali i zi edhe maqedoni

yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeessss
sssssssssssss


Postuar nga Vizioner datë 20 Shkurt 2009 - 04:11:

:welcome


Postuar nga shelgu datë 20 Shkurt 2009 - 07:11:

Vertet eshte nje eveniment i madh per shqiptaret.

Kush mbetet tani pa e njohur?

Une kam nje liste por eshte e vjeter.

 


Postuar nga Ari. datë 20 Shkurt 2009 - 18:27:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Vertet eshte nje eveniment i madh per shqiptaret.

Kush mbetet tani pa e njohur?

Une kam nje liste por eshte e vjeter.

 




KA MBETUR SOMALIA dhe Bngladeshi,,Tajavani,,
por po nuk e njohen keto te 3-ja nuk pjes ne OKB-en


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 20 Shkurt 2009 - 20:50:

Cedrus ketu http://www.kosovothanksyou.com/ gjen informacione te hollesishme mbi shtetet qe e kane njohur Kosoven, deklaratat e njohjes se secilit shtet.
Shtetet qe priten se afermi t'a njohin dhe pjesa tjeter qe ende s'e ka njohur.


Ari me duket se ia ka fut kot per Bangladeshin... po ja qe doli plot :p
Bangladeshi ende s'e ka njohur Kosoven por "Ne listen e Pritjes" eshte i pari shtet!


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.