Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Prezantimi i Anëtarëve të Forumit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=251)
-- Ju pershendes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18560)


Postuar nga F_xhunior datë 15 Shkurt 2012 - 18:55:

Ju pershendes!

Ju ftoj te lexoni si dhe te merrni pjese ne kete teme.

Nder te tjerash veçoj

//...fale hobeve te mia, te cilat jane futbolli dhe ping-pongu...//

//...filluan te te me urrejne gjithe shoqeria ime...//

Por, jo vetem kaq. Gjithashtu ju do te lexoni

//...me pas u martuam ne Kosove, megjithese babi i saj me kercenonte disa here ne dite...//

//...vellai im rrahu babin e saj...//

Nese menduat se prezantimi im do te mbaroje vetem me kaq, atehere ndjehuni te zhgenjyer

//...perkohesisht jam duke punuar si pastrues...//

//...i perkas besimit fetar Islam por njekohesisht jam me se krenar pse jam shqiptar...//

Ju do te mund te ndiqni dhe gjithcka tjeter, ndaj, une ju ftoj te qendroni ne kete teme

__________________________________________________


Me quajne Fatbardh, megjithese emri im me fatin tim deri me tani nuk perkojne. Jam 23 vjec dhe jetoj ne Skandinavi. I martuar, porse i kerkuar nga i gjithe rrethi i familjes se nuses. Thjesht jane betuar po me zune do te me vrasin. Nuk kane dashur t'ia dine per mua, le me t'bashkohem me nusen qe kam. Problemi im qendron te fakti pse une i perkas besimit fetar Islam por njekohesisht jam me se krenar pse jam shqiptar. Megjithate, per familjaret e nuses ky fakt nuk mjafton. Te t'ju them te verteten gjithhere kam pasur probleme per sa i perket dashurise sime ndaj nuses. Madje edhe shoket e mi, qe nga dita kur kuptuan se kam nje te dashur te krishtere, filluan te te me urrejne gjithe shoqeria ime, megjithese s'duhet t'i hyje ne pune askujt se ke dashuroj une.

Papritmas nje dite bera zemren gur dhe shpalla lajmin se do martohem, kryeneç. Plaku brengosej dhe s'dinte se nga do te vete kjo pune, ftoi te gjithe te afermit tane dhe u mor vendimi qe medoemos te realizohet martesa, pavaresisht kritikave te shumta, me pas u martuam ne Kosove, megjithese babi i saj me kercenonte disa here ne dite. Vellai s'duroi me, e more ne tel babin e nuses dhe la nje takim - montim arsyeje rrahje. Pasi e kishte hipur ne makine te tijin, e kishte cuar ne nje rrafsh te Kosoves, keshtu vellai rrahu babin e saj sa atij iu desh te kerkoje ndihme urgjente.

Tashme jetojme ne Skandinavi, kemi ikur dhe ndodhemi nen strehim. Kemi fituar nenshtetesine fale fakteve te mjaftueshme qe patem se do te na vrisnin po qe se do na riatdhesonin. Marrim social, nga ana tjeter ne te zeze perkohesisht jam duke punuar si pastrues. Ne kohen e lire, fale hobeve te mia, te cilat jane futbolli dhe ping-pongu, po ia dal te mos mendoj shume rreth ngjarjes ende pa i vene kupen. Shpresoj per nje fund te mire.

Ju faleminderit.


Postuar nga AngelDevil datë 15 Shkurt 2012 - 19:10:

Ti qeke Fatzi mo Fatbardh hall i madh te paska zene.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 15 Shkurt 2012 - 19:12:

Pranvera me nje lule s'vjen.. edhe sa do mbijne akoma?!

Sapo ndoqet edicionin informativ.


Postuar nga lezhjani-82 datë 15 Shkurt 2012 - 19:15:

F_xhunior do vish nga Skandinavia te bash nji ping-pong me mu...te mujs pak.


Postuar nga F_xhunior datë 15 Shkurt 2012 - 19:51:

Ju flm per pergjigje! Me falni nese ju kam bezdisur me detaje mbase per juve te kota.


Postuar nga Fajtori datë 15 Shkurt 2012 - 21:53:

Fatbardh, mendon se e drejta qendron nga ana jote ketu? Ose me sakte e familjes tende?

S'na the, si u martove kur nuk donte familja e saj? Po rrahjet kur ndodhen, para apo pas marteses? Dhe pse u be e nevojshme qe te rrihet krushku?


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 16 Shkurt 2012 - 00:34:

Ja c'do te thote te kesh ndjeshmeri ndaj frymave te reja.


Postuar nga Deb* datë 16 Shkurt 2012 - 01:36:

Mire se na ke ardh Fatbardh!

Me vjen keq qe ndodhesh ne kete situate te krijuar nga familjaret e tu dhe te gruas. Nganjehere prinderit kujtojne se po e bejne per te miren e femijeve, por ne fakt bejne te kunderten. Rendesi ka qe ti dhe vajza qe do jeni bashke dhe larg ndikimit te dy familjeve, te tjerat do rregullohen. Nese vajza do jete e lumtur me ty, prinderit dhe njerezit e saj do te pranojne ty te pakten. keto situata jane delikate dhe kerkojne gjakftohtesi, jo rrembim.


Postuar nga lule datë 16 Shkurt 2012 - 02:12:

Mire erdhe Fatbardhi.

Lexova historine tende e me vika vertet keq , gjera qe ndodhin e vetmja gje qe te kshilloj eshte te ruash qetsine , e te jesh nje trup me gruan tende te tjerat jan dore e dyte , nese vertet midis jush ka lindur ajo dashuri e paster .
Po kur ka ndodhur kjo histori ben kohe?
S'kam shum ide per kto problemet regionale ( fetare dmth) sepse duke qen vet fmi i lindur nga prinder me Fe te ndryshme , e duke patur nje harmoni ne familje me duket çudi.
Uroj e shpresoj qe kjo e keqe te kaloje sa me shpejt e te dy te bashkoheni sa me shpejt me familjet tuaja.

Shpresoj mos jet ndonje shaka eee??jo per gje , po meqe e shtrove problemin me ne, tani do e kalojme bashke!

Kalofsh kendshem ne forum e sa me pak acarime !

P.s Ulini shpatat per njeher te vetme ( te ngeli ne histori qe skeni ironizuar asnje ) o shoke antare te FH!


Postuar nga Deb* datë 16 Shkurt 2012 - 02:25:

hmmmm, je e sigurt?!


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.