Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- 11 pridh (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8064)


Postuar nga Klodel datë 12 Prill 2005 - 19:12:

11 Pridh

Inteligjent ? Nuk bëri dot asnjë shkollë të plotë, s'mori dot asnjë diplomë. Përveç gjuhës së gjarpërit, asnjë gjuhë tjetër nuk dinte. Ca që e kishin dëgjuar të mbllaçiste dy llafe fërngjisht, të nesërmen kishin zbazur zorrët me gjith' brëndinë e stomakut të një viti. I kulturuar, i edukuar, erudit ? Aq sa, ata që e njihnin dhe e dinin sa i tillë ishte, i vrau të gjithë. I ftilluar ? Sa ngatërronte babain me xhaxhain, kjo jo për faj të tij. I njohur në Botë ? Veç ca zhabave nga amerika latine apo nga Azia, atje kryetarë partish, këtu fshehur. Zhabat, "Miq të Partisë", kapardisur nëpër vila të bregdetit jonian, me komitet qëndror, me zyra, me anëtarë, me elektorat, me simpatizantë, me të gjitha - vetëm veten.

Kurrkush tjetër në Botë nuk e dinte se ekzistonte. Ose disa e dinin që ekzistonte, por vetëm si mi' që vegjetonte. Patriot ? Ohu, shumë, por për lumë. Nga krejt trualli shqiptar, patriot, atdhetar, atdhedashës, vetëm për dherin nën vehten, vetëm për katër pllaka dyshemeje ku vinte këmbët. Kosovën, kosovarët i kishte xhan. Për Kosovën gjysëm llafi s'e tha. Kosovarët e malluar për të që vinin më kët anë, i rrihte dhe i burgoste rregullisht. I kishte njëlloj të dashura të dyja majat e mprehta të shpatave të partive respektive; edhe Sigurimin e këtejshëm, edhe UDBA-n e përtejshme. Kosovën e bëri sikur të ishte në Papua. Më mirë, madje shumë më mirë, kosovarët e Titos e njihnin dhe e njohin Shqipërine, se sa shqiptarët shqipërinë. Për Maqedoninë perëndimore s'u kujtua kurrë. Ka ende sot shqiptarë të Shqipërisë që të thonë në mënyrë urdhërore se Struga ndodhet në Kosovë. Burrë ? As vet' s'e mori dot vesh kurrë nëse ishte grua apo burrë.

Burrë shteti ?! Lere mos e nga, goxha. Krejt vendin e mbushi me pellgje gjaku, moot haleje, bunkera frike. Administratën me shushunja, tutkunja, sorollopë, koveçë, saldatorë, karrocierë. Vllazëroi për mrekulli, shqiptarët latino-mediterranë, me sllavët e stepave të bizantinisë dhe kinezët e orizit të urisë. Trim ? Dhjetra vite fshehur si gjarpëri nënë gur. I besës ? I vrau të gjithë shokët pas shpine. Krejt historia e tij është me; Kujt ja futi, kujt ja qiti, kush e hëngri kush se hëngri, kujt ja hodhi kujt s'ja hodhi, kush mbeti, kush ngordhi. Familiar, edukator ? Ptu ! Lindur për të urryer e për tu urryer, në pafundësi e në përjetësi. Diabetiku diaboliku la pas ca kërcunj, ca palluqe si paidhaqe, që po na rrëfejnë historira familiare fort të edukuarish, me ca rraqe me gjiriza me ramiza. Gëzojuni o shqiptarë kësaj date të bekuar kur ngordhi një përbindësh i shëmtuar !

Të gjithë ! Edhe ata që kanë lindur para tre mijë vitesh, edhe Ju që jeni gjallë, edhe ata që do lindin pas një mijë vitesh.
Ti i lodhuri, i sëmuri, i plakuri i internimeve e burgjeve, Ti e Ti e Ti tjetri e shumë e shumë të tjerë që rrëke lotësh të nxehtë u a çanë faqet për dhjetra vite - Ju e dini vet' ç'bëni.
Gëzohu Ti o fshatar se një copë tokë e ke. Gëzohu edhe Ti malësor se një shtëpi e ngrite. Edhe Ti tjetri malësor që nuk e ke ngritur ende shtëpinë, gëzohu, se sigurisht do ta ngresh.
Falenderoje këtë datë edhe Ti nostalgjiku i pa kurueshëm. Në mos për tjetër, meqënëse gënjeshtra deshe, gënjeshtra kishe, gënjeshtra ke, ather nuk i dije, tani po i lexon më nge.
Faljuni kësaj date edhe Ju pensionista me pensionin e pleqërisë më të vogël se tensionin e Zemrës. Faljuni sepse gjallë jeni, do autobuza po i keni, kafe të lirë, duke u llafosur si të doni, po pini.
Lumnohu edhe Ti o komunisti i pa ndreqshëm. Një parti kishe, disa tani ke. E jo vetëm partira. Ke edhe të tjera arësyera.

Po hyn e po del "Jashtë Shtetit", po bën biznes, je pasuruar. Po sytë në ballë nuk i ke ?! Nuk sheh se më tepër se "Antarë Partie", grataçiela po ka ?! Nderoje këtë datë fatlume ti o zagar langua o lehëtar i thashethemeve të kafeneve, shpifjeve, shpikjeve të pseudonimeve. Me gjith' atë talent që ke, po të mos ishte kjo datë, sigurisht sigurimist, hetues a prokuror, hedhur më ndonjë zgëq do ishe. Tani je i dukshëm, deridiku edhe i famshëm. Ke ca kohë që hesht. Po të vjen era mish. Dije se kërrma do hash. Gëzohu Ti i urti që me shpirt ndër dhëmbë durove prite.Gëzohu edhe Ti budallai, se, siç duken bythët, edhe ministër mund të bëhesh.

Gëzohu o i sëmurë. Ka ilaçe plot. Edhe po s'pate para' t'i blesh, i gjen. Celefonoi atij skiles që të shurdhoi; "Ja ku isha". T'i jep ay. Ay që paturpësisht dhe katastrofikisht mburr veten e vet. Ose gjej ndonjë të ngjajshëm me të pacipin. Nga ata që bëjnë Art Leninian nga ay; "Arti i takon gjith' popullit" me ato këngët; "Të dy në një brigadë u njohëm". Jo këtu. Këtu nuk dinë ta çmojnë Artin. Shko ta gjesh në Shkup e Prishtinë ku paguhen më mirë. S'ngrihesh dot nga shtrati, s'ke celular ?! S'ka problem. Vjen i gjithgjindshmi katran të gjen. Ti mbi divan, ay mbi ekran. Gëzohu o Analist pa "ist". Gëk s'të linte të bëje. Tani, e di vetë ti, veç nxi e nxi e nxi. Shih mos të shpëton ndonjë që punon. Ti adoleshenti që më '90-ën s'kishe lindur; lexo mbi libra ! Rrënqethu duke mësuar si kafshonte një kuçedër. Mos harro kurrsesi ! Gëzohu që ngordhi, më s'është e më s'do vijë. Mos e humb shpresën emigrant ! Sado të këqinj të duken këta tani, s'munden me qen sa ai Lubi'.

Ngushëllohu o i papunë. Ezhdërhaja të rraste në burg me nenin; "Për papunësi". Ik piq tulla a qerpiça mbi ndonjë kodër. Po s'di a s'do, ngordh edhe ti, s'ka demokraci që të bën derman ty.
T'i marrsha t'ligat Ty o ndërtimtari "Pa arsimin përkatës". S'ke pun' me Lubinë. Gëzoje dhe shfrytëzoje Lirinë ! Kusur mos i lër. Vazhdo punën. Ndërto rrugë, grataçiela, ura. Harroje arsimin po t'them ! Ke talentin, ke energjinë. T'ishe n'at' koh' pa ta shihje vërrën e satëme sa do të vlente talenti dhe energjia. Meqë ra fjala, e di sa ?! Sa njq qeli burgu, ku, kush punonte, përfundonte. Hiç mos u habit. Dhe hiç mos i dëgjo të vjetrit akademikët sovjetikët sumllastikët. Ata janë horra që u ka mbetur ora. Merr të rinj, diva si lisa dhe divnesha si perëndesha.

11 Pridhi festë ? Jo - jo. E keni në zemrat tuaja. J'u djegshin eshtrat j'u djegshin Lugatit që erdhi nga Ferri. Merrini hidhuani qënve ato eshtra. Po nuk i hëngrën, flakini nën akujt e Polit të veriut a të jugut. Nëse edhe atje nuk dematerializohen, bartini mbi ndonjë anije kozmike t'i flaki jashtë Rrugës së Qumështit të Jetës, a hidhini brënda ndonjë Vrime të Zezë të Universit Ju gërrymtë shpirti ju gërrymtë ! Gëzohu o i uruar, ngushëllohu o i dëshpëruar, lubia lindi e ngordhi mes nesh, por i yni s'ish.

Edison Ypi


Postuar nga Sunlight datë 13 Prill 2005 - 14:57:

funny,


Postuar nga misterioz datë 23 Prill 2005 - 14:15:

funny

Kur po shikoja temat ketu tek humori me zuri syri kalimthi edhe titullin e kesaj teme:
Ouu thashe me vete ça eshte kjo 11 pirdh keshtu,pse u dashka dhe me pjerdh tani,e shikova edhe nje here dhe mendova: ëhëë qeka 11 pi*dh,pune femrash me siguri,hajde se paska dal sheshit thashe dhe klikova.Nje ere e keqe u ndje ne momentin që u futa ne "teme" dhe shoh qe s'ishte as pune pordhe dhe as pune pi*dhi po ishte pune muti dhe nga ai ai i keqi fare kur te ze barku,dhe ........dhe....................... boll thashe nuk ja vlen te mendojme per jashteshqitjet "ato" iken e vane le te shikojme perpara tani se................................................................................................................................
.
.
.
.
.
mutra te tjere na presin.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 29 Prill 2005 - 09:14:

Me duket se shkruhet Prill e jo Pridh...

~~~~~~~~~~~~~~~~~Vdekja e Enverit po rikujtohet me humor?!
hahahaahhahahahaahahahahahahaha....Rahmet paste!Se tek e fundit ishte njeri, ndonese kriminel...!


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 29 Prill 2005 - 19:00:

Te jem i sinqerte, nuk e lexova te gjithe pasi kishte shume vrer per nje figure e cila per disa ishte e mire dhe per disa ishte e keqe. Gjithsesi mendoj se eshte koha qe te mos merremi me me ato qe kane ndodhur por te shikojme perpara. Mendoni kohen qe i eshte dashur personit konkret per te shkruar tere keto vargje. Sa te varfer do ndihmonte po te gatuante nje tenxhere supe dhe te ushqente robte e uritur?


Postuar nga misterioz datë 06 Maj 2005 - 05:47:

funny

Ai personi qe thua ti mbase kete ide ka pasur ne koke: te bente nji tenxhere me supe te ngrohte(me paret e veta kuptohet)per te ndihmuar te varferit ,por kur ka vajt tek dyqani per te blere gjerat qe i duheshin per supen s'ka gjet gjo(se s'ka pas),dhe ditziut i ka shptu nga goja:
- si ore s'gjen asgje m'dyqan!!!!!!!!!!
....dhe kaq ka mjaftu qe ta rrasin 25 vjet te mira ne burg per agjitacion e propogande,kohe më se e mjaftueshme per te shkrujt ato pak rreshta ,dhe prape se prape e cileson "FUNNY".

Ps - gjithsesi per nje gje jam i nje mendjeje me ty:mendoj se eshte koha qe te mos merremi me me ato qe kane ndodhur por te shikojme perpara.......por pa harruar.

FUNNY


Postuar nga trojani datë 07 Maj 2005 - 18:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Te jem i sinqerte, nuk e lexova te gjithe pasi kishte shume vrer per nje figure e cila per disa ishte e mire dhe per disa ishte e keqe. Gjithsesi mendoj se eshte koha qe te mos merremi me me ato qe kane ndodhur por te shikojme perpara. Mendoni kohen qe i eshte dashur personit konkret per te shkruar tere keto vargje. Sa te varfer do ndihmonte po te gatuante nje tenxhere supe dhe te ushqente robte e uritur?


Pershendetje.

Megjithate nuk duhet te harrojme se nga cfare diktature kemi kaluar.
Personi ne fjale ka shkruar dicka qe ja ka thene zemra.


Postuar nga kontinenti datë 07 Maj 2005 - 20:50:

Hahahahahahahahahaha, sa kam qesh.
Ne fakt 11 prilli feste duhet te jete,sepse ngordhi kucedra.


Postuar nga UKU_23 datë 18 Maj 2005 - 13:21:

teme ne vend te gabuar

Nese ke dashur te na besh per te qeshur nuk do kishe vrare mendjen kaq shume,perkundrazi dua te mendoj me mire qe e ke vuajtur ate periudhe (ti apo te tjere se nuk ta di moshen).

Megjitheate behet fjale per nje figure historike dhe e mire apo e keqe nuk duhet trajtuar ne kete menyre.

Per mendimin tim duhet tia ngrene perseri bustin ata qe ia hodhen dhe qe po e kerkojne tani.

Sic kam degjuar dikur nje shprehje ISHIM ME MIRE ATEHER QE ISHIM ME KEQ


Postuar nga pinck_M datë 25 Maj 2005 - 20:39:

citim

Ti tjetri malësor që nuk e ke ngritur ende shtëpinë, gëzohu, se sigurisht do ta ngresh. hahahahahhahhahhhahhaahhahahahhhahhahhaha sa e modhe kjo hahahahahhahaha e madhe je Insomnia loool.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.