Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)

Postuar nga Eria datë 12 Maj 2008 - 19:20:

Lajmet e fundit...

Shkoder, kamioni me 10 persona bie ne humnere, vdes në spital 55-vjecarja...

Shenohet viktima e pare e aksidentit te ndodhur rreth ores 11:00 minuta në aksin Shkodër-Vizë në km 15, ku nje kamion me 10 persona ka rene ne humnere. 55-vjecaria Katrina Coba, nderroi jete rreth ores 13:40 ne spitalin e Shkodres si pasoje e plageve te renda te shkaktuara nga aksidenti. Ne kamionin prone e nderrmarrjes Rruga-Ura, udhëtonin 8 punetore si dhe dy pasagjere te rastit. Te plagosurit ndodhen ne spitalin e Shkodres.

Ka ndërruar jetë në spital një nga 10 personat e aksidentuar sot në Shkodër.Katrina Çoba, 55 vjeç, ndërroi jetë rreth orës 13:40, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë”. 55 vjeçarja Çoba ishte një nga katër personat që ndodheshin në gjendje kritike për jetën, ndërsa gjashtë të tjerët ndodhen jashtë rrezikut.Aksidenti i rende automobilistik ndodhi mesditen e sotme ne aksin Shllak-Postribe.Kamioni Fiat Iveco, me targa SH 6133 C, ne te cilin udhëtonin 10 pasagjere, mes tyre 8 punetore te ndermarrjes Rruga-Ura ne Shkoder dhe 2 gra pasagjere,nje prej te cilave humbi jetën doli nga rruga pranë vendit të quajtur Drisht duke rënë 200-300 metra poshte ne humnere.

balkanweb.com

Postuar nga Tulipani datë 27 Korrik 2008 - 17:30:

Tri gra "shpëtojnë" burrat nga prangat: Kanabisin e mbollëm ne

Tri gra, mes të cilave edhe një 80-vjeçare, janë sakrifikuar, duke menduar se kështu do të lironin duart e burrave të tyre nga prangat. Kështu ka ndodhur dje, pas zbulimit nga policia të 232 rrënjëve bimë narkotike në fshatin Rusan të Delvinës. Ato janë bërë shkak që të merren në përgjegjësi penale për tre burrat kryefamiljarë, Luan Duka, Besnik Jupi e Fatmir Vaja. Por kjo ka zgjatur vetëm për disa orë, pasi marrja në pyetje e familjarëve të tyre ka qenë një rast altruizmi i vërtetë. "Jo burrat tanë, por ne gratë jemi marrë me bimët narkotike që keni gjetur", kanë deklaruar ato, duke menduar se do t‘i shpëtonin përgjegjësisë penale. Këze Duka, 51 vjeçe, lindur në Delvinë dhe banuese në fshatin Rusan, ka marrë përsipër mbjelljen e pesë rrënjëve kanabis në oborrin e shtëpisë, ku jeton familja Duka. Të njëjtën gjë ka bërë edhe 80-vjeçarja Dylbere Jupi, lindur në Vergo dhe banuese në Rusan për 57 rrënjë të tjera, të gjetura në oborrin e banesës së familjes Jupi. Për këto dy gra është vendosur ndjekja në gjendje të lirë për veprën penale "kultivim i bimëve narkotike". Ndërsa për 40-vjeçaren Merita Vaja, lindur në Lazarat dhe banuese në Rusan, e vetëdeklaruar përgjegjëse për mbjelljen e 50 rrënjëve në oborrin e banesës së familjes, është prerë fletë-arresti dhe është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Sarandës. Po kështu, në vendin e quajtur Përroi i Borisë, në fshatin Rusan, janë zbuluar gjithashtu 120 rrënjë të tjera kanabis, por policia nuk ka mundur të gjejë autorin e mbjelljes së tyre.

Shqip

Eh te shkretat gra ... vetemohim deri ne fund

Postuar nga lezhjani-82 datë 20 Shtator 2008 - 01:08:

Poni: Shqipëria ka 4 milionë e 263 mijë banorë
Tiranë- Jemi gjithsej 4 milionë e 263 mijë banorë. Shifra është deklaruar zyrtarisht sot nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinat Poni, në Komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Fejzi Braushi
Premte, 19 Shtator 2008 20:52:00

Tiranë- Jemi gjithsej 4 milionë e 263 mijë banorë. Shifra është deklaruar zyrtarisht sot nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinat Poni, në Komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, numri i shtetasve shqiptarë, që ekzistojnë të regjistruar në regjistrat e gjendjes civile ka dalë nga kalimi i të dhënave nga regjistrat e zyrave të gjendjes civile në të gjithë vendin, në regjistrin elektronik të popullsisë.

Gjithashtu nga të dhënat e publikuara nga Poni vihet re përqendrimi i popullsisë kryesisht në rrethin e Tiranës, e cila ka 987 mijë banorë, e ndjekur nga Fieri me 485 mijë dhe Elbasani me 419 mijë banorë.

Mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore u përqendrua në mundësitë që ka shteti ynë për të pajisur të gjithë shqiptarët me të drejtë vote (3 milionë e 200 mijë) me karta identiteti para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Një problem që kërkon zgjidhje është edhe ai i emigrantëve, pajisja e të cilëve me karta identiteti duket një mision i pamundur për këto zgjedhje. Megjithatë zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni u shpreh se qeveria shqiptare është duke menduar masa detyruese për të gjithë emigrantët që të pajisen me karta identiteti.

Një masë e mundshme, sipas Ponit do të jetë që gjithë emigrantëve që gjatë këtyre muajve do të hyjnë në Shqipëri, nuk do të lejohen të dalin prej kufijve tanë shtetërorë nëse nuk bëjnë aplikimin për të marrë kartën e identitetit. Një kartë identiteti do të kushtojë 1200 lekë të reja, ndërsa një pasaportë biometrike do të kushtojë 5 mijë lekë të reja.

Shekulli

Postuar nga AndreaPirelli datë 20 Shtator 2008 - 01:25:

Po une perfshihem tek ky numer?????????

Postuar nga Tulipani datë 20 Shtator 2008 - 15:44:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Poni: Shqipëria ka 4 milionë e 263 mijë banorë

Një masë e mundshme, sipas Ponit do të jetë që gjithë emigrantëve që gjatë këtyre muajve do të hyjnë në Shqipëri, nuk do të lejohen të dalin prej kufijve tanë shtetërorë nëse nuk bëjnë aplikimin për të marrë kartën e identitetit. Një kartë identiteti do të kushtojë 1200 lekë të reja, ndërsa një pasaportë biometrike do të kushtojë 5 mijë lekë të reja.

Shekulli

se dija qe Fieri na qenka gjithe ky metropol

Si do ti mbajne me zor? Se dhe kete e bejme ne. Dua ta shikoj sa te zote jane ti pajisin brenda kohes. Po rrezik Berisha do urdheroje te punohet me 7 turne qe ta cojme perpara Shqiperine.
Do ta vene dhe kete te arritjet e qeverise besoj... kosoves iu deshen 5 muaj per kartat e identiteti neve na u deshen 20 vjet thua jemi Kina .

Postuar nga Fajtori datë 11 Maj 2009 - 16:44:

Vajza e gjyqtarit mbron te pandehurin. Made in Gerdeci.

TIRANE- Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e prokuroreve për ndryshimin e trupës gjyqësore të çeshtjes 'Gerdeci'. Gjykata e nuk e pranoi përjashtimin e gjyqtarëve, Besnik Imeraj, Imer Bala, Evgjeni Sinoimeri që sipas Prokurorise kishin konflikt interesi.
Prokurorët në argumentimin e bërë gjatë seances së sotme deklaruan se gjyqtari i Imeraj ka lidhje me disa prej te akuzuarve. Vajza e tij ka qene avokate e nje prej te akuzuarve kryesore të çështjes, Mihal Delijorgjit, ndërsa vete gjyqtari ka lidhje shoqërore me një nga avokatët e ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është njekohesisht edhe i aferm i tij.

Marre nga Shekulli

Postuar nga Deb* datë 11 Maj 2009 - 17:11:

Re: Tri gra "shpëtojnë" burrat nga prangat: Kanabisin e mbollëm ne

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Tri gra, mes të cilave edhe një 80-vjeçare, janë sakrifikuar, duke menduar se kështu do të lironin duart e burrave të tyre nga prangat. Kështu ka ndodhur dje, pas zbulimit nga policia të 232 rrënjëve bimë narkotike në fshatin Rusan të Delvinës. Ato janë bërë shkak që të merren në përgjegjësi penale për tre burrat kryefamiljarë, Luan Duka, Besnik Jupi e Fatmir Vaja. Por kjo ka zgjatur vetëm për disa orë, pasi marrja në pyetje e familjarëve të tyre ka qenë një rast altruizmi i vërtetë. "Jo burrat tanë, por ne gratë jemi marrë me bimët narkotike që keni gjetur", kanë deklaruar ato, duke menduar se do t‘i shpëtonin përgjegjësisë penale. Këze Duka, 51 vjeçe, lindur në Delvinë dhe banuese në fshatin Rusan, ka marrë përsipër mbjelljen e pesë rrënjëve kanabis në oborrin e shtëpisë, ku jeton familja Duka. Të njëjtën gjë ka bërë edhe 80-vjeçarja Dylbere Jupi, lindur në Vergo dhe banuese në Rusan për 57 rrënjë të tjera, të gjetura në oborrin e banesës së familjes Jupi. Për këto dy gra është vendosur ndjekja në gjendje të lirë për veprën penale "kultivim i bimëve narkotike". Ndërsa për 40-vjeçaren Merita Vaja, lindur në Lazarat dhe banuese në Rusan, e vetëdeklaruar përgjegjëse për mbjelljen e 50 rrënjëve në oborrin e banesës së familjes, është prerë fletë-arresti dhe është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Sarandës. Po kështu, në vendin e quajtur Përroi i Borisë, në fshatin Rusan, janë zbuluar gjithashtu 120 rrënjë të tjera kanabis, por policia nuk ka mundur të gjejë autorin e mbjelljes së tyre.

Shqip

Eh te shkretat gra ... vetemohim deri ne fund

Po trimeria e burrave ku vajt?! U tremben te shkretet. U fshehen pas fustanit te grave.

 Si gjithmone femrat e shkreta mbulojne dobesite e  budallalleqet e burrave.

Postuar nga BIONDIA datë 28 Maj 2009 - 17:01:

TIRANE- "Shpërthimi i 15 marsit 2008 la 26 të vdekur e 300 të plagosur, shkatërroi qindra shtepi, solli dorëheqjen e ish ministrit të Mbrojtjes dhe arrestime të zyrtarëve të kësaj ministrie. Kjo ngjarje nxori ne pah akuzat për korrupsion shtetëror dhe tregtinë e paligshme të armëve". Këto janë rezultatet e raportit të Amnesty Internacional për ngjarjen e rëndë të vitit 2008 në Shqipëri.

Sipas raportit të fundit për të drejtat e njeriut të organizatës prestigjoze Amnesty International. Organizate me seli në Londër, në pjesën kushtuar Shqipërisë evidenton gjithë fushat e të drejtave të njeriut, progresin apo regresin e Shqipërisë në to. Raporti citon ngjarjen e rëndë të Gërdecit ku u shkel e drejta e jetes.

Në Shqipëri shkelen të drejtat e njeriut, thuhet më tej në raport. Korrupsioni shtetëror, papunësia e lartë, dhuna në familje, trafikimi i qënieve njerëzore dhe gjendja e keqe e burgjeve janë fenomene që ende mbizotërojnë në Shqiperi. Raporti vazhdon më tej se populli ka pak besim te sistemi juridik. Ndjekjet penale per korrupsion janë shtuar por ato kanë goditur kryesisht zyrtare të nivelit të ulet dhe jo të nivelit të lartë.

Raporti vëren se papunësia në Shqipëri mbetet e lartë, "Pavarësisht progresit ekonomik të vendit, sot në Shqipëri më shumë se 18% e popullsisë jetojnë nën minimumin e varfërisë prej 2 dollarë në ditë"- thekson raporti.

Raporti vëren shkelje të medha të të drejtave të grave dhe femijëve. "Dhuna familjare është shtuar- shkruan raporti- dhe prek një në tre gra. Vetëm në vitin 2008 janë regjistruar në polici 612 incidente të dhunës në familje por ka shumë raste të tjera të paraportuara.

Trafikimi i qënieve njerëzore vazhdon, po kështu dhe shfrytëzimi i punës së fëmijëve". Amnisty International përmend në raportin e tij vjetor mbi të drejat e njeriut në Shqipëri rastin e pazgjidhur të biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha, "gjyqi për fajtorët e të cilit ende nuk ka përfunduar".

Raporti vazhdon me gjendjen degraduese të burgjeve në Shqipëri si dhe me incidente të torturave dhe të keqtrajtimeve të të burgosurve nëpër burgje dhe stacione policie. Raporti kritikon gjithashtu edhe për shkeljen e të drejtës së jetimëve për garantimin një shtëpie, pasi ato rriten e mbushin moshën 18 vjecare. Raporti vëren se e drejta e strehimit nuk sigurohet as për mijëra të tjerë të deklaruar si të pastrehë.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, thotë se kriza globale financiare e ka përkeqësuar gjendjen e të drejtave themelore të njeriut në shumë vende të botës.
Në raportin vjetor, Amnesty International paralajmëron se rritja e varfërisë mund të sjellë mungesë stabiliteti dhe shpërthime masive të dhunës. Në raportin vjetor për 157 vende, Amnesty International akuzon udhëheqësit botërorë se, në përpjekjet për rigjallërimin e ekonomisë globale, kanë neglizhuar të drejtat e njeriut.

Postuar nga Fajtori datë 29 Maj 2009 - 16:15:

Kur gruaja shihet si prone...

Në Shkodër ish-bashkëshorti ka goditur me thikë ish- gruan e tij, në një nga sheshet kryesore të këtij qyteti. Viktima Silvana Mehja, është goditur me thikë nga ish- bashkëshorti sot në mesditë në lagjen Perash, pikërisht në sheshin “Isa Boletini”.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa 22 vjeçarja me ndihmën e kalimtarëve është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë mjekimin e duhur. Gjëndja shëndetësore e të resë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin, ish bashkëshortin Edmir Mehja. Policia nuk bën të qarta motivet e ngjarjes, ndërsa mësohet se cifti ishte në proces divorci.

Në raportin e organizatës prestigjioze Amnisty International, me qendër në Londër, për të drejtat e njeriut në Shqipëri është vërejtur se shkelen të drejtat e grave dhe të fëmijëve dhe se dhuna në familje është shtuar.

BalkanWeb

Postuar nga erious datë 29 Maj 2009 - 17:01:

ka nje pse per kte krimin...!!!

vapa e tepert...? apo dashuria...?

Postuar nga erious datë 29 Maj 2009 - 17:14:

se di pse por kam sensacion per variantin e dyte... pra dashuria

thjeshte per faktin sepse eshte mashkulli qe vret per dashuri dhe aspak femra... ai vret veten ose ate qe dashuron

sidhe kot s'ka dale shprehja; ai qe te ''vret'' (rreh) te don

Postuar nga AngelDevil datë 29 Maj 2009 - 17:15:

sa njerez trapa ka kjo bote ej zot

Postuar nga Tulipani datë 29 Maj 2009 - 19:14:

Citim:
Po citoj ato që tha erious
se di pse por kam sensacion per variantin e dyte... pra dashuria

thjeshte per faktin sepse eshte mashkulli qe vret per dashuri dhe aspak femra... ai vret veten ose ate qe dashuron

sidhe kot s'ka dale shprehja; ai qe te ''vret'' (rreh) te don

Shpresoj per ty ta kesh nga vapa ...

nese e mendon si ai ik e shtrengoji doren, ndryshe s'ka nevoje ta ndotesh temen. Njerezit normale s'kane nevoje per kete lloj pseudo-dashurie-vrasese.

Postuar nga Deb* datë 29 Maj 2009 - 19:26:

E meshkujt e shkrete! I zgjidhin problemet e tyre  vetem nepermjet forces fizike. Shume te dobet psikologjikisht per te perballuar nje ndarje.

Nuk mund ta pertypin dot faktin qe femra mund ti lere. Nuk e di kush u'a ka shti ne koke qe kur martohesh,  femra behet prone e jotja, dhe ke te drejte te besh cfare te duash me te! Studip men!!!! 

Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Maj 2009 - 20:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
E meshkujt e shkrete! I zgjidhin problemet e tyre  vetem nepermjet forces fizike. Shume te dobet psikologjikisht per te perballuar nje ndarje.

Postuar nga Deb* datë 29 Maj 2009 - 20:16:

Citim:
Po citoj ato që tha turll

Ti turll ben perjashtim. Je kategori me vete. :p

Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Maj 2009 - 20:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Ti turll ben perjashtim. Je kategori me vete. :p

Rrofsh .........

Postuar nga erious datë 30 Maj 2009 - 01:57:

kush po e ndyt temen moj çike... thjeshte komentova ate lajmin sipas kendveshtrimit tim e do ishte bile mire te jepje mendimin tend ketu sesa te tilla keshilla me te vertet prisheshe te temes

Postuar nga Fajtori datë 13 Qershor 2009 - 22:36:

Oligarkia e gjyqtareve dhe avokateve
...ose ndryshe...

Made in Gerdeci 2

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se bashkëshortja e gjyqtarit Kreshnik Omari, i përcaktuar me short për të gjykuar dosjen "Gërdeci" mbron një nga 29 të pandehurit, Hilmi Lacaj.

Postuar nga agata datë 21 Qershor 2009 - 20:50:

Ftesa e LSI për tryezë. PS: Meta të votojë numrin 33

TIRANE- Partia Socialiste i thotë “jo” Lëvizjes Socialiste për Integrim për tryezën e përbashkët për bashkimin e së majtës për fitoren e zgjedhjeve.

Në pritje të takimit që është përcaktuar të zhvillohet nesër në mesditë, kandidati për deputet i PS-së, Sajmir Tahiri bëri sot publike qëndrimin zyrtar të socialistëve.

Sipas Tahirit e vetmja mënyrë për të larguar Sali Berishën nga karrigia e kryeministrit është vota për numrin 33, që përkon me emrin e Partisë Socialsite në fletën e votimit të 28 qershorit.

Ai i bëri thirrje kryetarit të LSI-së që t’i bashkohet apelit të qytetarëve për të votuar PS-në, si e vetmja forcë politike që do t’i japë fund politikës së vjetër.

“Duke shprehur kënaqësinë që edhe Ilir Meta pranoi më së fundi qëndrimin tonë, se largimi i Sali Berishës është një domosdoshmëri, theksojmë se kjo mund të realizohet vetëm duke i bashkuar të gjitha votat për Partinë Socialiste. Ne e ftojmë Ilir Metën të jap kontributin e tij konkret në këtë drejtim, duke iu bashkuar apelit tonë që në 28 qershor të gjithë duhet të votojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë, numrin 33, sepse vetëm duke votuar për Partine Socialiste të Shqipërisë garantohet vota për ndryshimin historik dhe fundi i politikës së vjetër të së shkuarës”- tha Tahiri në prononcimin e tij për shtyp.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ftoi nesër në një tryezë të përbashkët për bashkimin e së majtës për fitoren e zgjedhjeve, Ramën e Nanon si dhe figura të vjetra të PS-së dhe aleatët Gjinushi, Milo dhe Koçi. Ftesa kishte qëllim sipas Metës vendosjen e një fryme sa më të gjerë bashkëpunimi midis të gjitha partive të majta dhe progresiste.

Në një prononcim për shtyp në “Gazeta Shqiptare” socialisti Servet Pëllumbi, dhe aleancistët Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo u shprehën kundër duke e cilësuar si të vonuar ftesën e Ilir Metës.
(s.g/BalkanWeb)

Postuar nga SmoKer datë 07 Gusht 2009 - 22:49:

Durres, vriten pese persona!!!

Njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, Dritan Dajti ka vrare gjate nje rrethimi rreth ores 14:20 minuta ne plazhin e Durresit pese persona, gjate nje aksioni policor per arrestimin e tij ne afersi te plazhit "Iliria".

Dajti strehohej ne afersi te ketij plazhi se bashku me nje prej miqve te tij me te ngushte.

Mbi Dritan Dajtin rendojne nje mori akuzash, vrasje dhe rrembime.

Ai ishte arratisur disa vjet me pare nga gjykata e Tiranes. Burime te pakonfirmuara nga policia thane se gjate thirrjes per t'u dorezuar, Dajti ka qelluar me arme skuadren e policise duke shkaktuar vdekjen policeve dhe civileve, si dhe plagosjen e disa te tjereve.

Gjate shkembimit te zjarrit mbeti i plagosur rende edhe personi qe e shoqeronte Dajtin, ndersa ky i fundit e ka pare veten pa mundesi shpetimi eshte dorezuar.

Forca te shumta policore si edhe ato RENEA jane nisur me urgjence drejt vendit te ngjarjes. Edhe drejtori i Pergjithshem Ahmet Prenci ndodhet ne vendin e ngjarjes duke marre drejtimin e hetimeve policore.

marre nga http://top-channel.tv

Postuar nga shelgu datë 07 Gusht 2009 - 23:13:

Re: Durres, vriten pese persona!!!

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`

Mire ka bere qe eshte dorezuar, por jo se e ka pare veten pa mundesi shpetimi, por pikerisht se po te mos dorezohej edhe mund ta hante.

Tani vazhdon rutina. gjyqe pa fund, ryshfete dhe nja dy vjet diku kot. ose nje arratisje e dyte.

Ka bythe gjykates qe te denoje kriminelet ne Shqiperi? I kini mente apo llafosemi sa per te qene ne muhabet.

Postuar nga SmoKer datë 07 Gusht 2009 - 23:18:

Re: Re: Durres, vriten pese persona!!!

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Mire ka bere qe eshte dorezuar, por jo se e ka pare veten pa mundesi shpetimi, por pikerisht se po te mos dorezohej edhe mund ta hante.

Tani vazhdon rutina. gjyqe pa fund, ryshfete dhe nja dy vjet diku kot. ose nje arratisje e dyte.

Ka bythe gjykates qe te denoje kriminelet ne Shqiperi? I kini mente apo llafosemi sa per te qene ne muhabet.

Mua me cudic fakti qe jane vrare 5 police , duke e ditur se cfare krimineli eshte , cfare masash kane marr ata per ta kapur duke i vajtur tek dera me flamur te bardhe qe te dorezohet ...

Dhe dicka, turp te kene ata kolege te aty qe e lane te gjalle kete trimin.

Me vjen keq po me kete polici ne nuk kemi asgje!

Postuar nga Fajtori datë 07 Gusht 2009 - 23:20:

Te gjitha institucionet dhe partite po vrapojne grusht bashkuar si nena parti te shprehin keqardhjen. Sala po e shpall dite zie dhe po ul flamuret.

Nuk e di mire dinamiken e ngjarjes, por a nuk tregon ky fakt se policet ishin te papergatitur si duhet? Si mund te shkoje nje skuader e tere per te kapur nje person dhe te arrijne te vriten policet. Per me teper kur ti e di qe po shkon per lufte, ndersa tjetri eshte sidoqofte me pak i pergatitur.

Ne televizione quhet masaker. Po cfare prisnin policet. Te dorezohej menjehere tjetri? Apo te numeronte policet sa u vrane? Personi qe kerkon lirine vret jo 4 police por 400 per te ruajtur lirine e vet.

Postuar nga Fajtori datë 07 Gusht 2009 - 23:22:

Re: Re: Re: Durres, vriten pese persona!!!

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Dhe dicka, turp te kene ata kolege te aty qe e lane te gjalle kete trimin.

Smoker, s'ia paske haberin. Te lesh ate gjalle eshte fati me i madh. Eshte me mire kur ia nxin jeten cdo dite qe te deshiroje te vdese vete dhe mos ja arrije.

Postuar nga SmoKer datë 07 Gusht 2009 - 23:28:

Re: Re: Re: Re: Durres, vriten pese persona!!!

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Smoker, s'ia paske haberin. Te lesh ate gjalle eshte fati me i madh. Eshte me mire kur ia nxin jeten cdo dite qe te deshiroje te vdese vete dhe mos ja arrije.

Po ku kemi ne institutcione per kete qe thua ti!

jam i sigurte qe do denohet ,,,,por jo me vdekje dhe per kete me vjen keq.

Shume e thjeshte vdiq nga plaget e marra , ne ambulance nje pas veshi dhe aq,,,

te me falni po jam shume i irrituar nga cfare po degjoj per vendin tone!

para nje dite ndodhi nje vrasje tjeter ...e keshtu pra ....

Postuar nga Fajtori datë 07 Gusht 2009 - 23:51:

Pse burgu s'te duket institucion i afte per tortura? Nje njeri i vdekur s'duhet per asgje. I gjalle te ben pune, sepse ke ne dore versionin e jetes qe do i serviresh...

Postuar nga shelgu datë 07 Gusht 2009 - 23:53:

Te ngrihen nervat vertet.

Police muti kemi ne.

Qeverri muti e lere mo.

Ai duhej futur ne donje nga keto burgjet ketej qe t'ja venin kallo ate te shkrete.

ka kaq pasiguri midis institucioneve te drejtesise sa duket paradoks qe te denohet nje kriminel. Gjykatesit kane familje, kane femije. krimi eshte shume me i forte tani per tani se edhe Sala me Salien bashke.

Ne keto raste duhet nderhyrja e grupeve te maskuara.

kot po flas edhe une

Postuar nga SmoKer datë 07 Gusht 2009 - 23:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Pse burgu s'te duket institucion i afte per tortura? Nje njeri i vdekur s'duhet per asgje. I gjalle te ben pune, qofte edhe kur eshte gjalle vetem teknikisht.

nje kriminel i vdekur eshte me mire per ne ....

te jesh gjalle ka shprese.

Postuar nga Fajtori datë 07 Gusht 2009 - 23:54:

Shprese... ?

Varet per cfare eshte. Mund te jete dhe shprese per te vdekur.

Postuar nga SmoKer datë 07 Gusht 2009 - 23:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shprese... ?

Varet per cfare eshte. Mund te jete dhe shprese per te vdekur.

hekuri rrihet sa eshte i nxehte ...nejse le te shresojme qe personi do marri denimin e duhur, qe un them qe asnjehere nuk ka per te ndodh.

Postuar nga Fajtori datë 08 Gusht 2009 - 00:07:

Ligjerisht eshte burgimi i perjetshem. Ne keto raste me interes mediatik nuk eshte problem aplikimi i ligjit. Korrupsionet behen ne nivele te mesme... dhe gjithmone duke mbajtur mediat larg.

Por gjeja me e mire per tu rrahur e nxehte do ishte te kerkoheshin familjaret e personave qe qelluan (gruaja, femije dhe prinder) dhe ti nxirrnin ne televizor duke i bere ca pyetje te thjeshta:
"Nga mendoni se Dritani e ka marre edukaten kriminale".
"Ju si e keni edukuar".
"Kur i shfaqi tendencat e para per tu bere kriminel".
"A i mbeshtesni veprimet e tij".
"Si e keni shprehur mbeshtetjen/mos mbeshtetjen".
"A keni frike se te afermit e policeve mund te hakmerren mbi ju".
"Si keni menduar ta beni varrimin".
"Sa persona mendoni se do vijne".

Plus duhet treguar si do behet varrimi i kriminelit dhe te gjitha fytyrat qe do marrin pjese...

Postuar nga shelgu datë 08 Gusht 2009 - 00:55:

Ore po keta lloj prinder mburren me femijet.

Nuk shikon psikologjine e shqiptarit? Tek tema e skafeve, filluan po dilnin skafistet xhentellmene. Kush te mburrej me shume qe njihte ndonje skafist. I preferuar demek.

Kam njohur dikur nje shofer autobuzi, qe e njohte i gjithe qyteti per puntor te mire. Ishim ulur per te pire nje kafe dhe si nuk kishte vende e ftuam te ulej me ne, madje edhe e respektuam duke iu ngritur me kembe. Ai mbasi ulet na prezantohet; jam i xhaxhai i filanit dhe na ze emrin e nje krimineli ne goje.

Gati e kisha t'i thoja: Ja na plasi bytha, por vetem se ishte plak. Akoma me ka mbetur merak qe nuk u ngrita dhe te ikja te pakten. Plehre milet. Ne e respektuam per moshen dhe per ate tjetren qe kishte hipur ne autobuz gjysmen e Tiranes, ai na e dhjeu :p

E kupton o Faje se kush jemi ne?

Postuar nga lost_soul datë 08 Gusht 2009 - 01:01:

Me kujtohet dikur andej nga '97 apo '98, kur policia ishte ne kerkim te bandave me arme, u dha lajmi qe policia e Korces dhe ajo e Pogradecit gabimisht kishin luftuar per gjysem ore kunder njera tjetres, secila pale duke menduar qe pala tjeter ishte nje bande kriminale. Drame-komedia e kesaj ngjarje ishte qe pas gjysem ore lufte, asnje polic nuk ishte as plagosur e as gervishur.

Postuar nga sajmolabi datë 08 Gusht 2009 - 04:07:

Po une them se aty krimineli krijohet nga vete ambjenti qe kane krijuar sala i pare,...edvini,....tosi bosi,...e gjithe sorrollopet e gengsterave qe mbajne peng shqiperine.Aty dhe policet jane kriminele te mundshem dhe te korruptueshem si çdokush qe e ka nje pozite ne shqiperi.po e mendoj seriozisht se jemi nje komb qe nuk dime te udhehqim veten,.....princ Vidi ku je,.......aty doktori te vret po se pagove,...aty zyrtari s'te jep çertifikate pronesie po si dhe nje fete nga prona,...aty policet te rrahin me kot se shumica jane fshatare te zbritur nga mali,pa shkollen e mentalitetin e duhur(ja dhe pse jane te papergatitur ne keto raste),....aty mbreteron mender muti e mbeturina e pashqetesuar dhe sovrane,...aty sala i pare(qe e paaaaaaçiiim sa malet)po mundohet tu marre token(ate pak toke)shqiptareve e ta shese per interesat"e kombit"se nuk po punohet(sipas tij)PO PSE TE MOS BEHET ROBI KRIMINEL,.....YYYRRRAAAA U SHOFSHIN TE GJITHE SE ME MUT PO BEHET,...KUR ESHTE KRIMINEL I PARI PSE TE MOS JENE TE GJITHE?

Postuar nga BIONDIA datë 08 Gusht 2009 - 11:47:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`

nje kriminel i vdekur eshte me mire per ne ....

te jesh gjalle ka shprese.

me nje lule svjen behari pastaj ne jemi si ajo shrehja "1 vdes 10 ngrihen " se ky tani gati gati do na dali si hero dikush do mbyrret me kete xhest qe ka bere..... pastaj ke qindra te tjere qe jane akoma te lire keto ushtaret tane sikur i stervit "topo xhixho"dhe neper filma kur kapet nje kriminel si puna e ketij ke 100 police e plagoset vetem nje... ky nuk besoj se ka pas bombe qe me nje te hudhme ka vrare 5 ...i dine rregullat e pragosjes dhe rrethimit te nje personi keto apo dine vetem te cajne derasat emigranteve kur shkojne atje per 5 mije leke ...por car pret nga kea policet tane aman me 8 vjecare jane shumica me ate rroge qe merr si del per gota rakie .....fajtor ne cburg do shkoje ky njeri ne ate te siguise se larte ne Peqin ku perseri e komandojne mafioze ku drejtori bashke me stafin e tij para disa ditesh lane te lire nje te burgosur qe te shkonte te lante hesapet e tij me nje te burgosur tjeter .....ky ne burg do trajtohet si hero ....
Ngushellimi familjeve te policeve dhe qe ne kete vend ku zoteron cdo gje trane qetesia zoti vente dore se politika i ka vene shqelmin...

Postuar nga Tulipani datë 08 Gusht 2009 - 16:47:

Bionde te lutem mos na shaj ushtrine se jemi dhe ne Nato tani, me te drejta te barabarta me njerez te kualifikuar e cilesore

ps. ke njohur dhe ti ndonje polic te sjellshem, te kulturuar, qe te buzeqesh tek shikon pasaporten ndersa ke kaluar kufirin? Ehh te gjithe e kemi pasur kete fat

Postuar nga Fajtori datë 08 Gusht 2009 - 16:52:

Ne fakt...

E dija qe do lindnin diskutimet e mesiperme, prandaj doja te dilja nga retorika e PPSH-se qe vazhdon ne televizionet shqiptare. Por nuk jam dakort edhe me keto qe keni shkruar siper.

Eshte retorike e shemtuar te thuhet se njerezit behen kriminele nga shoqeria. Me kete llogjike i bie qe secili prej jush/nesh eshte kriminel qe po pret rastin ta shfaqe ne publik.

Eshte utopi tjeter qe kur vret nje kriminel ka 10 te tjere qe presin rastin e tij. Eshte llogjike depresive qe nuk perkon me realitetin. Ne Shqiperi nuk ka me qindra si Dritan Dajti, sepse shumica u shuan dhe u vrane rreth 1997-es.

Por jam dakort kur thuhet se Dritan Dajti do dale si hero ne boten kriminale. Te tjeret do mendojne... "Atehere qenka e mundur te vrasesh gjithe ato police para se te vritesh vete, keshtu qe o burra". Dhe ketu nje shtet inteligjent duhet te nderhyje ne dy drejtime. E para ne aspektin social per te bere ato intervistat, ne menyre qe krimineleve tu gjehen rrenjet, familjet ti demigrohen publikisht, mundesisht te ndiqen me domate, t'i shkaterrohet varrimi dhe te mos shkoje asnjeri. Ose ne te kundert te nxirren ne televizor fytyrat e atyre qe nderojne nje kriminel. Nga ana tjeter shteti duhet te beje autokritike si ka mundesi qe u vrane 4 police, te zbardhe dinamiken e ngjarjes sa me shpejt neper media dhe te pyese veten "cfare gabimesh beme qe ndodhi kjo gje".

Te qellosh me pistolete nuk ka nevoje te kesh universitet. Mjafton nje stervitje e mire. Skuadra qe shkoi aty ishte e specializuar ne kete pune, nuk ishte me polica lagjesh. Problemi eshte se policeve i ka qelluar nje person poshte ne makine, nderkohe qe Dritan Dajti ishte lart ne shtepi dhe policet nuk e prisnin kete levizje.

Nejse, u zgjata. Por duhet kuptuar qe bota nuk eshte bere me gogola dhe Shqiperia mund te eci ne drejtimin e duhur nese qeveria dhe mediat bejne propaganden e duhur. Dhe me kete nenkuptoj qe edhe shitesi i lagjes duhet te indinjohet dhe te refuzoje ti shese buken gruas/nenes se Dritan Dajtit. Kjo eshte pjesemarrje popullore ne drejtesi.

Postuar nga Fajtori datë 08 Gusht 2009 - 17:40:

Keto jane lajmet e 48 oreve te fundit ne Shqiperi:

Ne Durres vriten 4 police dhe nje civil ne nje operacion policie.

Ne Durres pronari i lokalit vret nje 26 vjeçar qe bezidsite balerinat.

Ne Elbasan bie fuoristrada ne humnere dhe vdes nje grua 47 vjeç. Te tjeret jane ne spital.

Ne aksin rrugor Elbasan-Peqin permbyset kamioni me inerte dhe bllokohet rruga.

Ne Tirane nje autostrade aksidenton nje grua te moshuar. Shoferi largohet dhe shpallet ne kerkim.

Ne Shkoder dy veta i zene prite nje 33 vjeçari, i cili shpeton pasi plumbi e merr ne kembe.

Ne Sarande nje femije 5 vjeç eshte perplasur me nje motoçiklete dhe eshte ne gjendje te rende ne spital.

Ne Librazhd 8 vjeçari qellon me thike vellain 11 vjeç.

Ne Gramsh plas bombola nga pakudjesia, digjet pjeserisht shtepia.

Ne Lushnje, nje 35 vjeçar vret me thike nje 33 vjeçar, sepse ky kulloste delet ne token e tjetrit.

Ne Berat dy te rinj zihen per nje femer. Sherri perfundon tek thika dhe njeri eshte i plagosur ne spital.

--------------------------------------

Pyes veten: sa budalla duhet te jete njerezit per te menduar se gjerat varen nga politika. Dhe sa i degjeneruar duhet te jete nje politikan qe te lumturohet se fiton zgjedhjet e nje populli te tille.

Postuar nga al74 datë 08 Gusht 2009 - 18:51:

shume diell u bie ne koke njerzve , nuk kane faj.

Postuar nga BIONDIA datë 08 Gusht 2009 - 21:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Bionde te lutem mos na shaj ushtrine se jemi dhe ne Nato tani, me te drejta te barabarta me njerez te kualifikuar e cilesore

ps. ke njohur dhe ti ndonje polic te sjellshem, te kulturuar, qe te buzeqesh tek shikon pasaporten ndersa ke kaluar kufirin? Ehh te gjithe e kemi pasur kete fat

une spo i shaj po tregoj te verteten pastaj ti mendon se Nato sdo qeshe me kete po tju a tregojne qe jane vrare 4 njeres nga nje super i kerkuar do mendojne "fare masash kane marre policet tane dhe cfare arsenali ka pas ky me vra kaq njeres" pastaj keta police e dine qe eshte kaq i tmerrshme cfare kane bere e kan thirr nga ballkoni "i filan zbrit poshte se do te prangosin "...........i vetmi polic shqipo qe me ka bere te qesh une dhe jo ai eshte ne TUSHEMISHT ku ne driten e diellit do shikonte nese pashaporta italiane ishte fallco apo jo njerezit qe ishin me ne u shashtisen sepse ai zoteria nga nje katun i gramshit kishte zotesine qe te kuptonte kur nje pashaport ishte fallco dhe jo pa mjete vetem me syte gjysme te hapur nga dehja ....me kete kam qesh por jo ne sy te tij kur u ndame sepse sdija se cfare te thoja me .....
fajtor me te vertet mendon se ne 97 jane vrare te gjithe sa gabim qe e ke shumica e ke thene vete gezojne azil neper shtete te tjera dikush ka nderruar emer ...

Postuar nga briseide datë 08 Gusht 2009 - 21:38:

Re: Keto jane lajmet e 48 oreve te fundit ne Shqiperi:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Pyes veten: sa budalla duhet te jete njerezit per te menduar se gjerat varen nga politika. Dhe sa i degjeneruar duhet te jete nje politikan qe te lumturohet se fiton zgjedhjet e nje populli te tille.

Fajtor po ti ç'lloj lajmesh pret?
Ketu,ne dallim me te tjeret na mungojne te rejat mbi investimet kolosale ne ndonje sektor indutrie,trendi ne burse,problematikat e reja neper ndermarrje,shit-blerjet ne sport.Ah,edhe sa rave party behen nga te rinjte e sa qen(kete mund ta zevendesosh me ndonje kafshe tjeter) mund te shpetohen me campaign sensibilizimi.
Ke harruar te shtosh lajmet mbi pushimet e shqiptareve dhe sa roje detare na mungojne!

Politikani?Pak enderrimtar.

Perbuzja eshte ndjenje e ulet.Me kete vorbulle mendimesh çudi qe bisedon akoma me shqiptare.

Postuar nga shelgu datë 08 Gusht 2009 - 22:18:

Re: Keto jane lajmet e 48 oreve te fundit ne Shqiperi:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne Durres vriten 4 police dhe nje civil ne nje operacion policie.

Ne Durres pronari i lokalit vret nje 26 vjeçar qe bezidsite balerinat.

Ne Elbasan bie fuoristrada ne humnere dhe vdes nje grua 47 vjeç. Te tjeret jane ne spital.

Ne aksin rrugor Elbasan-Peqin permbyset kamioni me inerte dhe bllokohet rruga.

Ne Tirane nje autostrade aksidenton nje grua te moshuar. Shoferi largohet dhe shpallet ne kerkim.

Ne Shkoder dy veta i zene prite nje 33 vjeçari, i cili shpeton pasi plumbi e merr ne kembe.

Ne Sarande nje femije 5 vjeç eshte perplasur me nje motoçiklete dhe eshte ne gjendje te rende ne spital.

Ne Librazhd 8 vjeçari qellon me thike vellain 11 vjeç.

Ne Gramsh plas bombola nga pakudjesia, digjet pjeserisht shtepia.

Ne Lushnje, nje 35 vjeçar vret me thike nje 33 vjeçar, sepse ky kulloste delet ne token e tjetrit.

Ne Berat dy te rinj zihen per nje femer. Sherri perfundon tek thika dhe njeri eshte i plagosur ne spital.

--------------------------------------

Pyes veten: sa budalla duhet te jete njerezit per te menduar se gjerat varen nga politika. Dhe sa i degjeneruar duhet te jete nje politikan qe te lumturohet se fiton zgjedhjet e nje populli te tille.

Fajtor, Fajtor. E di si?

Me kujtove ate te milingones me shumekembeshin, me kete shpjegimin e fundit

E pyet milingona shumekembeshin:

-Ore si ja ben me tere apo kembe qe nuk ngaterrohesh kur ecen?

-Ja kshu,- i thote shumekembeshi dhe...dhe u ngaterrua.

Postuar nga BIONDIA datë 08 Gusht 2009 - 22:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne fakt...
Te qellosh me pistolete nuk ka nevoje te kesh universitet. Mjafton nje stervitje e mire. Skuadra qe shkoi aty ishte e specializuar ne kete pune, nuk ishte me polica lagjesh. Problemi eshte se policeve i ka qelluar nje person poshte ne makine, nderkohe qe Dritan Dajti ishte lart ne shtepi dhe policet nuk e prisnin kete levizje.

.

Pikërisht kjo strofull e fundit, e njeriut mbase në majë të listës së më të kërkuarve shqiptarë, ishte nuhatur nga policia, e cila ka gabuar finalizimin në mënyrën më shembullore të mundshme. Duke shkaktuar, me anë të një operacioni të dalë jashtë kontrollit, vrasjen e katër oficerëve të lartë Prej saj, sipas dëshmive të banorëve të zonës, kanë zbritur dy oficerë policie të veshur civilë, por me maska të zeza, të cilët ishin pjesë e Skuadrës Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, një sektor i krijuar këto kohë të fundit. Nuk pohohet nëse janë i prezantuar njeriut në fuoristradën “Tuareg” si policë, por konfirmohet se menjëherë pasi ata kanë zbritur në tokë, janë qëlluar nga brenda. Por jashtë këtij veprimi të
Krimeve të Rënda, pohuar zyrtarisht për “Panorama”, edhe njohës të ndryshëm të policisë dhe mënyrës se si ajo funksionon, kanë shprehur
rezervat e tyre në lidhje me këtë operacion. Ish-oficerë të lartë të policisë, por edhe aktualë, qoftë edhe jo oficerë, por specialistë të fushave të ndryshme, vinin dje me opinionet e tyre në një përfundim të përbashkët: Drejtuesit e operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit kanë gabuar. Gabimi
ka qenë fatal dhe për rrjedhojëi ndëshkueshëm.Argumenti i parë që sillet
është gabimi në arrestimin e një të kërkuari të kalibrit të Dritan Dajtit. Sipas opinioneve ë dhëna, në rastin e Dajtit, që konsiderohet si një
ndër të kërkuarit më të rrezikshëm në Shqipëri, pasi ka provuar në disa raste se është një hap më i shpejtë se policia, duhet të impenjoheshin
forcat më të specializuara, që në rastin e vendit tonë janë ato të RENEA.
Një moment tjetër i diskutueshëm është bërë edhe shfaqja e policëve të maskuar me kokore të zeza për arrestimin e Dajtit. Dihet që Dajti ka armiq të deklaruar, të cilëve u ruhet. Sipas opinioneve, ai krejt natyrshëm do të
reagonte pa paralajmërim duke qëlluar në drejtim të civilëve të maskuar, pasi do t’i ngatërronte me kundërshtarët e vet.

ndoshta te ka shpetuar pa lexuar kjo ....me vjen keq qe keto te 4 kane humbur jeten per fajin e dikujt qe ska dit te organioje nje kapje si duhet ...

Postuar nga SmoKer datë 08 Gusht 2009 - 22:58:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

Shume e drejte!

mesa lexova kan qene 12 agjente per te kapur personin , qe ai nuk ishte vetem , ishte me dy persona te tjetre dhe gruan, duke e ditur se me ke kane te bejne cfare aftesish ka ky perrson .

Makina i ka pasur xhamat e erret duke e bere dhe me te veshtire kapjen e tij.

Postuar nga SmoKer datë 08 Gusht 2009 - 23:01:

!!!

Masakra ne Durres, dekonspirim apo gabim?

Sektori Operacional i Kapjes se Elementeve te Kerkuar ka si objekt gjurmimin dhe gjetjen e vendodhjes te personave te strukturave te krimit.

Pasi arrijne te sigurojne informacionin se ku ndodhet i kerkuari ata kryejne operacionin se bashku me forcat policore qe kane ardhur ne mbeshtetje per te kryer aksionin.

Si praktike kjo do te ndodhte edhe gjate se premtes ne Durres. Heret ne mengjes Zyra qe ndodhet ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise ne Tirane merr informacionin se Dritan Dajti ndodhej ne nje banese ne Durres.

12 oficere dhe agjente policie me kater automjete te ndryshme nisen per verifikimin e informacionit. Ata e pikasin rreth ores 13: 45 minuta Dritan Dajtin pikerisht ne automjetin Volkswagen Tuareg.

Skema 1

Dritan Dajti ndodhej ne sediljen e pasme te makines ne krah te djathte se bashku me bashkeshorten e tij, ne timon ndodhej Erges Xhaxhi, ndersa ne vendin e pare i afermi i Dajtit, Ledion Mara.

Trupa policore e oficereve sekrete afrohet me automjete me targa private dhe te huaja nga drejtime te ndryshme per te vene ne rrethim tuareg-un pa u vene re. Asnje nga policet ne keto momente nuk ka te veshur antiplumb apo arme ne dore per shkak te mos pikasjes nga objektivi i tyre.

Skema 2

Sapo eshte afruar automjeti i policise ne krahun ku ndodhej Dajti, ai ka qelluar oficerin e pare te policise ne koke i cili mbetet i vdekur ne vend. Dajti ka qelluar nga brenda automjetit, i cili duhet ka xhama te zinj dhe askush nga policet nuk mund te dallonte nga brenda se c'po bente ai.

Asnje nga policet sekrete nuk mund te reagonte me aq shpejtesi kur dihet se te pakten per te qelluar objektivin do t’i duhej dy sekonda, ndersa Dritan Dajti dhe njeri prej miqve te tij, qe duket se mund te kete qene Ledion Mara kane qelluar mbi agjentet e tjere.

Kunderpergjigja e policise dhe venia e antiplumbave ka zgjatur pak sekonda ndersa jane ruajtur nga vija e zjarrit qe hapi Dritan Dajti. Me pas eshte bere edhe shkembimi i zjarrit ku ne vije frontale eshte vrare Ledion Mara dhe ka mbetur i plagosur rende me tre plumba ne trup Dritan Dajti. Ne vije frontale sulmi policia del se ishte me e pergatitur se krimineli dhe arriti ta neutralizoje ate, por Dajti realizoi kater krime me ane te befasise e cila sjell dyshimet e rastit.

Dritan Dajti ka qelluar i pari ne befasi policine sekrete. Policia ende nuk ka nje skene krimi te qarte. Dritan Dajti e dinte qe po qellonte nje polic.

Por pyetja eshte nga e dinte dhe si arriti qe ai dhe Leonard Mara vrau kater prej tyre qe nuk kishin shenja dalluese te policise me nga nje plumb.

Ajo qe habiti ekspertet ishte fakti se cdo polic u vra vetem me nje plumb ne trup ose ne koke. Qe do te thote se qitja e kryer prej Dajtit dhe mikut te tij ishte e nje precizioni te larte, qe praktikisht do te thote nje prite e ngritur nga ai kundrejt policise.

Dy jane pikat e nje analize qe do te nise per t’u shpjeguar ne strukturat e larta te policise.

Gabimi ne gjurmimin e objektivit apo dekonspirimi?

A ishte aksioni i se premtes ne Durres i deshtuar per policine? Ai arriti perfundimin. Dritan Dajti nuk eshte me numri 1 i listes se te kerkuareve ne Shqiperi.

Policia neutralizoi nje prej atyre qe e kishte sofistikuar veprimtarine kriminale ne gjashte vitet e fundit ne arrati.

Kater here i ka shpetuar Dritan Dajti rrethimeve policore ne keto vite, qe jane kryer nga policet me te thjeshte deri tek ato te forcave me te specializuara.

Skuadra e kapjes se personave te kerkuar prakikisht ka punen me te veshtire ne policine shqiptare. Ajo perballet me njerezit me te rrezikshem te botes se krimit, qe nuk duhet harruar jane gjithmone nje hap me te informuar dhe me te sofistikuar se policia qofte ne mjete qofte ne informacion dhe financa.

Dritan Dajti ishte pa dyshim kreu i nje rrjeti kriminal qe ishte me i rrezikshimi ne vend dhe qe padyshim ka marre nje goditje te rende.

marr nga http://top-channel.tv

Postuar nga Petter datë 08 Gusht 2009 - 23:13:

Ngushllime familjarve te viktimave.

Me sa lexova un shkrimin qe smoker ka postuar ketu, kjo tregon per mendimin tim qe keto efektiva kan shkuar pa u pregatitur, pa vendosur kundra plumb, pa pasur mjetet mberojtese e duhura, si kokore antiplumb etc etc. Sic lexova policet e vrare, kan vdekur nga plumba tek, te cilet o i ka zene ne koke o ne trup. Kur keta e kan ditur qe ky person eshte teper i rrezikshem, a kan menduar meqe jan shume dhe do dorzohej lehte?

Postuar nga BIONDIA datë 08 Gusht 2009 - 23:19:

Po si mund te fillosh nje aksion pa antiplumb aman dhe ne filma i vene mendo ne te vertet ......si con 12 njeres drejt vdekjes se sigurt ......nuk dua te mendoj se kush e ka bere kete operacion se kush ka qene ajo koke qe ka organizuar sepse dhe nje here del paaftesia e policeve tane qe jane me shkolle te mesme dhe nuk bejne asnje kurs asnje pergatije fizike per keto raste por jane te gjithe shumica barkderra qe skane fuqi me u turr....nje nga keto police ky e ka vrare duke ju turrur mbrapa me nje plumb ne koke ...keta tjeret ku ishin kur ky turrej me vrap????...... l qe heren tjeter te shikoje disa filma italiane si Ultimo ,Toto Rina se do emsoje si organizohet nje kapje dhe sdo gaboje me .......4 njeres qe lene familje iken ne nje moshe te re ...gjynah

Postuar nga SmoKer datë 08 Gusht 2009 - 23:26:

Per mendimin tim eshte gabim i pafalshem i drejtuesve te ketij operaconi.

Postuar nga Petter datë 08 Gusht 2009 - 23:36:

Gabim qe u kushtoi jeten

  Gjithsej 67 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.