Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 73 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Vazhdo tregimin... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17137)
Vazhdo tregimin...
Meqenese me pelqejne lojerat dhe shikoj qe ketu ne kete forum paska njerez qe i pelqejne dhe behen pjese e tyre here pas here nese serioziteti nuk i mbyt do te doja t'ju propozoja kete teme te kendshme. Une do te shkruaj nje copez tregimi dhe me fantazi do te doja qe ta vazhdonit. Ju lutem mos dilni nga tema qe te mund ta mbledhim ne fund e te krijojme nje unitregim sido qe te dale... Faleminderit
U ngrit pertueshem nga krevati duke qene e dyzuar midis idese qe te cohej te bente nje dush apo te rrinte edhe ca shtrire duke perqafuar jastekun...edhe sikur te rrinte ashtu edhe pak, momenti qe do te cohej do te vinte keshtu qe e ndau mendjen dhe veshi xhinset e bluzen e pare qe i pane syte duke e hequr menjane idene e dushit fluturoi shkalleve. Aty midis rruges se pare dhe te dyte ishte nje dyqan embelsirash shume i lezetshem ku i pelqente te merrte kafen e mengjesit qe po i dukej i vetmi mendim llastim i vlefshem per tu konsideruar. I duhej nje kafe e forte nga sepse nata e meparshme kishte qene shkaterruese. Filloi ta shante neper dhembe me vehte me gjithe inatin qe i ishte mbledhur..idiot, debil, hajvan, shtrembesire, kalbesire... e ndau mendjen ai nuk meritonte asgje me...vecse injorim... apo ti shkruante nje mesazh ... nje rresht apo nje fjale apo te sillej si moskokecarese dhe te mos ia vinte veshin as historise dhe asgjeje dhe te priste ne heshtje. Pse kur behej fjala per te tilla gjera nuk mund te mendonte qe ishin episodike? Ah sa keq i vinte tani per seksin e eger qe benin bashke. Per hir te kesaj qe kishte ndodhur nuk do ta benin me ose nuk do te ishte me i eger, ose kushedi edhe mund te ishte...duhet patjeter te regjistrohej ne nje kurs...
...e paskeni lexu goxha por askujt nuk ia paska pas qejfi me e vazhdu, meqe u merzita tani po vazhdoj vete...
...dance qe te perqendroj kete energjine e tepert qe me ka pushtuar keto kohe me antenat ngritur. Dhe ja ku gjendem ne ditet e para pas ndarjes...provuar edhe me pare por tani disi me ndryshe, me e rritur. Ndihma e shpejte duhet thirrur urgjent. Shoqet, akullore, libra te rinj, e ndryshojme ngjyren e mureve te dhomes, alarm, alarm dhe perseri dora shkon vetvetiu tek celulari gati per te shkruar nje mesazh... E di qe nuk e prisja nga ty kete trajtim...hemmm asnjehere asgje qe fillon keshtu nuk eshte asgje... degjo ketu ti...
nuk ju pelqen loja? shkruani nga nje rresht do dale bukur me besoni...
...lere fare. Po ecte me hapa te shpejte, ishte e premte dhe edhe pse ajo ishte ne gjendjen me te keqe te mundshme ishte dite pune dhe iu desh te behej gati me shpejtesi dhe te paraqitej nja dy ore me vonese ne pune moskokecarese sikur te gjithe te duhet ta kuptonin se ajo qe i kishte ndodhur nuk mund te mos justifikonte 2 ore me vonese. Nga dreqin vendosi te vishte kete bluze te ngushte. I hipi nje vape e papare... hodhi syte nga telefoni dhe ai rrinte si i vdekur aty pa asnje shenje e sec kishte nje pamje te mjeruar. E mori inat telefonin, e la ne nje cep ne sirtar dhe doli te vinte njehere verdalle qe te shkepuste vehten nga kjo sfilitje. Mori tramway dhe per 10 minuta u hutua ne ate lekundjen e tij pa e pasur mendjen fare se cfare do te bente sapo te zbriste. Hutueshem i ngelen syte tek nje vajze qe i rrinte mu perballe...
...i kishte ngulur syte ajo por mendimet e veta e pushtuan prape. Kishte zgjedhje te ndryshme dhe ishte ne medyshje...fundja mund eshte te jetonte pa kurs, nese gjerat do ishin ndryshe. Ate kohe mund t'a perdorte per/me ate per shkak te se ciles po kerkonte nje aktivitet ku mund te "strehohej" duke zevendesuar disi mendimin per te me nje aktivitet ose dicka tjeter. Ne fakt, cfare duhej tamam keto kohe, ishte e pamundur te shprehej, sidomos per tipa te tille. Mos keqkuptohemi, tipa aspak konfuz, thjeshte me endrra e deshira me te medha nga sa u mban zemra.
I rikthehej mendimeve dhe imazheve te ndryshme pafund dhe nuk po gjente paqe me veten.
Asgje nuk po i shijonte ne shoqeri te mendimeve vetem. Edhe pse cdo gje ne mendje I dukej pothuaj e prekshme, deshira per realitet, per me shume dhe me afer po e cmendte gradualisht.
A ka zgjidhje duke vazhduar te pyesesh veten "po sikur" apo thjesht te ngrihem e te shkoj ta kerkoj, ta gjej e te bej veten te lumtur? Hmmmm se di...Me duket sikur cdo gje, cdo deshire e koheve te fundit ka nje rezultat - egoizem. Sa me shume e kristalizoj rezultatin e kesaj rremuje mendimesh e deshirash, aq me I drejte me duket. Ne fund te fundit sa here do jem kaq I ri? Sa here do deshiroj kaq fort? Sa jete te tjera me presin? Sa shanse te tilla do me vijne ne dore? Sa njerez te tille e kaq ngacmues per cdo qelize timen do te mund te has ne jete?
Eh...ja prape pafundesi pyetjesh...
...i hodhi syte nga vajza e meparshme e cila ishte perhumbur ne muziken qe degjonte me kufjet ne vesh tashme. Veshtrimin e kishte ngulur diku nga dritarja dhe syte e saj te zi...
pyetje
protagonisti i kesaj historie eshte cun apo goce?? i dont get it... apo te vendos une?
Nxorri koken ne dritare dhe pa qe hena kete nate dukej e kuqe...
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
pyetje
protagonisti i kesaj historie eshte cun apo goce?? i dont get it... apo te vendos une?![]()
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Nxorri koken ne dritare dhe pa qe hena kete nate dukej e kuqe...
vazhdojme ketu se rreshti i cedrus nuk ka lidhje...
Citim:
Po citoj ato që tha Agent Provocateur
...i hodhi syte nga vajza e meparshme e cila ishte perhumbur ne muziken qe degjonte me kufjet ne vesh tashme. Veshtrimin e kishte ngulur diku nga dritarja dhe syte e saj te zi...
...
... por nderroi mendje. Sec gerrmoi aty brenda dhe gjeti nje fije indiference e filloi ta tirrte e tirrte qe te mund ta bente sa me te forte e te kapej pas asaj e te ngrihej ne kembe. Eci drejt kafeje dhe porositi te katerten kafe te dites. Kembet i dhimbnin nga e ecura por humbur ne mendimet e veta deshironte ti keqtrajtonte...duart shtrenguar peshperiste gjithe inat: pse, pse ti mua keshtu, ku kam gabuar, ca dreq njeriu je qe sillesh keshtu...dhe pse dreqin kishte deshire ti prezantohej tek dera e shtepise e te harronte te djeshmen, t'ia niste nga e para dhe sapo mendoi keshtu rrjeta e indiferences u lag e u mblodh e tera shuk nga lotet dhe trishtimi hipi ne fron e dridhjet i pushtuan trupin...
Ore po ti edhe na fton edhe na e dhjet. Do pershkruajme ca natyren apo vetem me keto tendet?
pershkruaje por nuk ishte nate... do luajme por ama si te rritur se eshte tregim, jo pacavure. Provoje perseri ... and gooooooo
Re: ...
Citim:Ne fillim ato filluan te lehta qe nga majat e gishtave, pastaj u perhapen ne te gjithe trupin.
Po citoj ato që tha Agent Provocateur
... por nderroi mendje. Sec gerrmoi aty brenda dhe gjeti nje fije indiference e filloi ta tirrte e tirrte qe te mund ta bente sa me te forte e te kapej pas asaj e te ngrihej ne kembe. Eci drejt kafeje dhe porositi te katerten kafe te dites. Kembet i dhimbnin nga e ecura por humbur ne mendimet e veta deshironte ti keqtrajtonte...duart shtrenguar peshperiste gjithe inat: pse, pse ti mua keshtu, ku kam gabuar, ca dreq njeriu je qe sillesh keshtu...dhe pse dreqin kishte deshire ti prezantohej tek dera e shtepise e te harronte te djeshmen, t'ia niste nga e para dhe sapo mendoi keshtu rrjeta e indiferences u lag e u mblodh e tera shuk nga lotet dhe trishtimi hipi ne fron e dridhjet i pushtuan trupin...
ok
... pale si duhet te dukej ne pamje. Kishte qe ne mengjes qe nuk shikohej ne pasqyre. Madje edhe ne mengjes i kishte hedhur vehtes nje veshtrim shkarazi. E pune e madhe fort se si dukej. Derisa gjendja e saj shpirterore ishte e mjeruar pse duhet ti plaste shume per pamjen? a nuk eshe e drejte qe pamja te jete pasqyre e shpirtit? si mund te ishte nje fytyre e panjollosur me nje shpirt te cjerre, te gjakosur...e keshtu duke menduar bleu nje pakete cigare dhe doli qe andej vetetimthi per tu kthyer ato pak ore ne pune...
Prej vitrines kafes nje mace e shihte me sy te pafajshem.
ju afrua xhamit te shihte me mire. Macja ishte shtrire sa gjat e gjere mbi nje prej tavolinave dhe vetem maja e bishtit levizte lart e poshte ngadale nen nje rritem prej pertaci monoton. As nuk levizi fare kur ju avit dritares vetem ngriti koken dhe me indiferentizem e pa per disa sekonda si per te kuptuar kush po i pengonte rrezet e diellit dhe pastaj duke hapur gojen vesh me vesh e ktheu koken nga ana tjeter. Mori fryme thelle dhe cuditerisht nje buzeqeshje i mbiu ne fytyre. Pa duart. Nuk po dridheshin me. Ngriti koken dhe pa nga qielli. Ishte dite vertet e bukur. I trokiti maces ne xham dhe ajo u ngrit dhe i shkoi afer. "Faleminderit" peshperiti dhe duke rregulluar canten ne kurriz mori rrugen per ne...
...spital. Kishte analizat per te marre. Sa mire qe u kujtua. Do perballej me spitalin dhe nuk ndihej asnjehere mire kur behej fjale per semundje...vdekje. Por hmm, analizat duheshin terhequr. Nxitoi te kapte trenin e radhes ...
Citim:
Po citoj ato që tha Agent Provocateur
...spital. Kishte analizat per te marre. Sa mire qe u kujtua. Do perballej me spitalin dhe nuk ndihej asnjehere mire kur behej fjale per semundje...vdekje. Por hmm, analizat duheshin terhequr. Nxitoi te kapte trenin e radhes ...
.... papritmas e trembur shikon me bisht syri dhe mundohet te kuptoje kush eshte shoferi. Papritur shikon dike qe e kishte njohur vite me pare dhe jeta (per arsye te ndryshme) i kishte larguar nga njeri-tjetri dhe te dy perballohen me shikime por asnjeri nuk e mer guximin te nxjere nje grimce fjale....
...ah sa keq qe dukej sot. Po pse pikerisht tani duhet ta takonte ate. Ca dreqin po i luante rastesia keshtu. Duhet ti fliste? po ai pse nuk po fliste. Duhet te bente dicka. Bej dicka...i bertiste nje ze i brendshem... foli dhe ne fraksion sekonde mendoi 100 justifikime se pse duhet ti fliste..do ta shoqeronte ne spital dhe as qe kishte deshire te merrte metrone, po ti fliste ai do te kishte mundesi ta shikonte ndoshta neser ne nje gjendje me te mire, po te mos i fliste do te ikte ky rast dhe kushedi kur do te perballeshin perseri...po ai pse nuk po fliste, po une pse ti flas, cfare dua une me nga ai? mos valle jam vetem dhe ne gjendje te keqe dhe ... i ngriti doren dhe i buzeqeshi...tek e fundit veprim apo mosveprim te pakten i hapi deren nje gjeje te re. Se cfare do te ndodhte me vone do te vendoste me vone, tani do te hipte ne makine dhe do te shkonte ne spital. Hajde ta konsideroj si nje taksi qe as nuk do ta paguaj... dhe qeshi me vehte me mendjelehtesine qe donte ti adaptonte vehtes. Ai ia beri me shenje qe te hipte dhe ajo lepiu pak buzet e nje dritherime e zuri te teren. Shija i kujtoi shijen e buzeve te te dashurit te vet... a mund te quhej me keshtu?
Me kete pyetje ne mendje, mbylli syte dhe u zhyt ne sedilen e bute te taksise. Mbylli deren dhe bashke me te edhe zhurmat e rruges u fashiten. Shijoi per nje cast qetesine e krijuar dhe cuditerisht u ndje me e qete.
... heshtje. Askush nga te dy nuk po fliste ende. Mos po behej shume e sikletshme kjo qetesi e cuditshme. Mbase duhet te fliste nje fjale, qofte edhe per te thene, por jo sa here qe gjuha tentonte te ngjitej pas qiellzes qe te prodhonte nje tingull nje force tjeter e terhiqte te mos e bente dhe gjithcka fillonte nga a para...
I hodhi nje sy pasqyres dhe kur pa qe syte e shoferit ishin te drejtuara ne tjeter vend u qetesua disi.Nuk zgjati shume.Era e tymit te cigares filloi ta shqetesonte.Vuri krahun e vet te hunda per te mbajtur eren e aromes se vet dhe ne mendje po mendonte se gjithe diten do kundermonte cigare.Mendimi filloi ta acronte.Kohet e fundit e acaronte gjithcka,edhe vogelsirat.Ai sikur ta kishte kuptuar e pyeti ne e shqetesonte tymi.Mohoi.Duke ditur kenaqsine qe i falte cigarja tjetrit, mohoi.Nderkohe nuk ndjehej se donte te edukonte njeri sesi te kujdesej per veten ne ato momente prandaj se zgjati me muhabetin..
... dhe perseri iu kujtua ai. Aq dhimbshem iu kujtua saqe deshi te vraponte. Iu kujtua si e puthte, si e lexonte deshiren e saj dhe e prekte ne ate menyre qe askush tjeter nuk e kishte bere me pare dhe i kaluan serish dritherima...
A ishte e vertete apo po kalonte ne nje situate te pasigurt? Re te renda kishin zene qiellin dhe e kishin kthyer qytetin ne nje humbetire gri. Midis mjegulles se rralle shihte aty ketu dritat e makinave qe shkonin me ngadale duke care ajrin e rende si vaj.
...papritur sikur ta kishte pickuar njeri vendosi te dilte nga ajo gjendje heshtjeje dhe fillon ti flase shokut te vet me nje lloj qetesie qe as vete nuk e mori vesh se nga i erdhi. Ai ishte njesoj si atehere, nuk kishte ndryshuar aspak...
... shkembyen numrat dhe thane qe do te viheshin ne kontakt nje nga keto dite. Zbriti nga makina para deres se spitalit dhe u nis pa mendime ne koke te shkonte te merrte analizat. Pati nje ndjesi shqetesimi ne momentin qe ngjiti shkallet e fundit. Ngriti koken ne ajer a thua se do ta merrte pergjigjen nga qielli, nuhati pak ajrin dhe u zhduk korridoreve te spitalit...
... nata ishte e gjate dhe me shi. U ngrit nga krevati i ngrohte dhe doli ne tarace. Shiu perplasej me rrebesh, litare, litare dendur aq shume sa nuk mund te shikoje nepermjet tij ne anen tjeter. Aty ku ishte pak me afer drejtimit nga i cili binte shiu iu perplas nje dallge e papare shiu qe e qulli te teren dhe ajo filloj te dridhej nga te ftohtet. Kokeforte deshi ti bente balle kesaj dhe qendroi aty palevizur sikur te donte te ndeshkonte vehten. Pse donte ta ndeshkonte valle...sa e cuditshme sa te qarta i vinin pyetje pergjigjet darkave. E dinte pse donte ta ndeshkonte. Sepse e kishte kaq inat vehten qe kishte ndenjur me te kaq kohe, ai nuk e donte dhe nuk donte te impenjohej, kishte ndenjur me te sepse me mire me te sesa vetem... dhe sa keq. Apo ishte mendja e saj post trauma qe i bente lojera te tilla dhe kishte ndenjur me te sepse e donte. Se di. E donte akoma? oh sa keq, keto netet keshtu. Kur do mbarojne. Sikur te mund te skip-ja ca situata. Me siguri pas muajsh do ta merrte vehten ne mos nuk do te kishte ndonje ngjarje te re qe do ta hutonte nderkohe qe do te merrej me harrimin e tjetres... e dridhura e buzes dhe lagia deri ne lekure e trupit nuk e lane me te harrohej aty. U kthye brenda dhe u mbeshtoll me robe de chambre e filloi te ferkonte floket me peshqir qe te thasheshin por nuk po ndiente te ngrohte. Trupi i dridhej i teri, lekura i digjte pak nga perplasja e te ngohtes me te ftohten dhe brenda dukej sikur te gjitha organet e trupit po protestonin per kete temperature. Pas nja 2 -3 minutash sikur u qetesua dhe pergatiti nje caj. I hodhi nje sy cantes dhe gjeti celularin e vdekur ne te dhe ...
...dhe ajo erdhi menjehere.E fiksoi per pak caste ne sy me ate veshtrimin e bute por autoritar dhe as nuk e perqafoi por mori te rregullonte shtepine verdalle.
Pastaj i kthehet serish. " a lum ti me gjithe keto drama shpirterore, e kush ia ka ngene? Ja ketu e ke lene si han. Fillojme bashke te rregullojme. Gatuajme
ndonje gje per te ngrene. Pijme pak vere dhe pastaj flasim. Shpejt, shpejt, leviz..."
E shikonte e hutuar por pa mundur qe ta kundershtote mori me pertese te rregullonte divanin kend dhe jasteket qe ishin ne te. Ndihej pak ne siklet qe Ana po me rregullon
apartamentin por ajo duket kaq entuziaste qe po e ndihmonte ne dicka sa qe nuk ia beri zemra qe ta ndalonte. "hmm...". Belbezoi. "mbase mund te pergatis pak caj, se nuk ma ka
qejfi te bej asgje, lere keshtu sic eshte, vjen pastruesja neser". Shoqja e vet vazhdon pa u nderprere nga kjo te fuse enet ne laresen e eneve dhe te pastroje banakun e kuzhines.
Mbaroi aq shpejt aty sa edhe asaj vete nuk po i besonin syte. Lidhi qesen e plehrave dhe e nxori jashte e kur u kthye i hodhi nje veshtrim apartamentit e kenaqur sikur te donte te
thoshte..." ja, tani mund te flasim".
Caji ishte bere vertete i mire. Ngelen per nja ca momente ashtu duke rrufitur caj dhe Ana as nuk guxonte ta pyeste. Rrinte atje ne heshtje, a thua se po mbante seriozitet dhe qetesi
per dicka qe i takonte organizatorite te ceremonise qe ta hapte. Nuk kishin kaluar as dy minuta kur degjohet ne ate qetesi celulari qe njoftonte qe kishte ardhur nje mesazh i ri.
Ishte mesazh nga Geri.
" takova Gerin sot paradite"- i thote Anes. Ajo ngre syte dhe tund koken si per ti thene qe nuk duhet te mbeshtetet tek ai per tu qetesuar nga kjo. Dhe Ajo e dinte shume mire se
ca mendonte Ana per Gerin.
"cfare thote?"-e pyet Ana.
"hmm...thote qe ishte kenaqesi qe u takuam sot. Qe sa te pashe e kuptova se me kishte marre malli per ty. Shpresoj qe te takohemi se shpejti. Me telefono kur te duash qe te dalim ndonje
nga keto dite. Naten e mire. G"
" dhe ti do dalesh me te?". Ajo tund koken dhe ngre supet per ti thene qe nuk e dinte as vete se cfare do te bente.
Ferrero Rocher. Ja cfare i duhej. Shkon me vrap tek dollapi i siperm dhe nxjerr te gjithe kutine dhe menjehere i shmbeshtjell dy te parat sikur te kishte dite pa ngrene dhe vetem kur
shija e embel e cokollates se shkrire i rreshket ne gryke qetesohet dhe fillon te buzeqeshe pak. Ana, qesh edhe ajo dhe duke bere ufff nga caji i nxehte merr te haje edhe ajo me qejf
nje cokollate e kerkon uje menjehere me mbas.
Ndenjen me ore te tera duke sjelle ndermend historira e gallata dhe perfundimisht i zuri gjumi duke pare nje film te rastesishem ne TV.
Ne mengjes alarmi i pameshirshem i ores qe njoftonte per zgjim ishte zeri i pare i mengjesit pas nje nate me pije, biseda e rehat dhe ishte tingulli me i padeshiruar per te dyja. Ashtu te
sfilitura per gjume rrotulloheshin ne levizje kaotike neper shtepi dhe mezi ia dolen te gjenin ca veshje te pershtatshme e te beheshin gati per te dale kur Ana u kujtua qe ishte e shtune...
" eshte e shtune"-bertet. Por tashme ishte teper vone per tu kthyer mbrapsh ne ate rehatine e gjumit dhe shtepia e rehati i saj ishin te padeshiruara. Ana propozoi
qe te shkonin te benin thonjte. Madje i telefonoi direkt asaj vajzes se shkathet kineze dhe pas 20 minutash u gjenden te dyja ne kolltuket e rehatshem me masazh ne shpine duke u rehatuar e
...
...ndersa duart e vogla te vajzes kineze filluan te ledhatojne trupin e saj nga syri i bukur jeshil i doli nje pike lot i cili pershkoi faqet e saj derisa u ndal te buza dhe ndie nje shijen e kripur te loteve nuk donte te qante nuk donte por nuk arrinte ti mbante lotet dhe nuk donte qe ta shifte dikush .Ktheu koken nga ana tjeter dhe e la mendjen e saj te lire sic la trupin e saj ne duart e kesaj te panjohure dhe pse mendja e saj nuk shkonte ne vende te panjohura mendja e saj shkonte atje ku nuk donte ...analizat e saj ...kishte vite qe luftonte me kete semundje kishte vite qe kjo semundje i kishte hequr cdo gje e kishte ndryshuar e kishte bere tjeter njeri i kishte heq ate pjesen e shpirtit te saj me te mire i kishte heq besimin tek cdo gje dhe me shume nuk besonte me qe do ishte e lumtur dhe pse per te jeret ajo ishte .
Kishte vite qe mundohej te qeshte si per inerci ,vite qe genjejte te tjeret me fallsitetin dhe lumturine e rreme dhe shpesh mendonte se po te ishte nje aktore do kishte fituar Nobel me sjellejn e saj kishte cdo gje qe nje vajze deshironte te kishte nga jeta nje pune te mire ne karriere fantastike e bukur shtepine e saj ajo e quante ishte nje "burg" dhe pse i arte ai mbetej gjithmon burg.E dinte se cfare kishte nevoje keto momente kishte nevoje per ATE.
Sa here ishte munduar qe ne keto vite ta urrente ta hiqte nga mendja e tij ta bente pjese te se kaluares por nuk ishte munduar ai vinte si nje uragan dhe shkaterronte cdo gje qe gjente perpara zemres se saj shakterronte ate ekuliber qe ajo me aq mund kerkonte ta gjente ai ne nje sekode e bente te ndihej ne qiellin e shtate ai me ato fjalet e tij ai me ate sjelljet e tij qe nganjher ajo i urrente e bente te ndihej femer e bente te ndihej e plotesuar por ai e bente te ndiente ne nje sekonde mbi shpirtin e saj zjarrin e inferrnit me moskocarjen e tij ,me harresat e tij, me non shprehjen e ndienjave dhe me nje vetem "te kam xhan "...ah sa digjte ky zjarr ...ah sa shpirtin ja bente te vuante kjo gje ...pse duhet perseri ta mendonte pe mbas gjithe atyre gjerave qe kishte kaluar ...pse
-Cfare ,mendon ?-degjoi zerin e Anes qe e solli ne vete
-Qe ti je mikja ime me e mire dhe qe do jesh gjithmon afer meje ...dhe disa lote te tjere i rane perseri faqeve ...
biondia si gjithmon ti godet drejt e ne shpirt...
Shume i bukur tregimi...
"Ty te kam si moter zemer, me ty ndaj cdo germe te mendimeve te mia.", foli Ana. E din ti sa her jam ndier e trishtuar sikurse dhe ti? E din sesa her kam derdhur lote ne fshetesi? E din sesa here kam "üdhetuar" fshehurazi ne kujtese me njeriun qe une fantazoja? Me Benin. E mban mend si e dashuroja si e marre? E mban mend sa cmendurisht dashuroja une? Edhe ke dashuroja? Vecse nje emer, nje hije, nje ze te embel e te aq te dashur sa une nuk kontrolloja dot as ditet e mia prej mungeses se Tij. Eh motra ime, jeta ka plot padrejtesi. Shpeshhere i them vetes, "Ana, preke realitetin tend dhe falendero Zotin per gjtihcka te ka dhene. Gezoje jeten qe prek, qe shef..., mos jeto me ne enderra boshe. Beni nuk ka existuar kurre, kurre, kurre!" Dhe syte e Anes u mjegulluan prej loteve te kujteses ma te ambel. Ishin lote malli. Por Beni nuk kishte existuar kurre fizikisht perballe saj, dhe as qe do perballej kurre me te. Thjeshte kishte qene nje enderr e paprekur, nje ndjenje e fshehur, qe turp te thuash, kishte qene nje lot qe kishte djegur shpirtin e Anes., djegur e shkrumbuar, ndaj asaj sì hynte asgje dhe askush me ne sy.
Befas filloi nje ere e forte dhe ajo ndjeu nje deshire te madhe qe te ishte ne krahet e forta te nje mashkulli. Iu morren mente per nje cast dhe mbylli syte. Ai ishte shume larg dhe megjithate hija e tij e ndiqte ngado qe shkonte.
Xhamat e dritareve kerciten nen rrahjet e forta te shiut qe filloi me pika te medha.
Ky shi i kujtoi ate takimin e pare me ate dhe e puthjen e tij te pare ashtu duke pare kete shi rijetoi ato momente ne ate rijetoi po ato fjale po ato emocione po ate ...
-Ke ftohte - me pyeti ai dhe mu afrua afer, une kur pashe qe po vinte afer meje me hyri me shume i ftohti ai ishte afer meje, ndieva frymarrjen e tij qe u bashkua me frymarrjen time nuk e di se cfare ndodhi di vetem qe ai me perkedheli floket fytyren me ngriti koken me duart e tij dhe buzet e tij takuan te miat .Ishte hera e pare qe me puthte nje djale dhe nuk e di si ta shpjegoj kete gje di vetem qe zemra ime rrihte shume dhe une po dridhesha nga turpi ,emocioni ,frika ,ftohti.Ai me shtrengoi afer vetes dhe une ate cast ndieva zemren time qe u bashkua me rrahjet e zemre se tij . Ai vashdoi te kerkonte buzet e mia dhe une ndieja qe kete gje doja dhe une ndieva duart e tij qe me perknin trupin dhe u rrenqetha nga kjo puthje nga kjo prekje dhe pata frike por ishte nje frike e embel.Per mua ishte hera e pare ,per cdo gje hera e pare qe me puthte nje djale qe me shtrengonte fort ne gjoksin e tij dhe une kete gje nuk do ta harroj kurre sepse nuk dua te harroj sepse ishte dicka e pafajshme ne te gjithe keto vite nuk kam provuar nje puthje si ajo.Ishte puthja e pare dhe e tille ka mbetur ,cfare nuk do te jepja per te provuar dhe nje here ate puthje, per te shtrenguar dhe nje here ate djale rreth vetes time ,per te ndiere akoma ate te ftohte dhe per ndiere shiun mbi floket e mi dhe duart e tij qe kerkojne trupin tim.
e sikur te ish dhe e fundit here ?
http://www.youtube.com/watch?v=eDEnRaCnCEk
Citim:
Po citoj ato që tha al74
e sikur te ish dhe e fundit here ?
http://www.youtube.com/watch?v=eDEnRaCnCEk
Ai e shihte i cuditur. Kishta ardhur me nje fustan te holle dhe per cudi edhe jalen e kishte harruar te hapur, (Gjasme demek.).
Lere Bjonde se paskam mendje te keqe per te vazhduar sot po e le me kaq.
Dhe Bjondja me magjine e saj, me ate trup perendeshe, me syt e perlotur qe duan te tregojn dicka..me magjeps me embelsi uroj qe ne syt e saj mos ket me lot ..
ore shoku shelgu e shoqa fleur vashdoni tregimin ti se kshu o tema ma na lini ne ankth si do vashdoje ...
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Ai pa ne syte e saj jeshil friken kur i beri kete pyetje "e sikur te jete e fundit here" pyeti perseri ajo dhe buza ju drodh e nje pike loti si padashur i doli nga ai sy i bukur dhe pershkoi neper faqe dhe u ndal ne ate buze qe ai kishte puthur me aq pasion, ju afrua afer perseri e puthi ate lot te ngrohte e thithi ate lot sikur te shuante nje etje shekullore qe i kishe thare fytin dhe i tha"sdo jete e fundit shpirt te premto,j asgje sdo jete e fundit eshte vetem fillimi ki besim nuk dua te shof lot ne syte e ty dua ti je principesa ime ".Ajo e shikoi perseri dhe kete here syte e saj jeshil u celen u kthyen ne nje lendine te blerte buzeqeshi dhe i tha" mos me ler une sdi si jetohet pa ty "...
Dua me.
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Dua me.
Thuaje edhe njehere
Lajmerohet romeo dhe ciljeta qe ka skype msn ,telefona kaloni ne privat dhe thoni cte doni ketu ka nevoje vetem per krijime letrare ...
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Lajmerohet romeo dhe ciljeta qe ka skype msn ,telefona kaloni ne privat dhe thoni cte doni ketu ka nevoje vetem per krijime letrare ...![]()
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Lajmerohet romeo dhe ciljeta qe ka skype msn ,telefona kaloni ne privat dhe thoni cte doni ketu ka nevoje vetem per krijime letrare ...![]()
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Me leje? A ja kerko içik ato numrat romeos & t'mi kalosh kshu me stil![]()
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
ciljeta une kur kerkoj e them troc nuk bej nga keto anonimet![]()
....dhe llogjikisht, ashtu duhet te ndodhi, po si ne cdo tem, njerzit behen bajat, e se kuptojne qe dhe shakat kan kufi, njeriu duhet tshprehet sipas rrethanave, se tregon pak a shum karakerin e tij, ne citimet gjithashtu dhe pjekurin qe ka..tani uroj mos te ket ikur frymzimi Bjonde ..jam ne pritje te citimet tend .
Diskutoni o njerez , pak me nivel se spo dim ku te shprehemi me, asnje mendim i hajrit.Bjonde pliz jepi pak gjalleri kesaj teme .
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
....dhe llogjikisht, ashtu duhet te ndodhi, po si ne cdo tem, njerzit behen bajat, e se kuptojne qe dhe shakat kan kufi, njeriu duhet tshprehet sipas rrethanave, se tregon pak a shum karakerin e tij, ne citimet gjithashtu dhe pjekurin qe ka..tani uroj mos te ket ikur frymzimi Bjonde ..jam ne pritje te citimet tend .
Diskutoni o njerez , pak me nivel se spo dim ku te shprehemi me, asnje mendim i hajrit.Bjonde pliz jepi pak gjalleri kesaj teme.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 73 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.