Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 160 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Pyetje - Pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17209)
Pyetje - Pergjigje
Pershendetje.
Po hap nje teme qe te permbledhe pyetje te ndryshme mbi funksionimin e pc e gjithcka ka te beje me kete fushe.
Kam nje pyetje!
A e ngadaleson pc-ne perdorimi i dy browsers te ndryshem njekohesisht?Si prsh Firefox dhe Explorer.Flm.
PC e sotshem jo, sepse kane memorje dhe fuqi procesuese mjaftueshem per te perballuar 2 browsera si ne hard disk edhe ne RAM.
Sidoqofte, per nje njeri te fiksuar, sigurisht qe do kishte nje fije diference pasi c'do browser, sa me shume ta perdoresh aq me shume mbeturina krijon ne PC. Por nga ana tjeter, s'mund te thuash qe nje browser eshte 100% compatible prandaj dhe detyrimisht i mbajme dhe IE dhe FF dhe Chrome. Disa perdorin dhe Opera dhe Safari por une i permbahem tre te parave kryesisht Chromit.
1-Pas nje azhornimi qe i bera antivirusit G-data tek pc qe e perdor edhe si sever, kompjuteri ne fjale nuk me hapte explorerin, per faj te firewall.
Ndersa kompjuteri tjeter qe merr internetin nga ky funksiononte per bukuri.
Pas disa provave me firewall te windows e te gdata arrita ne perfundimin e fshirjes se antivirusit, ashtu bera dhe perfundimi asgje sepse kompjuteri vazhdonte te mos me hapte faqet e internetit edhe pse psh ne forum me jepte sikurse isha ne linje e une ne fakt nuk isha, msn funksiononte per bukuri. pyetja eshte a mund ta perdor me ate antivirus nqs jo e do ndonjeri nga ju se eshte i vlefshem deri ne janar.
U detyrova te formatoja pc dhe te nis çdo gje nga e para.
2- kam konstatuar se skeda video ATI nuk funksionon mire pasi hap me veshtiresi shume website, kompjutri tjeter i hap me shpejt ka ndonje problem mos ta instaloj.
Ne vend qe te fshish firewall duhet te harxhoxh kohe per rregullimin e opsioneve (ose rregullave). Sigurohu qe ai i Windows eshte i fikur. Instalo browser tjeter (me mire Chrome) dhe provoje a hapen me ate. Nese MSN punon dmth qe problemin e ka me Explorer. Ti thua nuk te hapet. Cfare dmth nuk hapet? Nuk hapet faqja e internetit apo programi Explorer.
Cfare te ben te mendosh qe e ka skeda video? Fakti qe njeri i hap me shpejt mund te vije nga shume faktore te tjere. Tipikisht skeda ime ATI hutohet kur hap nje program ne full screen. Kur mbyll ate programin skeda video nuk eshte ne terezi. Efekti eshte qe faqet e internetit nuk zbresin gradualisht por si bllok me nje vize qe azhornon ekranin. Shiko nese ke kete efekt dhe ti.
I provova te gjitha opcionet e rregullave te firewall deri ne mosperdorim te tij por nderhynte windows defender ose ose firewall dhe situata perkeqsohej saqe me bllokonte internetin per rrjetin e shtepise.
explorei hapej por problemi ishte se une nuk shihja asgje bardhesi.
ndersa barra me tregonte se faqja ishte hapur dhe lidhja me internetin ishte ne rregull.
Tani psh pasi kam formatuar pc dhe kam instaluar avast antivirus çdo gje po funksionon per mrekulli dhe faqet i hap mire dhe shpejt.
Dilema mbetet tek skeda Ati ta instaloj, apo jo?
Eshte e domosdoshme ta instaloj?
Si ta instalosh? E ke fjalen per driver? Nese po instalo driver e fundit sigurisht.
P.s. Nuk ke provuar akoma browser te tjere.
Driveri eshte ne nje disk qe e kam blere bashke me kompjutrin dy vjet me pare.
Kam konstatuar se ka difekte sepse perveçse asaj qe thua ti me full scren etj me karikohet dy here dmth dalin dy ikona te atit ne barre.
Per fatin e keq nuk pata mundesi atehere te provoja as chrome apo firefox.
Me perpara kam provuar firefoxin por hoqa dore shpejt sepse nuk me pelqente konfiguracioni me copa qe i bente faqeve te ndryshme perfshi edhe forumin horizont ne versionin normal por vetem ne horizont 3. Ndersa chrome me krijonte ca probleme me rrjetin e shtepise sepse me ngadalsonte rrjetin lan dhe nuk arrita te konfiguroja mire rrjetin lan.
Shko tek fajqa ATI dhe (me pak kurajo) futi nje azhornim. Dy ikona ne cep dalin ndoshta sepse programi eshte shtuar dy here ne listen startup. Per te pare listen bej:
Start -> Esegui -> "msconfig"
Aty shko tek Avvio dhe gjen listen e programeve qe ndizen bashke me windows perfshire ATI Catalyst. Nese ka dy rrjeshta njesoj hiqe njerin dhe besoj do zgjidhet problemi dy ikonave.
Chrome te ngadalesoje rrjetin? Eshte e pamundur. Chrome eshte browser, nuk ka si te ngadalesoje gje nese nuk po shkarkon. Eshte browseri me i lehte dhe me i shpejte, qe vlen te instalohet.
Jam dakort me Fajtorin. Dhe une me Chrome po punoj prej muajsh.
Nje pyetje?
Nuk arrij te kuptoj ku qendron diferenca tek vista me 32 bit dhe ajo me 64?
Keto dite kam bere ca testime dhe me duket se ndoshta 32 bit-shi eshte me i shpejte ne rrjet dmth ne internet, ndersa per foto dhe filma 64 i gelltit pa i pertypur fare.
Une s'kam patur 64 bitsh qe ta provoj por besoj se nuk ka ndonje diference te dukshme nga perdoruesit modeste.
Ky eshte nje artikull i vjeter por qe ta jep nje ide te mire se ku qendron diferenca...
Nje pytje tjeter.
Patjeter dhe une kisha lexuar diçka te tille.
Po kjo?
502 Bad Gateway (connection refused)
If you are receiving this response, the customer server refusing connections from our proxy.
We are only serving as an intermediate proxy in this matter and do not manage or control the actual web site or servers. Please contact support for the website you are trying to reach.
Thank you.
--------------------------------------------------------------------------------
Proxy Shield
Sot psh e vizitova serish ate faqen dhe nuk me refuzon per lidhjen e keqe.
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
PC e sotshem jo, sepse kane memorje dhe fuqi procesuese mjaftueshem per te perballuar 2 browsera si ne hard disk edhe ne RAM.
Sidoqofte, per nje njeri te fiksuar, sigurisht qe do kishte nje fije diference pasi c'do browser, sa me shume ta perdoresh aq me shume mbeturina krijon ne PC. Por nga ana tjeter, s'mund te thuash qe nje browser eshte 100% compatible prandaj dhe detyrimisht i mbajme dhe IE dhe FF dhe Chrome. Disa perdorin dhe Opera dhe Safari por une i permbahem tre te paravekryesisht Chromit.
IE 9 nuk ka dale zyrtarisht, si pasoje eshte akoma ne faze testimi. Si pasoje, nuk mund te te jap zgjidhje pasi nuk e kam perdorur ndonjehere. Microsoft s'ka nam te mire dhe per programet e perfunduara, jo me per ato ne faze Beta. Keshtu qe nuk di c'zgjidhje te te jap. Provoje te fshish folderin te Program Files. Eshte zgjiidhje ordinere por s'po me vjen ndonje gje me e mire as ne mendje dhe as ne google. Ose ose, lere fare, mos u merr me te. Instalo Chrome dhe vazhdo punen...
Flm gjithsesi.
Windows 7
Doja te dija se si eshte window 7 , doja te dija te mirat dhe te keqijat e ketij system operator ?
Win 7 eshte ajo qe duhej te ishte Vista. Nje pasardhes i denje i XP. Te mira? Plot. Te keqija? S'e di. S'kam hasur ndonje...
Windows 7,,kam nja nje muaj qe e perdori,,,kuptohet qe nuk eshte version perfundimtar,por gjithsesi eshte shume me i mire se vista,,nuk e ngarkon shume PC,punon me shpejt,,ka edhe nje dukje me te mire sipas meje edhe pse e ngjashme me ate te Vistas,,,
Problemin me te madh e kam pas me gjetjen e driverave,nuk perkrahke shume njesi,,edhe ishte e veshtri per tu gjetur ne interrnet,me qe eshte sistemi i ri ky,,Por gjithsesi keto dhe probleme te tjera qe ka do te te leminohen ne versionin perfundimtar,,dhe ,,HUDHNE Vistan
cheers !
Testet e disa burimeve të pavarura tregojnë se Windows 7 në mesatare shpenzon më shumë bateri në laptopë sesa Windows XP.
Në selinë e kompanisë Microsoft janë “duke i nxjerrë flokët” dhe nuk po mund të besojnë se si Windows XP thjesht nuk po ka mundësi të “mbytet”. Në vend të kësaj, në disa segmente Windows XP edhe më tutje po dëshmohet më i mirë se sistemi i ri operativ Windows 7 i cili është dashur ta largoj interesimin për të.
Rasti i fundit janë testet e baterive në laptopë të bërë nga portalet teknologjike jkOnTheRun, Liliputing e LaptopMag.
Tri portalet e pavarura dhe të ndara kanë bërë testet e baterive së laptopëve me Windows 7 dhe ka rezultuar se ky sistem “thith” baterinë gjysmë ore më shpejt sesa Windows XP.
Edhe pse me sistemin Windows 7 mund të bëhen më shumë gjëra dhe duket më bukur, pronarët e laptopëve të cilët lëvizin shumë, jo ata që i përdorin në shtëpi dhe punë si zëvendësim për desktopë, sigurisht ende kanë arsye të mbajnë Windows XP si sistem parësor.
telegrafi.com
Mos beso c'do gje qe shkruan shtypi...
Po kujt ti besoj ?!
Deri ne momentin qe nuk e kam provuar vete normal qe kur lexoj dicka te tille do me lindin dyshime.
Un pash nje shokun tim qe e kishte instaluar windows 7 qe konfigurimi eshte shume me i mire se sa vista , le qe xp nuk ishte asgje afro 7 , pastaj dhe kompjuteri thoshte duket me i lehte , dth ne procesim sesa vista.
Gjithsesi duket te presim ndoshta me shume per reviews sepse eshte ndoshta heret per te fol per te.
Re: Nje pytje tjeter.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Po kjo?
502 Bad Gateway (connection refused)
Per te qene i sigurt qe nuk ka ndonje pengese nga provideri jot, mund te besh dy provat e meposhtme:
1. Down per te gjithe apo vetem per mua?
2. Prove me Proxy Server
Me leje ,me leje,dy pyetje kam.
1-Per çfare sherben kodi sigurise qe kerkojne shumica e siteve.Ne fakt mua ma shpif se ato germat jane gjithmone si kembe pulash dhe smerret vesh se çeshte shkruajtur.
2-Pyetja e dyte ka te beje se çfare programi perdorni per te folur ne telefon.
Une ne fillim kam perdorur Skype por qe nuk ishte gratis plus qe Skype nuk mund ta kalosh thirrjen(telefonaten) nepermejt telefonit te shtepise plus qe çdo thirrje kushton,pastaj instalova FreeCall me te cilin flet gratis me gjithe Europen perveç Ballkanit (qe ndodhet ne Afrike),e mira e FreeCall-it eshte se ti kalon thirrjen nga telefoni shtepise dhe me Shqiperine kushton 0.5 cent plus konektimi qe kushton 0.6 cent, sot me thone qe eshte edhe VoipBuster i cili eshte identik si FreeCalli por thirrja me Shqiperine kushton 0.4 cent.
A dini ndonje program tjeter qe eshte me lire se 0.4 cent se lame lesht(0.4 cent jo shaka)qe eshte me i mire dhe me i lire .
Se di pse sdoli imazhi tek postimi siper.
Para se te kontrolloj vete:
A ka dale ndonje SSD (solid state drive) per laptop qe te mund ti nderrojme hard diskun laptopit. Deri tani di sikur macintosh jane me ssd. Sikur te bente nja 200 euro nje ssd per laptopin besoj do ia vlente, sepse bie rreziku i difekteve mekanike dhe zgjatet jeta e baterise.
Di gje njeri a kane filluar te shesin replacement ssd te hdd qe ka laptopi vete?
Kam nja 1 apo 2 vjet qe e ndjek kete punen e ssd, me shpresen se teknologjia do maturohet.
Fatkeqsisht ve re qe sikur eshte akoma larg.
Dell ka pas shitur laptops me ssd, por tani sikur e ka hequr ate opsion (nuk e kam kontrolluar kohet e fundit).
Une per vete do pres akoma.
Me sa di une, SSD ka ne treg dhe jane SATA ose SATA II. Normalisht i bie qe ta nderrosh kollaj me hard diskun e vjeter pasi permasat dhe nderlidhja me motherboardin jane njelloj me versionin me disk te ngurte.
Persa i perket eficences, SSD harxhon shume me pak energji dhe eshte me durabel ne raste goditjeje apo tronditjeje. E vetmja ane negative eshte kapaciteti i cili eshte ende nje hap pas hard disqeve tradicionale.
Gjithashtu, eshte edhe cmimi te cilin nuk e permenda si faktor kyc me siper. SSD jane mjaft te shtrenjte ende...
PS: Nje kerkim i shkurter ne e-Bay
cdo keshillonit mes nokia n8 e iphone 4?
precizoj qe telefoni perdoret kryesisht per telefonata dhe renie nga lartesite tip plumbce.
Nqs do perdoret per dy arsyet qe dhe me siper, eshte e kote te shpenzosh nje qerre me lek si per njerin dhe per tjetrin. Jane telefona shume te mire (personalisht do te sugjeroja iPhone 4) POR per arsyet qe dhe me siper do te thoja qe te dy jane investime shume te keqija...
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Nqs do perdoret per dy arsyet qe dhe me siper, eshte e kote te shpenzosh nje qerre me lek si per njerin dhe per tjetrin. Jane telefona shume te mire (personalisht do te sugjeroja iPhone 4) POR per arsyet qe dhe me siper do te thoja qe te dy jane investime shume te keqija...
Ku pitja mer çifut?
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Ku pitja mer çifut?![]()
Une nje telefon rrangall kam
Po shikoja deri tani fotot kur ishim femije do e vej nje po vetem se qe e madhe ma ktheu
T'a vendos apo jo?
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Une nje telefon rrangall kam![]()
Po shikoja deri tani fotot kur ishim femijedo e vej nje po vetem se qe e madhe ma ktheu
![]()
T'a vendos apo jo?![]()
Ik se e vuna
A kam qene ndonje cik miss apo jo?
kisha 1 pytje teknike nqs. dikush m'ndihmo .
futem ne messenger dhe kur hap posten dal automatikisht nga linja.
si mund ta eliminoj kte bezdi?
Mos hyr ne messenger.
C'ndryshim ka midis te berit nje figure te bukur e te qenit nje person i bukur?
Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Mos hyr ne messenger.
www.msn.it
E kam bere nje pyetje me siper. Passo.
Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
www.msn.it
E kam bere nje pyetje me siper. Passo.
O Bionde.. po ca ke bere ti, mire ke qene?
Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
O Bionde.. po ca ke bere ti, mire ke qene?![]()
arrihet te nxirret jashte perdorimit nje celular nepermjet kodit IMEI e nese po , si behet?
Citim:112.
Po citoj ato që tha al74
arrihet te nxirret jashte perdorimit nje celular nepermjet kodit IMEI e nese po , si behet?
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
112.
Jo, nuk bllokohet telefoni me IMEI. Kete mund ta bejne vetem kompanite, qe mund te ndalojne nje IMEI te caktuar te lidhet me ta. Por deri me sot kjo s'ka ndodhur.
Bllokimi i telefonit kur e humb duhet menduar para se te humbe. Ka programe spiun qe instalohen dhe pergjojne personin kur e hap. Shumica e telefonave kane kod phone lock qe kerkohet kur ndizet telefoni ose kur nderrohet sim card. Kaspersky ka nxjerre nje antivirus per smartphone qe ruan goxha privacyn dhe sigurine e telefonit.
Imei te hyn ne pune vetem nqs kryen denoncim per veper penale. Psh nqs te kane grabitur telefonin me dhune, te kane vene thiken ne fyt etj. Atehere policia i kerkon kompanive te pergjoje ate IMEI dhe harxhon jave te hetoje personat.
P.s. IMEI tek telefonat e vjeter nderrohet. Tek te rinjte thone se s'behet, por s'kam kerkuar mire
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 160 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.