Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)
Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra.
Gjuha, me magjine e saj, gjithmone ka sherbyer si burim debati, sidomos ne çeshtjen e prejardhjes se fjaleve. Megjithese nuk i eshte kushtuar vemendja e duhur prej linguistikes moderne, shqipja, tregon ne menyre te pakundershtueshme, se rrenjet e fjaleve te saj dhe sidomos kuptimi i tyre, eshte shfrytezuar prej natyres(ose njeriut) per krijimin e gjuheve ""te tjera"". Nje nga keto gjuhe ""te tjera"" eshte dhe e ashtequajtura Greqishte e Vjeter. Ne pamje te pare nje gjuhe me fjalor te ndryshem nga shqipja, ajo shfrytezon teresisht, koncepte, kuptime dhe fjale te shqipes gjate fjaleformimit te saj.
Le te shohim nje prej tyre dhe per kete ta fillojme me nje qenie natyrore.
Kafsha e quajtur kalë ne shqip, eshte perdorur pothuajse totalisht si mjet transporti, dhe menyra tradicionale ka qene hipja ne te, ose te kaluarit siper tij. Vete emri KAL buron prej foljes kaloj, qe shpreh veprimin e hipjes mbi te. Pra kaloj dhe hipi, jane fjale me te njejtin kuptim kur ato perdoren per te treguar menyren e kercimit mbi te. Kjo e fundit, pra fjala HIPI, eshte ajo qe eshte perdorur dhe prej ""grekeve"" te lashte, per te cilesuar kalin:
ἵππος---> qe lexohet hip-os--(Classical): IPA: [h_ppos] h_ppos
ku natyrisht prapashtesa os(osht) nuk ndikon ne kuptimin e fjales te cilin ja jep rrenja hip.
Pra per ""grekun"" e vjeter, kali eshte ai qe i HIPEN siper per ta perdorur per transport, keshtu eshte dhe per shqiptarin sot, kafsha qe ja KALON siper dhe me mire se asnje kafshe tjeter, te sherben per te udhetuar me shpejtesi.
Ky eshte vetem nje shembull nga dhjetera shembuj te tjere qe mund te sjellim, qe tregojne se ata qe ne i quajme ""greke"" te vjeter, nuk jane aspak te tille, ata kane folur nje gjuhe te perafert me gjuhen tone, dhe kane perdorur shprehje qe megjithese mund te jene zhdukur prej fjalorit tone, ato bartin ne rrenjet e tyre, fjalë te gjuhes qe ne flasim sot, gje qe tregon se sa shume evolon gjuha, per te ardhur ne formen qe e flasim sot.
Pra sic e thashe kaloj dhe hipi jane sinonime.
Kjo eshte arsyeja, qe gjate kerkimit te fjales angleze mount=ngjitem, kaloj dhe hipi dalin perkrah njera-tjetres ne shqip ashtu sic dalin ne greqisht:
ïõó. üñïò, ëüöïò, âïõ_ü, âÜóç, á_Üâáóç, ßððïò
ñÞì. á_çöïñßæù, á_åâáß_ù, éððåýù, åðéèÝôù
http://www.dictionarist.com/definitie/mount
teme shume interesante, komplimente
Gjuha e perendive e Aristidh Koles ka mjaft shembuj e fakte te asaj cka shkrove me lart.
Kete teze e kam shtjelluar me hollesishem ketu:
http://arberiaonline.com/viewtopic.php?f=82&t=653
Kuptohet qe eshte gjuha me e vjeter ne bote,jo sepse eshte gjuha e ime ose e juaja,por sepse eshte e verteta.Nuk eshte gje qe duhet te sjelle mburrje te kote ose sulm nga te mendjembyllurit por eshte dicka e dobishme qe te dihet nga ata qe e flasin kete gjuhe(pavaresisht se ne brendesi pak kush e kupton).
Analizojme vetem nje fraze te gjuhes Baske,e cila mendohet si me e vjetra dhe jo indoeuropiane.Po merrem vetem me pamjen e jashtme te krahasimit gjuhesor,ate qe sot quhet etimologji ose edhe fonetike qe te con ne etimologji(shkurt-shkut),por qe per mua permben injornacen e universiteteve Europiane ne drejtim te gjuhes.Po kjo ska rendesi.Eshte fjala,ose njesia shume e rendesishm e cdo gjuhe:miremengjes.
Ne gjuhen baske “baita zuri ere” kupton *miremengjes.Cfare e lidh me gjuhen shqipe dhe me kohen e formimit gjuhesor?Ndersa gjuha baske kupton ne sound grup ide Miremengjes,gjuha Shqipe e sotme kupton cdo njesi ne vecanti;“bajta zuri e re”.Bera zenien e re.Kuptohet fare paster foljet;”baj”,"zuri”si dhe mbiemri i gjinise femerore “e re”.Kuptohet dhe fare qarte qe vjen nga bashkime te kocepteve me te imta te gjuhes Shqipe dhe kjo tregon qe mund te jete e vjeter,por ne krahasim me gjuhen Shqipe eshte me e re.Ky konkluzion vjen nga njohja e kodikeve.Kodiket e gjuhes bashke,ajo qe sot fatekeqesisht nuk kuptohet nga gjuhetaret te medhenj e te vegjel,jane njesoj me kodiket e gjuhes shqipe(ato mund te ndertojne njesi te njeta kuptimore ne menyra te ndryshme kombinacione tinguj ndertues,cila rrezon etimologjine dhe pjeserisht fonetiken per me shkue ne etimologji).Kodiket kane ndertuar gjuhet.Nuk kemi etimologji ne shumicen me te madhe te rasteve,por drejtim ndertimor te cdo fjale me ane te kodikeve,ne shumicene me te madhe te rasteve.Zbatimi I kodikeve gjuhesore (antlantidasit),eshte bere fillimisht ne Europe nga nje grup i vetem njerezor,pas ardhesit e te cileve te drejperdrejte,99 % e mundshme,jane Shqiptaret,me te hershmit dhe Basket(ose bashket=te bashkuarit).Pse basket pak me te vonshem??Thjesht e tregon formimi gjuhesor..Kuptohet,ata jane shume here me te vjeter se te tjeret.
Re: Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra.
Citim:
Po citoj ato që tha Zeus10
Gjuha, me magjine e saj, gjithmone ka sherbyer si burim debati, sidomos ne çeshtjen e prejardhjes se fjaleve. Megjithese nuk i eshte kushtuar vemendja e duhur prej linguistikes moderne, shqipja, tregon ne menyre te pakundershtueshme, se rrenjet e fjaleve te saj dhe sidomos kuptimi i tyre, eshte shfrytezuar prej natyres(ose njeriut) per krijimin e gjuheve ""te tjera"". Nje nga keto gjuhe ""te tjera"" eshte dhe e ashtequajtura Greqishte e Vjeter. Ne pamje te pare nje gjuhe me fjalor te ndryshem nga shqipja, ajo shfrytezon teresisht, koncepte, kuptime dhe fjale te shqipes gjate fjaleformimit te saj.
Le te shohim nje prej tyre dhe per kete ta fillojme me nje qenie natyrore.
Kafsha e quajtur kalë ne shqip, eshte perdorur pothuajse totalisht si mjet transporti, dhe menyra tradicionale ka qene hipja ne te, ose te kaluarit siper tij. Vete emri KAL buron prej foljes kaloj, qe shpreh veprimin e hipjes mbi te. Pra kaloj dhe hipi, jane fjale me te njejtin kuptim kur ato perdoren per te treguar menyren e kercimit mbi te. Kjo e fundit, pra fjala HIPI, eshte ajo qe eshte perdorur dhe prej ""grekeve"" te lashte, per te cilesuar kalin:
ἵππος---> qe lexohet hip-os--(Classical): IPA: [h_ppos] h_ppos
ku natyrisht prapashtesa os(osht) nuk ndikon ne kuptimin e fjales te cilin ja jep rrenja hip.
Pra per ""grekun"" e vjeter, kali eshte ai qe i HIPEN siper per ta perdorur per transport, keshtu eshte dhe per shqiptarin sot, kafsha qe ja KALON siper dhe me mire se asnje kafshe tjeter, te sherben per te udhetuar me shpejtesi.
Ky eshte vetem nje shembull nga dhjetera shembuj te tjere qe mund te sjellim, qe tregojne se ata qe ne i quajme ""greke"" te vjeter, nuk jane aspak te tille, ata kane folur nje gjuhe te perafert me gjuhen tone, dhe kane perdorur shprehje qe megjithese mund te jene zhdukur prej fjalorit tone, ato bartin ne rrenjet e tyre, fjalë te gjuhes qe ne flasim sot, gje qe tregon se sa shume evolon gjuha, per te ardhur ne formen qe e flasim sot.
Ndoshta s'e ka fare gabim Zeus......
Re: Re: Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Puna eshte se ketu behet fjale per nje kohe te pacaktuar.
Une di dicka tjeter, qe kafsha qe ka jetuar ne Ballkanin perendimor nuk ka qene kali, por gomari. Ne trojet shqiptare, pra nuk ka pasur kale fare, keshtu qe ky shpjegim linguistik bije automatikisht.
Re: Re: Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Anglishtja eshte nje gjuhe relativisht e re, por anglezeve kjo nuk u prish aspak pune.
Ne fakt keta te tjeret nuk kane pasur gjuhe fare, ore fare.
Dhe nuk flisnin hiq ncuq, s'kishin hiq fjale.
Dhe erdhem ne qe thua ti dhe ju mesuam si t'ju thone gjerave.
Cedrus si thua ti popujt qe kane ne themel gjuhen latine, mos valle e moren gjuhen nga romaket apo kishin dhe ata gjuhe te tyren???
Apo nuk kane pasur gjuhe fare!!!
Saint = I shenjte
P.S -Post Skripum = poshte shkrimit.
Skizem =Shqyej=shkyej=skiej
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ne fakt keta te tjeret nuk kane pasur gjuhe fare, ore fare.
Dhe nuk flisnin hiq ncuq, s'kishin hiq fjale.
Dhe erdhem ne qe thua ti dhe ju mesuam si t'ju thone gjerave.
Re: Re: Re: Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra.
citoj ate qe thote "cedrus"
Puna eshte se ketu behet fjale per nje kohe te pacaktuar.
Une di dicka tjeter, qe kafsha qe ka jetuar ne Ballkanin perendimor nuk ka qene kali, por gomari. Ne trojet shqiptare, pra nuk ka pasur kale fare, keshtu qe ky shpjegim linguistik bije automatikisht.
per sa kohe qe te gjenden eshtrat e nje kali qe te datojne moshen e ketij zbulimi me te vjeter se vete lindja e gjuhes, nuk mund te thuhet asgje.
Vec kesaj, edhe sikur shqipja te jete nje gjuhe e vjeter, ku eshte e mira e kesaj gjeje dhe pse duhet ta perdorim si indeks mburrje kombetare?
Anglishtja eshte nje gjuhe relativisht e re, por anglezeve kjo nuk u prish aspak pune.
------------------------------------------------------------------------------------
pasi lexon shpjegimin tend dhe ndonje te ngjashmi me ty, te meresh me to eshte njelloj si te qellosh kundra kryqit te kuq. shqip = gjynah
A, harrova te them qe seicili di mire prejardhjen e vet. Keshtu qe nuk ve ne dyshim qe Cedrus mban mend te paret e tij.
Re: Re: Re: Re: Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra.
Citim:
Po citoj ato që tha artu
citoj ate qe thote "cedrus"
pasi lexon shpjegimin tend dhe ndonje te ngjashmi me ty, te meresh me to eshte njelloj si te qellosh kundra kryqit te kuq. shqip = gjynah
A, harrova te them qe seicili di mire prejardhjen e vet. Keshtu qe nuk ve ne dyshim qe Cedrus mban mend te paret e tij.
credus!
nuk po te pergjigjem, meqenese po te lexosh e gjen ne pohimin tend.
http://www.youtube.com/user/2B1985#p/f/7/5LybloI4Yu8
GJUHA SHQIPE dhe ARMENE jane dy gjuhet e aferta dhe te vetmet qe kane origjine Thrako-Iliriane.Mbas viteve 1908,ne shqiperi u zyrtarizua alfabeti i sotem i bazuar ne LATINISHTE,ku nga kjo kohe kemi shume humbje gjurmesh,te cilat sot edhe ne enciklopedi universitare ne shqiperi,nuk arrijne te tregojne gjuhen e vertete te mbyllur dhe unike si SHQIPJA.Sot ne alfabetin tone kemi ngjashmeri me gjuhen GALE(frenge),Celte,italike,iraniane dhe anatole.Me nji fjale gjuha Shqipe sot konsiderohet si gjuhe misterioze......
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Cedrus si thua ti popujt qe kane ne themel gjuhen latine, mos valle e moren gjuhen nga romaket apo kishin dhe ata gjuhe te tyren???
Apo nuk kane pasur gjuhe fare!!!
Citim:Me mire vone se kurre shelgu.
Po citoj ato që tha shelgu
Piktor prit te te pergjigjem pas nje viti
E kam mendim te pjekur prandaj, prita nje vit te tere
Pra ata qe kane gjuhe neolatine mendoj qe e kane gjuhen te nakatorur me latinet.
Ne qe e kemi me te vjetren ne bote, ju kemi mesuar edhe te tjereve si te flasin
Citim:Kaloi nje vit shelgu?
Po citoj ato që tha shelgu
Piktor prit te te pergjigjem pas nje viti
E kam mendim te pjekur prandaj, prita nje vit te tere
Pra ata qe kane gjuhe neolatine mendoj qe e kane gjuhen te nakatorur me latinet.
Ne qe e kemi me te vjetren ne bote, ju kemi mesuar edhe te tjereve si te flasin
E kane folur majmunet, kaq e lasht eshte.
Ja kshu!
Oj!
Nga punimi "Evolucioni gjuhesor", v.2, 2009, -r.th.
Le të shohim tani shpejt edhe disa nga emrat dhe termat biblikë. Edhe në Bibël shohim që greqishtja e vjetër ka shumë të përbashkëta me shqipen e sotme, të paktën kjo nga emrat, termat dhe toponimet e ndryshëm. Vetë fjala bibël, bibla, biblos është shpjeguar nga shumë autorë me emrin e qytetit të vjetër Biblios, (diku në brigjet e Libanit të sotëm), ku ishte një qendër e dëgjuar shkruesish dhe librash. Kjo fjalë gjindet sot në shumë gjuhë në kuptimin e librit dhe bibliotekës. Kuptimi i saj shpesh edhe si përmbledhje e shkrimeve të shenjta, e tregon më së miri këtë, pra më e mira nga gjithë librat e tjerë. Ndonëse ne i shkojmë (apo përpiqemi ti shkojmë) kuptimeve dhe formimit të shumë fjalëve më thellë se sa shpjegimet moderne etimollogjike të autorve të ndryshëm, tek ky term është vështirë ti shkojmë historisë thellë deri tek kuptimet konkrete të fonem-morfemave të këtij termi. Kjo për arsye se në këtë kohë (2500-2000 vjet më parë), këto fonem-morfema kanë patur më tepër kuptim abstrakt se sa konkret. Pra është thënë thjesht si libri i librave, apo libri i përmbledhur në atë qytet me atë emër, pa e ditur se ato fonem-morfema të këtij termi kanë patur dikur një kuptim konkret.
Fjala e parë e Biblës është "genesis", dhe nuk ka nevojë ta quajmë fjalë shqipe apo internacionale, sepse kemi brënda fonem-morfema që kanë hyrë në shumë gjuhë. Në shqip është kuptimi akoma i qartë: gjë nisi.
Kemi pastaj legjendarin Moisi i cili udhëhoqi nëpër shkretëtirë për 40 vjet një popull të tërë. Nuk besoj se jemi ne të parët që pas këtij emri të shohim mësuesin - il maestro - den Lehrer. Tashmë lexuesi e di se ky term i përgjigjej asaj kohe më së shumti udhëfryesit fetar. Mendoj që kjo fjalë të jetë e prejardhur nga "ma // me + zëu // seu", pra që tregonte njeriun që ecte "mbas // me + zërin // shikimin", (të parit në shenjat hyjnore). Kështu lindi fjala e mësuesit.
Vëllai i tij quhej Aaron dhe lidhet patjetër me atë që duhet 1. të ruante fenë që i la Moisiu, por ky 2. e harroi porosinë dhe u kthye në fe tjetër. (Vazhdon, Evol. gjuh.)
(vazhdim i Evol. gjuh.)
Harruam të përmendim njeriun parë, Adam-in, i cili a dam nga Zoti për të formuar edhe femrën. Ky shpjegim është dhënë nga shumë studjues të tjerë më parë.
Abrahami është ai njeri i ramë nga veriu në jug, ajo përpjekje e pareshtur disa mijravjeçare e veri-lindorëve mesopotamas (para dhe prapa asyro-babilonas), për të futur fenë dhe spiritualitetin e tyre në baorët e jugut. Këta duket se e kanë sot vazhdimin në fenë shite, ndërkohë që pjesa tjetër jug-perëndimore e ka vazhdimin tek sunitët. Të parët (parakaluesit e tyre) duket kishin në mesin e mijvjeçarit të parë p.e.s., një qendër tepër të rëndësishme në Bethel, vënd ky diku rreth Jeruzalemit të sotëm. Pra, Abrahami, si të gjithë personazhet biblikë, është një figurë simbolike që tregon zbritjen poshtë të një grupi të caktuar fetar, (panvarësisht se në atë grup shtytja kryesore e zbritjes mund të ketë qenë si fillim urija). Kjo zbritje ka ndodhur vazhdimisht, por gjurmëlënëse duhet të ketë qenë ndonjë e para 4-5 mijë vjetësh.
Ky shok kishte një grua që s’bënte fëmijë dhe quhesh Sara. Edhe këtu shohim atë arbërishte të përdorur: s’a ra, d.m.th. kjo grua nuk kish ra me barë, nuk kish ngelur shtatzëne. Kuptimi simbolik është i qartë, ky grup i ardhur dallohej nga numri i vogël i pjesmarrësve. Dhe nëpërmjet bashkimit seksual që Sara bëri me vëndasit, ajo lindi fëmijë. Edhe këtu kuptimi është i qartë, këta veriorë ishin më modernë nga jugorët dhe, duke bërë bashkime dhe martesa me vendasit, u shtuan. Një ditë feja e tyre u njehësua, (kjo ndodhi gradualisht dhe vazhdon të ndodhi gradualisht).
Shumë qytete fillojnë në Bibël me fonemën be. Mendojmë që kjo është një fjalë që ka treguar dhënien e fjalës, marrëveshjen, mirkuptimin, vendosjen e një guri si shenjë. Edhe fjala e sotme “shqipe” bela (diçka e keqe) ka kuptimin e lënies së kësaj beje.
Gruaja e Adamit quhet Eva, që nuk mund të merrte emër tjetër përveç se atij të krijueses së parë të njerëzimit. Në italishte (uva) dhe shqipe (ve) tregon vezën=Eier. Për këtë fjalë kemi folur edhe më lart. (Në sëmundjet fetare që po kalon në këtë kohë globi ynë, mjafton vetëm shpjegimi i pak emrave, termave, toponimeve.)
Këta të dy bënë dy djem. Njëri merrej me blegtori (Abeli) dhe tjetri merrej me bujqësi (Kaini), pra punimin e arës. Kështu filloi ndarja e parë dalluese e punës, e cila i ndau njerëzit asaj kohe (dhjetra mijra vjet më parë). (Në shumë fise të vjetër afrikanë, ekziston edhe sot e kësaj dite kjo lloj ndarje e punës, me ‘të edhe mëria midis të dy palëve.) Të dy këta i bënë nga një dhuratë Zotit dhe Zoti pëlqeu më shumë dhuratën e Abelit (mishin dhe bylmetin). Nga inati Kaini e vrau Abelin. Zoti e dënoi Kainin të bridhte e të vuante mbi tokë, -ndoshta është këtu ka hirin (cenere; Asche) e Zotit, në kuptimin kjo të së ftohtës, pra jo zjarrin e Tij, jo dashurinë e Tij. Pastaj Kaini gjeti një grua dhe bëri fëmijë. Ky pati më vonë mbrojtjen e Zotit, çfarë (për paradoks?) del kuptimi ka inin, hini-n e Zotit (Hijen e Tij, mbrojtjen e Tij, dashurinë e Tij). Abeli duket e mori këtë emër, nga "a beri" (ai që kishte bera / bagëti)?. Ose mos kemi ndonjë kopim të gabuar të shkruesve të mëvonshëm, dhe ka mundësi që Kaini ka qenë blegtor dhe u dënua të bridhte me bagëtinë e tij, ndërsa Abeli ishte bujqësor e ka punuar me bel ?!. Qoftë kështu apo ashtu, kjo fjalë, bel-i, është e prejardhur nga bi, bë + li, le, pra bi (rënia), bërja, puna + lënia e dheut përsëri aty. (Vazhdon Evol. gjuh.)
Kaluan pas këtyre disa breza deri sa erdhi Noja, një njeri ky që bëri një varkë (arqe, arkë) dhe futi aty të gjitha speciet. (Ka akoma edhe sot shumë budallenj që kërkojnë me të vërtetë një varkë në pellgun e sotëm kurd, duke mos e kuptuar se as titaniku nuk do ti nxinte dot të gjitha llojet e specieve, përveç kësaj duket ashiqari që tregimi është simbolik dhe nuk është se vërtet u përmbyt bota apo u ndërtua një varkë e tillë.) Noja nuk është gjë tjetër veçse simbolika e fesë së re, e cila përmbante si të gjitha fetë që janë ndrruar, elemente të feve më të vjetra. Përmbytja me ujë e botës dhe jo djegia me zjarr, tregojnë edhe një herë atë përpjekje të pareshtur të jugorve për të treguar sundimin e fesë së tyre mbi ato veriore, ku shenjë simbolike e shenjtë nuk ishte uji por zjarri, sepse në vendet veriore nuk mungonte uji, por dielli dhe zjarri që i ngrohte. Ndërsa vendet jugore kishin më së shumti nevojë për ujin ndaj edhe ky element është paraqitur disa herë në fe të ndryshme si gjë e shenjtë. Këtë e mëson cilido në shkollë.
Abrahami bëri një fëmijë me një shërbëtore dhe e quajti Ismail, (në variante të tjera: Eshmael). Duket që këtu kemi esh+ma+el, d.m.th. atë popull të madh e të lartë (hyjnor, besimtar), pra semito-arabët. Abrahami bëri me Sarën edhe një fëmijë tjetër, Isak-un. Duket se tek ky kemi atë që merrte hakun, pra semito-arabin verior, i cili për shkak të rrallësisë në banorve e kishte shijuar lirinë më shumë se jugori, si i tillë nuk duronte kur cënohej apo prekej nga dikush. Kjo është në të vërtetë e gjithë historia e njeriut. Ne e shohim veriorin si më të papërkulur, (psikoanalistët sot përpiqen ti venë veriorit terma psiqiatrikë për shkak të kësaj mënyre sjellje të tij, në ndryshim me jugorin që nuk para e përdor shumë hakmarrjen), sepse jugori duke pas jetuar përherë në dendësi të madhe popullsie, ai është përballur çdo minutë dhe sekondë me padrejtësitë e tjetrit, gjë që në trurin e tij është formuar ai gen që e drejton përmrekulli përmes atyre situatave të pakëndëshme. Ndërsa veriorit i “mungon ky gen”, sepse ai, i larguar hershmërisht nga dëndja njerëzore, (pra nga padrejtësitë e përminutshme), ai jetontë më i lirë dhe me më pak ngacmime e padrejtësira. Ndaj ai ka vështirësi sot në përplasjen me fenomenet që sjell dëndësia e species së tij. Kjo është dhe asgjë më shumë. I gjejnë një emër kësaj”sëmundje” psikollogët, apo i zbulojnë një gen të veçantë gjenetistët, apo merr një term të ri nga psikoanalistët, kjo nuk ndryshon asnjë gjë në shpjegimin tonë. Veriori duket hakmarrës sepse parakaluesit e tij kanë kaluar për mijra vjet me më pak trysni dhe ngacmime në shoqëri nga jugori. Vetë fakti që një pjesë e këtyre jugorve të zonave të ngrohta merrnin rrugën e vëndeve të ftohta për ti shpëtuar probleme të dëndësisë së madhe, (urija, vjedhja, grabitja, taksat, padrejtësitë e ndryshme, hakmarrjeve, etj.), tregon se njeriu vështirë të futet në kallëpe: jugor dhe verior; por ligji natyror i kërkimit të zënies së një pozicioni të caktuar të kënaqshëm në jetë, sjell atë mënyrë jetese që ne pastaj e kategorizojmë në terma të ndryshme (jugor, verior, gen skizofrenik, etj. terma).
Edhe emri i shërbëtores që i lindi Abrahamit Esmaelin, Agari, na kujton atë fjalë “shqipe” angari, që tregon kryerjen e një pune pa dobi apo pagesë. A nuk u dëbua Agari me lindjen e Isakut?!
Fakti që Isaku shkoi në Gerar tek filistejtë, (në një kohë që filistejtë nuk kishin hyrë akoma në histori!), tregon edhe një herë lidhjen e njeriut që merrte hak me veriorët filisteas. Edhe të gjitha faktet e tjera që sjell bibla, duket që kemi të bëjmë me ngjarje të periudhës rreth 1300- deri të kohës së Krishtit. Ky është, -sipas emisioneve të shumtë televizivë-, edhe mendimi i shumicës së historianëve.
Edhe në ngjarjen e Jozefit duket se kemi atë: je zë fe, që d.t.th. se kemi një zë shenjti; ngaqë veriorët e krahinave të Egjyptit, -nga shkaku se Egjypti e ka pas shtrirjen dhe ndikimin e tij deri afër Eufratit-, zbrisnin deri në Egjypt dhe arrisnin edhe të ndikonin në jetën politike të Egjyptit.
Edhe tek rasti i vëllait të vogël, Beniamin, kuptimi që japin njo-hësit e hebraishtes, i përshtatet në këtë rast krejt atij shqip-verior: bini i min (biri i mirë). Por unë nuk do të hidhja krejt poshtë edhe kuptimin bini im (mio figlio; meine Sohn), duke e parë si një provë, se si gjuhët ndahen, (kuptohet, nëpërmjet zhvillimit).
Harruam të themi se ati i Jozefit dhe vëllezërve të tij quhej Jakob, i cili ia punon të vëllait të tij, Esaut në çështjen e trashëgimisë. Duket se edhe këtu kemi atë shqiptim: je kob, që ka kuptimin e njeriut që sjell të këqia, (por që më vonë nga shkruesit mbase nuk është kuptuar kuptimi konkret i këtij emri-cilësues).
Ky Jakob ka në bibël edhe emrin tjetër Izrael, që ka kuptimin e atij që ishte në grindje me Zotin, -shpjegim ky sipas vetë studiuesve izraelitë, të cilin e gjejmë në cilindo diksionar. Tek ky emër kemi atë fjalë internacionale, me prejardhje ndoshta nga Egjypti: izër, që tregon diçka djegëse, të sertë, jo paqësor. Në shqipe tregohet me këtë fjalë (izër, ithër) ajo bimë që na djeg kur e prekim; por përdoret shpesh kjo fjalë edhe në kuptimin figura-tiv për një njeri jopaqësor e të këndshëm. Fakti që disa studiues përpiqen ta gjejnë këtë emër si një toponim, është si të rrahësh ujë në hava, sepse tregon vetëm grindjen fetare midis Egjyptit e aleatëve t’ saj, (sot në vazhdimin sunit), me verilindorët që kishin tjetër fe, (sot në vazhdimin shiit). Ata të fesë jugore judea-se (je Deus) i quanin ata veri-lindorë me përçmim: izër el (i serti Zot).
Tek personi Juda shohim fenë e jugorve që do ta kenë marrë këtë emër nga veri-perëndimorët grekë apo paragrekë: je Deus; Deus quhej për këta jugorë si Zoti në përgjithësi, por kishte edhe kuptimin simbolik të Perëndisë së Tokës, sepse jeta e tyre e kultit nuk mund të ishte jashtë asaj të dheut (tokës), në ndryshim pra nga ajo e veriorëve që kishin më shumë për simbol zjarrin. Ndër judejtë e sotëm, pak prej e tyre e dinë që e kanë emrin nga feja.
Edhe toponimi i malit (gadishullit) të Sinai-t nuk tregon gjë tjetër veçse atë fjalë semite të zërit (sënit) të Zotit/ Perëndisë që dëgjoi Moisiu (mësuesi). Ngjarja është simbolike, -ndikimi egjypt aty.
Edhe tek toponimi Jeruzalem i bashkohemi mendimit të përgjithshëm mbi lidhjen e tij me paqen. Por ne e çojmë edhe më tej shpjegimin etimologjik të këtij toponimi: je ru shalom, je ra za lem. Fjala semito-arabe shalom-salam (paqe; pace; Frieden), nuk është gjë tjetër veçse za + lem , që kishte në kohë të lashta kuptimin e vendosjes së qetësisë nga lemia /lënia e zërit. Këto dy fonem-morfema u përdorën në nocionin modern të paqes, sepse këto ishin përdorur edhe në një kuptim disi më të “vogël” apo më “primitiv” i qetësisë midis individëve dhe grupeve. Fonem-morfema “ru”, “ra” ka mundësi ose të tregojë veprimin e rënies, ose perëndinë egjyptase Ra.
Tek emri i Sauli-t, (një mbret i mëvonshëm që u përpoq të ngre-nte mbretërinë e tij, por pati jetë të shkurtër), shohim s’a ul-i, që d.t.th. se nuk arriti të ulesh mirë në fronin e tij mbretëror, pra nuk mbretëroi gjatë. Mendoj që ky të ketë jetuar ose aty rreth viteve 700-640 para ndikimit masiv grek (të Solonit) ose rreth viteve 500-400 kur ajo zonë kishte përplasje të shumta me veri-lindorët.
Pas kësaj figure kemi një kaçak-mbret me emrin David pas të cilit shohim atë shqipe shkruesish pas-hetitash: da fud (ta fut), ngaqë ky ta fuste pabesisht. E gjithë jeta e tij është tepër negative, biles as nuk bëhet ndonjë përpjekje nga shkruesit për ti mbuluar gjurmët e tij kriminale; e megjithatë ky nderohet disi nga këta shkrues dhe sidomos nga rabinët e sotëm (!), duket kjo vetëm nga shkaku se i ka përkitur të gjithë krahëve, politikisht; dhe jugut fetarisht. Tashmë e dimë që tek "fud" kemi të lashtat "fi + dë" (fut në dhe).
Në figurën e Salomonit shohim thjesht figurën greke Soloni. Pra, Davidi nuk është ati i tij por një ndjekës i tij, veçse aq i zhytur në pabesira dhe rrëmbime sa edhe vetë filohitejtë, grekët (helenët) e ndoqën më në fund, por duket pa e hedhur krejt poshtë, nga shërbimet që u kish bërë.
Harruam kopshtin e Edeni-t, (parajsën), ku duket qartë "e deni-t", e dheni-t, d.m.th. kopshti i dheut.
Gjithashtu, -më duket se e kemi shpjeguar edhe më lart-, që olokaust , holokaust (fjalë kjo që konsiderohet më tepër greke se hebrehe), ka kuptimin e lënies së flisë (kurbanit në altar), duket shumë qartë dhe ruhet akoma në shqipe: e lo kushtin, pra e lë atë që është caktuar për Perëndinë /Zotin.
Në bibël na dalin disa Tamara, të gjitha këto dalin të bukura, kryesisht me origjinë disi veriore, dhe të gjitha ose rrëmbehen ose përdhunohen nga kushurinj apo njerëz të ndryshëm. Tek ky emër shohim ta mora, d.m.th. rrëmbimin e një gruaje të bukur.
Para se të vdiste, Moisiu mori vesh nga Zoti që do të vdiste në malin e Abarimëve. Këtu shohim siç duket respektin e Zotit për ‘të, që ndonëse nuk e la të hynte në tokën e bekuar ku rridhte qumësht dhe mjaltë, të paktën e nderoi duke e lënë të vdiste në malin e barit (të) imët, a bar imët.
Në bibël kemi edhe një personazh dikur në kohën e grabitqarit të femrave, Davudit, i cili quhej Araunah, dhe i cili e ndau arën e tij, duke e lënë një pjesë altar për Zotin. Ky nuk kish si të quhej ndryshe nga shkruesit grekë apo paragrekë, veçse "ara u n(d)ah".
Nuk na kujtohen tani të tjerë personazhe apo toponime, por sidoqoftë, një shumicë e tyre duket që i përshtaten atyre të kuptimeve të sotme shqipe, çfarë është ndryshe 70-90% kuptimi i vjetër grek.
Edhe simbolikat e Ungjillit (nr. 12 etj.) i bashkngjiten atyre të Biblës, por ky ecën në tjetër frymë nga Bibla, është më paqësor. Edhe ky është shumë i trajtuar nga studjuesit e shumtë. Ajo që na intereson tek ky është vetë titulli i tij: Evangjelium, të cilin e kupton cilido shqipfolës: e vëna e gjallën, që ka kuptimin e kësaj të vëne të gjallë, diçkaje të rikrijuar, një fryme të re, asja kohe kjo kishte kuptimin e diçkaje që po ngjallte njerëzimin. (Fund, f.210-216 nga Evol. gjuh. v.2, 2009, r.th.)
Duke pare tek faqet pasuese te punimit tim edhe dicka interesante (sinteze e mesimeve shkollore kryesisht) ne lidhje me kuptimin dialektik dhe metafizik te koncepteve historike, per te cilat me pyeti dhe Piktori, po e zgjas edhe pak faqe hedhjen e materialeve nga "Evol. gjuh., v.2: f217-...)
Duke u përpjekur ta ngjallim edhe neve pak lexuesin, po kalojmë tani në krahasime fjalësh të ndryshme, të mbledhura gjatë kohrave të ndryshme, e tek të cilat duket qartë evolucioni gjuhësor. Këtë po e shoqërojmë me historinë e species njeri, duke u ndalur pak më tepër në atë sintezë të asaj rruge mitollogjike të tij, tek mitollogjitë e vjetra greke.
Kjo specie, degë e një specie të mëparshme, e cila dhe ajo e mëparshme gjithashtu një degë e një tjetre të mëparshme e pambarim në këtë rrugë evoluese, me prejardhje pra nga elementët prej të cilëve është e përbërë edhe materia, pra gjithë ky Univers gjithashtu në ndryshim dhe evolim, -një lidhje-vazhdim-prejardhje kjo të cilën e dallojmë në cdo vështrim empirik që i hedhim vetes dhe natyrës tonë; mjafton pirja e një kafe të fortë dhe ne do të ndjejmë në rremat/dejtë/damarët tonë të trupit dhe kokës atë lëvizje impulsive të boshtit të zjarrtë të tokës tonë, të diellit të gjithë valëve dritorë dhe të tjerë të Universit, kjo në ndejesinë e lëvizjes së gjakut tonë, biles për këtë mjafton edhe vetëm ajo matje pulsi, ku ne shohim se si gjaku nuk rrjedh njëtrajtshmërisht por me hope, siç edhe gjithshka në materie, aq më tepër në materien e gaztë dhe të lëngshme dhe të shpejtësive të mëdha. Kështu, në rrugën lëvizëse të kësaj specie që filloi të rrinte me dy këmbë, kemi shumë hope dalje nga kontinenti mëmë Afrika. Pa këto hope dhe takimin e këtyre grupeve të veçuara, nuk do të kishim zhvillim, ose zhvillimi mund të ishte më i ngadaltë. Për më tepër, ky zhvillim nuk do të dallohej. Këtë dallim, pra krijimin në trurin e tij të një nocioni të ndryshimit, (panvarësisht se fillimisht, viziv dhe jo abstrakt), ky njeri e ka patur qysh në kohën e lakurqësisë së tij. Atëhere ai dalloi se qënie të tjera të ngjashme, apo të ikur rastësisht nga grupi, takoheshin pas shumë kohe, por me ndryshime të vogla, të mjaftueshme që ai ti dallonte me sytë e tij ato ndryshime; p.sh. ngjyra e lëkurës, fizionomia e fytyrës, mënyra e ecjes, ngjyra e flokëve, një zbukurim, një shëndoshje apo dobësim, një zgjatje, etj.. Pikërisht ky ndryshim qe nxitje për zhvillimin e tij intelektual, pa injoruar faktorin kryesor, ushqimin. Ky abstraksion i ndryshimit e drejtoi atë insiktivisht në ndryshimin e toneve të përditshëm.
Duke u pasuruar jeta e tij e përditshme nga parja e fenomeneve dhe subjekteve të ndryshme, ishte më se llogjike që ai të kuptonte se pasurimi i fjalëve me të cilat komunikonte, (veprim ky instiktiv për ‘të), e ndihmonte atë në përmisimin e jetës së tij. Se cilat janë drejtimet e këtij komunikacioni të tij në të ardhmen, ky është një problem që hyn në atë ligj hegelian të sacisë dhe teknikës, gjë që d.t.th. se ky komunikacion i tij në të ardhmen mund të jetë krejt i ndryshëm nga ky i sotmi, ashtu siç ky i sotmi është krejt i ndryshëm me atë të para 100 mijë vjetëve, kur ai vetëm çirresh, dhe akoma nuk kish formuar tone të qartë, (“të qartë”, -në kuptimin tonë të sotëm).
Ky ndryshim i gjuhës shoqëronte atë të mbarë jetës së tij. Ashtu siç zhvillohej jeta, ashtu zhvillohej edhe gjuha e tij. Gjuha dhe jeta ishin gati simbioza të njëra-tjetrës. Mirpo shpjegimi është më së shumti metafizik; përndryshe ne nuk do të arrisnim asnjëherë të shpjegonim diçka, nëse do të fusnim në llogari të një subjekti lëvizjen, pra kohën e tij: Në këtë llogaritje të kohës së një subjekti, ne dallojmë vetëm fenomenin dhe jo vetë subjektin; -këtë e mëson cilido nxënës në shkollë. Në dallojmë njeriun, sepse marrim në konsideratë vetëm një etapë të caktuar të kësaj materie në lëvizje të përhershme, etapë kjo tepër e shkurtër në krahasim me atë të materies prej edhe nga rrjedhim. Apo po të marrim një italian, pra konceptin “italian”, ne kemi në analizë vetëm një etapë të caktuar të njeriut, e cila gjithashtu është tepër e shkurtër me atë të kësaj specie me dy këmbë. Para 6-7 mijë vjetësh nuk kishim italianë, ndonëse datohen ngulimet e para në këtë kohë në Itali të jugut. Ashtu siç duket që nuk do të kemi më italianë apo shqiptarë apo grekë, apo gjermanë pas nja 2-3 mijë vjetësh, (e ndoshta pas disa qindra vjetësh, nga fundi i këtij mijvjeçari të tretë pas Krishtit).
Këtë lëvizje, këtë trajtim metafizik, por në të njëjtën kohë: këtë kuptim dialektik të natyrës, e din çdo njeri historian dhe gjuhëtar. E megjithatë, shumica e tyre, për të mos thënë të gjithë, e bëjnë trajtimin historik aq metafizik, sa të lënë përshtypjen e një injorimi të kuptimit dialektik të gjithë kësaj rruge në të cilën ecën natyra, me të edhe cilado krijesë, duke përfshirë edhe njeriun.
(f. 219-220) Kështu në atë sintezë të mitollogjive të hyra nga jashtë dhe të zhvilluara në Ballkanin jugor (në Helladë, -Greqia e sotme kryesisht), nuk mund të kemi diçka të dhënë njëherë e mirë e të pandryshuar, siç u përpoqën ta interpretonin asaj kohe, kur ato (të paktën) u mblodhën nga koha e Hesiodit (ne Teogoninë e tij), por që edhe asaj kohe u dalluan se i përkisnin kohrave dhe grupeve të ndryshme, apo siç i interpretojnë edhe sot shumë studiues tek merren me etimologjinë e këtij dhe atij emri Perëndie, duke parë më tepër se kujt i ngjan ai emër, dhe jo si ka lëvizur fonetika dhe historia e tij.
Por ne dimë nga punimi ynë, se sa më thellë të hyjmë në historinë e njeriut, aq më tepër e gjejmë anallogjinë e një emri dhe fjale të lashtë në gjuhë të tjera. Sa më afër ti afrohemi kohës tonë, aq më me pak gjuhë e gjejmë anallogjinë e një emri dhe fjale. Kështu p.sh. në atë hershmëri të krijimit mitollogjik të botës, ne dallojmë atë fjalë internacionale: kaos-i, çfarë do të ishte tepër metafizike dhe budadallëk ta lidhim me x apo y gjuhë. Kjo fjalë (kaos) gjindet në një shumicë gjuhësh në të njëjtin kuptim, sepse është tepër e lashtë. Dhe dallohet qartë që është e formuar nga fonem-morfemat ka + os (osh). Tashmë e dimë se çdo të thotë ka (ka; ha; hat). Dhe themi (sipas kombësisë që kemi), që kjo fjalë dhe, me ‘të, edhe miti të jenë shqiptar, italian apo gjerman, apo tjetër vëndi, sepse në fakt kjo "ka, ha" gjindet në të njëjtin kuptim në një shumicë gjuhësh! Ky është gabimi i parë trashanik që bëjmë. Kjo fjalë, biles edhe miti i mëvonshëm janë krijuar dhe kanë ekzistuar asaj kohe kur nuk ekzistonin këto kombe; biles edhe gjuhët e tyre ishin diçka më ndryshe nga ato që fliten sot, për të mos thënë që i përkisnin një-dy grupeve me të përbashkëta, më të mëdha nga ato të sotmet.
Për sa i përket os, osh, ne nuk e dimë, çfarë do të thotë: 1. kjo gjindet në ndonjë gjuhë akoma kështu siç është, në një kuptim përqatës me atë të "ka" dhe "kaos"-it, (por ne nuk e dimë), ose 2. kjo ka humbur në pluhurin e shekujve, çfarë do të thotë të ketë kaluar e ndryshuar (zhvilluar) nën tonizime të tjera, në gjuhë të tjera. Kjo gjë nuk do të thotë se ne nuk mund të hipotezojmë apo të shohim ato fjalë të përafërta, si dhe ç’thonë të tjerët.
Tek os, osh ne mund të kemi o së (sy; occhio; Auge), në atë kuptim të lashtë të atij syri hyjnor pa të cilin nuk mund të lindte gjë. Por mund të kemi edhe o si (zi; nero; Schwarz), çfarë ka kuptimin se nga kjo errësirë do të dilte më pas gjithshka; këtu errësirë përmbledh atë që nuk dihet se ç’farë është, jo thjesht vetëm kuptimin fizik të së kundërtës së dritës.
Gjithashtu ne kemi tek osh, ësh, ysh, atë ton të lashtë të njeriut që tregonte diçka të shtyrë, të përzier, diçka në lëvizje pa drejtim. Kemi akoma në shqipe, -siç kemi thënë-, ysh, tek e cysim gomarin apo mushkën të eci, të lëvizi përpara; kemi thënë se kjo vjen nga ajo zhurmë onomatike që ben cdo objekt kur e lëvizim, kur e shtyjmë: sh-shë-ësh.
Ne kemi në shqipe edhe fjalën bosh (vuoto; leer), e cila duket e formuar nga bë osh (fa osh; macht osch) , tek e cila ai njeriu i lashtë shihte zhurmën e fortë të një ere, por nuk dallonte diçka materiale, dhe, ngaqë nuk ishin formuar akoma klasat të cilat do ta detyronin në deduktimin e tij gjatë vrojtimit, ai e merrte atë lëvizje ere sipas pikpamjes së tij. Ndaj kjo "ëshë" do të kalonte sa në kuptimin e dikaje jo materiale (bosh, ne shqip), aq edhe në kuptime të tjera, të cilat ne (thjesht) nuk i njohim.
Por edhe fjala tjetër shqipe "zhurme" (rumore; Larm) ka si piknisje atë zhurmë të natyrës, (të erës së fortë mbi të gjitha), ndaj ne formojmë pak a shumë një kuptim të kësaj "ësh" të lashtë, që ka marrë pjesë në formimin e fjalës së nocionit të atëhershëm të kaosi-t, nocion ky jo kaq i qartë e i kësaj forme kaq filozofike të sotme.
Mendojmë që asaj kohe, kuptimi i këtij nocioni (kaos) ka qenë ai i të paturit të diçkaje jo të rregullt. Një diçka që i afrohet koncepteve të sotëm të zhurmës, parregullsisë, boshllëkut; asaj kohe pakëz më ndryshe. Ky është shpjegimi ynë mbi fillimin e asaj bote-jete, që kuptonte ai njeri i atëhershëm, kuptim ky që u përsos dhe u specifikua më vonë, aq sa e gjithë fjala (kaos) nuk merret më sot në kuptimet e hershme konkrete, por në një kuptim të ri (të sotëm) mbi parregullsinë.
(f.221-222) Të gjitha shpjegimet etimologjike që japin historianët dhe gjuhëtarët e tjerë mbi këtë fjalë, ne nuk i llogarisim, sepse analizat e tyre nuk bazohen në fillishmërinë e një toni/fjale, por bazohen në gjuhë të tjera, (sipas tyre) të vjetra këto, e tek të cilat ajo fjalë që marrin ata është gjithashtu e evoluar nga të tjera më të lashta, -gjë që ata nuk e shohin, sepse ecin në analizën e tyre të bazuar në trajtimin metafizik, që i përmban gjuhët dhe popujt si një e të pandryshuar. Kështu për ne, me gjithë respektin që kemi ndaj punës studionjëse të tij, është pa kuptim dhe i pavërtetë trajtimi metafizik i Aristidh Kolës mbi Kaosin, në librin e tij “Gjuha e Perëndive”, f.37. Ai e nxjerr prejardhjen e saj nga haFos, që (sipas tij) vjen nga një rrënjë hipotetike indoeuropiane Ghev-es. Dhe vazhdon duke përmëndur disa fjalë që kanë lidhje me ‘të, si hasko (vështroj në zbrazësirë), haino (hapem thellë), dhe handhano = horao (nxe, përfshij në vetvete). Duke vazhduar autori thotë: nga kjo dalin fjalët "hap" (gjatësia e një hapi, një pash); hapët (gjë e hapët); shohim pra (thotë autori) se folja hap (apri; öffnet) dhe fjalët që dalin prej saj kanë kuptimin e kaosit mitollogjik të Hesiodit, d.m.th. hapsirë, zgjatje, hapje, fillim veprimtarie.
Ky qe pra shpjegimi i autorit arvanitas-grek, shpjegim ky gjithnjë i gabuar sepse, (duke folur në mënyrë figurative), nuk e kërkon origjinën e një këmishe nga copat e paqepura që ekzistonin më parë, por e kërkon tek një këmishë tjetër e gatshme dhe e qepur. Këtë gabim e bëjnë thuajse të gjithë historianët dhe gjuhëtarët, ndonëse ata në ndërgjegjen e tyre janë të vetëdijshëm për evolimin e gjuhës, me ‘të edhe të nocioneve dhe gjithë miteve të njeriut. Po të hapësh të gjithë fjalorët etimologjikë të botës, gjëja dalluese që bie menjëherë në sy është të treguarit e origjinës së një fjale nga një fjalë tjetër e evoluar e një gjuhe të vjetër të papërdorur më sot (p.sh. sankritishtja, latinishtja, etj.), apo edhe prej një gjuhe të konsideruar si të vjetër dhe të përdorshme akoma sot, në një kohë që kjo fjalë është edhe tek ajo gjuhë e vjetër, mjaft e evoluar dhe e prejardhur nga të tjera fjalë (kuptime të përafërta).
Kështu shohim tek të gjithë fjalorët etimollogjikë të emrave prejardhjen e emrit Robert nga Rupert dhe ky nga Rupprecht (ruprekt), e ky nga hroud (i lartë) + beraht (i ndritshëm), gabim që e përsërit njëri shkrues pas tjetrit, e me të cilët merren së fundi tituj të ndryshëm, vetëm nga shkaku se referimi bëhet saktë sipas normave të shtëpive botuese. Ne nuk jemi kundër saktësimit të referimeve, sepse ato janë elementi fillestar i shkruajtjes së një punimi, për të treguar se kjo dhe ajo tezë e punimit nuk janë të vjedhura. Por origjina e një fjale, emri apo toponimi nuk mund të kërkohet tek fjalët e evoluara të gjuhëve të tjera, të cilat thjesht nga ndonjë ngjashmëri fonetike, merren si pararendëse të këtyre që analizohen. E biles, nga njëherë ato fjalë pararendëse dalin edhe më të gjata se fjala në analizë, çfarë po të flasim me gjuhën figurative, njeriu ka shpikur më parë këpucët dhe pastaj sandalet. Mirpo dihet dhe është llogjike që ai si fillim ka marrë një shollë dhe i ka vënë një lidhëse sipër, të cilën, për ti bërë qejfin, po e quajme sandale; pastaj ai ka arritur ti vendosi asaj sholle të sheshtë një copë më të madhe rreth e rreth, të cilën ne po e quajmë këpucë. Kjo është mëse llogjike apo jo!?. Ai nuk mund të shpikte Shatëllin para Boingut.
Apo në fjalën baltë, fjalë mbi të cilën është diskutuar aq shumë, e të cilën e kemi në të gjitha trajtimet e historianëve + linguistëve të ndryshëm në fjalorin etimologjik të studiuesit shqiptar Eqerem Çabej. Janë rreth katër faqe analizë dhe komente mbi këtë fjalë, sepse autori jep saktë edhe referimet e të tjerëve, apo referimet e referimeve. Të gjithë këta historianë dhe linguistë, ndonëse e dinë dhe nuk e mohojnë lëvizjen + zhvillimin e gjuhëve, përsëri ata i trajtojnë ato metafizikisht, sepse kjo është rruga e shkollës perëndimore ku ata kanë mësuar. Të gjithë këta përpiqen ta nxjerrin prejardhjen e fjalës baltë sa nga sllavishtja, sa nga greqishtja, sa nga yllirishtja, sa nga bullgarishtja, sa nga lituanishtja, etj., etj.. Në fakt kjo fjalë është formuar atëhere kur nuk ekzistonin as shqiptarët me gjuhën e tyre të sotme, as ilirët dhe thrakët me gjuhë-n-t e tyre, as sllavët me gjuhët e tyre, as lituanezët me gjuhën e tyre, etj. etj. Kjo fjalë ka hyrë në të gjitha këto gjuhë sepse është formuar para tyre nga bë + lëk.
(f.223-224) Të dyja këto fonem-morfema (fjalë) janë tepër të lashta. Me bë është kuptuar me bë (fare; machen). Por me këtë, -pakëz më ndryshe fonetikisht-, bi, është kuptuar edhe veprimi i rënies, me bi (cadere; fallen). Ndërsa me lë është kuptuar lënia, me lënë (lasciare; lassen). Ndërsa fonem-morfema onomatike lëk, lët, llëk, llët, ka treguar fenomenin e ecjes, lënies, rënies së diçkaje në atë dheun e lëngshëm, të cilin e quajmë, lluc, balt. Kjo zhurmë që bën një objekt në baltë, (këmba kur ecën, guri që hidhet), në imitimin që njeriu i lashtë i bënte, teksa ai donte të tregontë atë subjekt, pra baltën, ky ton onomatik do të merrte pjesë në fjalën e atij subjekti. (Kemi folur për këtë edhe në librin tonë të parë.)
Mos do të thotë kjo, që ai ndenji duke u menduar se si ta quante këtë subjekt dhe pastaj tha: kjo bë lltë, apo bë llëc, apo bi llëk, apo bi llët, kjo e formon fjalën e re? Jo, ai nuk mund ti abstrago-nte veprimet e tij; ai edhe sot nuk para i abstragon veprimet e tij. Ai del para një tribune duke folur për preformizmin substral të intiuitivizmit inkadeshent, i nxitur nga ajo ndjenjë-insikt që i shton adrenalinën pas asaj habie dhe duartrokitje adhuruese që ai mer në fund, të gjitha këto të shoqëruara më pas nga veprimet materiale të pirjes së një gote vere të shtrenjtë, pranë një bukurosheje adhuruese, me të cilën ai përfundon së fundi në krevat. Një nevojë dhe kënaqësi e tillë është shtysë për lloj-lloj fjalësh dhe frazash të reja. Ndaj edhe ai njeriu ynë i lashtë, i cili nuk kishte këto ndjenja-insikte të këtij moderni të sotëm, por kishte në radhë të parë nevojën të tregonte diçka, të komunikonte që fëmija e tij mos ti binte në baltë (lluc), tonizoi insiktivisht atë zhurmë që dëgjonte kur diçka binte në llët, llëc. Kështu ai ka thënë së hershmi llëc, llët, llëd, bëllëc, bilët, bëlt. Ky është evolucioni gjuhësor. Para se të formonte ato kombe të mëvonshme, ai duhet të kish disa mijra vjet që e përdorte atë fjalë për baltën, ndaj ai do ta merrte me vete në emigrimet e ndryshme në kohë dhe vëndet që bënte. Prandaj kjo fjalë nuk është as illyre, as thrake, aq më pak latine, sllave, greke, shqiptare, lituaneze, bullgare, etj..
Kjo është rruga e kërkimit të burimit të një fjale dhe jo ajo që ndjekin më së shumti historianët dhe gjuhëtarët. Kjo, jo sepse kështu na pëlqen neve, por se kështu i afrohemi TË VËRTETËS.
Duke u kthyer edhe një herë tek kaosi prej nga u larguam për të vënë pak sistem, tregojmë që kjo fjalë është para atyre greke-arbëre-gjermano-indase. Patjetër fonem-morfemat e saj duhet ti kemi edhe në semitet, ha, kha, ës, osh, ash, në kuptime që do të ndihmonin në formimin e nocionit të mëvonshëm filozofik, kaosit.
Ky kaos i vjetër mitollogjik do të evolonte gjithashtu në grekërit e mëvonshëm, të cilët si racë e përzier ishin ndërkohë edhe më të zgjuar e me përvojë se ata të lashtët, kështu në vënd të atij kaosi primitiv, u vu logos-i Heraklit. Ky logos ishte kështu këtej e mbrapa ai subjekt fillestar i gjithë kozmogonisë së Universit. Në qoftë se logos-it (llogjikës) ia dimë “lindjen”, aty rreth 700-500 p.e.s. me sintetizuesin dialektik, Heraklidin, (540-480 p.e.s.), -të cilin e mësonim më së miri në shkollë e për të cilin flasim tek “Dialektika…”-, kaos-it nuk ia dimë saktë kohën dhe vëndin e lindjes; por mendojmë se ai e ka substratin, (pra lindjen e konsoliduar), diku aty në mijvjeçarin e dytë p.e.s., ndërsa vendin diku në Lindje të Mesme. Ky mit, duke qenë i vjetër, erdhi tek grekërit e vjetër në disa variante të turbullta. Në cilindo libër të sotëm që lexojmë, e të cilët bazohen në shkrimet e vjetra greke, shohim një gjeneallogji jo të qartë të krijuesve të kozmosit dhe botës. Flitet si për lindje direkt nga kaosi të perëndive dhe subjekteve (+nocioneve) të tjera, ashtu dhe për bashkimin e tij me kaligo-n, një lloj hapsire-errësire kjo pa shumë shpjegime. Prej Tij, apo prej tyre lindën subjektet e tjera me formë si Eteri (Ajther), Dita, Nata, Errësira (Erevos), Qielli, Toka (Gea, Egjea), Qielli, Perënditë, Erosi ….
(Të gjitha tregimet e mitollogjisë greke i kemi nga librat e dikurshëm shqip të lexuar; gjithashtu bazohemi për momentin edhe në librin “Wortebuch der Mythologie (Fjalori i mitollogjisë) i Dr. Vollmer, bazohemi tek libri “Lexikon der antiken Gestalten” (Leksiku i bustit antik) i Eric M. Moormann dhe Wilfried Uitterhoeve, si dhe tek libri i Aristidh Kolës: “Gjuha e Perëndive”. Meqë fillimet e historisë së materies nuk janë njëlloj në burimet e vjetra greke, lexuesi nuk ka nevojë ti fiksojë saktë emrat e radhitura të fillimit të Gjithësisë.)
(f.225-226) Nga bashkimi i Tokës me Qiellin (Gea-s me Uran-in) lindën Titanët, të cilët bënin rrëmujë në tokë. Cilido lexues e kupton që bëhet fjalë për ata veriorë që kishin zgjedhur zonat e ftohta, të cilët me kalimin e kohës u zgjatën nga kushtet, -ata jetonin më të lirë, nuk kishin shumë trysni tek njëri-tjetri, jeta seksuale ishte më e lirë, edhe ushqim kishin boll nga kafshët e shumta që vrisnin, apo bagëtia bylmetore. Duke qenë më të lirë, ata edhe arritën të kishin mundësinë të zbulonin shumë mjete. Duke qenë më të gjatë, ata jo vetëm arrisnin ti mundnin “shkurtabiqët” e jugut që u afroheshin, por edhe merrnin guximin tu vidhnin atyre mjetet e jetesës. Kjo gjë i bëri këta jugorë të “porsaardhur” apo të përzier me ‘ta, tu kundërviheshin. Konflikti nuk filloi, ai vazhdoi në forma, atapa e mjete të tjera; gjithashtu në subjekte të “reja”. Kjo gjë kuptohet që u pasqyrua më pas në mitet e njeriut, sepse i përkiste të kaluarës.
Për të treguar se këta titanë ishin ata europianë të sotëm që janë përhapur nëpër Europë, kemi më të riun e tyre që rrëzoi nga froni të atin me ndihmën e t’ ëmës, meqë ai popmpues i pashtershëm nuk dinte gjë tjetër veçse ta linte të shoqen (Gean) me barrë. Ky quhej Kronos dhe u martua me të motrën, Rea-n (Rhea), një perëndi kjo me funksion jo shumë saktë të përcaktuar, diçka midis erës, qiellit, reve. Forma e rrëzimit të atit, është ajo e prerjes së koqeve me një kosë (drapër), duke ia hedhur ato në det…
Analizat mbi këtë emër (Kron-os) janë aq të shumta, sa po ti përmëndim të gjitha, (ato që kemi lexuar të paktën), do të duhen nja 50-100 faqe, çfarë do të ishte e tepërt. Për ta kuptuar diçka më mirë si emrin e këtij ashtu dhe historinë vazhdojmë edhe pak. Ky Kronos mori vesh se edhe ai do të rrëzohej nga një bir i tij. E shoqja i lindi këtij Hestia-n (Vestia, -lat.), Demetra-n, Hera-n, Hades-in (Pluton-in), Poisedon-in (Neptun-in, -lat.), dhe Zeusi-n (Jupiteri-n, -lat.). Kronosi i hëngri të gjithë fëmijët e tij, nga frika e rrëzimit. Mirpo Rea ia fsheu të fundmin, Zeusin, duke i dhënë në vend të tij një gur të mbështjellë. Ky e hëngri gurin, derisa një ditë e rrëzoi nga froni i biri, Zeusi, i cili gjatë gjithë kohës kish qenë i fshehur prej të ëmës në ishullin Ida (Kreta) dhe ishte ushqyer me qumështin e dhisë Amalthia.
Rrëzimi i të atit nuk ishte aq i thjeshtë, për këtë ai luftoi me titanët, i ndihmuar nga çikllopët. Së fundi e rrëzoi dhe e bëri ti nxirrte nga barku (nëpërmjet gojës) vëllezërit dhe motrat e tij që i kish ngrënë. Pastaj ndau mbretërinë me Hadesin (Plutonin) dhe Poisedonin (Saturni, -lat.), duke mbajtur për vete Qiellin (pozicionin më të lartë kështu), i pari mori nëntokën dhe i dyti mori detet dhe Oqeanet.
Theatri Zeusian është edhe më i gjërë, por neve na mjafton kaq të kuptojmë historinë e njeriut dhe Europianit të mëvonshëm. Panvarësisht se ka autorë që e lidhin figurën Jupiter-Zeus me Molokun babilonas, ne do të thonim që ngjarjet me Zeusin e tregojnë qartë historinë e mijvjeçarit të dytë p.e.s., kur këto ngjarje po zhvilloheshin (apo sapo ishin zhvilluar), dhe fiset e njerëzve të gjatë po mundeshin nga fiset më të organitzuara jug-lindore, -njerëz me shtat pak më të shkurtër këta. Këtë luftë, ne nuk duhet ta kuptojmë si përleshje të pareshtura me armë, (këto përleshje edhe kanë ndodhur), por duhet ta kuptojmë edhe si hyrje të ngadaltë të fiseve dhe grupeve të reja, me fe dhe kulturë më tjetër. “Njerëzit e Kronit” i gjejmë nga Greqia e sotme e deri në Suedi, “njerëzit e Zeusit” i gjejmë po ashtu nga Greqia e sotme e deri në Suedi. Kjo d.t.th. që mbetje të “fiseve të Kronit” i kemi sot më pak në jug dhe më shumë në veri, dhe mbetje të “njerëzve të Zeusit” i kemi më shumë në jug dhe më pak në veri; por në një përzierje të tillë, ku sot nuk mund të dallosh më qartë dhe në shumicë ata të parët dhe ata të dytët.
Kështu neve na duken krejt pa kuptim nës emri Kronos rrjedh nga shqipja, greqishtja, indishtja apo tjetër gjuhë. Si fillim ka qenë këre (kre) që ka treguar fillimin, kre-un (kokë-n), burimin (krua), të parin. Pa rreshtur kjo fjalë “kaloi” në gjuhët e tjera, çfarë d.t.th., ndihmoi në formimin e gjuhëve të tjera, së bashku me shumë fjalë të tjera. Kështu gjindet jo në dhjetra por në qindra fjalë europiane. E kemi në shqip: krijoj, ital. creare, e kemi shq. krater, ital: cratere, ital. cranio (kafkë, kokë –fig.), ital.: crescere, crescita (rrit, shtoj, rritje), gjerm. kraft (forcë) –kre vë të-, Kran (vinç, -nuk e dimë si ka ngelur kjo fjalë në gjermanishte për këtë objekt të lartë), Krone (kurorë), etj.
(f.227-228) Të gjitha këto fjalë dhe të tjera në këto gjuhë dhe dialektet e tyre, e po ashtu edhe në gjuhë të tjera, si me krajl p.sh. në sllavishtet e jugut, të gjitha tregojnë se kjo fjalë (kre, krej, kru), është shumë më parë se këto gjuhë europiane të ishin në këtë formim të sotëm. Duke parë edhe të gjitha këto kuptime të mëvonshme përkuese në gjithë këto gjuhë, ku më shumë dallon kuptimi i kre-ut (kokës, apo fillimit, pra edhe burimit), dallojmë qartë dhe menjëherë që në formimin e kësaj fjale kanë marrë pjesë fonem-morfema më të vjetra: kë re, ke re, pra tek retë (a nevole; bei (zu den) Volken). Mirpo siç kemi thënë, evolucioni ecën pranë toneve të njohur për nocione apo subjekte të përafërt. Dhe ky evolucion, si i tillë nuk ka një rrugë dalluese të qartë. Pra një ton (fjalë) e një subjekti, ngjan me fjalën e një subjekti tjetër. Dhe në formimin e një fjale krejt tjetër, merr pjesë njëra nga këto dy fjalë (thuajse) të njëjta, gjë që na bën ne mos ta dallojmë qartë se fjala e cilit subjekt apo nocion ka marrë pjesë në formimin e fjalës së re. Kështu, ne kemi me fjalën "re" (ra, ru) edhe kuptimin e të rënit, e të rrotulluarit. Kështu, në nocionin e ri (kre) mund të ketë marrë pjesë ke + re (e rrotullimit, e rënies), çfarë na çon pastaj në konkluzionin se nuk kemi të bëjmë fillimisht në këtë fjalë të re me kokën (kre), apo të parin e fisit (kre-u), por kemi të bëjmë me fillimin e një fenomeni (sepse fillon lëvizja, rrotullimi, rënia), ose kemi të bëjmë me burimin e ujit (kre ujë, nxjerr ujë), që më vonë ka evoluar në kru-a, kroj. E pse jo, ka qenë si fillim jo "ke re", por ka qenë "ke ru", gjë që e afron më saktë me kruan.
Pra, mendoj që është vështirë ta gjejmë saktë se kush është si fillim dhe kush si vazhdim, sepse vetë evolucioni gjuhësor nuk ka 100% një rrugë të njëjtë për të gjitha fjalët. Në jetën primitive të njeriut të lashtë, kur nuk ekzistonin akoma kombet dhe shoqëritë e organizuara me ligje të rregullta, por ekzistonin vetëm fise të vgla dhe të veçuara njerzish që kishin frikë në afrimin me njëri-tjetrin, kuptohet se nuk mund të dallojmë për rrënjë të njëjta e të përbashkëta fjalësh, të njëjtën rrugë zhvillimi, si për gjuhën ashtu edhe për të tjerat.
Nëse diku një fis (shoqëri e caktuar) arriti të kuptojë se nga retë buronte gjithashtu uji, kuptohet se tek ky fis retë quheshin me fjalën e të rënit, ra, ru. Ndërkohë që një fis më primitiv kishte tjetër fjalë për retë, dhe në takimin (bashkimin) e tyre shkëmbeheshin fjalë, nuk ishte çudi që fjala ra, ru të tregonte për 'ta lartësinë. Të gjitha këto probleme të evolucionit gjuhësor, të cilat janë të shumllojshme, ne mund ti dallojmë fare qartë tek gjuhët afrikane, sepse ata njerëz kanë komunikuar më shumë me njëri-tjetrin, për shkak të dëndësisë së përhershme që kanë patur. Por a janë bërë studime të mirfillta në këtë drejtim në ato gjuhë, këtë unë nuk e di, përveç disa njoftimeve nëpër libra turistikë mbi grupimet e atyre gjuhëve dhe pak përkthime fjalësh.
Vetëm tek fjalët kre, kru, krajl, kron, ne shohim qartë se evolucioni gjuhësor bazohet tek fjalët e mëpërparme të përdorura, por ai nuk ndjek gjithnjë të njëtën rrugë. Ky evolucion, herë hidhet dhe e kalon lumin me not, herë bën kapërcime, herë pret dhe ndërton një urë pastaj kalon, e herë pret sa bie uji dhe kalon me këmbë. Pra nuk ka gjithnjë të njëtën metodë formimi (evolimi) fjalësh. Prandaj ky Kronos i rrëzuar prej Zeusit është sa gjerman aq dhe sllav, po ashtu aq dhe grek apo shqiptar ose italian, sepse është pakëz para tyre.
Tek kjo legjendë unë shoh përzierjen e popujve, biles vetë një varian vazhdues i kësaj legjende ku Zeusi pajtohet me titanët, e tregon qartë këtë. Po të flisnim shabllon (pak larg të vërtetës), do të thonim që kemi këtë popullsi europiano lindore, po e quajmë rumuno-shqiptaro-greke (Zeusi), që e mposhti kulturën dhe fenë e vjetër të Kronit, pra (po në mënyrë shabllone) të greko-shqiptaroverior-gjermanë. Kjo “mposhtje” e ka nisur rrugën e saj qysh në Azinë e Vogël perëndimor-veriore e deri në Ballkanin qëndror- verior, gjatë një periudhe prej qindra vjetësh deri mbi 1000 vjet. Pra kemi një proçes të gjatë, të cilin miti e përmbledh në pak vjet. Kjo është historia e njeriut, të cilin e shohim bukur edhe në këngën e Homerit mbi trojën. Aty nuk kemi një luftë dhjetë vjeçare, por kemi një “luftë” disa qindra vjeçare; por edhe për të do flasim më poshtë.
(Ketu po e mbyll njehere,meqe u zgjat shume dhe mund te behet e merzitshme. Kritikat jane te mirpritura, nese ndokush do kete durimin ti lexoje te gjitha.)
Per ata qe interesohen mbi gjuhesie: sot (2.11.2013) tek gazeta Metropol ka nje artikull mbi sumerishten dhe pellazgjishten. Artikulli eshte pa autor (!?). Per mendimin tim trajtimi i (hipo)tezes eshte metafizik. S.d.q., gjithkush mund ta lexoje vete.
Rendesia e germes G.
Duke pare afersine e germes G dhe D(dh) ne alfabet. Mendoj njelloj se fjala MEGA duhet lexuar MEDHA. Pra e madhe siç perkthehet sot. Duke bere te njejtin arsyetim them se edhe Geografia duhet te lexohet Dheografia qe nenkupton permes kesaj fjale grafine e dheut.
Kujdesi per te mos gabuar sipas meje qendron se shqiptimi ndryshon kur lexojme germen G qe pasohet nga zanoret, pasi kemi a te ndryshme e te ndryshme e i te ndryshme e keshtu me rralle qe ne disa raste lexohet G ose Gj dhe ne te tjera Dh ose D megjithese kjo e fundit pothuajse gjithnje shkruhej NT dhe lexohej D. Ne rastet kur pasohet nga bashtingllore germa G lexohet gjithnje G.
Rendesia e germes G.
Per efekt ndoshta dialektesh, G lexohet edhe J dhe anasjelltas. Ndersa L greke (lambda) lexohet pothuajse Ij ose Y. Duhet konsideruar se lambda nuk eshte gje tjeter veçse Y permbys. Kjo permbysje verifikohet lehtesisht edhe tek germ M qe zevendesonte W ose v si ne rastin e Voskopojes ose Moskopojes.
Persa i perket L (lambda) kemi raste te shumta ku mjafton te kujtojme ketu Pojani ose Apolloni ose Pojes per Polis per vend ose fshat ne keto raste kuptohet se behet fjale per terma prehistorike perpara evolucionit helenizmit.
Piktor, per cilen "G" flet?! Per piken G, mbi te cilen flet edhe seksologu her pas here?!? Se kjo mund ti afrohet shkronjes "DH".
Qysh ne klase te peste e ke mesuar se si ne disa popuj (veri-lindore) toka quhej Gea, dhe ne tw tjere (jugore) quhej Dhea. Injiciali shkronjor "G" na jep nje ton grykor, ndersa ai "DH" na jep nje ton te zakonshem palativ, me sakte: gjuhesor; akoma me sakte: gjuhesor-dhembezor (panvarsisht se gjuhetaret nuk i pranojne keto kategorizime te dyfishta).
Ndersa persa i perket "Apollonit" dhe "polis", ketu krahasimi esht hane dat hane Bagdat. "Polis" esht diöka krejt tjeter dhe me etimollogji krejt tjeter nga "Apolloni".
Ndersa tek Voskopoja dhe Moskopoja kemi vertet shpesh zevendesim demostrativ dhe koshient te tonit fillestar (V me M), por ky rast paraqitet i kufizuar vetem ne disa te ralla toponime apo emra. Gjuhesisht nuk paraqitet ketu ndonje libacion apo zevendesim tonesh. Ndaj ajo qe thua, se toni "G" zevendesohet me "j", kjo esht e vertet per disa popuj (dhe gjuhe), pasi keto popuj nuk perdorin tone grykore te fuqishem. Por ky fenomen ketu nuk duhet te ngaterrohet me tonet "V" dhe "M".
(Mbi G dhe DH duhet nje shkrim me i gjate.)
Robi pershendetje.
Pojani i sotem eshte Apolloni i dikurshem. Pra shkruhej Apolloni dhe thuhej Pojani ne popull.
Ndersa Poli do te thote qytet apo sheher varet si e kupton ti qe do thote se shkruhej ashtu po thirrej pojes. Siç eshte shembulli i Moskopolit apo Voskopjes.
Kam edhe nje tjeter me te bukur.
Eraklea ne popull thirrrej Rraklli.
Rraklli ka qene lojtar me partizanin, ky dmth te paret e tij vijne nga Eraklea ose mund te jete pasardhes direkt i tyre pra raklli e jo herkuli apo herkles.
Robe pershendetje serish.
Mund te me ndihmosh pak me shqiperimin e Karaburunit. Ne lashtesi quhej Acroceraunia.
Akro do te thote qender ose krye mirpo shqipatret nuk e perdorin kete term ketu por e thjeshtojne tek Kerabunia sot karaburun.
Te njejten gje pata ndeshur per emrin e Kruje Aker-kruja ne fakt kryeja dhe nuk shihet e domosdoshme riperseritja tip krye Kryja.
Nje tjeter eshte edhe Karl qe do te thote krye siç Cezar apo kral apo kaiser e keshtu me rradhe.
Rendesia e germes G.
Me pak durim kembengulje dhe dashuri. Me nje analize te holle e te mirearsyetuar mund te bejme etimologjine e fjaleve shqipe dhe natyrisht afersine e saj me gjuhet e tjera sidomos ajo greke dhe latine.
Ne fakt sot padyshim qe fjala me e perdorur eshte rruge apo rruga. Megjithese me perpara perdorej me shpesh udhe apo sheshodhit , shtegut etj.
Rruga thjesht po te zevendesojme g me dh del rrudha. rrudha e dime se çfare eshte dhe keshtu kuptohet fare mire se per çfare behet fjale.
E njejta gje e njejta arsye na dergon ne shpjegimin e shume fjaleve te tjera.
Qe do te jene objekt herepashershem botimi.
Tani per tani do fokusohemi tek germa F, V dhe derivatet p e b e u.
Rendesia e germes P
Duke pare e duke ditur larmine e madhe e te pafundme te fjaleve qe fillojne P dhe lexohet B apo e kunderta qe jane maja e ajsbergut te ndryshimeve gjuhesore nder popuj te ndryshem do analizojme e fokusohemi tek disa fjale qe meritojne vemendje si me tregues.
Ne pamje te pare fjala puthje duket se nuk ka asnje ngjashmeri me fjalen Baccio italisht. Por po te zevendesohet p e b e cc qe ne toskane(nena e gjuhes letrare italiane) nuk shqiptohet keshtu por si nje sh e lehte ne htsh zbulojme patshio qe afersisht eshte puthje por qe ne shkoder thuhet jo me u por me nje a te zbehte. gati sikurse u qe ne anglisht lexohet a ne disa fjale.
Per te vazhduar me germen z qe ne shume raste te fjaleve te shkruara latine apo greke here si T ose th e here si C e here si g psh Barleti, Barlezzi, palazzio palattio fjala buz-e del buth e ne shqip kemi tre fjale te ndryshme per objekte te ndryshme por me te njejten karakteristike, mjafton te ndryshohet zanorja shoqeruese. Bire ose vrime (b e v) tip barka e varka etj. Mirpo foro qe eshte nje V e forte mund te lexohet Vorr-o qe do te thote Varr ka te njejtin kuptim tek Romaket (Foro romani) Varri gjithnje eshte nje vrime apo grope ne dhe. Foro ka kuptim sot per vrime(bire) ne Itali dhe forare do te thote shpoj.
Rendesia e germes P
Prolog
Kur shkrimi ishte ne lindje te saj Linear A e B por edhe me vone zanoret nuk prezantoheshin ne shkrim por nenkuptoheshin.
Mirpo jo te gjithe popujt pronuçojne te njejten shprehi. Lodhe kot sot ti nje italian te pronunçoje nje y te paster por as edhe ne rrokje. E tepert te flasim per diftongjet.
intemexo
Pak a shume ne bote maces i thone Kat, gat e gatto etj po ne pse nuk i themi keshtu por kemi nje emer te perveçem. Ne fakt ne e kemi dhe e quajme Kotele.
Pasi kemi folur per macen te kthehemi tek shkrimi.
Macja me famose vjen nga Persia. Mirpo perset veteçuhen farsi. Kjo per efekt te zanores qe vjen mbrapa qe eshte vene gabim nga shkrimtaret europiane nder shekuj qe Fa e kane lexuar Pe dhe me pas e kane shkruar keshtu. E njejta mund te thuhet per Palesinen dhe Filistinen qe Pa e kane lexuar Fi. Gabime keto qe ne shekuj te shekujvje kane prodhuar diferenca te medha . Kur behet fjale per keto gabime trashanike per gjera te tilla kryesore siç jane toponimet çfare mund te thuhet per fjale apo shprehje te ndryshme me te sotisfikuara etj.
Emertimi Europe ka me shume zanore se Bashtingllore. ka r dhe p tani nese une gjendem perballe ketyre germave bej shume kombinacione por jam dembel dhe perdor vetem zanoren A zanorja e pare qe me vjen ndermend dhe ndalem tek A r A p A dhe ne fakt nuk jam shume larg fjales europa por afer Araba per efekt te p dhe b. Pyetja qe lind eshte quhej Araba dhe si behej diferencimi nga Arabia qe eshte nga ana tjeter e detit.
Ne vend te epilogut
Eshte arapi i zi ketu
jo jo jo
Tre here me kerku
po po po.
Lulja e Blinit
Lidhur me gabimet ne perkthim nga greqishtja ne latinisht budalleku ja kalon infinitit.
Objekt studimi eshte sot nje bime qetesuese. Ai apo ajo qe e ka shijuar aromen e çajit te blinit ka nje dashuri qe nuk e harron kurre.
Blini apo Bliri greqisht filira e italisht tiglio nga latinsht tilio ka me shume afersi fonetike me greqishten sesa me latinishten. Vendet e shkolles latine pak a shume perdorin tila me ndryshim theksi e zanoresh ndersa ne vendet nordike perfshi gjermanet thuhet linden me ndryshime te vogla.
Historikisht e gjejme ne mitologjine greke kur flasim per Shirone qe eshte paradhesi i atyre qe sherojne pra doktorave. Shirone jetonte ne Pyll (Pellion) dhe aty kishte shume peme blini.
Misteret.
Edhe sot e kesaj dite shiron ne shqip do te thote sheron Pellio eshte pylli. Deri ketu asgje e re per kedo qe eshte i apasionuar pas mitologjise greke pasi ka lexuar per titane dhe centaure.
Tani nese me lejoni duke shpresuar se jam korrekt meqe te-lila do te thote çaj lila dhe blini hyn te familja e telila pra kane perkthyer jo vetem blinin si peme por kane perkthyer nga greqishtja me gabime Fi qe do te ishte tai ose çaj dhe lila pra dy fjale te ndryshme. Tiglio (tilio) hahahah sa kam qesh.
Piktoro, per ti vene pikat mbi "i", fillojm nga shprehja jote: "Tani per tani do fokusohemi tek germa F, V dhe derivatet p e b e u."
Piktoro, duhet te te sqaroj qysh ne fillim, se nje nga te paktat gjera te mira qe kish koha jone atehere ishte shkolla, te cilen une e rendis si nje nga shkollat me te mira ne bote, si sinteze te te gjithe kultures arsimore dhe dijes se deriathershme, nga antikiteti e deri ne shek.XX. Fale kesaj dije qe na jepte kjo shkolle, menjehere bie ne sy kategorizimi i gabuar qe ti ben mbi derivatin. Derivati esht nje rrjedhje e menjehershme nga njeri subjekt ne tjetrin, si p.sh. nga F ne V, Fui-Vui p.sh.. Ndersa tonet e tjere (P dhe B) nuk jane derivate te F dhe V, por zevendesime nga kohw dhe popuj te tjere, si ne rastin: Filistina-Palestina. Nderkohe qe disa popuj dhe gjuhe perdornin lirshem tonin "f", te tjere me ne veri, te cilet kishin arritur te evolonin me gjuhen e tyre ne tone me te forte, (per shkak te terrenit dhe rrallesise me te madhe te tyre), perdornin "p" dhe "b" lirshem. Kjo esht e rendesishme ne te kuptuarit e evolimit te gjuhes/ gjuheve. Perndryshe nuk kuptojme ndryshimin dhe evolimin e pareshtur te gjuhes /gjuheve.
Tani, persa i perket evolimit (apo ndryshimit) te "polis" me Pojan, apo Eraklea me Raklli, ne keto dy raste mendoj se kemi nderhyrje fisesh te reja ne nje territor te ri, te cilat ose e ndryshojne emrin e gjetur, ose atje ku e cojne emrin e pare, ky emer ndryshon nga popullsia pararendese e atyshme. Rasti mw i mire i ketij fenomeni esht -bie fjala- me te rinjte turq e te tjere sot ne Gjermani, qe flasin nje gjermanishte krejt tjeter nga ajo e nje gjermani. Po kwshtu edhe ne vende te tjera me emigracionin e ri.
Persa i perket Karaburunit dhe fjales (po themi morfemes) "kre", "kreja" "krey", kreyja" (etj. te perngjashme ne tonizim dhe kuptim), mua me bie menjehere ne sy dy morfema tek toponimi i pare: kara + burun = e zezw + ? (e ngritura?), nga turqishtja keto. Kjo "burun" ne turqisht ka vetem kuptimin e "hundes", por duke pare ne fjalor pashe se ka edhe kuptim per "ballore" (Giebel (gjerm.) = frontone (ital.)). Mesa me kujtohet nga shkolla, emertimi "Karaburun" vjen nga turqit ne shek. e XV. Por ka mundesi te vije edhe me pare, rreth shek. XIII, p.sh. nga piratet e ndryshem arabo-mesdhetare veriore, te cilet e kane perdorur kete gadishull si pike takimi per informacione dhe plack-fshehje. Keta fare saracenesh, do e kene perdorur kete fjale (kara), e cila ne fakt kategorizohet metafizikisht (pra gabim) si fjale turke; pasi ne fakt gjindet afersisht nen kete tonizim edhe ne gjuhe te tjera te reja e te vjetra (kala, kalu, kar, har, hari) si per ngjyren e zeze, por dhe per subjekte qe kane ngjyren e zeze, si sot ne gjerm.; Haare = floke, apo ne sanskrite: qaja= hije; pra eshte nje fjale e kaluar ne turqisht. (Mbi saracenet flasim tjeter here.)
Edhe kjo "burun", duhet te kete edhe ne ndonje gjuhe tjeter sot, apo te "kaluar" kuptimin e "te dales", "te ngritures"; pasi vete fonem-morfema "be", "bu", "buh", "bhu" (etj. te perngjashme) ka treguar ne shume gjuhe te vjetra e deri me sot "te madhen", dicka "te ber" (krijuar), e kemi dhe ne shqipe: me be (fare, machen). Pra tek "Karaburun" kemi thjesht: hunda e zeze, ku me hunde kuptojme kete dalje toke, gadishull pra.
Tani, per sa i perket analogimit qe i ben me "Kerabunia" e deri tek "Kre a bun...", dhe si shembull sjell edhe Krujen, mendimi im esht qe tek Karaburuni kemi thjesht nje emertim te vonet (shek. XIII-XV). Ndersa morfema "kre, krej, kry, ..." etj. esht aq e lashte sa nuk mund te imagjinohet, (patjeter 20-15 mij vjet e vjeter), ndaj gjindet ne shume gjuhe te sotme, nga Europa ne Azi, pikerisht ne kuptime te njejta e deri te peraferta. Per kete fjale duhet nje shkrim i gjate. Un vete kam shkruar dicka ne punimin tim te 3 te evol. gjuhesor, qe shpresoj ta mbaroj keto jave.
Ah, se harrova, persa i perket emertimit italian: Acroceranua, nuk di c'te them, se kur i esht vene ky emertim nga italianet, apo nga latinet. S.d.q., morfema "kro, kre, etj.) esht sa shqipe aq dhe e gjuheve te tjera, me po gati te njejtin kuptim.
Edhe dicka tjeter harrova. Kur sjell shembullin e "farsi" me "parsi", ketu ti e provon vete se si popuj te ndryshem perdorin ne kete kohe te vone (2-4 mij vjet me pare) diftongje te ndryshem si perparsi gjuhe. Keshtu popuj veriore perdornin "o" dhe derivatin "y", (ndonse ky i dyti nuk esht gjithnje derivat i te parit) sepse ishin me te ralle ne terren dhe duhet te therrisnin njeri-tjetrin. Ndersa popujt jugore, si me te dendur, perdornin vokale me te bute, keshtu si "i" dhe "u". Keto kushte dhe rrethana detyruan edhe ne perdorimin e me shume te toneve te forte "p", "b" nga ai jugor: "f".
Persa i perket lidhjes se "puthje" dhe "baccio", nuk do kisha kundershtim. Ne kete rast shohim rrugen e gjate te evolimit gjuhesor: pe(r) qi, pe ci, be ci. Nga ana tjeter kjo evoloi drejt tonit "th(e)": pe(r) qhi, pe hi, pe thi. Gjuhetaret kane pare edhe lidhjen e "Bishof" = peshkop (pescop-ale).
Persa i perket shkrimit (qe permend), edhe ky ka luajtur nje rol ne ndryshimin dhe evolimin e gjuhes, por ky esht nje problem i vonet, pra i ketyre rreth 5 mij vjeteve te fundit. Ndersa evolimi gjuhesor permbledh ketu e 100 mij vjet me pare, kur nuk kishte as kombe e as (akoma) shoqeri klasore dhe fetare-klasore.
Ndersa mbi perkthimin qe flet, mbi kete "tiglio", nuk munda te te kuptoj qarte. E meqe me kujtove cajin, po iki te pij nje birre te ftohte. Shendet.
Japigia
100 mije vjet thote? Na çudite o njeri. Epokat me te vjetra jane ato Egjyptase dhe Kineze qe nuk e di se i kalojne 15 mije vite. Piramidat dhe Jeroglifet kane 9 mije vite. Pak a shume studimet fillojne diku tek 5 mije vite me te hershme pra rreth 3 mije vjet p.e.s. Ti qenke shume perpara Robert.
E dyta studimet e mirefillta gjuhesore behen ne ate qe eshte e shkruar dhe ne ate qe flasin popujt ne nje vend te caktuar. Nuk mund te dihet sesi flitshin para epokes glaciale.
Po çfare hyn ne pune ketu jug veri e te tjera çaprashtitje qe ben?
Afrikanet kane shume terma angleze gjermane megjithese jane dy gjera krejt te ndryshme. njeri i zi e tjetri bardhe njeri ne veri e tjetri ne jug.
Arabet (cirenaika) apo afrika e veriut flet frengjisht dikur fliste greqisht por gjuha e te emes eshte arabisht. Ka ne arabisht fjale te mbetura greke, sigurisht. Te pakten qe nga koha e Fenikasve. Pastaj aleksandrine me pas romake qe kane lene gjurme te forta ne leksikun arab. Saracent jane me te vonshem. Hanibali kur u mund nga romaket nuk ishte arab por fenikas. Saraçenet pushtuan spanjen siçiline sardenjen dhe kreten por kane bere edhe nderhyrje ne gadishullin apenin qe kishte humbur rendesine romake pas djegjes nga attila dhe perandoria romake ishte spostuar ne Bizant. Gjithsesi behet fjale ne shekulli e IX dhe te X.
Iapigia = Iapidhia = apulia = Puglia. Pra edhe ne kete rast konfirmohet se germa g tek greket shqiptohej dh dhe nga latinet qe nuk mund ta shqiptonin dh por l.
Teglia ose telilia jane dy fjale te ndryshme. Te = çe = çaj ndersa lila kuptohet lule.
Citim:Ore ky emrim eshte bere perpara se turqit te jene aty ku jane sot. Saracenet thote, po ta jane te shekullit te 10 more. Turqit kane ardhur pas saracenve ne karaburun. Karaburun eshte deformim alla turkshe i keraunit sikurse per istambulin qe ne fakt eshte konstadinopoli biles biles me perpara se turqit ta quajne istambul e romaket Konstadinopol quhej Bizant shif se mos e kane emeruar keshtu saracenet ose Matias Sandorfi.
Po citoj ato që tha robert
Persa i perket Karaburunit dhe fjales (po themi morfemes) "kre", "kreja" "krey", kreyja" (etj. te perngjashme ne tonizim dhe kuptim), mua me bie menjehere ne sy dy morfema tek toponimi i pare: kara + burun = e zezw + ? (e ngritura?), nga turqishtja keto. Kjo "burun" ne turqisht ka vetem kuptimin e "hundes", por duke pare ne fjalor pashe se ka edhe kuptim per "ballore" (Giebel (gjerm.) = frontone (ital.)). Mesa me kujtohet nga shkolla, emertimi "Karaburun" vjen nga turqit ne shek. e XV. Por ka mundesi te vije edhe me pare, rreth shek. XIII, p.sh. nga piratet e ndryshem arabo-mesdhetare veriore, te cilet e kane perdorur kete gadishull si pike takimi per informacione dhe plack-fshehje. Keta fare saracenesh, do e kene perdorur kete fjale (kara), e cila ne fakt kategorizohet metafizikisht (pra gabim) si fjale turke; pasi ne fakt gjindet afersisht nen kete tonizim edhe ne gjuhe te tjera te reja e te vjetra (kala, kalu, kar, har, hari) si per ngjyren e zeze, por dhe per subjekte qe kane ngjyren e zeze, si sot ne gjerm.; Haare = floke, apo ne sanskrite: qaja= hije; pra eshte nje fjale e kaluar ne turqisht. (Mbi saracenet flasim tjeter here.)
Edhe kjo "burun", duhet te kete edhe ne ndonje gjuhe tjeter sot, apo te "kaluar" kuptimin e "te dales", "te ngritures"; pasi vete fonem-morfema "be", "bu", "buh", "bhu" (etj. te perngjashme) ka treguar ne shume gjuhe te vjetra e deri me sot "te madhen", dicka "te ber" (krijuar), e kemi dhe ne shqipe: me be (fare, machen). Pra tek "Karaburun" kemi thjesht: hunda e zeze, ku me hunde kuptojme kete dalje toke, gadishull pra.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.