Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 25 Nëntor 2005 - 03:26:

Exclamation november 24 /2005- "Thanksgiving Day"

E pse jo?!
Ndersa une numeroj dhe sekondat qe na ndajne,qofte te hidherimit tone
apo te lumturise sone!-Edhe ti ben pjese ne cdo qelize timen,-merr fryme
ne te njejtin mendim dhe hidherohesh po me te njejtin zemerim sikurse dhe une i dashur!
Desha te ndal te te veshtroja serish,-por ishte vetem nje enderr imazhi YT!
Ti ike,qeshje me ze...-ndersa une klithja e klithja nga mosfuqia te ndaloja
enderren, te ndaloja imazhin tend fotozhenik!Te ndaloja shikimin tend te pergjumur,-diku ne qeline e enderrave te Dashurise sone te Paemer!
Kurre s`pata forcen te te urreja, ndonse vetveten shpeshhere kam urryer
per dobesine e ndjenjes qe ushqej per TY!
Ty te kam ruajtur te paprekur ne kujtesen time;-si nje Engjell Krahebardhe
tek u buzeqesh diteve te mia te pafundme...Serish nje dite pa Ty...e sa te tjera ne vazhdim...!
-Te Dashuroj Shpirt, Te Dashuroj!Besome!


  Gjithsej 1181 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.