Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- projekt 01 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10563)


Postuar nga NS-6 datë 11 Janar 2006 - 20:47:

ok,per mua nuk ka problem,ur the boss :D

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa


Pas kaq shume kohe e shikonte veteveten edhe jeten e tij nga nje kendveshtrim i ri e krejt i kthjellet. Qartesia e atij momenti ishte pothuajse e dhimbshme. Cfare kishte ndodhur me endrrat e tij te dikurshme? Kur i kishte harruar pas per te ndjekur te tjera ambicje te huaja, te misheruara tek ai prej botes e njerzve qe tashme e kishin braktisur? Per here te pare mund te shihte se sa shume kishte ndryshuar, aq shume sa pothuajse nuk e njihte me veteveten. Kishte ndryshuar per t'ju peshtatur te tjereve me teper. Kishte ndryshuar pikerisht per te arritur ato endrra qe dikur e frymezonin dhe mbushnin me jete..., por gjate rruges se gjate per ti arritur, i kishte shkembyer ato endrra diku, me te tjera endrra qe s'ishin te tijat...



...kishte harruar shume gjera me vlera qe kishte pasur,shume i kishte lene te zinin pluhur,shume te tjera i kishte humbur rruges se jetes nga fakti se nuk ja diti kurre vleren...ose me mire te themi qe ua kishte kuptuar teper vone..."mos e vrit mendjen,me ke mua gjithmone" i thonte nje ze brenda vetes...cuditerisht ate ze e kishte patur gjithmone me vete me te vertete por nuk i kishte sherbyer shume...
prap ashtu,me shpinen kerrusur u drejtua drejt nje rrugice tjeter...nje rrugice ku kishte pak me teper drite...kishte nevoje per pakez drite...


  Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.