Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Te 16 pyetjet e At Nikolla Markut per Janullatosin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12145)


Postuar nga kontinenti datë 23 Gusht 2006 - 06:21:

Pyetja e nëntë.

9 - Hirësi, ju pyes nga i merrni paratë ju, cilët janë njerëzit që ju financojnë, tregoni dokumenta dhe motivimin e tyre legal, përse fshihen ndihmat, cilët janë emrat e njerëzve që ju financojnë ju, pse hezitoni, apo është Kisha dhe shteti grek pas jush?

Parate...se nga i merr Janullatosi?
Se pari, Janullatosi kurre nuk eshte pa financim.
Sipas praktikes se cdo misioni neper shtetet e huaja, gjithmone parate derdhen lume per qellime politike.
Kurse njerzit qe financojne Janullatosin, jane nen ombrrellen e nje institucioni dhe, te gjitha financimet qe i bejne Janullatosit, vetem sa firmosen, por kurre nuk thuhet se, jane shume apo ai ka marre shume.
Persa i perket dokumetave, Janullatosi nuk ka ku t'i gjeje ato, pasi keto dokumenta jane neper arkivat e Athines dhe, perderisa jane atje, eshte krejt e pa mundur motivimi i tyre legal.
Perderisa e gjithe puna e Janullatosit eshte ilegale, e si mund te jene dokumentat me motivim legal?
Nje Nene Tereze ishte ajo qe cdo gje e kishte hapur, te gjitha ndihmat qe i jepnin i kishte hapur dhe, qe nuk bekonte vrajsjen e njerut ashtu si Janullatosi qe bekonte serbet qe vrisinin kosovaret.
Kurre dhe asnje emer nuk mund te nxjerre Janullatosi pewr ato ''ndihmat'' qe gjoja i japin. Se cfar ben me ''ndihmat'' Janullatosi, kete nuk e ka pare askush. Thone se ka hapur nje tip radioskopie, ku nje vizite eshte sa rroga e nje muaji. Ah...sa e ndihme e sinqerte !
Po te ishte dhe vete Janullatosi i sinqerte apo nje At i vertete qe i sherben fese, ai nuk do ta bente aspak te gjate deklarimin apo transparencen e ndihmave.
Por, janullatosi nuk e ben kete.
Pse nuk e ben?
Sepse nuk eshte At ashtu sic hiqet.
Te jeshe nje At, nuk majfton te dishe e te zbatosh sa per sy e faqe rregullat apo ritet fetare.
Te jeshe At, mbi te gjitha duhet shpirti i paster ndaj fese, gje te cilen Janullatosi nuk ka se ku e gjen.
Atehere, perse duhet te deklaroje Janullatosi se nga i merr parate? Se kush e financon? Se si i merr parate etj.etj.etj. E si mund te deklaroje Janullatosi keto gjera ne nje kohe qe ai nuk eshte prift i mirefillte. Kjo eshte arsyeja qe Janullatosi heziton.
Te keshe frike nga e vertetea, kjo gje nuk i shkon hic nje Ati fetar.
Kur At Nikolla ben leto pyetje ne menyre krejt te hapur, aludon dhe per veten e tij, duke i dhene te nenkuptoje kujdo, si dhe vete Janullatosit, se ai (At Nikolla) eshte i gatshem te pergjigjet ne ato pyetje qe i jane bere Janullatosit.
Me kete dua te them se del vetevetiu se cili eshte prifti i vertete dhe cili eshte prifti i genjeshtert.
Janullatosi i genjeshtert, as ndihet kur At Nikolla ben keto pyetje, sepse Janullatosi luan nje karte te ndyre greke e cila eshte; Nuk i pergjigjem atij At Nikolles une, sepse ai eshte ana e djallit. Kjo karte eshte sa e shpifur aq dhe mashtruse, sa e ulet aq dhe dhe e piset, sa fallco aq dhe naive. Ende metoda greke kundra Shqiperise eshte ne fazat e mesjetes dhe meqe greket ende kerkojne ta bejne luften me ane te kishes si dikur, do te thote se, dinakeria e tyre ka mbetur shume prapa ne kohe, aq sa me cdo kusht financojne Janullatosin dhe ca krimba te te ashtu quajturit Vorio Epir, vetem e vetem te mbjellin trazira ne Shqiperi.
Po mire, nga e di Janullatosi anen e djallit dhe anen e engjellit?
Dikur, ne Shqiperi, ishte nje prapagande e forte e cile ne mes mijera genjeshtrave te tjera, thoshte dhe kete genjeshter: Ne jemi vendi me i lumtur ne bote.
Dhe Janullatosi, duke genjeyer kaqolet qe ka prane se gjoja eshte i shenjte, apo duke bekuar me uje nevojtoreje, harron se po ha buken e huaj, ne nje vend te huaj, harron se do vdese dhe do te jape llogari per punet e pa drejta qe ben, harron se vete ai eshte ana e djallit dhe jo Ati autokton me emrin Nikolla Marku i cili nuk ben asgje tjeter vetem se caktimin e Zotit qe te kujdeset per popullin etij.
Nje here nje djale ortodoks me tha; Isha ne kishe per Krishtlindje, dhe jam habitur qe aty flitej greqisht. Nuk durova dhe ne nje cast kur duhej thene qe Krishti u ringjall, thashe me ze te larte dhe natyrisht ne shqip; Krishti u ringjall! Te gjithe kthyen kokat nga une me habi. Kurse une i pashe me ate sy qe jepte te kuptonte, cfar dreqin keni?
Kjo jep te kuptoje se ne dite te vecanata, strategjia e Janullatosit, ben kerkesen qe ne kishen e Tiranes te vijne ata greket e dropullit dhe te luajne rolin se gjoja sikur eshte vete populli shqiptar ata qe kerkojne gjuhen greke ne kishe. Por ne fakt, ata qe kerkojne te flasin gjuhen greke ne kishe, ata nuk jane populli i vertete shqiptar.
A nuk eshte ky nje turp!
Flitet per kushtetute, per demokraci etj. por kushtetuta ka ne plan te pare gjuhen shqipe dhe jo gjuhen greke. Po te ishte i madhi Fan Noli (ai qe urren Janullatosi) valle ne cfar gjuhe do ta bente meshen?
Nuk do as mend e as kalem, themi ne shqiptaret per gjerat e sigurta.
Qe eshte shteti grek dhe kisha greke pas gjithe kesaj veprimtarie, perseri nuk do as mend e as kalem. Qellimi eshte qe dale nga dale te hiqet ajo gjuha e mallkuar shqipe, te cilen greket kane shekuj qe kerkojne ta vrasin. C'gjuhezimi i shqiptareve, ka qene nje nder pikat me te vjetra te patriarkanes greke. Ndaj dhe sot, greket vazhdojne ne mesjetarine e tyre, duke ia besuar Janullatosit misionin e c'gjuhezimit, te pakten neper kisha si fillim dhe me vone te shkoje me tej ky c'gjuhezim. Kjo eshte arsyeja qe greket ia vune syne, jo pa qellim shkolles Normale te Elbasanit e cila ben pjese ne djepin e kultures shqiptare.
Te sulmohet kultura, gjuha dhe, me pas eshte me e lehte ta shtypim kete popull te poshter me emrin Shqiptar.
Pra, duke u nisur nga keto te verteta, e si mund te deklaroje Janullatosi financimet e tij?
Nje proverb shqiptar thone; gjarperi nuk i tregon kembet e tij.


  Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.