Forumi Horizont Gjithsej 59 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- "Enigma" nga Robert d'Angely (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12834)


Postuar nga rumial datë 14 Janar 2007 - 18:38:

[QUOTE]Po citoj ato që tha kontinenti
[b] Një vështrim i shkurtër mbi librin Enigma të Robert d’Anzhelit ... Që nga Antikiteti i thellë... çdo emigracion në Itali ka qënë absorbuar dhe asimiluar nga pellazgët. Gjuha shqipe, emri i së cilës njihej në Itali si etrusk, kontribuoi në krijimin e latinishtes. Në sajë të shqipes, Kostandini i Madh arriti të transferojë selinë e Romës në Romën e re, pra në Kostandinopojë, pa shkaktuar as më të voglën pakënaqësi dhe rrëmujë. Në sajë të një pjese të etruskëve, veçanërisht të Toskanës italiane që erdhën dhe u vendosën në Toskërinë shqiptare, në Ballkan, shqiptarët e jugut u quajtën Toskë dhe janë pasardhës direktë të etruskëve të lashtë që banonin në Itali...



10. Historia dhe shqiptarët

«Disa pyesin me të drejtë: meqënëse shqiptarët kanë qënë e janë gjithnjë një popull kaq i rëndësishëm dhe interesant, përse historia nuk i përmend pothuaj fare?» Kësaj pyetje që ai bën në vëllimin e III, autori i përgjigjet: «Kjo ndodh kudo pasi emri shqiptar është konfonduar gjithnjë me atë grek apo helen, për të përcaktuar të njëjtin popull: atë shqiptar ose me origjinë pellazgjike, që flasin gjithnjë të njëjtën gjuhë të moçme, pellazgjike apo shqiptare. « Në Itali, në Siçili e gjetkë, popullatat shqiptare konsiderohen si greke pasi ato kanë ruajtur kudo fenë ortodokse, greke ».

Përfundim

ENIGMA e Robert d’Angély është vepra e një jete, e shkruar me qëllim që të rehabilitojë emrin « Albanais », emrin « shkipëtar » dhe në të njëjtën kohë të hedhë dritë mbi të vërtetën e lashtësisë së gjuhës pellazgo-shqiptare dhe që kjo të bëhet e njohur dhe të pranohet. Autori u kërkon shqiptarëve që të vazhdojnë kërkimet, pasi ata kanë një gjuhë kaq të çmuar që është gjuha shqiptare apo pellazgjike. Ai u kërkon gjithashtu shqiptarëve që të thellohen e të flasin në mënyrë korekte të dy dialektet, gegë e toskë, të njohin në mënyrë perfekte greqishten e vjetër dhe latinishten e kështu dhe autorët klasikë, që ta zgjerojnë këtë studim edhe në fushën e sanskritishtes, të gjuhës zend, gjuhës hitite, hebraishte, arabishte, etj,
[B]Dikush te me sqaroje
si ti kuptoj keto fjale:
qe tosket jane etruske? pra jo pellazge autoktone ose me thjesht Ilire?


Meqe kemi origjine te njejte me greket dhe helenet nuk mund te dallohemi nga ata.
pra feja e shqiptareve qenka ajo ortodokse greke.?Pse arbereshet e emigruar ne itali ne kohen e Skenderbeut  nuk i identifikon askush si greke por si Shqiptare.

 Pe te shkojme kaq thelle ne histori e te ngaterrohemi neper kalendat greke duke mesuar gjuhen e vjeter greke?. 


  Gjithsej 59 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.