Forumi Horizont Gjithsej 257 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)


Postuar nga kotka datë 14 Korrik 2007 - 01:23:

Monitori

I ftohte, i ngurte, pa ndjenja, pa fjale, pa ze, pa tinguj, i frikshem dhe misterioz, vetem keshtu pershkuhej nga truri i vogel i saj kjo makine e cuditshme.

Ishte bere nje nga armiqte e saj, pa u atakuar kurre me te, vetem nga indiferenca e madhe, qe tregonte atje mbi tavolinen e vogel, sa here qe e shihte. Biles kishte filluar ta urrente aq shume, sa donte edhe ta godiste ndonjehere, si per te hequr ate friken, qe i shkaktonte kur mendonte ta prekte.

Ngjyra e miut te ketij monitori nuk ishte aspak terheqese per syte e saj, plogeshti dhe zymtesi i ngjallte, sa here qe e shihte.

Por nje dite e kuptoi se duhet ta bente mik kete armik te ri, qe erdhi ne jeten e saj. Filloi ta perkedhelte, si te duhet te marresh me te mire nje femije te vogel, qe mos te te urreje qe ne fillim. Leshoi doren mbi tastiere dhe gishtat sa filloi ti levize u shtangen nga frika se mos e lendonte kete armik te panjohur. I terhoqi me frike dhe agoni se mos ndofta dicka shkoi jo mire. Nuk u degjua ndonje bbbuuuuummm, coi doren tek mausi I vogel dhe degjoi nje klik, perseri nuk u degjua asnje bbbuuumm, por zemra e saj rrihte me shpejtesi dhe agoni.

Si te bente, te vazhdonte ta perkedhelte kete "dashnor-makine" te re apo ta perplaste atje ne nje rreze te dhomes? I duhej te gjente pune dhe te hapte syte, menyre tjeter nuk kishte.......

Monitori nga perkedheljet delikate te saj dhe me durim u kthye nga nje djall me ngjyre te zeze, ne nje dritare te madhe, ku mund te shihte drite, oqean, qiell, shoke, shoqe dhe libra plot.

Mire thote populli, mendoi ajo me vehte: "Puna eshte si te besh mik nje armik, ky eshte talent" dhe ajo vertet e beri nja nga miqte e saj me me vlere, ate qenjen pa shpirt...MONITORIN.


  Gjithsej 257 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.