Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga bebushi!!! datë 09 Nëntor 2007 - 21:43:

E dashur...!

Jam mesuar keshtu t'i filloj letrat,por nuk e di a shkon: e dashur vetja ime! hahaha.Por jo,po tingelloka bukur dhe pse duket qesharake.me e dashur se vetja,nuk besoj se kemi dic tjeter.

Vetja eshte ajo qe ekziston ne shtartin e kenaqesise  se paprekshme.

Sa shpesh e burgosim  me prangat e realitetit!Sa shpesh e nisin me pushime ,kur duam te jemi kameleon dhe te dukemi te bukur ne ditet e zymta qe jetojme!

Sa shpesh ne e gjykojme ne seancat e gjyqit dhe po aq shpesh e mbojme!

Sa shpesh e leme te fluturoje kur pranvera e shpirtit lulezon me mijera aroma manushaqesh!

sa shpesh i themi :"Mjaft ti  nuk di asgje!" dhe po aq shpesh i themi :"Ku je? Ku ke humbur?Perse/"

ndaj qenka mire t'i shkruash vetes,qofte dhe nje leter dashurie.T'i tregosh  se ajo eshte dashuria e madhe e jetes tende.te zgjohesh ne mengjes    dhe asaj te pares t'i japesh nje lule mirmengjesi,ta shtrengosh fort ne krahe dhe t'i japesh bekimin e dites se re.

T'i thuash :"TE DUA" cdo cast dhe ne fund te mos harrosh ta falenderosh  pse ekziston,pse frymon ne ty, pse eshte ajo qe te kthjell e te tregon rrugen kur humbet labirinteve te zhurmshem te mozaikut, pjese te se cilit jemi.

Te dua shume!!!


  Gjithsej 441 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.