Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- Lajme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15389)


Postuar nga THe_AnSwEr datë 17 Shkurt 2008 - 08:02:

Pau Gasol shkon me Los Angeles

Gasol debuton në LA Lakers: Ishte lehtë, ndihem mirë!


Pas paraqitjes së shkëlqyeshme debutuese në fanellën e LA Lakers, basketbollisti spanjoll, Paul Gasol, ka zbuluar se - me mjeshtrit nuk është vështirë të luhet.
"Natyrisht që ende më duhet të përvetësojë edhe shumë lëvizje mashtruese e detaje, mirëpo bashkëlojtarët më kanë ndihmuar për këtë gjatë ndeshjes. Dorën në zemër, nuk ka qenë vështirë. E kam ndier vetë shumë mirë", ka deklaruar Gasol, pasi ka arritur 24 pikë dhe 12 asistime për fitoren si mysafir tek Nets në East Rutherford.
"Ka luajtur shumë mirë. Mbrojtjet e ekipeve tjera deri më tani kanë mësuar mirë se si të mbrohen nga ne, mirëpo prej tani e tutje do t’iu duhet të ndryshojnë taktikën sepse në anën tonë kemi Gasolin", ka deklaruar për bashkëlojtarin e tij të ri, Kobe Bryant.
Më së shumti optimizëm, kur e ardhmja e klubit nga Los Angeles është në pikëpyetje, ka treguar plejmejkeri i New Jersey Nets dhe miku i Bryantit, Jason Kidd.
"Kjo ndeshje ka treguar se çfarë lojtari është Kobe. Edhe pse shënimet nuk i shkonin për dore, u vendos shumë mirë dhe me topa furnizonte Gasolin dhe basketbollistët tjerë të ekipit. Kur bëhet fjalë për Paun, vetëm mund të them që Lakersat kanë marrë një përforcim jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë Kidd.
Gasol, sipas tij, do t’i lehtësojë Kobet peshën e lojë në sulm, sepse me kualitet që ka mundet. “Edhe më shumë nga kjo do të përfitojnë basketbollistët tjerë të cilët do të kanë më shumë liri në gjuajtje. Posaçërisht do të vinte në shprehje Derek Fisher i cili ka shumë përvojë me treshe", ka përfunduar Kidd, i cili gjatë sezonit gjithashtu ka qenë i përmendur si përforcim potencial i LA Lakers.


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.