Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- E drejta autorit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=106)
-- Ligji "Për të drejtën e autorit" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=168)
Shtesa në Ligjin për "të drejtën e autorit"
LIGJ
Nr. 8826, datë 5.11.2001
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7564, DATË 19.5.1992
“PËR TË DREJTËN E AUTORIT“
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti.
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjinin nr. 7564, datë 19.5.1992 “Për të drejtën e autorit“, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në fund të nenit 50 shtohet Neni 50/1 me këtë përmbajtje:
Neni 50/1
Përbëjnë kundravajtje administrative shkeljet e mëposhtëme:
a) përdorimi i pronësisë artistike, nga subjekte fizike dhe juridike, pa lejen e autorit ose pa kontratë me shoqërinë e mbrojtjes së të drejtave të autorëve, shqiptarë dhe të huaj, në respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.
b) Mospagimi në afat i detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i kontratave ose autorizimeve midis autorëve shqiptarë ose të huaj ose shoqërisë që mbron që mbron të drejtat e tyre, me përdoruesit e pronësisë artistike.
Neni 2
Në fund të Nenit 50/1 shtohet Neni 50/2 me këtë përmbajtje:
Neni 50/2
Shkeljet e parashikuara në nenin 50/1 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, quhen kundravajtje administrative dhe dënohen me gjobë nga inspektorët e kontrollit të Policisë Tatimore në përbërje të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Këta inspektorë, përveç vjeljes së gjobave që parashikohen më poshtë, i detyrojnë përdoruesit të bëjnë edhe arkëtimin e të drejtës së autorit sipas këtij ligji. Gjobat janë si vijon:
1. Gjobë 100 000-400 000 lekë për përdoruesit e mëdhenj, si radiot dhe televizionet kombëtare, hotelet, prodhuesit (botuesit) e kasetave, videokasetave, kompaktdisqeve (CD), si dhe përdorues të tjerë të pronësisë artistike në fushat e letërsisë, arteve vizuale e fotografisë artistike.
2. Me gjobë nga 50 000-150 000 lekë për përdoruesit e mesëm, si radiot dhe televizionet lokale, diskotekat, pianobaret, restorantet me pistë për vallëzim, pubet, operatorët e internetit, telebingot, dhe lojërat e tjera të fatit që zhvillohen me spektakle, sallat me destinacion tjetër, si Pallati i Kongreseve, stadiume ose pallate sporti të lojërave me dorë, kur jepen me qira për koncerte.
3. Me gjobë nga 25 000-90 000 lekë për përdoruesit e vegjël, si kafenetë, baret, restorantet, tavernat, hotelet, motelet, dhe sallat e gjimnastikës aerobike.
Neni 3
Në fund të nënit 50/2 shtohet Neni 50/3 me këtë përmbajtje:
Neni 50/3
Gjobat e vjelura nga përdoruesit e pronësisë artistike në kundërshtim me ligjin kalojnë gjashtëdhjetë për qind në Buxhetin e Shtetit dhe dyzet për qind në llogari të shoqërive të autorëve.
Neni 4
Në fund të nenit 50/3 shtohet Neni 50/4 me këtë përmbajtje:
Neni 50/4
Ministri i Financave nxjerr udhëzim për mënyrën e kontrollit të përdoruesëve të pronësisë intelektuale nga organet e Policisë Tatimore.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3149, datë 16.11.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.