Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Investimi me i vlefshem ne emigracion. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16802)
Postuar nga IQVLORA datë 01 Shkurt 2009 - 23:54:
Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
.
Per mua, investimi me i vlefshem, duke pasur parasysh ato qe thashe me siper do te ishte si fillim "rropatja" e prinderve edhe ne pune te ndyta vetem e vetem per te arsimuar femijet.
Ky eshte nje goxha investim!
Nderkohe qe femijet edhe mund (sipas mundesive dhe fuqive) te bejne nje pune part-time.
Peace!
Po Gjergj ky eshte investimi me i madh per nje shqiptar ne emigracion.Ne bisedat e mia me miq,shoke e te njohur kur vjen puna se cfare ke nxjerre ne drite,une ju pergjigjem:''Shkollova femijet e mij''Ata kane gjetur ose do te gjejne nje pune nga e cila do te paguhen mire.I solla ne nje vend qe jo shteti nuk i keqtrajton,por as individet nuk guxojne ta bejne nje sjellje te till.Si ne USA nuk eshte,por mbas saj besoj se po.Investimi i cdo prindi mundi,sakrifica e tij eshte qe pasardhesit e tij, femijet pra,ta gezojne jeten.Do te ishte e pafaleshme,qe edhe femijet tane te digjeshin njesoj si ne prindrit e tyre.Besoj te gjithe e dijme dhe e kemi parte me syte tane se si jetojne moshataret e femijeve tane ne vendin tone.Njehere djali i madh me tha:''Pse i harxove gjithe ato pare per te blere nje shtepi buze detit ne Shqiperi,kur ne shkojme vetem nje muaj ne vit atje?Mund t'i kishim investuar diku ato pare e shtepine e blinim shume lehte.''.Une i thashe se avash avash po na vjen pleqeria e ne duam ta mbyllim jeten atje ku na ka lere koka.Ju i mblidhni paret tuaja dhe mendoni per te investuar.Investimi jone ishte ai qe ne ju hoqem nga mizerja.Po ishit te zote cani tani.Si thua ti fisnikja kotka;do na i dijne per nder apo jo?Ndoshta harrohet e mira shpejt.Do t'ju thosha edhe ju djem e vajza shqiptare,t'ua dini per nder prinderve qe ju kane mundesuar te studioni e te punoni ne perendim.vetem nje faleminderit duam,jo me shume.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.