Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Djali im i vogel dhe breshka (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17115)
Postuar nga IQVLORA datë 18 Qershor 2009 - 00:18:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shqip: tartaruka = breshke.
Jo vetem qe nuk besoj se "tartaruka" ekziston ne ndonje dialekt, por edhe po te ekzistonte do ishte mire flitej shqip.
Po ke te drejte,por mu duk e arsyeshme ta quaja ne gjuhen italiane,sepse breshke me dukej jo fjale e pershtateshme.Une zakonisht shkruaj vetem ne shqip.Shume mire bete qe ndryshuat!Por lexojeni se cfare thote cedrusi.Po jo mor cedro nuk eshte aehtu si thua ti.Ajo mbahej sikur te ishte thelleze.Ushqehej vetem me gjethe sallate organike,brokoli e fruta.Siper kafazit i kisha vendosur edhe nje llampe neon e cila e ndihmonte simbas instruksioneve qe nxirrte im bire nga interneti,sepse keshtu i forcohej koraca picirukes nga se moti ketu eshte per ibret.Ne darke picirukja futej poshte shushullave dhe ne mengjez bente zgjimin gjithmone ne te njeten ore,07:30-08:00.Nxirrte koken e vogel dhe e kthente per te pare nese dikush do ta perkedhelte.Mbas gjysem ore dilte nga shushullat dhe drejtohej ku ishte vendi i ushqimit.Nqse gjethet nuk ishin te fresketa,ajo nuk ju afrohej fare.Mbasi ja plotesonim deshiren ajo hante dhe shkonte pinte pak uje me ate gojen e vockel.Njehere kish kerkuar te dilte,por se kujtuar njeri per te.Duke qendruar pingul me paretet e akuariumit me dy kembet e para mbeshtetur ne qelq ajo ish permbysur e kish rene me kembet perpjet.Njehere na u fsheh dhe e gjetem te furur ne nje shapke qe e mbajme ne kopesht per te levizur kur dalim nga dhoma e ndenjies.
Tulipan ke te drejte se nuk i njeh mire se kush jane ata qe kercejne rrotull zjarrit.Per t'i gjuajtur ata ka CCTV ne cdo rrugice e kthese,por ata perseri shmangen.Sigurisht qe do ti gjej nje kafshe tjeter,por me dyfekun dua t'i heq mendjen per momentin.
Cedro ce dua macokun te mbush shtepine me qime ne mars?
Ing faleminderit!Me thne ete drejten nuk e llastojme shume,por me rezultatet e larta ne mesime ,ku ne matematike dhe anglisht doli i pari i shkolles dhe ne shkenca i dyti,ai ka bere vend vetes qe t'i plotesojme disa deshira.Dje psh i bleme nje loje per PS3 qe kushtoi £ 32.
Kush eshte prind e di se si trajtohet i vogli,megjithese ai nuk e pranon qe eshte me i vogel
Faleminderit te gjithve!
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.