Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Si mund te luftohet Berisha dhe berishizmi. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17172)
Berisha u rrit ne nje nga zonat me te izoluara dhe me te prapambetura te vendit. Sipas anekdotave, ne vitet '50 kur shkoi per here te pare makina, bashkefshataret e tij i nxorren tagji.
Pamvaresisht nga to, dihet mire qe ne ato zona sundonte varferia dhe injoranca, si edhe nje "kod" moral i disa shekujve me pare.
Familja(ose me mire klani)i bindet patriarkut dhe te gjithe femijet meshkuj enderrojne qe nje dite te zene vendin e tij. Patriarku vendos per gjithshka,deri ne jeten e antareve te tribuse(qe mund te jete edhe e vogel,ne varesi te femijeve qe kane lindur). Ne shumicen e rasteve, eshte nje bashkejetese e shume familjeve te vogla. (Haklat e Tropojes jane nje nga shembujt edhe ne ditet e sotme.)
I vogli Berisha u rrit ne keto kushte deri ne moshen 15-16 vjet, kur shkoi ne Tirane dhe cdo gje ndryshoi per te. Megjithate, nuk mundet te ndryshoje dicka e rrenjosur fort ne psikiken e femijes. AMBICIA PER TE QENE I PARI DHE PER TE SUNDUAR.
Megjithate, edhe kjo nuk jep nje spjegim te plote te lindjes se ketij fenomeni. Demokracite Perendimore njohin shume shembuj te politikaneve qe kane kontrolluar me Dore te Forte partite e tyre. De Gol, Kraksi, Trudo, Papandreu(Ati) jane disa nga shembujt e liderve qe ishte zor t'i shkulje nga vendi numur 1 ne parti. Dhe asnje syresh nuk ishte rritur ne rrethana te ngjashme me Berishen. [/B][/QUOTE]
Ka shume arsye te tjera qe krijojne liderat e "dores se forte". Disa prej tyre jane prefeksioniste, ka te tjere qe jane paranoiake, disa jane delirante dhe ka te tjere qe i nenvleftesojne te tjeret.
Po si eshte e mundur qe ne grupime njerezish, ku nuk perdoret asnje lloj violence,por vetem prapaskena, nje lider te sundoje per vite bile per dekada te tera? Sigurisht jo te gjithe rastet jane te ngjashem.
Rasti i Berishes eshte me i vecante se i te tjereve.
Nuk ka ngjare,qe nje njeri i vetem jo vetem te uzurpoje vendin e pare ne nje Levizje,me te cilen s'kishte asnje lidhje,por edhe ta mbaje ate vend pasi shkaterroi vendin dhe deshtoi ne shume fushata elektorale.
(vijon)
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.