Forumi Horizont Gjithsej 430 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)


Postuar nga Sy_jeshilja datë 16 Janar 2003 - 03:23:

Ami , jam plotesisht me ty , as i shtoj as i heq dot asnje presje atyre qe ke thene me lart. Nuk mund ta quaj tamam degjenerim moshen ne shkollen e mesme, po do thoja, qe koha ne te cilen jetojme eshte vertet e degjeneruar. Sepse pothuaj te gjithe prindrit tani jane njohur ne vitet e shkolles, por sic e dime lidhjet martesore ne ato vite jane shume te forta .
Po te hedhim nje veshtrim te rinia e sotme, mund te thuhet pa frike qe ska me asnje lloj morali . Te rralla jane lidhjet serioze, qe zgjasin dhe perfundojne ne martese, aq me teper mosha 16vjecare e cila smund te marre kurre vendime te rendesishme per te ardhmen e vet. Cdo vendim i marre ne ate kohe,eshte i gabuar (kjo nga eksperienca personale ).
Persa i perket asaj qe ka thene Germuesi me lart , lidhjet me shkesi , ndonjehere funksiojne ,ndonjehere jo, ajo eshte thjesht nje menyre njohjeje , smund te vendoesh ti te lidhesh jeten me nje njeri pa e njohur, vetem e vetem se te tha tezja apo halla, qe vajza e filanit, eshte vajze per shpi, kokeulur, punetore, dhe shyqyr zotit deri tani si ka dale ndonje llaf
Nuk mund te pretendosh per nje lidhje te forte, nqs nuk e di me ke ke te besh, se pas disa vitesh, kur te perballesh me disa probleme qe me pare skane egzistuar, papritur do kuptosh qe ke te besh me nje tjeter njeri, qe me pare nuk e ke njohur, per mos te lene menjane dhe ndjenjat, duhet pasur parasysh, qe baza ne nje lidhje eshte dashuria .....

Kjo teme eshte shume e gjere per te disktutuar ,dhe me duket se te gjithe i kemi anashkaluar pyetjes se Mendimtarit Cfare eshte dashuria ?

Une po i bie shkurt fare fare , per te qene e sinqerte, nuk e di se cfare eshte


  Gjithsej 430 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.