Forumi Horizont | Gjithsej 145 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)
Rama: Kuvendi, vendi ku do të bëhemi avokati i të drejtave të qytetarëve
Deputetët e Partisë Socialiste do të hyjnë në Kuvend njëherë e mirë. Në mbledhjen e grupit parlamentar para nisjes së sesionit të ri parlamentar, kreu i PS-së Edi Rama është shprehur se opozita do të punoi fort për integrimin e Shqipërisë. Në këtë mënyrë Rama tha se çështje emergjente për deputetët e PS-së do të jenë 12 prioritet e raportit të Komisionit Evropian të vitit 2010 për Shqipërinë.
“Duhet të bëjnë çmos që ky refuzim të mos përsëritet në tetor edhe pse shanset janë minimale për shkak të plagëve që KE ka diagnostikuar, duke vënë 12 rekomandimet. Puna e grupit tonë do të fokusohet me ngulm te 12 prioritetet, do jemi më shumë se asnjëherë partia e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë evropiane”, ka theksuar kreu i PS-së në mbledhjen e grupit parlamentar.
Rama nga ana tjetër theksoi se “lufta opozitare” në parlament do të rifokusohet tek të ashtuquajturat aferat e mëdha korruptive të qeverisë si Gërdeci, rruga Durrës-Kukës dhe Vrasje e 21 janarit. Ky hap vjen pas daljes së informacioneve të reja nga kabllogramet e WikiLeaks. Kreu i PS i bëri apel Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë nisur edhe nga faktet e reja.
---------------------------------------------------
Turp te keshe mor Frikacak!
Do hyke (jo to jo, se ske mandat. I bane llogarite gabim) ne Parlament e do na luftoke atje Korrupsionin e Vrasjet!!!???
Kush do te "luftoje"!? Gramoz Banditi-Ruci !?
Banditi do luftoje Banditet-Kriminelet!?
Turp te te vije, sepse pshurre mbi besimin qe te dha(ne)me!
Gjithsej 145 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.