Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shqiptaret dhe edukata qytetare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18448)


Postuar nga Piktor datë 18 Shtator 2011 - 00:17:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Piktor, e njof zonen e Barit qe prej 20 vjetesh, nuk kam pare probleme pastertie ne sensin qe them une (natyrisht ekziston problemi i discarica-ve ne disa zona si Napoli) por kurresesi neper rruge apo neper plazhe apo neper parqe natyrore.
Jo me shume se para 20 vjetesh ky problem ne Shqiperi nuk ekzistonte, por si duket ajo ishte (pseudo) kulture e imponuar nga Enveri dhe jo nje edukate qytetare e mirefillte.
Gjeja qe me preokupon me shume eshte ai rasti qe tregon ti, kur KA koshe pleherash dhe nuk perdoren, sepse ajo tregon efektivisht sa edukato ka populli (disa vite me pare ne Velipoje me pelqeu qe c'do 50 mt gjate plazhit kishte koshe pleherash, por fatkeqesisht shumica e pleherave ditore te plazhisteve perfundonin ne det ku mbas dite nuk mund te beje banje).

Tani, une mendoj se problemit te trafikut mund te zgjidhet edhe brenda 1 jave nqs policia DO qe ta zgjidhe. Per trafikun, sidomos ne zonat qytetare mendoj se mjafton nje "dore e forte" (pa dallim makinash me xhama te erret apo pa trga fare) dhe pak a shume rregullohet, por ceshtja qe me shqeteson me shume eshte ajo e pastertise qytetare, nuk mendoj se kjo mund te behet me "dore te forte" nga lart.
Atehere kush eshte zgjidhja? Do "kulturohen njerezit "nga poshte"? Me sa duket nga keto 20 vjet nuk ndodh edhe kjo.

Shqiperia duket si Afrika, ku mund te gjesh mjaft "ishuj te lumtur" me pasterti, rregull dhe disipline sic jane fshatrat turistike europiane ne Kenia, por sa kalon gardhet e tyre gjen ...... Afriken.
Shkoni ne Golem dhe konstatoheni kete, fshatra turistike (te politikaneve) me pasterti rregull etj, ......... pertej traut te policit privat ........ Shqiperia

Padashje, ndersa po lexoja kete mesazhin tend, pa shaka, me erdhen ndermend fjalet e Gjergj Kasteriotit drejtuar shqiptarve.
"Lirine nuk ua solla une, ate e gjeta ne mesin tuaj".
Personalisht dhe familjrarisht te pakten per ato 10 dite plazhi jemi munduar te mbajme pasterti.
Biles e them me kenaqesi qe ndoshta vume ne pozita edhe te tjeret afer nesh qe u munduan te na imitonin.


  Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.