Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:34:

4 Evolucioni i gjuhës v. 1 –në fillimet e tij– 304 faqe, Tiranë, 2009, GlobusR Çmimi: 400 lek/ 4 euro.

Ky libër nuk sjell ndonjë teori të re në pemën evolutive të gjuhëve, përkundrazi, duke u bazuar në ato mësime shkollore të deritanishme mbi evolucionin gjuhësor, ky libër sjell copëza të reja në këtë pemë, kështu i tregon edhe një herë më qartë lexuesit ngjashmërinë dhe të përbashkëtat e gjuhëve. Autori R.Th. bazohet kryesisht në tre gjuhë, shqipja, italishtja dhe gjermanishtja, (rrallë tek anglishtja që e njeh shumë pak), si dhe tek fjalë gjuhësh të vjetra, të cilat ai i nxjerr nga disa libra, ku është referuar.
Qysh në këtë vëllim, me provat që sjell, autori tregon bukur nën këndvështrimin dialektik lidhjen e gjuhëve, kështu relativizon edhe kufinjtë ndarës të grupeve të ndryshme të gjuhve, duke treguar lidhje midis gjuhëve të sotme e të lashta, atyre semite me ato indo-europiane, e biles edhe deri ato latinos të përtej Antlatikut. Këto lidhje gjuhësh dhe grupimesh të tyre janë akoma të vogla në këtë vëllim, e biles disa edhe të ngelura si hipoteza –sipas autorit. Por s.d.q. nxisin kërshërinë e lexuesit të vëmëndshëm dhe atij që merret me histori dhe gjuhësi.
Për t’mos e mërzitur lexuesin me analiza gjuhësor-etimollo-gjike, autori merret dy-tre here në këtë vëllim me disa fjalë, emra dhe toponime të njohur, kuptimin dhe prejardhjen e tyre; kështu lexuesi i librit çplodhet disi. Autori shpjegon edhe kuptimin dhe prejardhjen e emrit të tij: Robert, nga: rob i urt.


5 Evolucioni gjuhësor v.2 –në vazhdimet e tij– 310 faqe, Tiranë, 2009, GlobusR Çmimi i librit: 450 lek.
Në linjën e vëllimit të parë ecën dhe vëllimi i dytë i librit. Autori pasuron me shembuj të ndryshëm panoramën evolutive të gjuhëve, kryesisht asaj shqipe dhe disa të tjerave përreth.
Ndërkohë që vëllimi i parë doli në pranverë të 2009-ës, vëllimi i dytë doli në verë të këtij viti. Biles faqet e fundit autori arriti ti mbarojë me të shpejtë në pushimet e verës në Shqipëri. Ndaj në fund të këtij libri dallojnë shpesh gabime gramatikore.
Edhe ky vëllim është tërheqës, sidomos për ata që interesohen mbi probleme historiko-etimollogjike, përmëtepër sepse autori përpiqet të shpjegojë edhe prejardhjen e disa emrave dhe toponimeve mjaft të dëgjuar. Kjo e çplodh mjaft lexuesin, për më tepër që këto emra dhe toponime lidhen me ngjarje të njohura historike dhe kultura të lashta, si ato afrikane, asyre, akadase, hetite, mesopotamase, egjyptase, ellase (greke), etj.
Në të dy vëllimet autori kritikon teoritë e gjuhës mëmë e bija, duke treguar me shëmbuj se si gjuhët formohen e ndahen, si ato evolojnë në drejtime të ndryshme e me ritme jo të njëjta.
Leximi i këtyre dy vëllimeve i jep lexuesit një kuptim më të qartë të këndvështrimit dialektik në studimin e gjuhëve dhe evolucionin e tyre. Kështu ai mund të kuptojë në çdo libër tjetër gabimet e shumë e shumë etimologëve.
Autori dëshiron ta përfundojë këtë temë me një vëllim të tretë, gjurmët e t‘cilit po vonojn, për shkak të kohës së cunguar të tij.


  Gjithsej 49 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.