| Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Vllaznia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1935)
Kaçi: Sot, operacioni në Belgjikë
Pas një periudhe 3-mujore pritjeje, erdhi momenti i dhënies fund të dhimbjeve për futbollistin e talentuar shkodran, Albert Kaçi. Mesfushori 21-vjeçar i Vlaznisë dhe i ekipit tonë kombëtar Shpresa, pikërisht sot, në një nga spitalet e Brukselit në Belgjikë, do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në muskujt e barkut. Këta të fundit e kishin shqetësuar së tepërmi mesfushorin-sulmues të kuqebluve që gjatë kampionatit të kaluar, ndërkohë që pas përfundimit të tij ata janë bërë të padurueshëm. Periudha në të cilën gjendej klubi shkodran nuk ia kanë bërë të mundur dërgimin në ndonjë nga klinikat e specializuara jashtë vendit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, e si pasojë kjo gjë ka zgjatur deri para pak ditësh. Me sigurimin e një vize dhe gjetjen e një mbështetjeje financiare nga një i afërm i tij, Kaçi ka udhëtuar këto ditë drejt Belgjikës, ndërkohë që po dje është shtruar në një nga klinikat e Brukselit. Pikërisht në atë klinikë, ku para pak kohësh është operuar edhe Kreshnik Zhega, djali i ish-trajnerit të Vllaznisë, Medin Zhegës. Ky i fundit i ka sugjeruar futbollistit shkodran vajtjen atje për të kryer këtë ndërhyrje kirurgjikale, që do të bëhet e mundur vetëm sot.
| Gjithsej 45 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.