Forumi Horizont | Gjithsej 122 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=209)
Ja po e them edhe une mendimin tim.
Ne radhe te pare tema eshte shume interesante dhe personalisht me intereson shume, sepse mendoj qe origjnaliteti yne si komb varet 90% nga gjuha jone unike.
Kam vene re me trishtim se si po shformohet gjuha jone perdite e me teper, jo vetem nga te rinjte, por nga figurat qe dalin perdite ne televizor dhe qe u duket vetja akoma me intelektuale kur perdorin fjale qe shumica e popullit edhe nuk i kupton mire. JO pak faj kane dhe mediat ne gjuhen qe zgjedhin per te servirur lajmet, ku perdoren shume fjale qe po te mednohesh pak, ua gjen simotrat ne shqip. Nuk po flas ketu per fjale qe jane me origjne latine dhe shumica e vendeve ne Europe i perdorin dhe qe nuk kane perkthimin origjinal shqip, si intelektual, profesionist, universitet etj, por flase per fjale te tjera qe po t'i degjonin i madhi Lasgush Poradeci e Andon Zako Cajupi do ngriheshin atje nga prehen dhe do gjemonin me perbuzje ne fytyre te atyre qe i perdorin. KUsh i ka lexuar keta dy autore ( nuk po permend dhe Fishten e Migjenin, se do zgjatesha shume) ka hasur nje thesar te pacmuar fjalesh shqip, dhe shume emertime qe ne nuk i dinim qe mund te egzistonin ne shqip, ata vecse shkrimtare te medhenj, jane dhe fjaleformues te medhenj, jane ata per te cilet ne sot kemi nevoje.
Ndaj mediat kane rol vendimtar ne perhapjen e kultures dhe gjuhes shqipe, ata qe punojne aty, duhet te kene nje njohje te thelle te gjuhes tone, jo te na servirin fjale te sajuara per te na treguar qe kane bere nga nje specializim jashte.
TEma eshte shume e gjere dhe e gjate per te folur, por une per ta lehtesuar sadopak dhe per ta kanalizuar biseden dhe ne pika te tjera krejtesisht te lidhura me kete ceshtje, po hap nje nenteme tjeter qe besoj jep dhe nje ide mbi ate se si mund te zgjidhet kjo situate e krijuar.
Mirupafshim ne temen tjeter.
Gjithsej 122 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.