Forumi Horizont Gjithsej 57 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A duhet perbuzur femra mbipeshe? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2688)


Postuar nga déjà-vu datë 31 Tetor 2003 - 01:19:

Question

Ne fakt menyra se si ju shtroni pyetjen me duket pak e gabuar.Nuk eshte vetem femra qe ka probleme obesiteti dhe ndrydhje nga ky fakt.Nuk eshte vetem femra qe e vuan kete gje me mbyllje ne vetvete.Ka edhe meshkuj obese.Dmth eshte nje problem qe shqeteson te dyja krahet.

Po ju sjell ne vijim nje lajm qe lexova diku para disa ditesh dhe me beri te reflektoi ne lidhje me kete teme.
Kishte vetem 17 vjeç,nje trup te dhjamur dhe brenda tij nje vorbull vetmie.
Keshtu nje te diele vjeshte,vendosi ti japi fund ''lojes te quajtur jete'',talljeve dhe ngacmimeve qe miqte e tij i benin,mes indiferences se botes dhe mendjes se mbyllyr te dikujt qe nuk mund te kaperceje pengesat dhe te shikoje çfare ka nen shtresen e dhjamit te nje adoleshenti.
As prinderit e tij nuk e kuptuan dhe nenvleftesuan dramen e birit te tyre qe ndodhej ne nje krize te plote adoleshente,keshtu ai ngeli i vetem duke luftuar kunder nje trupi ne te cilin nuk njihte vetveten.
Eshte e veshtire te ndihesh ne rregull kur ke 103 Kg peshe dhe nga faqet e lemuara te revistave,nga Tv e nga kinemaja arrin vetem nje mesazh: per te patur sukses ne jete,ne pune,me miqte,duhet patur nje trup dhe fizik perfekt.....



Te jesh obes nuk eshte nje faj e as nje motiv diskriminimi!Kush ka probleme te ketij tipi te lidhur me mosfunksionimin ushqimor ne menyre te rregullt duhet kuptuar,inkurajuar dhe mbeshtetur!!

E jo te jetoje ne meshiren kollektive,ku i vetmi ''faj'' eshte pesha e tepert!Personazhi i mesiperm i dha ''zgjidhje'' duke u hedhur nga nje ure mbi autostrade.....


  Gjithsej 57 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.