Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS Egnatia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3100)


Postuar nga qershor13 datë 09 Shkurt 2004 - 14:56:

Miqësorja

Egnatia kalon 1-0 edhe Flamurtarin

Egnatia nuk di të ndalet. Edhe përballë Flamurtarit, rrogozhinasit treguan se nuk pronojnë rezultat tjetër veç fitores. Tipar dallues i të gjitha këtyre miqësoreve është aktivizimi i lojtarëve të rinj, të cilit po shfaqin ego dhe dëshirë për cilësi në lojë. Kështu ndodhi edhe ndaj Flamurtarit, kur F. Ymeri, pa kaluar minuta e 8-të, arrin të kalojë në avantazh vendësit. I njëjti rezultat mbeti deri në fund të takimit, me gjithë përpjekjet e të dy ekipeve. Rastet më të shumta për shënim i patën vendësit në anë të nigerianit Dikson, Gabës etj. Megjithëse trajneri Petrit Haxhia nuk kishte në dispozicion Simakun, Banon e Sallatën, kjo nuk e ka zbehur aspak ambicien e lojtarëve rezervë që ta bindin se stoli mbetet një mbështetje e fortë. Vlen të theksohet se në këtë takim u aktivizuan edhe kavajasit Daka e Fosa që, siç mësohet, tashmë e kanë marrë "ok"-in e stafit rrogozhinas.


  Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.