Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Levizja Mjaft (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=298)
-- Mjafti dhe levizjet e pa perfunduara. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3694)


Postuar nga Ami- datë 14 Janar 2004 - 23:57:

Eshte e cuditshme se si kerpudhat e helmatisura dalin pas shiut te protestave. Ne keto dite te ftohta dimri disave prej parafolesve mesa duket morrnicat nuk i vijne nga mungesa e energjise elektrike por nga zekthi per te vjelle vrer kunder Mjaft!

Une nuk jam i pershire ne kete levizje dhe e njoh thjeshte ne menyre anesore, por kjo nuk me pengon qe te replikoj me ata qe perbaltin te vetmet levizje serioze dhe te kristalta.

Ne radhe te pare dua te sqaroj Shenjtori per z. Besian Pesha. Ne baze te njohjes sime me te, mund te gjykoni jo si nje njeri qe mjaftin e ka degjuar si thashethem por qe e ka njohur rastesisht dhe pa e ditur se ishte Mjaft!

Me Besianin jam njohur ne nje projekt qe kemi bere per burgun e Spaçit. U nisem nje grup rreth 20 veta nga Tirana dhe shkuam ne Rreshen. Nje nga personat e grupit ishte edhe Besiani. Ai nuk kishte ardhur si perfaqesues i Mjaftit por si nje student vullnetar per te zgjeruar dijet dhe punen shkencore nen udheheqjen e pedagogeve. Ju siguroj qe ne pervec fjetjes dhe ushqimit nuk kishim asnje perfitim material. perfitimi ishte shume i madh nga ana shkencore dhe kulturore sepse u njohem me nje histori te ndryshme nga ajo qe kishim mesuar ne shkolle. Biseduam me Besianin si te njohur te rastesishem dhe folem per probeleme te ndryshme sociale sic ndodh rendom ne Shqiperi. Pesimizmit tim ai iu kundervu me idete baze te levizjes Mjaft!. Me beri pershtypje pasi edhe une si ata jam idealist dhe kam vite qe punoj ne internet duke hedhur dicka nga ajo qe di dhe qe mund te jete e dobishme per ata mijera vizitore qe vizitojne faqen tone. Une se bashku me koleget e mi harxhojme kohe, para, nerva dhe kufizojme jeten tone private me kete qellim idealist qe te krijojme ambjente te kendshme per shqiptaret. kete e bejme pa asnje interes financiar madje paguajme per te mirembajtur kete aktivitet shuma te renda per xhepin e nje studenti.
Puna pa perfitim qe bej une me afron me idete e mjafti dhe me largon teper nga keta teoriciene te cileve Mjafti po u sulmon (jo donatoret), por bashkepunetoret e Biznesit. Shtypi i shkruar dhe ai elektronik ne Shqiperi jane bashkepunetoret kryesore te elementeve qe kohet e fundit po lufton Mjaft! Kesh, Telekom etj etj. jane reklamuesit me te fuqishem ne keto media dhje kete kercenim Kesh e kishte shprehur hapur ne letren qe i kishte derguar Mjaft!. Pra nuk eshte e veshtire te kuptojme se interesat e kujt mbrojne disa gazeta te ndryshme.

Keta pseudointelektuale jane te zhgenjyer nga shoket e tyre te ngushte qe i lane pa pushtet e para dhe luftojne cdo risi. Aq me teper qe kjo risi vjen nga disa "cunake" te cilet ndryshe nga keta "baballare te kombit" nuk thyen dyqane e nuk djeg shkolla, por proteston ne menyre te padhunshme. Gazeta shekulli e cila permend financimet e Mjaft! disa dite me pare na kercenoi me gjyq nese ne do te vazhdonim te postonim artikujt e tyre duke u hequr keshtu te drejten e informimit mijera vizitoreve. Kete kerkese e bene me pretendimin se ato jane nje shoqeri biznesi dhe se ata punen e tyre e shisnin me para. Nese do te shfrytezonim materialet e tyre duhet te paguanim.

Jane po keta njerez qe mesa shoh cirren per te njollosur nje levizje vullnetare e cila ne pak muaj ekzistence u ka thyer hundet shume padrejtesive. Natyrisht ka shume per te modifikuar e shume per te permiresuar por kjo nuk do te thote qe duhet eleminuar qe ne krijimin e saj. Asnje O.J.Q. tjeter nuk ka bere ate qe ka bere deri tani levizja Mjaft!. Qeverine dhe bizneset e tyre nuk kane mundur ti tundin per 15 vjet per te mos thene per 60 vjet asnje nga keta burrokrate.

Cdokush prej kastes se vjeter i trembet ndryshimeve. Aq me teper u tremben te rinjve qe jane shume me profesionale se ta. Keta te rinj qe po perballen me "ju" zoterinj te dashur jane veteformuar dhe vetefinancuar gjate vieteve te shkolles nuk kane studjuar me bursa shteti e me vendime te posacme dhe as nuk jane integruar ne ndonje parti politike per te perfituar prej saj.

Keta te rinj sjellin nje kulture krejt te panjohur ne shoqerine shqiptare dhe duhet te bejne llogari me zhgenjimin shumevjecar qe kane ushqyer jo pak edhe gazetaret e nderuar.

Nuk dua ti ngre nje permendore virtuale Mjaftit, por te dashur zoterinj, do te flasim pas disa vjetesh, nese puna do te vazhdoje keshtu. Ju punoni ne nje biznes i cili ju paguan per ate qe beni. Po per detyren tuaj qytetare mendoni ndonjehere? Cfare kontributi jepni ju si "gazetare te shquar" per informimin dhe edukimin e ketyre mijera vizitoreve qe hyjne nga cdo ane e botes e te cileve ju i vini kushte per te nxjerre perfitime financiare?
Ju mund te na quani budallenj qe ne punojme pa patur perfitime financiare dhe mund te na perbuzni per kete. Por ne jemi idealiste ashtu sic jane edhe shumica e anetareve te Mjaft! te cilet nuk marrin perfitime financiare. Mjaft! nuk po ben fushate politike. Ajo thjeshte ngrihet kunder padrejtesive. A mund te njolloset nje proteste njerezore dhe nje reagim kaq demokratik?

Ndoshta "gazetaret e shquar" duan protesta te pergjakshme, dhunime ministrish, ndoshta duan qe artikujt e tyre te jene te mbushur me gjak se keshtu jane me te efektshem dhe e corodisin popullin dhe nuk e perfillin levizjen paqesore.

Keta gazetare bejne mire te zgjidhin ne radhe te pare problemet dhe konfliktet qe kane me gjykatat per shpifje apo dizinformim perpara se te vijne e te na shesin moral.

Me vjen nje pyetje spontane:
Kush nga keta "gazetare te shquar" nuk ka makine, apartament, vize per te levizur lirisht?
Me 200.000 leke rroge i kane siguruar?

(ne citimet e mia e kam fjalen per te gjithe rrethin gazetaresk shqiptar qe ngrihet kunder iniciativave te ndershme)


  Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.