Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tenis (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=226)
-- Tenis (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3705)
Australia Open ka hyrë në ditën e tij të tretë këtë herë duke u luajtur sipas rregullave të të mëdhenjve. Të gjitha raketat kryesore kanë arritur të fitojnë bindshëm ndaj rivalëve të tyre për ndeshjet e turit të dytë. Amerikani Andi Rodik shkatërroi rivalin e tij çek Ulrirak. Ky i fundit nuk arriti të përballojë dot kalsin e numërit 1 në botë duke u dorëzuar në tre sete 6-2, 6-2, 6-3.
Agasi barazon rekordin e Pit Sampras me 203 fitore në Grand Slem duke mundur kunmdërshtarin e tij Berdish 6-0, 6-2, 6-4. Sfidamë spektakolare e ditës ka qënë ajo ndërmjet brazilianit Gustavo Kuerten dhe kroatit Ivan Ljubiçiç. Guga arriti të triumfojë mbas katër sete 7-5, 6-7, 6-4, 6-3 me rezultatin 3-1.
Asnjë problem dhe për raketën numër 9 në botë Sebasitan Gronzho që mposhti amerikanin Gembill 6-4, 6-3, 6-2.Për femra ndërkohë ashtu siç pritej Xhastin Henin nuk ka derdhur shumë djersë për të kaluar francezen Kamil Pin. Belgia fitoi pastër 2-0 (6-1, 6-4).
Më të thjeshtë e ka pasur francezja Ameli Morezmo që ka fituar 6-2, 6-0 ndaj Sllovakes Cernanova. Në turin e tretë është kualifikuar dhe amerikani Lindsi Davenport.
Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.