Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)


Postuar nga Indrit datë 24 Prill 2004 - 02:37:

Gruaja në të drejtën trashëgimtare islame

Islami, me ajetin e 7 të sures en-Nisa i shpëtoi fëmijët e vegjël si dhe gratë nga një padrejtësi e madhe - ngelja pa të drejtën e trashëgimisë. Si mund të jenë trashëgimtarë burrat ashtu mund të jenë edhe gratë. Në kohën e Pejgamberit a.s. gratë dhe dy vajzat e Sa’d b. Rebias që ra martir në Uhud, erdhën para të Dërguarit a.s. dhe i thanë:
-O i Dërguar i All-llahut, këto janë të bijat e Sa’dit. Babai i tyre ra martir në luftën e Uhudit, e xhaxhai i tyre ua ka grabitur pasurinë dhe nuk u ka lënë asgjë. Këto vajza nuk mund të martohen pa kurrfarë prone. Pejgamberi a.s. u përgjegj:
-All-llahu për këtë gjë do të na shpallë gjykimin e vet. Më pastaj zbriti ajeti mbi trashëgiminë.
Kur zbriti ajeti për trashëgiminë dhe i caktoi fëmijët dhe prindërit për trashëgimtarë, muslimanët duke i parë tendencat e përgjithshme në shoqërinë e vet deri në atë kohë edhe tek vendet fqinje, u çuditën shumë, bile edhe u brengosën. Si mund t’i jepet gruas një e katërta ose një e teta pjesë, vajzës një e dyta pjesë, madje edhe djali i vogël të gëzojë trashëgiminë. Askush nga ata nuk dilte që të luftojë kundër armikut dhe të fitojë pre lufte. Kjo tregon madhësinë dhe rëndësinë e revolucionit që e bëri Islami lidhur me


  Gjithsej 147 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.