Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- ARSHI PIPA nji Shkodran e Shqiptar i madh (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5926)
Elegji për Gac Çunin
Vdiq edhe nji tjetër! Qanje shokë, të ngratin!
Banja t'madhe gjamën! Vdiq tue sosë afatin!
Si, pat hjekë e vuejtun, mbasi shumë qe rrekë
Tue luftue me morden! Vdiq: e lanë me vdekë!
Shtrydhë e shterrun forcash djerreve t'Bedenit,
fill andej përplasun brrakave t'liqenit;
ra e u'mek djaloshi… Vinte i imët kah shtati,
s'ishte për tê kazma, s'ishte për tê shati
Se ktij qielli i fali çka s'i dha secilit:
frymën e muzikës, zanin e bilbilit.
Oh sa herë ndër muzgjet e robnis ai zâ
Zemrën qi lëngonte balçëm ai ju bâ
Dridhej nën zâ letas, mallshëm, melodija,
tash ndër kangë shkodrane, tash n'Ave Maria.
Prante zhurma e dhomës, që të gjithë veshtojshin
Tretun ndër kujtime t'ambla qi ato zgjojshin…
Gac, o shok i vuejtjes, nxânsi im i lashtë,
mâ s'ta gjegja zanin, mâ nuk t'ndesha jashtë!
N'imshtën e Burrelit vorrin ku ta banë
Kur ushton gjethnaja, Gac ti ndoshta fshân?
Fshâj nji kangë lirije qi t'u mbyll n'krahanuer!
Fshâj nji jetë artisti qi pa fryt u-buer!
Fshâj e përmbas teje le t'ankojë shojqnija
qi na njofti vlerën, mbarë t'ankojë rinija!
------------------------------------------------------ Koment
Këtë elegji poeti ia kushtoi një ish nxënësi të tij dhe shok burgu, Gac Çunit ish-mësues në Kastrat të Shkodrës, që kur vdiq në burgun e Burrelit, nuk i kishte mbushur të tridhjetat. Ai ishte turbekuloz, megjithatë u kishte bërë ballë me trimëri vuajtjeve të burgut. Në mars 1956, pak muaj para se të lirohej, ai pati një sulm apendiciti. Drejtori i burgut e la të vdiste pa e çuar që të operohej. Në burg Gac Çuni kishte kompozuar këngë patriotike, njëra prej tyre ishte kënga për tre të rinj shkodranë të vrarë në gusht 1948 prej Partisë Komuniste. Caci kishte kompozuar edhe këngë të tjera mbi motive popullore. Njëra ndër këto: "Kanga e kaçurrelit", është bërë sot popullore në Shqipëri.
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.