Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga lorie datë 22 Mars 2004 - 00:26:

Seeking truth

beyond tradition, beyond image????

God ,this lifts me up...!

Breathless...


Postuar nga Fajtori datë 23 Mars 2004 - 08:43:

Fragmente nga "La finestra di fronte" qe sonte flasin perjetimin tim, prandaj jane ditari im.
--------------------------

Une do te te dua pergjithmone. Jemi te detyruar te duhemi ne fshehtesi, sepse askush nuk do e falte dashurine tone. Nuk dua te heq dore nga dashuria jone. Po ti ?
* * *
I shtrenjti im
Qekur te humba ty e kuqja nuk eshte me e kuqe, bluja e qiellit nuk eshte me blu, pemet nuk jane me jeshile. Qekur te humba ty duhet te kerkoj ngjyrat brenda nostalgjise sone. Qekur te humba ty me mungon edhe dhimbja qe na bente te ndrojtur dhe ilegale. Me mungojne pritjet, sakrificat, mesazhet e kodifikuara, shikimet e vjedhura mes nje bote qorresh qe nuk donin te shihnin, sepse po te shihnin do ishim turpi i tyre, urrejta e tyre, pashpirtesia e tyre. Pendohem per kurajon qe nuk pata per te te kerkuar falje. Per kete nuk mundem as te shikoj me brenda dritares tende, aty ku te shikoja gjithmone... kur nuk dija akoma emrin tend dhe ti enderroje nje bote me te bukur, nje bote ku nuk i ndalohet pemes te jete peme dhe bluse te jete qiell. Nuk e di nese kjo bote eshte me e mire tani qe askush nuk me therret Eri, tani qe degjoj te me therresin vetem zoti Kena. E si mund ta quaj kete bote me te mire, si mund ta them pa te patur ty.
* * *
Indiferenca! Kjo eshte semundja juaj. Jeni qorre, shurdhe. Ju kane matufepsur me propaganden e tyre. Une tashme nuk bej dot asgje. Ju mund te zgjidhni akoma, ju mund te ndryshoni.
* * *
Mos u kenaq duke mbijetuar... Ti duhet te pretendosh te jetosh ne nje bote me te mire, jo vetem ta enderrosh ate.
--------------------------------

Shqiperuar dhe adaptuar nga une.


Postuar nga lorie datë 28 Mars 2004 - 02:15:

dipingo ,dipingo,dipingo

e vado ,vado ,vado
e penso ,penso,penso
e non resto
non si puo mai restare
non me ne fregha fregha fregha
vivo ,vivo,vivo
e respiro
e amo amo amo
e ora esco
esco per davero
dal'orologio
ed e solo cosi
che misuro il tempo

e vaaaaiiiii !


Postuar nga darke datë 28 Mars 2004 - 02:43:

bon voyage!


Postuar nga Fajtori datë 28 Mars 2004 - 07:54:

Sonte MSN qenka bosh. Asnje mik per te plasur filozofite dhe mendimet. Me mire. Do i plas ketu.

Te jesh vetvetja do te thote te fluturosh lart krejt i lire, i lumtur, pa askend qe te lidh kembet ne toke.
Te jesh vetvetja do te thote te dalesh nga sfondi i verdhe i forumit per te ekzistuar mes cdo lloj ngjyre.
Te jesh vetvetja do te thote te qeshesh me shpirt.
Te jesh vetvetja do te thote te shperbehesh si drita e bardhe ne nje prizem, e te gustosh ngjyrat e vetvetes.
Te jesh vetvetja do te thote te kesh aftesine te zbulosh njerez qe te bejne te jesh njeri tjeter, jo thjesht te zbulosh vetveten vetem.
Te jesh vetvetja do te thote te kuptosh se jeta ka pjese te bukura dhe te veshtira, por ti i pertyp te dyja, sepse i shtyn me embelsi poshte.
Te jesh vetvetja do te hote te alternosh pulsionet mes sublimimit dhe shkarkimit, mes kapsllekut dhe katarsis, e megjithate te te gustojne te gjitha, edhe pse jane mutualmente escludenti.
Te jesh vetvetja do te thote te jesh ne kontakt me veten, atehere kur njerezit perqark teje humbasin mes esterioritetit dhe shtirjes, mes rrobave dhe makiazhit.
Te jesh vetvetja do te thote mos kesh vetem nje surrat, por edhe nje shpirt.
Te jesh vetvetja do te thote te gjesh ekuilibrin mes normave sociale dhe hipokrizise, dhe kjo nuk eshte kollaj po te lexosh mendjet e semura njengjyreshe.
Te jesh vetvetja do te thote te ndiesh dashurine shoqerore te te tjereve jo sepse ke luajtur me zotesi, por sepse i ke trajtuar si shoke.
Te jesh vetvetja do te thote jesh NJE, jo i ndare ne copa sipas ores, kohes, momentit, pozicionit etj, e megjithate te jesh fleksibel.
Te jesh vetvetja eshte e veshtire, aq e veshtire saqe arrihet pas shume pune, si nje clodhje fundjavore pas nje jave pune. Eshte e veshtire sepse mund te mbledhesh frytet e vetvetes vetem nese arrin te jesh vetvetja tere kohes, ndryshe mashtron veten sa edhe te tjeret.

Ne kete viskozitet shqiptar ka momente qe ndjehem mire, kur rreth meje ka njerez te lire, ashtu sic ka momente qe shpirti me ndrydhet nga shpirtrat e krimbur. Do doja shume qe substanca ne te cilen jetojme te kishte xhentilesen t'ju linte te lire... edhe mua. Do doja shume qe xhelatina viskoze te mos ju mberthente ne pozicionin ku rate ne fillim. Do doja qe secili prej jush te kishte mundesine te ndryshonte ne moshen 10 vjecare, 17 vjecare, 30 vjecare, 60 vjecare...

Teksa shkruaj keto rrjeshta mendimet rrjedhin natyrshem, por dora ime duhet te permbahet. Me vjen ndermend keshilla e nje miku te panjohur qe me keshilloi te regjistrohem ne forum me emer tjeter. Se di, a do isha i lire ashtu? Mendja me shkon tek gjuetaret e shtrigave qe ruajne stilin e shkrimit, oret, kodet dhe njeqind gjera te tjera. E atehere kthehem ne vetvete krejt njesh me nickun tim, dhe vazhdoj te shkruaj edhe per ata njerez xhelatinoze ne tru. Sa paradoks, bejme politike gjithe jeten per ti shpetuar gjyykimit te xhelatines se semure qe na rrethon, dhe jemi nje popull qe nuk dijme te bejme politike parlamentare.

Sa paradoks, ata njerez qe duan te tregohen me flamurtare te nje ideje jane ata qe fshehin nen vete ekstremin tjeter, ashtu si nje histerik fsheh deshirat seksuale ne aktet e tij osesive. Sa paradoks, xhelatina sot quhet parlament, qeveri, emigrante, popull, televizion etj etj etj. Vetem ti mundohesh ti zbulosh molekulat qe prishin strukturen nje nga nje, dhe i ruan si shoke, si miq, si thesar... kushedi per sa kohe.

Sa paradoks, jetoj ne nje vend me universitet qindra vjecar dhe nuk ndjej semundjen e shkolles se larte neper rruge. Sa paradoks, kalamajte qe dalin nga universiteti i korruptuar i Tiranes ndjehen te teseruar si qenie superiore. Ahhhh keta intelektuale. Ndonjehere me duket sikur shkolla ne Shqiperi behet vetem per tu konsideruar superior, ja perse cdo provim ka nje cmim, perfshire diplomen perfundimtare. Sa gjynah, ka njerez qe e quajne veten intelektuale me mburrje, a thua se nuk e perjashton vete mburrja e tyre qenien intelektual. Sa gjynah mor sa gjynah. Qeshni more njerez, zini miq jevgj, cifute, amerikane, irakene, kineze e cfare te mundeni. Mos shikoni cfare ndodh perreth sepse syte tuaj do bejne pjese e lidhjes xhelatinoze mes molekulave. Lidhje si ato te syve qe rrotullohen neper rruget e Tiranes per te pare cdo levizje, cdo femer, cdo dashnor femre, cdo minister, cdo kengetar... Ka patur gjithmone njehere kur ti ke dale dhe ke dashur mos te te vezhgojne prapa tavolinave te lokalit ku jane ulur, ke dashur qe as ti mos vezhgosh. Ka patur njehere kur cepi i syrit ka kapur nje qeshje formale dhe te ka ardhur per te vjelle. Ka patur njehere kur te ka kapur syri nje qeshje me shpirt dhe e ke dashuruar. Ka patur njehere kur mund te vrisje... dike qe ke perballe ose veten, por kjo ben pjese e skicofrenise qe duhet te kete secili me grimca qe te jete vetvetja. Naten mik, dhe kujdes... leri te tjeret te jetojne pa i gjykuar sepse keshtu vret ato sy thashethemexhinjsh me shume sesa me thike. Eshte thjesht nje ceshtje strukture kimike, ku mund te thyhen lidhjet xhelatinoze vetem nese lidhjet e lira qe ti krijon prishin definitivisht stabilitetin e struktures. Naten mik, naten.


Postuar nga ADELAIDA datë 28 Mars 2004 - 21:20:

Jam e lodhur ....E lodhur duke kerkuar te eci perpara dhe duke terhequr pas vetes keta zinxhire qe kerkojne te me mbajne te lidhur me te kaluaren.E sfilitur nga pengesat e larta te moralit qe me duhet te kaloj ne cdo hap te ri qe hedh ...E lodhur nga perjekjet e deshtuara per te dal nga kjo kornize ku me kane mbyllur .E lodhur nga kjo buzeqeshje e shtirur qe duhet perdorur per te dal sa me e bukur piktura ,ne menyre qe kerkesat per ta blere te jene sa me te larat .E lodhur nga perjetimi i jetes se kafazit ,ku kjo shoqeri me mbyll pa me kerkuar as lejen per ta bere ... E lodhur nga shqiptimi i fjaleve ``Kjo sduhet bere!!! ``...Jam e lodhur nga ky vrape qe duhet te bej per te mos humbur paralelizmin me kohen ,me turmen ,me realitetin....Jam e lodhur nga paaftesia ime per te thene Boll....
Nuk mund ta duroj me idealizimin e fales ``liri``...thjesht dua ta perjetoj ate ....


Postuar nga lova datë 30 Mars 2004 - 15:24:

Post

Sa lehte qe mund te tronditen shtyllat qe mbajne ne kembe individin (apo dhe gjithe shoqerine). Shume lehte. Menyra e jeteses, besimi, ligjet, zakonet, traditat, shkenca, memorja, vertetesia etj etj... Te gjitha paskeshin qene shume te brishta. Ne te gjitha mund "te zgjasesh duart e t'i lekundesh sipas muskujve qe disponon", bile edhe t'i rrezosh po qe se je shume i zgjuar. Problemi qendron ne faktin se sa i afte je per t'i zevendesuar me gjera me te vlefshme. Po mire kur ia rrezon vetes, po kur ua rrezon dhe te tjereve?
Zgjuarsia kur u perdorka e vetme mund te sjelle pasoja me fatale se budallalleku banal, shume here me gjigande...
Sa lehte te flasesh zgjuar. Sa veshtire te flasesh urte.
Sa lehte te pozosh si i urte ama sa veshtire te jesh vertet i tille.
Nuk e di sot jam shume filozofike se di perse!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Postuar nga volter datë 31 Mars 2004 - 01:52:

u keput nje yll prane meje!!! Sa cudi

Sonte nje jave u mbushen qe kam dale nga holli i operacionit, dhe sikur me duket vetja se ende nuk jam ne forme, dhe ndoshta edhe narkoza me ka bere tape, dhe thika e operimeve, qe une e quaj BISTURI me ka prere ne palce dhe jam pa mend ne koke, nga dhembja e dyfisht qe bart durimi im... Imazhi i nenvetedijes ende eshte jo i cilter dhe kerkon frymezimin e dashurise dhe te shpreses...!!! Tentoj ta mbaj veten, por me kot, shume bosh... Sa behem pak me mire me del perpara nje mjegull e dendur dhe me ve ne stop te madh, ketu me prehen ndjenjat dhe emocionet, dhe nuk mundem te kullohem as me pak e as me shume...!!!dhe akullsohem dhe bastardohem nga diskreditimi... !!! Rri ne gjendje statike, dhe toka thirr ne ulurime te qetesise, dhe me vret imazhin e ndergjegjes, sa mund te imagjinoj fare pak mbi zero...!!! Sa cudi, me eshte neglizhuar pasioni per art dhe kulture, dhe nuk mundem te numeroj iridishencat e procesit tim krijues...!!!!!!!!!!
!!


Postuar nga lova datë 31 Mars 2004 - 12:19:

Angry

..dhe dhimbja perseri erdhi…

dhe bashke me te nje rilindje e re
kur ne ankth pres per nje gezim te ri
qe vjen pasi ta pi kete te hidhten dolli
qe helmi i shpirtit e ka mbushur me zi...


Postuar nga LiL__TrEaSuRe datë 01 Prill 2004 - 02:49:

O Zot sa njeri i shemtuar je
Si fantazme neper nate erresire zvarritesh
Edhe shpirtin te shmetuar e ke
Duke acaruar gjendjen time zbavitesh

Dhe luan keshtu me sarkazmen tende
Me hap ne vete 1 grope te thelle
Kalon mbi te me hapa gjigandi vende-vende
Dhe boten time e shkrin lehte...

Ti je stuhi, e zjarr qe me djeg nga brenda
E me ben shpirtin shkrumb e hi
Te me merzitesh shume ta ka enda
Por,ne jeten time...s'ke pjese ti...dhe asnje njeri..!

S'te lejoj te me prekesh dhe madjete mundohesh edhe te me poshterosh
Sepse si bishe te hidhem e te kundershtoj
N.q.s jeten time mundohesh apo deshiron te jetosh...
...une kufirin tim te tregoj.......!


  Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.