Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)
Citim:
Po citoj ato që tha Tigerblue
sa here te kam thene mos pi shume hee ? nuk me degjon ti asnjehere
Citim:
Po citoj ato që tha glaukus
iiiiiiiiiiiiiiiiiii ça koiçidence .........
sa më përputhen mendimet me këtë gocën ( Dreqen ) këtu lart ..........
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
hahahah glakus hajde tja mbeshtesim mendimet njeri tjetrit
... e megjithate njerezit jane me te rendesishem se idete (y.t).
Po lexoja diku, dike qe fliste per te drejtat e njeriut e blah blah blah. Dhe me shkoi ne mendje toni i absolutizmit me te cilin flitet mbi to.
Ndoshta njerezit harrojne qe historikisht te drejtat jane marre dhe dhene sipas ngjarjeve, harrojne qe e mira dhe e keqja jane thjesht funksione te nje metrike te ndryshueshme, ndoshta harrojne qe morali eshte inekzistent nen nje perspektive absolute. Mbijetesa!! How about that!!!
A ju ka ndodhur ndonjehere qe te humbni ekuilibrin dhe natyra t'ju shpetoje nga rrezimi? Kur ishte hera e fundit kur dikush u perfshi nga zjarri dhe natyra ia fali djegien?
Diku ngurojme te themi nje fjale dhe dicka humbet pergjithmone, diku tjeter bejme nje levizje te gabuar dhe dicka e cmuar na iken perjete.
Natyra eshte gjykatesja jone me e rrepte, llogaritarja jone me e perpikte (por kjo eshte vetem njera ane e medaljes).
A thua te jete loje kur sillemi si femije ne syte e universit? A thua te jete si nje loje kozmike qe shtiresh....? A ekzistojme ne cdo nivel?
Atehere mbase ekzistojme ne cdo vend dhe cdo moment ka nje qellim.
Disa dite cdo gje shkon ne regull, ne disa te tjera cdo gje shkon keq. Ne disa momente ndjehemi te geltitur ne ritmin e natyres, dhe ne disa te tjera ndjen qe je ndodhur ketu me pare...deja-vu!
Eh...momente qe alarmojne dhe qe kane kuptim vetem per ty, magjike dhe unike. Thjesht pajtohu dhe harmonizohu me ndjenjen. Eshte e ngjashme tamam si kur dikush te mbush thjesht me presencen apo vecantine qe nje i jashtem nuk do ta ndjente.....
Fjalet jane te pafuqishme, gjithmone keshtu kane qene.
Nje pikture vlen mijera fjale
Nje shikim vlen nje jete
Nje kenge vlen nje epoke
....refleksione te pasmesnates.
Zakonisht e gjen veten me mendime te familjarizuara sa here qe ndeshesh me kulme apo kriza. Disa e zoterojne kercenimin me mire se te tjeret, problemet qe hasen jane pjese te nje sistem operacioni. Jane te regjistruara ne sisteme programesh te egos te fiksuara me qellim qe te mbahen nen-kontroll. Por ajo qe kuptoj shpesh eshte se sa delikate eshte mberthimi i unit.....
Te gjithe jemi femije te perdhunimit. Historia e rraces sone (njerezore) eshte histori luftrash dhe historia e cdo paslufte eshte histori perdhunimesh.
Ndoshta iroke, por kjo na e ka ruajtur pellgun e gjeneve te diversifikuar. Prandaj edhe jemi te suksesshem, sepse jemi bij dhe bija bushtrash.
.....i could feel the tension mes antareve te forumit....can't we all get along!!!??
Mendime te frymezuara nga rethanat e forumit....
Konfliket jane te pashmangshme, kudo qofshin ato. Me kujtohet se si kam qeshur kur me ka thene nje dite dikush se nje pjese te profesionit te tij per te qene me e sakte 30% e kohes e kalonte duke u mare me mosmarveshjet. Tensioni nuk lehtesohet po te mbajne te gjithe shpaten lart. Puna eshte se inatet jane grumbulluar gjate kohes dhe shperthehen ne momentin qe shkelen sedrat. Prandaj dhe shume nga ne nuk mund ti kuptojme, se kemi mbyllur nje sy, nje vesh, ose s'jemi ndeshur asnjehere me dicka te tille.
Puna eshte se shoqeria eshte e ndertuar mbi nje themel pergjegjesie te nje individuali dhe parima morale i jep fuqi nje shoqerie kudo qofte ajo, sado regullore te jene ndertuar per te ndaluar "qyteterimin" kur njerzit nuk perkujdesen. Problemi qendron se ne momentin qe themi jemi njerez te lire ka shume qe nxjerin limite, perkufizime ne kete liri. E di kush eshte ironia ......eshte se shpesh jemi gati dhe te luftojme per kete liri por kur e arrijme ne jemi te shqetesuar per pasojen dhe rjedhimin. Dhe me e keqia eshte se fillojme ta emrojme, ta kufizojme dhe akoma me e keqia ta kontrollojme.
Puna eshte se liria ime mbaron aty ku fillon e jotja dhe per kete kemi shtet ose klan per te garantuar kete. Ndersa ketu ndjej qe kemi shume nga ata qe jane munduar te jene te drejte por dhe nga ata qe e kane abuzuar.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Me terheq bukuria e nje personi kur ajo nuk permiresohet apo pasurohet nga lakmia.
Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.