Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)

Postuar nga X-File datë 11 Gusht 2009 - 17:51:

si eshte e mundur qe njesia per operacione speciale mori persiper arrestimin e nje personi te tille?

ne gjdo procedure standarde te operimit para ndermarrjes se donje operacioi duhet te behet vlersimi i rrezikshmerise dhe per finalizimin e ketij operacioni ne bazim te rrezikut te parapare duhet te zgjedhet lokacioni i nderhyrjes dhe njesitet perkatese.

per mendimin tim plani operativ, (nese ky ka qene), te nderhyet tek pista iliria ne mes te dites per te arrestuar nje kriminel te kalibrit te tille pa involvuar njesitet speciale sic eshte RENEA dhe duke pas parasysh numrin e madh te njerzve ne ate lokacion, eshte gomarlleku me i madh qe mund te behet, e qe edhe ju kushtoj me jete efektiveve te policise.

mua me te vertet me vjen shum keq per vrasjen e policve dhe shpreh ngushllimet e mia te sincerta, mirpo perveq akterve te krimit qe nomral duhet te marrin denimin maximal e qe prap eshte pak, ketu duhet te japin pergjegjesi edhe hartuesit dhe nenshkruesit e planit operativ.

Postuar nga AndreaPirelli datë 11 Gusht 2009 - 17:57:

Ne fakt gjeja e pare qe me shkoi ne mendje ishte si ka mundesi qe nje operacion i tille zhvillohet ne mes te dites, ne mes te plazhit, ne mes te veres .................. Incompetence e plote ...... .

Postuar nga Fajtori datë 11 Gusht 2009 - 18:10:

Hall kur nuk i kapin. Hall kur i kapin.

Po ata nga e mira u nisen. Nuk besoj se i shkonte mendja se krimineli kishte 2 kriminele te tjere me vete dhe do hapnin zjarr te gjithe menjehere. Keto jane aksidente qe ndodhin.

Dhe mos fantazoni shume, se nuk eshte kollaj ti rrish prapa qe ta kapesh ne vend tjeter. Jane njerez qe e nuhasin nje ore larg kur i ndjek dhe zhduken pa lene gjurme. Keshtu qe hallall per operacionin, edhe pse kishte difekte qe kombinuan per te perfunduar ne tragjedi. Dhe ai dava krimineli qe shtiu i pari ne koken e policit tani ankohet se i kane fut shqelma kur ishte i plagosur.

Postuar nga SmoKer datë 11 Gusht 2009 - 20:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

[/B] Dhe ai dava krimineli qe shtiu i pari ne koken e policit tani ankohet se i kane fut shqelma kur ishte i plagosur. [/B]

edhe kete ta kete bere ?!!! ....

me vjen keq qe keta policet qe e kane kapur qe kan qene kaq te dobet per tja marr dhe ate jete qe i ka ngelur .

Postuar nga Fajtori datë 11 Gusht 2009 - 20:56:

Oj te bere...

Dajti ka qëndruar pa lëvizur në barelën e urgjencës, i lidhur me pranga poshtë çarçafit të bardhë, të hedhur sipër trupit. Në fjalët e tij para gjyqtares së masave, Marsela Balili, ai u është shmangur pyetjeve të prokurorisë për ngjarjen e së premtes, ku mbetën të vrarë katër agjentët e policisë dhe njëri nga tre shoqëruesit e tij, Ledion Mara.

Ai nuk ngurroi të drejtojë akuza ndaj policisë dhe personelit të Spitalit të Burgut. "Jam keqtrajtuar që nga arrestimi e deri tani që po flasim. Ata më kanë goditur me shkelma e grushte, edhe pse isha i plagosur. Kam tre plumba në trup, një në krah tek bërryli, një në kraharor, që më ka prek mushkërinë dhe një në këmbë,"- i tha Dajti gjyqtares.

Më pas ka shtuar se njëri nga agjentët e policisë, në momentin e arrestimit, e ka dhunuar. "Isha i shtrirë dhe i dorëzuar dhe nga plagët më dilte gjak. Ai më qëllonte me shqelma nëpër trup.

I kam kërkuar edhe duke e sharë të më vrasë më mirë se sa të më godasë me shqelma, por, ai më qëllonte, duke më thënë se "nuk do të vrasim, se duhet të vuash".
-----------------------
Nderkohe:
Kërkohet i katërti i masakrës. Është arratisur nga vendngjarja. Ishte në "Tuareg" bashkë me Dajtin, Marën dhe Xhoxhin.

Mësohet se ka qenë agjenti tashmë i vrarë, Kastriot Feska, i cili e kishte mbërthyer për shpatullash personin e tretë që shoqërohej me Dajtin, por, plumbat e këtij të fundit të qëlluar nga pas shpine, ishin fatalë për agjentin. Kështu, personi i katërt ka mundur të ikë, ndërkohë që Feska ka rënë përtokë i vdekur.

Postuar nga SmoKer datë 11 Gusht 2009 - 21:03:

Re: Oj te bere...

Po cfare priste ky mer aman se me iku truri fare , mos donte ti thoni " he re u vrave me jep nje dere te ngrihesh dhe te pastrojme pak se je bere pis nga rera e plazhit"

Postuar nga Fajtori datë 11 Gusht 2009 - 21:04:

Interesante eee...

Po dje, sipas Gazetes, prokuroria ka konfirmuar faktin se i akuzuari Dritan Dajti ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me krimin makabër. Madje, ai nuk ka pranuar të firmosë mbi asnjë prej akteve të prokurorisë. Ne momentet qe eshte ndodhur ne spital mesohet se u ka premtuar mjekeve se "do i laje me para" ne rast se i shpetojn e jeten.

Postuar nga SmoKer datë 11 Gusht 2009 - 21:09:

Re: Interesante eee...

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po dje, sipas Gazetes, prokuroria ka konfirmuar faktin se i akuzuari Dritan Dajti ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me krimin makabër. Madje, ai nuk ka pranuar të firmosë mbi asnjë prej akteve të prokurorisë. Ne momentet qe eshte ndodhur ne spital mesohet se u ka premtuar mjekeve se "do i laje me para" ne rast se i shpetojn e jeten.

e paskan siguruar nje dush me pare mjeket ..

cfare trimi paska qene dhe ky

Postuar nga BIONDIA datë 15 Gusht 2009 - 18:13:

Pranga 23-vjeçarit, përdhunoi një të sëmurë mendore
FIER - Një 23-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në fshatin Kallm të komunës Mbrostar Ura. Ai akuzohet për "kryerje të marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur". Mësohet se në pranga është vënë Dorjan Driza.
Arrestimi i tij është kryer pas denoncimit të familjarëve të vajzës së dëmtuar, e cila vuan nga problemet mendore. Burime të policisë shprehen se ngjarja ka ndodhur 5 ditë më parë, në fshatin Kallm.
Rreth mesditës, 23-vjeçari, duke përfituar nga njerëzit e paktë që ndodheshin rrugëve të fshatit e ka marrë vajzën me probleme mendore dhe e ka drejtuar në tokat jashtë fshatit.
Më pas, sipas denoncimit të familjarëve, ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Por pas veprimit të kryer djaloshi është larguar, duke e lënë vajzën të shkonte vetë në banesën e saj.
Teksa kjo e fundit ka mbërritur në shtëpi, të afërmit kanë mësuar edhe për ngjarjen e ndodhur. Si rrjedhojë prindërit e saj kanë vendosur që të kryejnë denoncimin kundër 23-vjeçarit nga Fieri. Ky i fundit është vënë në pranga, teksa akuza e ngritur ndaj tij është kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë me persona të pazotë për t'u mbrojtur(marre nga shekulli)

gjeja me e urryer qe mund te beje nje burre eshte kjo te kryeje marredhenie me nje njeri te semure te jam kunder denimit me vdekje por njeres qe sillen si ky do i vrisja pa problem fare...

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Gusht 2009 - 20:00:

Ligji me vdekje i pastron keto plera ....Kafsheria dashuri me nje te semure ,Ne parajsa jetojme ne se Shqiperia eshte Inferno xheneti si e quani ju popullata te ndara

  Gjithsej 332 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.