Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- pse te frikesohesh nga vdekja? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7539)
Vdekja – Time over
Do ta pershkruaja me nje paralelizem te thjeshte.
Gjithesecili prej nesh e ka provuar ndjesine e te testuarit qofte ky me shkrim apo me goje, nuk ka nevoje per shume komente gjendja sesi ndihemi ne ato caste, secili ka specifikat e veta, por ne pergjithesi tek cdokush vren shenja nervoziteti, stresi, ankthi, frike.
Pra edhe Vdekjen do ta quaja nje lloj testi me goje, e cila vjen fill pas testit me shkrim qe eshte vete Jeta. E ku papritmas bie gongu « time over », ti pushon se vepruari, e mundesia per rishikim e testit a per te korrigjuar gabimet (n.q.s. nuk i ke pare me pare) eshte zero, tani je ne pritjen e marrjes ne pyetje me goje nga ku do te marresh edhe vleresimit/rezultatit perfundimtar.
Ketu fillon frika e madhe, kalim apo mbetje (e lum ai/ajo qe pretendon per note)?!
Keshtu lind pyetja : A jam une i pergatitur per kete lloj testi e per mos patje frike nga vdekja?!
(ku as kopja, as miku, as shoku, as leku, as pushteti nuk me zgjidhin pune, te gjithe me kane braktisur, jam vetem une dhe ajo cka punova ne testin me shkrim.)
Patjen frike nga vdekja dhe te kujtuarit shpesh te saj nuk e shoh si ndrydhje a shmangie nga te jetuarit e jetes, perkundrazi si balance dhe reflektim per arritjen e kenaqesise se kesaj bote dhe njerazi te shtoj ndonje pike plus per testin perfundimtar.
korajo e zogjeve ,nuk i di rrethanat e tua familjare apo shoqerore...por ketu ku une jetoj thone : " keep yourself busy "...qe do te thote te planifikosh cdo minut te dites qe kalon dhe te mos lesh asnje minut bosh... une kete parim ndjek te luftoj te pamunduren...kur nje njeri merr bileten duhet ti thote vehtes : "une do te punoj derisa kembet te mos ecin dhe shpirti te vazhdoj te kendoj deri ne ate minut qe kurr sdo ta takoj..."............. te uroj dite sa me te lehta ku gezimi ta ket pushtuar dhimbjen.....me dashuri dhe respekt vanesa
Cdo argumentim qe mund te japim per vdekjen eshte abstrakt sepse ne kurre nuk mund ta kemi pervojen e saj. Vdekja eshte gjithmone vdekja e tjetrit dhe nuk eshte kurre e imja...andaj une nuk kam se pse te frikesohem per te,sepse e perceptoj vetem si dicka se jashtmi ,qe i perket te tjereve ,por qe nuk me perket mua....
Epikurianet nqs nuk e mbaj mend gabim thoshnin:
" Kur jam une ,vdekja nuk eshte dhe kur eshte vdekja nuk jam une. Pra vdekja nuk me arrin asnjehere...."
Une nuk frikesohem per vdekjen , sepse do te ishte nje frike pa "baza" , do te ishte frike per dicka qe nuk e kam provuar....pastaj vdekja ashtu si dhe jeta eshte nje proces qe te gjithe ne do t'i "nenshtrohemi"...
Ne vend qe te frikesohemi nga vdekja duhet qe te jetojme jeten.....Asnjehere te mos "harrojme" te jetojme....kjo eshte me e rendesishme....
Kurre s'kam pasur frike nga vdekja.Thjesht sepse nuk e mendoj,nuk ka rast qe te meditoj si do jete,cdo kete pas vdekjes etj.
Pyetja behet kur dikujt po i shuhet jeta ngadale,dhe pasivisht mendon per ate ferr,mungesa e diteve te metejshme per personin dhe vdekja e nje pjese te shpirtit tend.
Pyetja behet kur je fort besimtar,dhe fantazon per fjalet e Zotit tend dhe per shpresat e tua.Behet fjale per thjesht nje koncept,jo vete frika ndaj vdekjes.
Eshte fort e thelle ne subkoshence kjo frike,dhe vetem mendimi mund t'i jepet fund mendimit zgjon frike.Jo ndaj vdekjes,por ndaj mendimit qe personi ka per vdekjen,pasi,si eshte ripropozuar me siper,vdekjen nuk e njeh,nuk e ke perjetuar.
Frika per vdekjen NUK egziston.Frika eshte humbja e jetes,sido ta jetojme,i japim gjithmone vlere,e pamundur te jete e kunderta.
(Te vetevritesh s'do te thote te mos kesh frike nga vdekja prsh.)
pershtatja me vdekjen , berja e saj nje grime ne qenjen tone shpirterore mund friken...kete fantazem te tmerit kur njeriu arin ta shofi ne sy ajo shendrohet nga armike ne mike dhe keshtu jeta behet e lumtur dhe e gezuar...konflikti i kenaqesive jetesore me armikun e tyre tragjik ja le vendin pajtimit te urte dhe hamonik
Vdekja eshte fundi i jetes, eshte ndalimi permanent i proceseve biologike.
Qe prej koheve te lashta, me vone ne antikitetin greko-romak dhe perseri ne periudhen e mesjetes e sigurisht ne kohet moderne. Eshte trajtuar pnje pyetje e vecante: a eshte mire qe njeriu te dije oren e sajkte te vdekjes. Po ju jap nje link dhe ju, qe nuk kini frike nga vdekja, provoni qe te mesoni se sa e kini oren tuaj biologjike. Sigurisht qe ky link eshte nje shaka, por edhe shakaja eshte nganjehere…
Pra me sinqeritet para vetes suaj nuk kini frike nga vdekja?
Provoni
www.deathclock.com
Edhe me trimi qe nuk ka as edhe nje fije supersticioziteti ndodhet keq para vdekjes dhe eres se saj.
Kam vene re se kur shojme ne varreza, padashur behemi me te heshtur .
Te jemi te sinqerte. Jeta eshte gjeja me e çmuar dhe vdekja eshte armikja e saj. Sigurisht qe vdekjen e kemi frike dhe nuk e duam dhe i largohemi sa te mundemi me shume
DXP
te gjithe njerzit kane frik nga vdekja...problemi eshte qe te arijm te mos e ndjejm kete frik...ta shofim ate si gje normale te jetes... sa per ate linkun tend une nuk do ta pelqeja ta p rovoja ....?!... do ta preferoja vdekjen si miken time ..se ai moment me bene armike me te ....dhe armiqt mundohem ti harroj...
Citim:
Po citoj ato që tha vanesajaems
te gjithe njerzit kane frik nga vdekja...problemi eshte qe te arijm te mos e ndjejm kete frik...ta shofim ate si gje normale te jetes... sa per ate linkun tend une nuk do ta pelqeja ta p rovoja ....?!... do ta preferoja vdekjen si miken time ..se ai moment me bene armike me te ....dhe armiqt mundohem ti harroj...
Kur isha femije i trembesha shume, por me shume trembesha kur mendoja vdekjen e motres, te prinderve, te gjysherve e gjithe te dashurve...
Tashme jo se e kam jetuar jeten plotesisht, megjithese mundohem te jetoj cdo moment me aq sa kam mundesite dhe jorganin tim, por meqe e di kuptimin e kesaj jete nuk i trembem me vdekjes fare... Aresyen nuk e di. Perkundrazi, mendimi qe nuk me tremb vdekja, me lumturon deri ne lartesi.
Qe nga momenti qe nuk i trembem me vdekjes, urrejtja nuk ekziston me ne shpirtin tim dhe syte e mij nuk shohin me armiq, pak a shume ajo qe thote edhe Vanesajeams.
Me shume me tremb vdekja e familjareve te mij, por edhe per ata shpirti dhe mendja ime nuk jane te papergatitur... me duket sikur jetoj vetem per ata... sa shume me duan dhe une kete e di, ata kane kaq shume nevoje per dashurine time. Vetem ky mendim me lumturon.
Te ndihesh i dashuruar nga te dashurit e tu dhe i nevojshem per te dashurit e tu.
Citim:me te vertet nuk i lexova te gjitha, po mbasi lexova kyt, me iken ata mendimet e mia, harrova me t'vertet. shume bukur shprehet kjo vajza, nje siqeritet i madh ne ket shkrim. bukur.
Po citoj ato që tha kotka
Kur isha femije i trembesha shume, por me shume trembesha kur mendoja vdekjen e motres, te prinderve, te gjysherve e gjithe te dashurve...
Tashme jo se e kam jetuar jeten plotesisht, megjithese mundohem te jetoj cdo moment me aq sa kam mundesite dhe jorganin tim, por meqe e di kuptimin e kesaj jete nuk i trembem me vdekjes fare... Aresyen nuk e di. Perkundrazi, mendimi qe nuk me tremb vdekja, me lumturon deri ne lartesi.
Qe nga momenti qe nuk i trembem me vdekjes, urrejtja nuk ekziston me ne shpirtin tim dhe syte e mij nuk shohin me armiq, pak a shume ajo qe thote edhe Vanesajeams.
Me shume me tremb vdekja e familjareve te mij, por edhe per ata shpirti dhe mendja ime nuk jane te papergatitur... me duket sikur jetoj vetem per ata... sa shume me duan dhe une kete e di, ata kane kaq shume nevoje per dashurine time. Vetem ky mendim me lumturon.
Te ndihesh i dashuruar nga te dashurit e tu dhe i nevojshem per te dashurit e tu.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.