Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
Po citoj ato që tha Vizioner
Mos ke hall per mu Lule, se une i kam vaj punet!
Gjithsesi, faleminderit per merakun
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Kush do jete kryebashkiaku i ardhshem i Tiranes?
- SaliBerisha
![]()
![]()
Lule mire?
A kuptove gje nga keto zgjedhje?
Mire qe nuk fitoi Edi por te pakten te kesh kuptuar ti ndonje gje se si funksionojne zgjedhjet. Ato qe kemi shkruar ne ketu te mos kene shkuar kot
Jo per gje por kush rri e fillon nga fillimi pas dy vjetesh, ne zgjedhjet e tjera.
si rregull shejtones duhet me i heq kapelen .
arturm mire falemnderit ti si je?
Normalisht jam un qe duhet t'jem e shqetesuar, per ty, gjithsesi rrofsh.
Mesova diçka per zgjedhjet apo jo? po, them se po.
ne rast se jo.. kishe ndonje gje shtese per t'me sugjeruar qe se di????
P.S o çuna kom 1 propozim,, si thoni, tani meqe mbaroi ky muhabet,, e kthejm nje teme nga te dyja ... " chit chat" edhe aty diskutojme ne lidhje me Tematiken,Debatet, ect ect,, si ke studio e hapur..jo per gjo, po arturm , e disa te tjere s'kan ça diskutojn me ?
o al sa kurrnac je me
Koha per politike mbaroi.
Tani eshte koha e moralisteve te na servirin leksione te paketuar ne forme gjysma tullash.
Eshte versioni online i moralit me gjysma tulla te verteta qe do te serviret se shpejti ne Shqiperi.
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Normalisht jam un qe duhet t'jem e shqetesuar, per ty, gjithsesi rrofsh.
Kriteret e Perëndimit dhe kriteret e Berishës
Nga Mero Baze
Dy komisionerët më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, Baronesha Ashton dhe Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, dolën dje mbasdite me një deklaratë të përbashkët, në të cilën konsideronin shqetësues interpretimin që KQZ i bëri rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë, dhe i bënin thirrje Kolegjit Zgjedhor për një gjykim të ndershëm dhe të paanshëm. Ky është dhe qëndrimi më i avancuar dhe i detajuar që Bashkimi Evropian ka mbajtur ndaj detajeve të procesit zgjedhor në Shqipëri, duke shpresuar se diferenca e vogël e rezultatit në Tiranë duhet përdorur si shans për të konsoliduar sistemin. Por në të vërtetë kriteret e Perëndimit dhe kriteret e Berishës janë krejt të ndryshme, dhe qëndrimi i tyre shumë parimor dhe i lavdërueshëm do ta kalojë pa efekt në Tiranë.
Nuk do të funksionojë pikësëpari pasi Bashkimi Evropian e bazon shpresën e tij tek sistemi, atje ku duhet të qëndrojë forca e një shteti ligjor, ndërsa Berisha e bazon fuqinë e pushtetit të tij tek personat. Në rastin “shqetësues” të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk ka funksionuar ligji, por personaliteti i kryetarit të KQZ që ndërmori gjithë atë procedurë me qetësi. Shumë vetë e mistifikojnë Arben Ristanin dhe tri të tjerët që ka në krah. Çfarë nuk kam dëgjuar nga opozitarët këto ditë për të. Dikush e super-vlerëson si një skifter të Berishës, dikush tjetër si mafioz, dikush si mashtrues, dikush si hajdut, dikush si njeri me pengje nga e kaluara etj. Ka plot detaje të vërteta në këto paranoja, por unë e njoh mirë dhe mund të them pa frikë dy cilësi të tij që janë shumë të vyera për Sali Berishën: Është i palexuar dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj opinionit publik. Rrallë kam njohur njerëz që ndoshta s’kanë lexuar asnjë libër, që nuk lexojnë kurrë gazeta dhe nuk shikojnë lajme. Në jetën e tij të përditshme ai është një njeri që vrapon pas argëtimit, pareve, posteve të rehatshme për t’ia siguruar këto. Ai më pak se çdo qytetar nën-mesatar shqiptar, dëgjon lajme, kupton kush është Baronesha Ashton, apo përpiqet të marrë me mend çdo të thotë një deklaratë e ashpër e Komisionerit Fyle. Të gjitha këto i duken një gjuhë e huaj pa kuptim. Ai është i shqetësuar vetëm për detyrën e radhës dhe brenda vetes është i bindur se nuk ka bërë asnjë faj përderisa ka zbatuar një urdhër. Ky karakter është një siguri e madhe për Berishën, pasi neutralizon gjithë presionin perëndimor, presionin e medies dhe opinionit publik për arsyen e vetme se këto zhurma nuk arrijnë kurrë në veshët e tij. Si ky janë së paku dhe dy anëtarët e tjerë të KQZ, dy partiakë, njëri nga Tropoja dhe një nga Shkodra, që kanë gjetur një punë me rrogë më të mirë se ç’kanë pasur më parë dhe me më pak punë. I vetmi prej tyre që vjen nga një përvojë ligjore në KQZ është Zguri, i cili është brenda logjikës së rreshtimit politik. Ky konfigurim është kriteri me të cilin Berisha ia del të bëhet faktor në krizë, dhe të detyrojë Perëndimin t’i kërkoj nder për të negociuar anulimin e skandalit të KQZ. Pa Ristanin dhe anonimët e tij Berisha do ishte sot tërësisht jashtë vëmendjes së Perëndimit dhe të shqiptarëve si një humbës i madh. Tani është në qendër të vëmendjes si një grabitës i madh.
E njëjta histori po përsëritet dhe me Kolegjin Zgjedhor. Për hir të së vërtetës, edhe pse shumë njerëz janë kritik me të, në traditën e tij nga viti 2003 Kolegji Zgjedhor ka ruajtur një standard të pranueshëm gjykimi, përjashto çështjen e debatueshme të zgjedhjeve të vitit 2009. Unë nuk i njoh personalisht anëtarët e këtij Kolegji, por njoh praktikën me të cilën Berisha ka nisur të punojë me ta. U ka çuar nga tre- katër survejues të veshur si policë nga pas, në shtëpi, në punë, në rrugë, kudo që të jenë, me qëllim që ata të ndjehen të terrorizuar dhe nën kontrollin e plotë të tij. Ndërkohë u skanon hallet, problemet, të metat, meritat dhe i kapitalizon ato. Në fund secili prej tyre para se të gjykojë me ndershmëri dhe në mënyrë të pavarur siç kërkon Baronesha Ashton apo Kiomisioneri Fyle, do të gjykojnë si të shpëtojnë nga Berisha dhe nga sistemi i tij që kanë mbi shpinë. Nuk dua t’i paragjykoj, por njerëz janë dhe mund të thyhen. Në këto kushte presioni ndërkombëtar, dhe sidomos qëndrimet e ashpra të Bashkimit Evropian apo ODIHR, zhvlerësohen nga një sistem krejt i ndryshëm prej tyre, nga sistemi politik i Sali Berishës, i cili nuk bazohet tek institucionet dhe shteti ligjor, por tek kontrolli mbi individin dhe përdorimin e tij në funksion të qëllimeve të veta politike. Në këtë sistem Sali Berisa është i pakonkurrueshëm. Baronesha Ashton është vërtet e shqetësuar nga KQZ-ja, por KQZ-ja nuk është aspak e shqetësuar prej saj, se as nuk e di fare kush është ajo. Baronesha Ashton po ashtu është e prirur të besojë se Kolegji Zgjedhor do jetë i ndershëm dhe i pavarur, por ai qysh tani është i burgosur dhe i survejuar si në regjimin e kaluar.
Shqipëria gjendet sot para një shansi të madh dhe një rreziku të madh. Shansi është që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë seriozisht faktin që Sali Berisha ka futur duart në zgjedhje dhe duhet të ndalet, rreziku është se ata mendojnë që ai mund të ndalet nga përsosja e sistemit dhe shteti ligjor. Në të vërtetë ai thjesht nuk ndalet, pasi nuk i ka asnjë borxh shtetit ligjor, sistemit dhe vlerave perëndimore. Nuk është prej tyre në pushtet.
P.s. Ky artikull me duket shume realist
http://www.youtube.com/watch?v=tGhK...eature=youtu.be
Ket video me u clodh cike se u lodhem lool
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Po citoj ato që tha Vizioner
Shyqyr vizio duket se.. t'paska zen pija me tkercyer ..
![]()
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Qyqja mi goce, pse?
P.s. Ka ndonje kuptim kjo fotografia jote (te lodhen pak keto zgjedhje, apo jo?)![]()
Përsëri një “Letër e hapur”…?!. “Kandidatit” për “Nobel”, Ismail Kadare
me pelqeu kjo qe eshte shkruar ...
http://www.noa.al/2011/05/perseri-n...-ismail-kadare/
Citim:edhe une jam nga veriu por ky malsori kokeshkemb po me duket nje turullak i kantadisur shpifarak. eshte depressionuese te lexosh mentalitete si ky qe ka ngel 40 vjet mbrapa.
Po citoj ato që tha BIONDIA
Përsëri një “Letër e hapur”…?!. “Kandidatit” për “Nobel”, Ismail Kadare
me pelqeu kjo qe eshte shkruar ...
http://www.noa.al/2011/05/perseri-n...-ismail-kadare/
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Përsëri një “Letër e hapur”…?!. “Kandidatit” për “Nobel”, Ismail Kadare
me pelqeu kjo qe eshte shkruar ...
http://www.noa.al/2011/05/perseri-n...-ismail-kadare/
Po ajo letra qe beri Kadareja nuk kishte ndonje qellim te keq apo ndonje ambicje per ego a gjera te ketij lloji
--Kadareja ka menduar ti flasi Bashes si me i ri qe te terhiqet --edhe i beri nje leter te thjeshte pa u menduar aspak qe te shkruante nje leter te sofistikuar
--por thjesht te shprehte shqetesimin e e tij qytetar per gjendjen ne te cilen po futej vendi ...
----------Keta kritiket si ky Doci qe eshte nje idiot dhe shume i lig, kapin nje moment sinqerieteti te Kadarese dhe mundohen qe te fyejne njeriun me te MADH TE TE GJITHA KOHERAVE QE KA NXJERRE Shqiperia ne FUSHEN E KULTURES
-------- Eshte tipike per njerezit deficente kjo sjellje prej reptili qe mendojne se ju erdhi ne dore dicka dhe o burra ta shqyejne---Njerez te felliqur
Per Kadarene tha qe "eshte paguar nga ndonje biznesmen i kuq" Lulja, qe jeton ne mes te Fronces, e jo s'po shaka Agim Doci.
P.s. Ore, a mund te me thote njeri cfare ka shkruar ndonje veper ky Agim Doci?
Pardon arturm????
Bjonde e lexova artikullin, teper origjinal, i ka dhen grushtin qe meritonte, (nje pergjigje per GAFEN qe beri) Kadarese.
Duhet te jesh i zoti, per nje "Mit" si ai . mit qe jeton, si jetoj un, mbase dhe me mire akoma, çe do jo me llogjike si un, apo si ndonje i brezit tim. Fatkeqesi eshte ne fakt.
Nje kritike do i beja ati shkrimi, e kam then dhe ketu, e po te jet mundesia ta kem perballe, ja them dhe ne sy. Ato merite e vjetra, ato çeshtjet Veri_jugore, do ishte mire , mos perfshihen ne ate "Leter" megjithese nga nje ane u desh,, te njohin te rinjte ( si puna ime) e t'mesojn te vjetrit, qe kan ngel femi nga mendja..ça eshte intelegjenca e prapambetur, e ç'dmth te jetosh, pa frike, pa strese, i/e lire, e jo me tendencen e injorances si ketu e 50 vite mprapa.
Mesoni o njerez sa nuk eshte vone, ironi e sarkazam perdor kushdo, po varet kujt i ka hije.
Ky Agimi ja fut krejt kot ne ate leter.
Ju thashe pra, akoma kjo leter kuptohet pak nga njerzit e te dyja kampeve, me e bukura se askush nuk ka dale akoma ne mbrojtje te saj, deri me tani vetem ankesa.
I madh i paarritshem je Kadare.
Me kete veper meriton Nobel.
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Per Kadarene tha qe "eshte paguar nga ndonje biznesmen i kuq" Lulja, qe jeton ne mes te Fronces, e jo s'po shaka Agim Doci.
P.s. Ore, a mund te me thote njeri cfare ka shkruar ndonje veper ky Agim Doci?
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
p.sh asgje me ty bionde, thjeshte opinione te ndryshme![]()
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Mesoni o njerez sa nuk eshte vone, ironi e sarkazam perdor kushdo, po varet kujt i ka hije.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Kurt as per nje sekonde skam menduar se kishe dicka me mua ne lidhje me kete shkrim sepse se kam shkruar une ...thjesht pranohen dhe mendime te tjera apo jo ?
Kur ka poete te letersise botere dhe me fame qe shume njerez ne bote si pelqejne ato qe kane shkruar e qe kan thene smund te pretendsoh qe per forza duhet me na pelqje Kadare e gjitheve se i bie qe dhe nje pordhe te beje Kadare duhet ti degjojme eren se e ka bere ai ....Personalisht mua BIONDES letra e ketij zoterise me pelqeu shume sepse Kadareja shkrimtar me ben te qesh sepse me kujton veten dhe disa ketu ne kete forum qe ketu ne internet me digjet barku per Shqiperine por atje nuk jetoj dot sepse ska drita ,ska uje ska siguri se te vrasin dhe kshu pa dashje me qellim, ska komoditet ,ska parukeri por ketu i jap mend se cfare duhet te bejne atdhetare e flakte duket ... ...ja dhe nje nga arsyet pse se mbrojne kete leter asnje dhe nga intelektualet e shqiperise sdo me njeri pordhe me rigon .. iku koha ketyre sanhanlepiresve
Cmimin Nobel ai ska per ta marre kurre sepse se meriton se ka merituar snjeher ndoshta te lexosh me shume veprat e tij te ketyre koheve te fundit e kupton dhe vete...
Ca behet kshu!!
Po nuk fitoj luli! Apo ja futi kot lulka ? Qekur jan mdryshuar kandidatet x bashki. Prap zgjedhje te tjera?
I.kadare vs A. Doci
Po nje kandidat me te fort nuk gjeten dot? Ne kete rast DOCI e ka fitoren ne xhep
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
P.s. U ca thesi fare ketu, po i vihet note Kadarese nga Lulja dhe nga Bjondja.
bionde, skam lexuar kadarene kurre kshtuqe nuk di te jap mendim nese e meriton apo jo cmimin nobel.
por kjo letra drejtuar bashes ishte komplet miredashe dhe me vend, por duhet te isha bere jo e hapur dhe shume me heret.
kto rremujat politike mes rames dhe berishes tash tre vjet, jane aq te demshme per shqiperine sa nuk e keni idene. e kam fjalen per juve qe jeni kunder
prandaj nese kadareja e ka shkruar nga larg dhe nuk po jeton realitetin/mjerimin e shqiptareve atje, kjo perkundrazi duhet merret me seriozisht sespe i shikon nga larg, me syrin e jashtem.
serbia po loz nje politke te persosur, tani vendosen te arrestonin mladic meqe edhe shendeti i tij eshte shume i keq noshta i vete eshte dorezuar, dhe serbia do hyj ne evrope ne nje te ardhme te shpejt.
le te bejm nje krahasim tani.
serbia ka vrare rreth 300mij njerz te pafasjhem, ka placktiur cdo shtepi ne kosove bosnje etj edhe divant e shtetipse ua kane marre. kane perdhunuar qindra mija femra gra plak goca femije
tani evropa edhe do i beje lutje te futet ne evrope.
populli shqiptar viktim si gjithmone tani ka ngel duke pare ket reality show mes dy gocave adoleshente qe vdesin per vemendje, berisha vs rama.
dhe as nuk i bie ndermend se cfar mendon evropa dhe cfar demi po i bejne popullit tyre.
prandaj kadareja dhe te gjithe shqiptaret jashte, e shikojn ket skandal femijesh kastraveca twited nga politikanet tone, me zhgejim total.
kta low lifes duhen varur per zotin
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Cfare ka ketu per te diskutuar?
P.s. U ca thesi fare ketu, po i vihet note Kadarese nga Lulja dhe nga Bjondja.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Erdhi demokracia dhe Agim Doci nga kuadro ne fabrike u be militant partie. E tani ka kurajo ti pergjigjet Kadarese, me nota fyese madje. Cudi se Gimi nga regjimi komunist nuk ishte kaq i pervuajtur. Madje dhe deshiren per tu bere famoz ia realizonin duke i lene hapesire ne festival. Gimi... qe kalonte trecerekun e dites me barcaleta kalamajsh.
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
bionde, skam lexuar kadarene kurre kshtuqe nuk di te jap mendim nese e meriton apo jo cmimin nobel.
por kjo letra drejtuar bashes ishte komplet miredashe dhe me vend, por duhet te isha bere jo e hapur dhe shume me heret.
kto rremujat politike mes rames dhe berishes tash tre vjet, jane aq te demshme per shqiperine sa nuk e keni idene. e kam fjalen per juve qe jeni kunder
prandaj nese kadareja e ka shkruar nga larg dhe nuk po jeton realitetin/mjerimin e shqiptareve atje, kjo perkundrazi duhet merret me seriozisht sespe i shikon nga larg, me syrin e jashtem.
serbia po loz nje politke te persosur, tani vendosen te arrestonin mladic meqe edhe shendeti i tij eshte shume i keq noshta i vete eshte dorezuar, dhe serbia do hyj ne evrope ne nje te ardhme te shpejt.
le te bejm nje krahasim tani.
serbia ka vrare rreth 300mij njerz te pafasjhem, ka placktiur cdo shtepi ne kosove bosnje etj edhe divant e shtetipse ua kane marre. kane perdhunuar qindra mija femra gra plak goca femije
tani evropa edhe do i beje lutje te futet ne evrope.
populli shqiptar viktim si gjithmone tani ka ngel duke pare ket reality show mes dy gocave adoleshente qe vdesin per vemendje, berisha vs rama.
dhe as nuk i bie ndermend se cfar mendon evropa dhe cfar demi po i bejne popullit tyre.
prandaj kadareja dhe te gjithe shqiptaret jashte, e shikojn ket skandal femijesh kastraveca twited nga politikanet tone, me zhgejim total.
kta low lifes duhen varur per zotin
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
bionde, skam lexuar kadarene kurre kshtuqe nuk di te jap mendim nese e meriton apo jo cmimin nobel.
n
Citim:yep. taman
Po citoj ato që tha AngelDevil
Te rime shtremet e te flasim drejt... dhe pse i urrej serbet per frymen dhe politiken e ndyre antishqiptare bravo ju qofte udhehiqen nga interesa kombetare dhe jo personale.
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
P.s. U ca thesi fare ketu, po i vihet note Kadarese nga Lulja dhe nga Bjondja.
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Do ta bejme Lule, do mesojme.
Citim:
Po citoj ato që tha varka
Ke ikur per lesh me duket.
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
***
Bruni , normalisht fitoi , ja tpresim kolegjin.
***
Citim:Jam dakort.
Po citoj ato që tha arturm
E mira e demokracise eshte se mund te flasin te gjithe, me kuc e me mac, dhe keshtu po behet edhe ketu brenda.
Ore, muhabeti eshte i thjeshte, Kadare si personalitet i kultures shqiptare (edhe pse ndokush shume i kulturuar ketu brenda nuk eshte dakort per kete) ndejeu nevojen per ti shkruar nje leter te hapur nje politikani ne nje moment, sipas gjykimit te tij, delikat per fatet e vendit. Pike.
Nuk mendoj se Luli duhet te bente sic thote Kadareja, i takon sensibilitetit te tij ta beje apo jo. Ai ktheu nje pergjigje. Pike.
Cfare ka ketu per te diskutuar?
.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shume normalisht. Natyrshem fare![]()
Citim:Jam dakort .
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
.
ja shif Piktor & arturm sa meren vesht.![]()
Po ben perparime vajza ne ambjent shqiptar. Erdhi si fleur e u be lule.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po ben perparime vajza ne ambjent shqiptar. Erdhi si fleur e u be lule.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Nese do te diskutosh beje duke i pare njerezit te barabarte me ty ose te pakten te mendosh qe ka dhe te tjere qe se mendojne si ty dhe ajo qe mund te sherbeje ndoshta me shume futi nje injorim dhe jeton i qete.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Pse nga ty i vihet kshu !!!!!!
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Ore, muhabeti eshte i thjeshte, Kadare si personalitet i kultures shqiptare (edhe pse ndokush shume i kulturuar ketu brenda nuk eshte dakort per kete) ndejeu nevojen per ti shkruar nje leter te hapur nje politikani ne nje moment, sipas gjykimit te tij, delikat per fatet e vendit. Pike.
Nuk mendoj se Luli duhet te bente sic thote Kadareja, i takon sensibilitetit te tij ta beje apo jo. Ai ktheu nje pergjigje. Pike.
.
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
.
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
-Keta me maska duken si Navy SEALS .....![]()
Qosja: Në Europë, problem vetëm Shqipëria e Bjellorusia
Akademiku i njohur kosovar: PS të vazhdojë protestat e mosbindjen civile
Në një intervistë dhënë Telegraf-it, akademik Rexhep Qosja analizon situatën aktuale politike në Shqipëri, ngërçin e krijuar pas zgjedhjeve të 8 majit dhe letrën e Ismail Kadaresë drejtuar Lulzim Bashës. Ai flet gjithashtu edhe për perspektivën e çështjes kombëtare shqiptare, ku e thekson si të pashmangshëm bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
-Pjese nga Intervista-
Profesor, pas zgjedhjeve të 8 Majit, në Tiranë është krijuar tension i ri politik. Cili është perceptimi juaj për këtë tension dhe si e keni përjetuar atë?
- Është shumë e rëndësishme që dukuritë, proceset, veprimet, sjelljet, mendimet, idetë në jetën politike dhe shoqërore të emërtohen mundësisht sa më saktë, sa më përpiktë. Si për organizmin e njeriut, ashtu edhe për organizmin shoqëror vetëm diagnozat e sakta bëjnë të mundshme që të gjendet terapia përkatëse. Shqipëria ishte në krizë dhe ishte në një krizë të përgjithshme, që zgjat shumë, shumë. Kjo që ju quani, tani, "një tension i ri politik" në të vërtetë është një shkallë më tej, një ashpërsim i dukshëm më i madh i kësaj krize të përgjithshme, sepse është, njëkohësisht, krizë që me ashpërsinë e vetë lëndon fort organizmin shoqëror! Për mendjen time dhe për shpirtin tim kjo është një fatkeqësi për Shqipërinë dhe për shqiptarët!
Në një situatë të tillë, Presidenti i BE-së, Barroso, anuloi një vizitë në Tiranë ditët e fundit. Kë bëni përgjegjës për këtë vizitë të munguar dhe pse?
- Evropa sot apo, më saktë të thuhet, tani e disa vjet ka dy kriza: njëra krizë quhet Bjellorusi, kurse kriza tjetër quhet Shqipëri. Në qoftë se bëhemi objektivë, realistë, jo mashtrues ndaj vetvetes, do të themi: kriza e quajtur Shqipëri është po aq e madhe dhe po aq e gjithanshme sa kriza e quajtur Bjellorusi! Anulimi i vizitës së Kryetarit të Bashkimit Evropian, Hoze Manuel Barozo, në përbërjen e delegacionit të të cilit ishte edhe komisionari për Integrim, Shtefan Fyle, në Tiranë është masë e rreptë ndëshkuese që i shqiptohet politikës shqiptare, që i shqiptohet regjimit shqiptar, që i shqiptohet Shqipërisë. Kjo është masa më e rëndë ndëshkuese, me pasojat më të mëdha, që i është shqiptuar Shqipërisë prej BE-së pas vitit 1997.
Më pyetni se kë bëj unë "përgjegjës për këtë vizitë të munguar dhe pse"? Unë, natyrisht, e di përgjegjësin, por unë nuk e kam fuqinë ligjore të shpall përgjegjësin. Sepse, po të kisha fuqi që të shpall përgjegjësit unë do të merrja edhe masat përkatëse ndaj përgjegjësit a përgjegjësve. Gjendja në të cilën është Shqipëria, kriza e përgjithshme në të cilën gjendet ajo, pamja e saj tepër e padëshiruar në Evropë dhe në botë përgjithësisht, e tregojnë përgjegjësin, e shpallin përgjegjësin. Dhe, ky përgjegjës është regjimi shqiptar; dhe ky përgjegjës është protagonisti i këtij regjimi; dhe ky përgjegjës është sundimtari i këtij regjimi; dhe ky përgjegjës është Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Pse? Sepse është pushtetmbajtës. Sepse është sundimtar. Sepse në duart e tij janë të gjitha levat e pushtetit në Shqipëri! Sepse është autokrat. Sepse është autokrat i tipit më anakronik, më fyes për një shoqëri që pretendon të quhet evropiane, bashkëkohore! Sepse është shkelës i Kushtetutës dhe i ligjeve!
Si e konsideroni rolin e ndërkombëtarëve në situatën aktuale politike të Shqipërisë?
- Sipas mendjes sime, edhe ndërkombëtarët janë fajtorë për krizën në të cilën është e zhytur Shqipëria, prandaj edhe për ashpërsimin e tashëm të kësaj krize. Mua më çudisin shumë sjelljet e tyre të lara e të lyera, kjo do të thotë sjelljet e tyre të mëndafshta ndaj të këqijave të vazhdueshme që prodhon klasa politike në Shqipëri; më çudisin shumë sjelljet e tyre dyfytyrëshe ndaj krizës së përgjithshme në Shqipëri; më çudisin shumë sjelljet e tyre të "figurshme", "poetike", bën ashtu e bën kështu, ndaj regjimit shqiptar fare qartë autoritar; nuk më çudisin sjelljet e tyre mostoleruese (me shumë vonesë) ndaj regjimeve autoritare në Afrikën Veriore, por më çudisin sjelljet e tyre toleruese ndaj regjimit autoritar në Shqipëri. Më çudisin e, ndoshta, nuk do të duhej të më çudisin: atje ka naftë shumë e në Shqipëri nuk ka naftë as për Shqipërinë!
Për zgjidhjen e kësaj krize, ditët e fundit Ismail Kadare i drejtoi një letër të hapur kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashës, ku i kërkonte tërheqjen nga gara. Në këtë pikë, a jeni ju në një mendje me Kadarenë për zgjidhjen e krizës dhe uljen e tensioneve politike?
Krizat politike e institucionale, shtetërore, zakonisht, nuk zgjidhen me letra e thirrje, të cilat mund të sjellin, kur e kur leverdi për shkruesin, kur e kur leverdi për marrësin e, kur e kur leverdi për protagonistët e krizave. Nuk po i paragjykoj "frytet" e letrës që përmendni, por dua të them: intelektuali e ka për obligim mendor dhe etik ta thotë të vërtetën pavarësisht sa e hidhur mund të jetë ajo, pavarësisht sa kanosen interesat e tij nga ajo, pavarësisht sa e keqpritur prej të tjerëve, prej opinionit, mund të jetë ajo. Ai që e quajmë intelektual nuk bën kalkulime, kurrfarë kalkulimesh. E, e vërteta për dramën e zgjedhjeve të 8 majit në Shqipëri është fare e qartë, fare e dukshme. Tregimi për këtë dramë është ky: më 21 janar të këtij viti janë vrarë 4 protestues, të pafajshëm dhe të varfër.
Atë ditë kur janë vrarë ata, Lulzim Basha ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Në çastin kur janë vrarë këta katër qytetarë të varfër, thuhet se ministri Lulzim Basha gjendej në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë. Në ata katër protestues të pafajshëm e të varfër nuk ka mundur të shtihet me armë pa dijen e Lulzim Bashës (dhe të Kryeministrit Sali Berisha). Por, edhe po të ishin vrarë pa dijen e tij, ata, megjithatë, janë vrarë derisa ai ishte ministër, derisa ai u lëshonte urdhra Policisë dhe Gardës së shtetit. Kur kalin e vret shala mendja e shëndoshë e popullit, e filozofëve të demokracisë, e intelektualëve dhe e shkrimtarëve e thotë: fajtor është kalorësi.
Domethënë: Lulzim Basha, të cilin unë kurrë nuk e kam takuar, kundër të cilit unë, që përpara, nuk mund të kem asgjë, objektivisht është vrasës i katër protestuesve të pa armë në dorë. Në botën demokratike ai ministër, domethënë ai fajtor për vrasjen e katër protestuesve, nuk mund të kandidohet për kryetar të bashkisë së kryeqytetit, as për kryetar të asnjë qyteti, as për ndonjë pozitë tjetër politike. Kandidimi i tij, e kam thënë edhe njëherë tjetër dhe po e përsëris prapë, nga ana e Partisë në të cilën është anëtar, në të vërtetë nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, është provokim i mendjes demokratike, i mendjes kundërdespotike.
Kandidimi i tij, rrjedhimisht, është cenim i rëndë i kulturës politike të popullit shqiptar. Po të mendonte për interesat e vendit, ai nuk do të pranonte të kandidohej. Po t'i mendonte interesat e Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë, nuk do ta kandidonte një njeri me barrë aq të madhe politike e morale në karrierën politike e në ndërgjegje, po do të kandidonte një anëtar tjetër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila ka anëtarë shumë më të merituar, më të çmuar e me më shumë përvojë politike e qeverisëse se Lulëzim Basha.
Një njeriu të tillë, që është bërë shkak për zhytjen e vendit në krizë të rrezikshme politike e shtetërore nuk i çohet letër me lutjen që të tërhiqet prej garës politike e pushtetore sepse edhe mendja më e virgjër do t'i tregonte: ai që me barrë të tillë politike e penale në karrierë e në shpirt hyn në garë politike për pozitë të re, më të lartë, ai prej asaj gare nuk tërhiqet i gjallë! Një njeriu të tillë i çon letër vetëm ai që letrën politike e shkruan duke menduar jo për të vërtetën që në të thuhet, por për frytet e saj vetjake. Megjithatë, kjo letër e I. Kadaresë ka një vlerë politike: ajo e tregon vetëdijen e autorit për fajin e Lulëzim Bashës, por kjo vetëdije, mjerisht, s'është bërë ndërgjegje që e tregon qartë dhe e mbron pa kalkulime të vërtetën për krizën e tashme në Shqipëri, kryeprotagonisti i së cilës është Sali Berisha.
Po për valën e re të protestave të opozitës, ç'mendim keni?
- Siç është parë më shumë herë, krizën politike, shoqërore, institucionale të Shqipërisë, nuk po e zgjidhin, fatkeqësisht, as bisedat, as bisedimet, as institucionet e pavarura, as ndërhyrjet e paqarta të BE-së. Në qoftë se faktorët ndërkombëtarë, në qoftë se BE-ja, vazhdon të jetë e paqartë, e pavendosur, e larë dhe e lyer si deri tani, në qoftë se Kolegji Zgjedhor s'e zgjidh krizën, atëherë mbetet vetëm një mjet për zgjidhjen e saj: protestat demonstratat, grevat, në të vërtetë mosbindja qytetare.
Tani nuk mund të flitet më vetëm për truket e Sali Berishës në zgjedhje siç fliste për të ish- ambasadori amerikan në Tiranë. Tani kemi të bëjmë me rrëmbim, me plaçkitje të rezultatit të zgjedhjeve, me turli-turli makinacionesh! Tani kemi të bëjmë me shkelje të ligjit; tani kemi të bëjmë me shkelje të Kodit Zgjedhor; tani kemi të bëjmë me privatizim të plotë, brutal, të shtetit, domethënë me cenim përfundimtar të shtetit! Atë që ia mohoi opozitës gjatë dy vjetëve, Kryeministri i Shqipërisë tani ia lejoi vetes; dhe kipcit të tij, Lulëzim Bashës! Dhe, kështu ndodhi përbuzja, fyerja më e rëndë e opozitës shqiptare, në të vërtetë e gjysmës së Shqipërisë!
Për hir të ardhmërisë demokratike të Shqipërisë, opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura, nuk guxojnë të lejojnë që padrejtësia, dhuna të bëhen të ligjshme, siç po do ta bëjë Sali Berisha duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe ligjin dhe siç e ka bërë edhe sa herë më parë. Për hir të ardhmërisë demokratike të Shqipërisë, opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura të Shqipërisë, nuk guxojnë të lejojnë që në skenën politike shqiptare të ngrihet paligjshëm e të bëhet politikisht i qëndrueshëm edhe një Sali Berishë i dytë, i cili, siç e dëshmoi më në fund, do të zbatojë teknologjinë politike e pushtetore të gënjeshtrës, të mashtrimit, të falsifikimit, të rrëmbimit, të mësuar prej mësuesit dhe padronit të tij.
Opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura të Shqipërisë, nuk guxojnë të harrojnë devizën themeltare të demokracisë, në të cilën mbështetet gjithë historia demokratike e popujve historikë liridashës: është mëkat t'i bëhet e padrejtë tjetrit, por po aq është mëkat edhe të durohet padrejtësia. Protestat, demonstratat, grevat e urisë, mosbindja qytetare paqësore, prandaj, jo vetëm se janë të ligjshme, por ato janë të domosdoshme për të shpëtuar dinjitetin shtetëror të Shqipërisë, për ta nxjerrë Shqipërinë prej krizës, për të filluar shërimi i Shqipërisë: shërimi politik, etik dhe shtetëror i Shqipërisë. Por, kam drojë se opozitës i mungon frymëmarrje mjaftueshëm e gjatë për ndërmarrje të tillë historike. Po ta kishte këtë frymëmarrje nuk do ta ndërpriste grevën e urisë dhe nuk do të pranonte të mashtrohej prej përfaqësuesve të BE-së në restorantin "Krokodil" në Strasburg!
Pse edhe pas njëzet vjetësh ne nuk jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standardeve evropiane?
- Pse? Pse nuk mund të bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme? Sepse në politikë janë mbledhur shumë njerëz të pandershëm, disa prej të cilëve, madje, skajshëm të pandershëm. Sintezë e pandershmërisë në politikën shqiptare është Sali Berisha. Shikojeni kur flet, si flet dhe si sillet! Ai e gënjen popullin thuajse po gënjen një fëmijë a një të padijshëm Ai prodhon dhunë me gojë e me sjellje, duke cenuar pandërprerje idenë e lirisë dhe idenë e demokracisë! Ai me çdo gjë fyen kulturën politike dhe idenë demokratike në jetën shqiptare. Largimi i Sali Berishës prej jetës politike shqiptare është kushti i parë që të mund të mbahen zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Çdo kohë ka njerëzit e vet.
Sali Berisha dhe disa të tjerë nuk janë njerëz të kësaj kohe: ata janë njerëz të një kohe të shkuar, që duhet të shkojnë sa më parë në harresë. Shqipërinë do ta shërojë plotësisht vetëm brezi i ri, pjesëtarëve të të cilit në asnjë mënyrë nuk po u krijojnë hapësirë politike dhunëtarët me në krye Sali Berishën.
Duke i shqiptuar këto fjalë, e ndiej të nevojshme që t'ia bëj një sqarim opinionit shqiptar: nuk kam asgjë kundër Sali Berishës për shkak të Sali Berishës, por kam kundër Sali Berishës për shkak të Shqipërisë dhe shqiptarëve. E dua Shqipërinë, prandaj nuk e pranoj Sali Berishën në politikën shqiptare. Të përsëris: për mendjen time, për bindjen time, shpëtimi i Shqipërisë prej konflikteve rrënuese njëzetvjeçare, pasojat e të cilave janë tepër të mëdha, janë, madje, afatgjata në jetën shqiptare, mund të fillojë vetëm kur Sali Berisha të largohet prej politikës. E ai vetë nuk largohet: atë duhet larguar prej politikës. Sa më parë aq më mirë për Shqipërinë.
-Colorazhin; Vizioner -
Vizio na e shpife .
ke noj mendim tatin pervec ktyne citimeve?
al
Colorazhin se shef ti? :p
P.S se takoj me Salen jo, pas disa citimeve qe lexova.
nderrova mend.
Aman takoje lule. Jepi dhe ti ndonje mendje si Raimondi
Faje se bej publike arsyen
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Aman takoje lule. Jepi dhe ti ndonje mendje si Raimondi![]()
Mund te me thoni ku behen aplikimet per te takuar Salen se dua ti bej nje 2 pyetje te vogla ne lidhje ne sportin dhe ,muziken popullore
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Mund te me thoni ku behen aplikimet per te takuar Salen se dua ti bej nje 2 pyetje te vogla ne lidhje ne sportin dhe ,muziken popullore![]()
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Ndaj s'e besoj se e takon dot
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.