Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Qyqa si te del nami ketej
Mua ne pergjithsi me pelqejne komedite,dmth me like te qesh ...
Gjasme punon qo,mendjen ke kafja e ka,dhe ke filxhani kafese ..
Nje nder 5 bankat me te medha boterore(private),e korruptuar.Perpjekja per te nxjerre ne drite kete te vertete,eshte kthyer ne nje peripeci 2 oreshe shume interesante.Tema te ndryshme per tu analizuar.Padyshim nje nder filmat me te bukur qe kam pare kohet e fundit.
The International
http://www.youtube.com/watch?v=GHJx6upDqHs
Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Nje nder 5 bankat me te medha boterore,e korruptuar.Perpjekja per te nxjerre ne drite kete te vertete,eshte kthyer ne nje peripeci 2 oreshe shume interesante.Tema te ndryshme per tu analizuar.Padyshim nje nder filmat me te bukur qe kam pare kohet e fundit.
The International
http://www.youtube.com/watch?v=GHJx6upDqHs
S`na the, ca ke pare ti keto kohet e fundit(ndonje te bukur) ?
Citim:
Po citoj ato që tha eliz
S`na the, ca ke pare ti keto kohet e fundit(ndonje te bukur) ?
javen qe kaloj ne mos gaboj! kam par nje film te mediaset nuk mbaj mend se te kush kanal 4-5-italai 1 qe bente fjal x njerzit e semur psikik! shum film i mir mu kujtua (helena) nje histori pak a shum e njejta.
me vjen keq qe si mbaj mend titullin, e kam kerkuar po se gjeta dot
S`paska mberrit i teri ketej nga ne,megjithate ia vlen te presesh dicka te bukur.Thanks!
filmi i fundit qe kam pare ka qene transformers the revenge of the fallen... jo per gje tjeter se sa per te admiruar bukurine e Megan Fox.
Citim:
Po citoj ato që tha cupka
filmi i fundit qe kam pare ka qene transformers the revenge of the fallen... jo per gje tjeter se sa per te admiruar bukurine e Megan Fox.
Re: Le mani su Palermo
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk eshte nje film me skenar te menduar. Eshte historia e hetimeve dhe kapjes se bosit mafioz Salvatore Lo Piccolo ne 2007. Ne gjuhen kinematografike e quajne docu-fiction, por ne te vertete eshte nje krijim i vecante artistik qe lidh realitetin me kinemane. Filmi nuk ka thuajse asnje difekt, me nje nderlidhje perfekte audio-video dhe nje montazh te admirueshem qe mund te konkurroje filmat me te mire me mafioze amerikane. Ka plot pjese me pergjime te bere nga policia. Ne nje fare pike nuk kuptohet cfare eshte krijuar nga regjizori dhe cfare nga policia, sepse cdo gje lidhet ne menyre perfekte. Menyra dinamike e montazhit dhe alternimi i hetimeve te policise ngre adrenalinen dhe te ben te thithesh cdo detaj.
Per fatin e shumices qenka teresisht ne youtube i ndare ne pjese 10 minutshe. Me poshte nje pjese nga mesi:
Vertet interesant ! Gjithmone me kane terhequr te tille filma-dokumentare ! Cudi qe s'ka bere shume buje ne Itali ! Kur doli "Il capo dei capi" film mbi liderin historik te Cosa Nostra-s,Toto Riina,s'ngeli njeri pa epare dhe pa e komentuar !
Para ca kohesh pashe nje film te ngjashem Cocaine Cowboys
Fliste per lulezimin e mafias latino-kolumbiane ne Amerike,me sakte ne Miami-Florida ne vitet 80 ! tregonte per vitet e arta te trafikanteve te tipit Toni Montana si dhe vrasjet vertet te panumerta te asaj periudhe qe zinin pothuajse perdite faqet e para te gazetave!
E vecante eshte fakti qe nje nga kartelet me te medhenj te droges ne ate periudhe e drejtonte nje grua e cila ishte vertet e pameshirshme (emrin s'ja mbaj mend) !
Fimi anon me shume ne nje dokumentar sesa film ! E bukura eshte se filmin e rrefen nje nga killeret me te pergjakshem e te njohur te asaj periudhe (edhe se nga fytyra duket vertet njeri "i cilter",biles edhe simpatik do thoja) ! Gjate rrefimit qe ben tregon dhe nje detaj,sesi kish vrare brenda nje nate te vetme 12 persona,rivale te nje bande kundershtare !Po ashtu disa pjese i rrefen nje shok i tij i cili kishte si "specializim" trasportin e droges e jo vrasjet ! Jep deshmine e tij edhe nje agjent i FBI-s qe kishte vite qe u rrinte pas !Goxha interesant !
Le Hérisson
E pashe dje ne Kinema. Drame..
Nje film qe tregon nje histori prekese si shume filma Francez... Kisha lexuar librin dhe filmi nuk me zhgenjeu.
Kurse sot pashe L'AGE DE GLACE 3 - Extrait : Scratina
Shume i kendshem...
maroj fare per kete film...me kujtohet qe kur kap pare episodin e pare, e kam pare rreth nja 8-9 here dhe cdo here shihja ndonje detaj te ri qe nuk e veja re me para...ne rastin e fundit fare pashe pershendetjen me gishtat hapur qe femija e vogel i ben diskut qe ishte i ngrire ne akull...eshte pershendetja e nje rrace aliene tek Star Trek
Ne fakt kam pare dy:
Njeri eshte Made of Honor (2008), film romantik tipik nga ato qe dihet si do perfundojne. Filmi eshte i kendshem dhe ka skenar te mire, por besoj kishte shume vend per realizim akoma me te mire.
Tjetri pastaj eshte:
In Bruges (2008), nje film shume i veçante, shume komik, shume i kendshem. Dhe ajo qe eshte me e rendesishme Colin Farrell del nga çdo skeme qe mund te keni formuar me pare. Eshte nje histori komike ne konteksin e dy vraseve me pagese. Duket film i thjeshte ne pamje te pare, por ka gjithe elementet e mundshem per tu quajtur i arritur.
I vetmi problem, anglishjta me thekse irlandeze.
Kerkojeni ne Youtube se sme punoka kompjuteri sot.
Anamorph
Thriller i bukur ! Flet per nje serial killer i cili kishte zakon qe viktimat ti bente pjese te nje vepre "arti",te ndonje pikture,ose skenari ! Detektivi, i luajtur nga Willem Dafoe, arrin te arrestoje killerin e shumkerkuar, por pas 5 vjetesh rishfaqen prape vrasje te ngjashme sado qe ai qe mendohej te ishte vrasesi serial tashme ishte ne burg! Biles kesaj here vrasjet behen gjithmone pjese e nje puzzle ku gjurmet e te cilit vertiten gjithmone e me shume drejt vete policit qe ndiqte ceshtjen !
Sinqerisht dola nga kinemaja dhe nuk e kuptova tamam nese vrasesi ishte i njejti i 5 vjeteve me pare,pra ne burg kishin fut personin e gabuar,apo killeri manjak i ri ishte nje imitator shume i zoti....buuu...kete s'e kuptova sinqerisht !
Sdq veprat qe vrasesi krijonte ishin si ato pikturat qe perdoreshin ne rilindje ku autoret deshironin te jepnin mesazhe te fshehta,qe te kuptoheshin vetem me veshtresi dhe nga persona ekperte te sektorit ! Pikturat Anamorfe,qe luajen disi me iluzionin optik ! Jane ato piktura,vizatime,ku pertej piktures qe del ne pah,qe shihet ne plan te pare,gjendet 1 pikture tjeter nese e shikon nga nje kendveshtrim tjeter me te kujdesshem,si psh nga poshte lart,apo nga djathas majtas e keshtu me rradhe !
ndoshta nuk me bindi si film ne disa raste,ku psh serial killeri kishte parashikuar cdo levizje te dedektivit,sjelljet e tij,menyren si do deshifronte vrasjet dhe gjurmet e lena kastile prej tij,por sdq me pelqeu si film !
Bruno
Ok, mendoja qe tashme isha "cool" me Sacha Baron Cohen dhe nuk do me bente pershtypje, por edhe njehere ai ka shtyre limitet. Ishte "dokumentar" shume gallate, por jo vetem gallate, por sarkazem e gjalle e cila nisi qe ne fillimin e filmit kur po tallte menderen me modelen dhe ia bente "modeling is so hard" ajo ia bente "yes, people think it's easy but it's very difficult" dhe ky ia kthente "I knoww, you have to walk walk, and then there's the spin, oh my god, the spin" hahhahaha.
Kishte ca thenie qe o zot o zot. Ja psh:
Bruno: Why are you so anti-Hamas? I mean, isn’t pita bread the real enemy? (duke e ngaterruar me humus)
Look at the evil people in the world, Saddam Hussein, Hitler, Stalin what do they all have in common? Moustaches!
I committed carbicide
Gjithsesi, besoj se meshkujt sidomos do e kene te veshtire ta vleresojne si duhet se do i veje ne siklet. Plus, normalisht nuk eshte film per tu pare me cilindo pjesetar te familjes, pavaresisht sa "cool" jeni.
The Proposal me Sandra Bullock....Superrrrrrrrrrr....kam qeshur gjate gjithe kohes...Aktore e mrekullueshme
Apri gli occhi
Eshte versioni origjinal i Vanilla Sky, por ky me pelqeu me shume biles. Mos ta kisha pare Vanilla sky e mos ta njihja historine do kish qene dhe me mire. Te ben pershtypje fytyra e protagonistit (qe eshte 100 here me mire se Tom Cruise)pas aksidentit e ne versionin spanjoll shfaqet me shume. Ndersa Penelope Cruz ka te njejtin rol. Nje udhetim ne anet e fshehura te njeriut, te maskave qe veshim perdite, te nenndergjegjes tone e zgjedhjeve drastike qe shpeshhere duhet te bejme.
Madea goes to jail------ funny
ky tyler perry should be shot dead. mendimi im ky!
Angels and Demons (2009)
Eshte nje histori alla "Star Trek" qe mundohet te rregulloje politiken me kishen, por ne fakt e pershkruan vatikanin si lufte lagjesh per pushtet, me prifterinj llafazane, etj etj (gje qe nuk eshte aspak e vertete). Film tipik amerikan, pa asnje lidhje me realitetin. Te jep pershtypjen e nje filmi qe eshte krijuar vetem per te fituar leke. Ne televizion do perfundoje ne oraret qe transmetohen filmat me Chuck Norris...
Regjizori eshte komplet OLD STYLE, sepse çdo hap e parashikova para se te ndodhte: psh kush do ishte armiku, kur do plaste makina, etj. Me pak fjale, nje film merre me leng...
Bruno (2009)
Ky eshte versioni Borat 2, i cili kesaj rradhe zgjedh nje personazh gay per tu tallur me boten. Ata qe nuk pelqejne Borat, do peshtirosen akoma me shume nga Bruno. Humori shpesh prek nota pa domethenie dhe personazhet nuk "peshkohen" kollaj.
Ka plot per te qeshur, por Borat ishte me origjinal, me spontan dhe me dokumentaresk. Bruno shpesh te le pershtypjen qe eshte gatuar para kamerave dhe keshtu humbet kontaktin me realitetin.
i just saw the movie 'Knowing'...oh my god, nuk e di cte them per kte movie , ishte fantastik por dhe scary ne te njejten kohe , pasi te le te mendosh qe gjerat qe ndodhin ne kte film dhe mund te ndodhin nje dite....shifeni ju qe se keni pare...hmm
True blood
The ugly truth.
Shume qesharak. Kam qeshur gjate gjithe kohes. Good time.
me vdiq................ HARRY POTER ......................e urrej kush e ka shpik
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
me vdiq................ HARRY POTER ......................e urrej kush e ka shpik
Il matrimonio di Lorna
Filmi ka per protagoniste Arta Dobroshin e flet per nje vajze shqiptare qe martohet me nje te droguar belg vec per te marre nenshtetesine. Ne fakt ajo do nje tjeter dhe pse gjate bashkejeteses me pseudo te shoqin duket dicka ndodh mes tyre.
Filmi nuk ka ndonje vlere artistike per mua, shume i thate emocionalisht, pa kolone zanore. Akoret kur flasin shqip duhet te kene theks shqiptar por flasin ne ate kosovar e gati s'kuptohen fare, bile Lorna i bie te jete nga Gramshi.
Gjithsesi ia vlen per tu pare edhe pse rendesia qendron ne terheqjen e vemendjes se spektatorit ndaj botes se emigracionit. Ne peripecite e shumta qe hasin njerezit qe duan te kene nje te ardhme me te mire e per sakrificat qe jane te detyruar te bejne. Keto sakrifica kalojne shpesh here nepermjet nje bote ilegale qe te japin shpresen se nje dite mund te rrojne te lumtur ne legalitet por qe shfrytezohen nga mafioze e grupe qe ne si popull i dime mire se cfare fytyre kane e c'jane ne gjendje te bejne. Lorna ka hyre ne vallen e nje prej tyre.
Re: Il matrimonio di Lorna
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Filmi nuk ka ndonje vlere artistike per mua, shume i thate emocionalisht, pa kolone zanore. Akoret kur flasin shqip duhet te kene theks shqiptar por flasin ne ate kosovar e gati s'kuptohen fare, bile Lorna i bie te jete nga Gramshi.
Jane 2 regjizore ne kete rast e bile shume te vleresuar nga kritika, une i kam pare vec kete film e nuk mu duk ndonje gje, megjithe faktin se shikoj shume kinema europiane e filma eksperimentale aha eshte shume i ftohte dhe per mua.
Eshte e veshtire te besh filma per vendet e huaja kur s'njeh as realitetin e as gjuhen, te njejten gje bejne dhe ne Amerike mundohen te bejne filma me teme orientale pa njohur zakonet e njerezit qe jetojne atje. 1 qe me vjen ne mendje psh Le momorie di una geisha shume e kane pelqyer e vleresuar por mjafton te njohesh nje grimce nga keto vende ose te kesh pare filmat e tyre dhe e kupton qe regjizoret perendimore ia kane futur kot.
gjithsesi gjej durim dhe shikoje :p
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Kohet e fundit kam njohur nje vajze te vockel qe di permendesh cdo batute te librave te Harry Potter. Mund te zgjedhesh cdo batute ajo ta vazhdon. Kam ngelur e cuditur, nese do kish ndonje konkurs do ta fitonte. Po deshe ta prezantoj bionde :p
The Bachelor
Komedi,1999.
Per te kaluar dy ore ne humor!
Sa kohe ky filmi...Bris une e pranoj qe i shikoj filmat e Chris o'Donnell vec per te se kshu ne pergjithesi si ka gje.
All'amerikançe pra!
8 Mile. Nje film kot.
Ne fakt jane dy. I pari eshte Tropa de Elite (2007), film brazilian qe ka fituar festivalin e Berlinit. Eshte i bere mire dhe te fut ne atmosferen e dhunshme te favelave braziliane ne historine e nje grupi te forcave speciale te policise. S'po zgjatem me kete film se mund ta gjeni kollaj verdalle.
I dyti eshte Les vierges (1963), prodhim francez me pjesemarrjen e Charles Aznavour. Tema eshte ajo e virgjerise dhe menyra si vajzat e perjetojne ne baze te bindjeve morale apo aspektit romantik. Ndahet ne historiza te vogla qe lidhen bukur me njera tjetren. Ne fakt te ben te kuptosh shumellojshmerine e perjetimeve te femrave per aktin e pare seksual. Filmi ka nje skenar te rafinuar dhe te perpikte. Ne disa momente vihen ne gojen e personazheve fjale me peshe. Per shembull, nje vajze thote hapur se ruan virgjerine per te gjetur nje burre te pasur ("po humba virgjerine s'kam çte ve ne loje per te kapur ate qe dua"). Ne situatat e filmit gjendet patjeter historia e ndonje shoqe / shoku. Veçse ne shoqerine tone keto argumente i kemi gjysem tabu dhe i flasim pak, ndersa ne film flitet hapur pa rezerva. Pikerisht kjo eshte per tu habitur. Nderkohe qe pas 45 vjetesh Shqiperia ka arritur se paku te preke problemet e dikurshme te Frances, liria e shprehjes mbetet e reduktuar ne krahasim me lirshmerine qe ndjehet ne film. Akoma me shume habit fakti se filmi krijohet ne 1963, pra 5 vjet para se te shperthente haptaz revolucioni shoqeror. Kjo deshmon aftesine e veçante te francezeve per te udhehequr revolucionet shoqerore, por edhe konfirmon faktin se Franca ka qene gjithmone vend me mentalitet te hapur.
Filmi akoma sot eshte i ndaluar per femije nen 14 vjeç, por jo se ka ndonje skene lakuriqesie. Eshte thjesht per argumentin kryesor.
Kisha preferuar qe ky film te rrjeshtohej tek enciklopedia e filmave italiane, por ka vetem nje aktore (Stefania Sandrelli) nga Italia dhe asgje tjeter. Ne youtube nuk ka ndonje pjese.
City of Ember...Interesant
Il Caso della Infedele Klara
Filmi trajton ceshtjen e xhelozise,asaj patetike si pasoje e frikes ndaj mosbesnikerise ! Nje i ri italian i cili punon ne Prage,njeh Klaren (Laura Chiatti),nje studente ne vitin e fundit ,me te cilen dashurohet marrezisht ! Por xhelozia e tepert e gerryen perbrenda gjithmone e me shume,aq me teper kur shikon se e dashura e tij ka goxha shoqeri me nje asistent !
I riu arrin deri atje sa te paguaje nje inestigator privat per te pergjuar nese vertet ajo e tradhetonte apo jo ! Klara nuk e tradhetonte,perkundrazi ishte dhe e dashuruar me italianin superxheloz ! Gjate nje udhetimi per ne Venezia,investigatori privat arrin ta njohi Klaren,te krijoje nje fare koifidence,raporti. Lind dhe nje terheqjeje e lehte midis tyre,derisa naten e fundit perfundojne bashke ....pikerisht atje ku dhe ju qe po lexoni tani, mendoni se do te perfundonin...ne krevat !!
Faktikisht filmi eshte goxha i parashikushem,le per te deshiruar me pak fjale ! Nuk kuptohet nese eshte komedi apo thjesht film serioz,dramatik ! Batuta per te qeshur pothuajse s'ka !Dhe ato pak qe jane,jane te dala keq e s'te bejne fare per te qeshur !Por nga ana tjeter menyra e realizimit s'ta jep pershtypjen per nje film dramatik cilesor ! Duket me shume si nje seri e shkeputur nga ndonje telefim ! Sdq rregjizori i jep nje mesim te mire meshkujve ultraxheloz e posesiv !
Disa skena jane goxha te nxehta ! Laura ....atoja i ka te vogla por te lezetshme Pastaj me mire ashtu sesa nga ato qe jane bere te tera njesoj si shtepia e femijes,jane mbush me silikon koke e kembe,duket sikur do u shperthejne bomblat nga nje moment ne tjetrin ! Si perfundim ai ia fal tradhetine,martohen e jetojne te gjitje te lutmur e te gezuar ! Cornuti e felici !
U zgjata cik shume,por ishte nje film per te cilin kisha degjuar te flitej goxha por qe me shgenjeu !
"L'era Glaciale 3" (Ice Age).
Nuk me pelqeu aq shume!
Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Il Caso della Infedelle Klara
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Trailer duket i bukur, por...
Qenka komplet i dubluar. Gjynah. Kane humbur efektin audio tek spektatori. Prandaj ndoshta mund te jete dukur si telefilm. Nejse, se kam pare.
Ja e rregulluam dhe titullin beme me 1 L
Duhet te keni parasysh nje gje: ku luan kjo Laura Chiatti te jeni te sigurte qe filmat jane Moccia-Generation ... une fus te kjo kategori filmat tip 3MSC, Scusami ma ti chiamo amore, Scusami ma ti sposo, Come tu mi vuoi dhe ai skandalozi Ho voglia di te (qe luan po kjo) filma qe per 10 minuta i con para prapa e ja e pe.
Kete te Roi-t se kam pare ne fakt nga trailer mu duk si Otello modern por dhe pas ketyre pershtypjeve as qe e marr mundimin
Il Messaggero (The Haunting in Connecticut)
Film i frikshem,s'para me pelqejne shume ne pergjithsi keta lloj filmash ! Maksimumi ndonje si "La nona porta" edhe hajde,po jo si ky qe mund te konsiderohet tamam film horror ! Sinqerisht disa skena me tremben vertet,ndoshta pasi e pashe edhe vetem ne dhome ,ne nje erresire totale...!
E pashe thjesht pasi thone qe eshte bazuar mbi nje histori te vertete ! Faktikisht, ka pas shume polemika (mese llogjike) rreth ketij rasti,i cili ngelet nje nga ngjarjet me enigmatike e te erreta per te gjithe ata qe studiojne histori qe kane te bejne me paranormalen,shpirtrat dhe boten jomateriale ne pergjithesi !
Historia flet per nje familje e cila shkon te banoje ne nje shtepi te re,per te qene afer nje spitali te specializuar mbi tumoret, pasi djali i madh i kesaj familjeje vuante nga nje semundje e tille ! Por kjo shtepi fsheh shume sekrete e te papritura ! Para shume vitesh, kish sherbyer si dhome mortuore,ku dhe praktikoheshin takime shpirterore me persona te vdekur,fale dhuntive te nje femije qe vinte ne kontakt njerezit e asaj dhe kesaj bote ! Por jo vetem kaq,kryeshin dhe rite te tjera me mizore....
Girl ,Interrupted
Historia e nje vajze qe pas nje atentati per vetvrasje perfundon ne psikiatrik per disa jave dhe qendron atje 2 vjet , pasi diagnostikohet me crregullimin borderline te personalitetit. Koridoret e ftohta , stafi dhe fytyrat gati te frikshme te pacienteve me kujtuan ne disa pika eksperiencen time per here te pare ne psikiatrik. Eshte film trondites, qe te dhemb, ku ne cmendurine e atyre njerzve , ne fjalet e tyre , ne ndjenjat dhe miqesite e pafajshme qe krijohen aty , gjen jo pak here veten.
Me ka pelqyer shume hyrja:
"Have you ever confused a dream with life? Or stolen something when you have the cash? Have you ever been blue? Or thought your train moving while sitting still? Maybe I was just crazy. Maybe it was the 60's. Or maybe I was just a girl... interrupted...."
Talesofadream
Edhe mua me ka pelqyer shume ky filmi, i cili eshte nje film qe ka dale ne mars te 2000-it.
Realizator James Mangold
Me aktoret e famshme Winona Ryder, Elisabeth Moss, Angelina Jolie...
Ne Frengjisht filmi quhet.
Une vie volée
Re: Talesofadream
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Edhe mua me ka pelqyer shume ky filmi, i cili eshte nje film qe ka dale ne mars te 2000-it.
Realizator James Mangold
Me aktoret e famshme Winona Ryder, Elisabeth Moss, Angelina Jolie...
Ne Frengjisht filmi quhet.
Une vie volée
Filmi i fundit qe kam pare eshte.
A corps perdus" i Sergio Castellito
Aktoret kryesor Sergio Castellito, Penélope Cruz, Claudia Gerini.
Nje film qe pati shume sukses ne Itali por jo edhe aq ne France!
Ne pritje te rezultatit te operacjonit qe kryente vajza e tij, si rrjethoje e nje aksidenti...
Personazhi kujton nje dashuri qe kishte pasur 15 vjet me pare...
Me pelqen tek ky film: Histori paksa shokuese por edhe shume e embel... Loja e perkryer e aktoreve, muzika e filmit...
Nje histori shume e forte dashurie qe nuk para kemi zakon t'a shikojme kohet e fundit neper kinema... e çuditerisht kjo histori dashurie fillot gati me nje "gjysem abuzimi"
Una notte da leoni (The Hangover)
Nga filmat e fundit per te qeshur qe kam pare,ky me ka shkrire fare Teper i forte...Sdq ka dhe skena te vdekura qe mund edhe te ishin evituar,por prape ne kompleks eshte film goxha i pelqyeshem ! Po qe se do do donit te kalonit 2 ore gallata,nese ne shoqeri aq me mire akoma,do ua keshilloja !
Filmi flet per kater shoke te cilet shkojne per nje nate ne Las Vegas pasi njeri prej tyre martohej pas dy ditesh dhe normale qe duhej ti jepte lamtumiren beqarise ashtu sic duhej
Por ate nate, para se te dilnin te argetoheshin,pine nje lloj pijeje te droguar dhe ne mengjes zgjohen e nuk mbajne mend asgje ! Biles kur zgjohen ne mengjes njeri prej shokeve,pikerisht ai qe do martohej,mungon...nuk gjendet ! Fillojne te mbledhin cdo gjurme te vogel per te arritur te plotesojne tere puzzle-in,pra te gjejne shokun e humbur e njekohesisht edhe te marrin vesh ca kishin nje nate me pare !
Ka shume skena te forta,si psh kur shkojne te marrin makinen para hotelit dhe u sjellin makinen e policise,apo edhe kur zgjohen dhe e gjejne veten tek dhoma e hotelit me nje pule dhe me nje tiger ne banjo,por skena me e forte qe kur hapin bagazhin e makines e gjejne brenda nje kinez lakuriq
Filmi i fundit qe kam pare eshte "My sister's keeper" e perkthyer ne Fr "Ma vie pour la tienne"
Realizatori Nick Cassavetes.
Aktoret kryesor, Abigail Breslin, Sofia Vassilieva, Cameron Diaz
Dale ne kinema me 9 shtator te 2009
Nje film qe me preku shume...
Vajza e tyre 11 vjeçare hedh ne gjygje prinderit, duke i akuzuar ato se ajo ishte krijuar dhe ardhe ne bote me qellimin e vetem qe familja e tyre te kishte nje indivit, kompatible gjenetikisht, me motren e saj te madhe, e cila vuante nga nje kancer (leucemie), me shpresen se ajo do ta ndihmonte ate per te jetuar me gjate...
Por gjate filmi kuptojne se qellimi i hedhjes se prinderve ne gjygje nuk ishte aspak ky... personalisht kur kam dale nga salla e kinemase i kisha syte e kuq...
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.