Forumi Horizont | Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit » Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)
Mendime te frymezuara nga rethanat e forumit....
Konfliket jane te pashmangshme, kudo qofshin ato. Me kujtohet se si kam qeshur kur me ka thene nje dite dikush se nje pjese te profesionit te tij per te qene me e sakte 30% e kohes e kalonte duke u mare me mosmarveshjet. Tensioni nuk lehtesohet po te mbajne te gjithe shpaten lart. Puna eshte se inatet jane grumbulluar gjate kohes dhe shperthehen ne momentin qe shkelen sedrat. Prandaj dhe shume nga ne nuk mund ti kuptojme, se kemi mbyllur nje sy, nje vesh, ose s'jemi ndeshur asnjehere me dicka te tille.
Puna eshte se shoqeria eshte e ndertuar mbi nje themel pergjegjesie te nje individuali dhe parima morale i jep fuqi nje shoqerie kudo qofte ajo, sado regullore te jene ndertuar per te ndaluar "qyteterimin" kur njerzit nuk perkujdesen. Problemi qendron se ne momentin qe themi jemi njerez te lire ka shume qe nxjerin limite, perkufizime ne kete liri. E di kush eshte ironia ......eshte se shpesh jemi gati dhe te luftojme per kete liri por kur e arrijme ne jemi te shqetesuar per pasojen dhe rjedhimin. Dhe me e keqia eshte se fillojme ta emrojme, ta kufizojme dhe akoma me e keqia ta kontrollojme.
Puna eshte se liria ime mbaron aty ku fillon e jotja dhe per kete kemi shtet ose klan per te garantuar kete. Ndersa ketu ndjej qe kemi shume nga ata qe jane munduar te jene te drejte por dhe nga ata qe e kane abuzuar.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Me terheq bukuria e nje personi kur ajo nuk permiresohet apo pasurohet nga lakmia.
Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit » Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.