Forumi Horizont Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14185)


Postuar nga Fajtori datë 25 Korrik 2007 - 17:22:

Njerezit nuk jane blloqe betoni me moral unik. Jeta ka fytyra te ndryshme dhe halle te ndryshme. Nese ketu permendet Venecia une do permendja Romen, ku orgjite dhe seksi ishte ne rendin e dites.

Sidoqofte, varet se cfare aspektesh ka nevoje shoqeria te zhvilloje ose ndryshoje. Aktualisht jam tejet i bindur se morali i brekeve duhet crrenjosur. Dhe paradoksalisht eshte pikerisht ai moral qe detyron individin te kete dashnore ne vend qe te divorcohet nga gruaja lirisht pa paragjykimet shoqerore. Aktualisht ne Shqiperi eshte me kollaj te zesh dashnore sesa te dalesh hapur mbi zgjedhjet personale. Dhe personalisht kam pershtypjen se ne Shqiperi behesh me terheqesh kur je mashkull i zene, kurse ne perendim i zene = i zene, dhe nuk je aspak me terheqes. Ajo qe predikohet si moral filo-fetar i familjes eshte guri fillestar i imoralitetit te rendomte, sepse con shoqerine ne paradokse si dora e ministrit te bytha e sekretares. Keto fenomene tregojne se meshkujt nuk jane pjekur ne kohen e tyre, ose shfrytezojne pushtetin, ose nuk njohin seksin, nuk jane ngopur, nuk e ndajne pushtetin nga jeta private. Tony Blair e ka perjetuar revolucionin seksual dhe jeton ne nje bote te lire, s'ka nevoje te marre sekretare sepse seksin e ben kur ti teket edhe jashte orarit te punes. Ndersa ne Shqiperi te jesh me pushtet (= me para) dmth te behesh jashte mase terheqes, qofte dhe po te kesh bark apo floke te thinjura si Sabit Broka.

Dhe e gjithe kjo vjen nga morali i brekeve qe predikojne ruajtesit e familjeve dhe gardianet e femrave. Te njohesh nje femer ne Shqiperi do te thote shpesh te kesh te besh me gjithe meshkujt qe e rrethojne, vellezer, baballare, shoke etj, te cilet mundohen ta mbajne sa me larg femren nga seksi. Te njohesh nje femer ne perendim njeh vetem nje njeri, dhe jo kontornot mashkullor-familjare alla si ne Shqiperi.

P.s. Dhe prape se prape nuk mendoj se te kesh dashnore ka ndonje gje te keqe. Eshte thjesht zgjedhje personale qe nuk i takon mases se vete-korruptuar ta gjykoje.


  Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.