Forumi Horizont | Gjithsej 126 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit » Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Zgjedhjet Parlamentare 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18743)
Nje paragraf nga Fatos Lubonja
Në këtë pikë duhet ndalur për t’i shtuar një paragraf të rëndësishëm analizës së votës. Vota tregoi se shqiptarët kanë ndëshkuar më së shumti autoritarizmin e njeriut që kërkon pushtet absolut, por shumë më pak korrupsionin dhe klientelizmin e sistemit oligarko-mafioz. Vota tregoi se ndërsa shqiptarët kishin alternativë ndaj njëshit autoritar dhe arrogant, ato nuk kishin dhe nuk kanë ende asnjë alternativë ku të hedhin votën kundër këtij sistemi mafioz. Fitorja e Ilir Metës në këtë aspekt flet shumë. Ka shumë zëra tejet të besueshëm që një pjesë të konsiderueshme të fitores befasuese të LSI e shpjegojnë me blerjen e votës, çka tregon se klientelizmi nuk është ndëshkuar në këto zgjedhje. Ka po ashtu shumë zëra që tregojnë se për të luftuar Berishën dhe të fortët e tij deri edhe në Polici, Partia Socialiste ka angazhuar grupe dhe familje të lidhura me krimin, çka ngre dyshime serioze për atë nëse sistemi oligarko-mafioz është ndëshkuar me këtë votë, apo rrezikon të marrë shpërblimin e radhës.
http://www.panorama.com.al/2013/06/...e-fitores-meta/
Gjithsej 126 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit » Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.