Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 22 Qershor 2006 - 03:32:

struktura terciare dhe kuaternare

Cod. A22062006

struktura terciare paraqet vendosjen e te gjitha atomeve ne hapesiren 3D...me pak fjale nderkohe qe me strukturen sekondare kishim parasysh se cfare ndodh ndermjet aminoacideve ne afersi te njeri tjetrit ne strukturen terciare shihet se cilat jane nderveprimet ne distance.kjo gje eshte mjaft e rendesishme per proteinen sepse i jep formen e saj funksionave,kendet etj...per enzimat (qe jane proteina) tregon formen e vendit ku kryhet reaksioni,pikat qe veprojne ne ate reaksion etj...ketu duhet te kemi parasysh edhe dicka te rendesishme...ate qe quhen ura disulfurore.nese shifni edhe nje here strukturat e aminoacideve dhe perqendroheni tek ajo qe quhet cisteine do vereni se ne krahun R ka ne fund nje squfur...eshte pikerisht ky qe do formoje ato urat disulfurore...do jete veprimi i 2 cisteinave ne largesi qe do formojne ate ure...gje shume e rendesishme sepse i jep qendrueshmeri te jashtzakonshme proteines...ne fakt ne procesin e denaturimit (dmth shkaterrimit te proteines) nje nder elementet e pare qe prishen jane pikerisht urat disulfurore,qe cojne ne humbjen e stabilitetit te proteines dhe gati edhe humbjen e funksionit....
 
ndersa tek struktura kuaternare bejne pjese nderveprimet ndermjet sekuencave te ndryshme te aminoacideve...dmth kemi te bejme me pjesa qe qendrojne edhe te ndara por qe nese bashkohen nderveprojne...qe ta bej me te qarte,tek hemoglobina kemi zinxhirin alfa dhe beta...keto jane 2 sekuenca te plota aminoacidesh,qe ndryshojne nga rreshtimi i aminoacideve si dhe nga gjatesia.por keto jane ne gjendje te veprojne njera me tjetren qe te formojne strukturen e plote qe do mbaje pastaj ne qender hemen (me hekurin)...gjithsesi,me vone shpresoj qe ta marr ne analize kete strukture ose nese dikush do,mund ta provoje ta shpjegoje me detaje...strukture,funksione,menyre veprimi,nderveprimi me oksigjeni,dioksidin e karbonit etj...nese ka ndonje qe do ta marre persiper kete gje mund ta beje ose ne kete teme ose ne ndonje tjeter...
me pak fjale keto jane pak a shume gjerat qe duhet te dihen per proteinat dhe perberesit e tyre...tani ti kthehemi edhe iher  aty ku e lame tek procesi i perkthimit...mARN del ne citoplazem dhe behet gati te perkthehet...ketu u has nje problem tjeter...si lexohej kjo sekuence...nje supersfide qe u zhvillua ne vitet '60-'70 dhe qe perfundoi me kodin e aminoacideve...por cfare ishte dhe cfare sherbente?


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.