Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
sot si dite ishte per te mbajtur mend. sa hap syte me marrin prinderit ne tel. "te na trashegohesh" me thane. "po pse na kishe thene asgje? ne nuk kemi asnje kundershtim. te kemi dhe djale te vetem."
Nuk po me behej te flisja. Edhe cfare ti thosha? Shume pune e veshtire. Fundja per gezim me moren. Dmth une nuk e dija akoma qe isha fejuar por c'rendesi kishte? Prinderit e mi e dinin dhe njerzit qe i kishin thene gjithashtu. Pse duhet te me pyesnin mua? Kot nuk thone qe i zoti i punes e merr vesh i fundit fare.
"Gezohem" thashe mbyturazi. "Flasim kur te me kete dale gjumi dhe kur te kujtohem me ke qenkam fejuar." dhe mbylla telefonin
Eshte e cuditshme sa nuk e vret mendjen kur te flihet gjume. Te pakten une keshtu qenkam. Fundja kisha gjithe diten te vrisja mendjen per ate pune. Tani ... le te flija dhe ca.
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.