Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 30 Mars 2010 - 14:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel


Sistemi politik eshte hibrid sepse nuk eshte as demokraci, as diktature, as autoritarianizem, etc...



Sistemi politik eshte nje sistem i pjeseshem ne teorine e sistemeve... e vecanta qendron qe ketu preferohen "percaktime autoritare vlerash" pra me shqip VENDIME TE DETYRUESHME PER TE GJITHE .... ketu eshte problemi kryesor te sistemi politik shqiptar ....


Postuar nga AngelDevil datë 30 Mars 2010 - 14:35:

Itali, zgjedhjet, Berluskoni pranë humbjes

Vazhdon ethshëm numërimi i votave në Itali, megjithëse procesi i deritanishëm ka nxjerrë disa të dhëna të sigurta. Të majtët kanë fituar në 7 krahina ndërsa Berluskoni dhe aleatët e tij vetëm në 4.

Praktikisht e djathta i ka marrë opozitës krahinën e Kampanjës dhe Kalabrisë. Në Lacio dhe Piemonte, dy krahina mjaft të lakmuara nga të dyja palët rezultatet e deritanishme nuk japin mundësi për përcaktimin e fituesit, pasi kandidatët kryesorë janë shumë pranë njëri-tjetrit.

Në përgjithësi është konfirmuar suksesi i “Lega Nord”, jo vetëm në Veneto, ku ka triumfuar, por edhe në zona të tjera. Ende pa u shpallur të dhënat zyrtare Umberto Bosi ka deklaruar se do kërkojë menjëherë reformat federaliste të shtetit.

Gjithësesi, të dhënat konfirmojnë një pozicion më të mirë të qendrës së djathtë në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur arriti të fitojë vetëm në dy krahina nga 13 ku votohej.


Postuar nga Fajtori datë 30 Mars 2010 - 14:43:

Nuk do doja qe humbja e Berluskonit ne Campagna dhe Calabri te ishte dore e mafias. Ndryshe s'di te spjegoj pse po humbet tamam ne jug, ne zonat qe jane berre arrestimet me te shumta.


Postuar nga AngelDevil datë 30 Mars 2010 - 14:47:

Kurse mua ajo qe me intereson ne keto zgjedhje ne Itali eshte trendi i majte apo i djathte ....


Postuar nga Fajtori datë 30 Mars 2010 - 15:21:

Kur nje entitet deformon zgjedhjet nuk ka me te majte dhe te djathte, sepse vota s'ka te beje me krahun, por me interesa te tjera. Eshte si te thuash njerezit u mblodhen per Berishen, kur ne skene kendojne Elita 5 dhe Muse.


Postuar nga Roi datë 30 Mars 2010 - 18:06:

Ato me siper ishin rezultatet e pjesshme te djeshme ! Si perfundim e djathta ka dale fitimtare pasi ka marre krahinat me te rendesishme si psh Lombardia,Piemonte , Campagna e Lazio (ku fitoi Polverini me shume pak vota diference )!
E djathta nuk e sheh aspak si humbje...sado qe rezultati final eshte 7 me 6 per te majten !! Pastaj dihet qe taktika e Berluskes eshte qe dhe nje humbje ta kaloi ne fitore fale asaj buzeqeshjes fallco e propagandes mediatike !

Kundeshtarin kryesor tani Berlusconi ka Lega Nord-in qe po i kerkon me shume pushtet e leshime federalo-administrativo-fiskale !! Bossi eshte ngazellyer shume...direkte i ka kerkuar qe kryebashkiaku i ardhshem i qytetit me te madh te veriut,Milanos , te jete i Lega Nord-it !! Duke pare rezultatet e zgjedhjeve s'ka faj..nese dikush ka fituar keto zgjedhje me plot goje,eshte pikerisht Bossi ! Te shikojme nese pushteti i tepert do e zbusi ndonje cik (sic po ben kohet e fundit),apo do vazhdoje me teorite e tij ultra agresive qe ndiqte deri pak vjetesh ( ku Lega merrte pak a shume 4-5 % e jo mbi 12 % si keto zgjedhje ! )


Postuar nga sarandaebukur datë 30 Mars 2010 - 23:05:

Koalicioni i djathtë i Kryeministrit italian Silvio Berluskoni është drej fitores në zgjedhjet locale që sapo u zhvilluan në shtetin fqinj. Rezultatet e para zyrtare të numërimit të votive tregojnë se koalicioni i Pdka fituar 6 nga 13 rajonet ku u zhvilluan votimet. Me parë Berluskoni kishte në kontroll vetëm dy nga këto rajone.


Postuar nga Piktor datë 30 Mars 2010 - 23:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Ato me siper ishin rezultatet e pjesshme te djeshme ! Si perfundim e djathta ka dale fitimtare pasi ka marre krahinat me te rendesishme si psh Lombardia,Piemonte , Campagna e Lazio (ku fitoi Polverini me shume pak vota diference )!
E djathta nuk e sheh aspak si humbje...sado qe rezultati final eshte 7 me 6 per te majten !! Pastaj dihet qe taktika e Berluskes eshte qe dhe nje humbje ta kaloi ne fitore fale asaj buzeqeshjes fallco e propagandes mediatike !

Kundeshtarin kryesor tani Berlusconi ka Lega Nord-in qe po i kerkon me shume pushtet e leshime federalo-administrativo-fiskale !! Bossi eshte ngazellyer shume...direkte i ka kerkuar qe kryebashkiaku i ardhshem i qytetit me te madh te veriut,Milanos , te jete i Lega Nord-it !! Duke pare rezultatet e zgjedhjeve s'ka faj..nese dikush ka fituar keto zgjedhje me plot goje,eshte pikerisht Bossi ! Te shikojme nese pushteti i tepert do e zbusi ndonje cik (sic po ben kohet e fundit),apo do vazhdoje me teorite e tij ultra agresive qe ndiqte deri pak vjetesh ( ku Lega merrte pak a shume 4-5 % e jo mbi 12 % si keto zgjedhje ! )

Ne fakt ne Campagna e prisja te fitonte e djathta por me habiti fitorja ne Lazio.Kjo ka qene nje permbysje e vertete sepse nga 11 me dy ka shkuar ne 7 me 6.
Sidomos vendimtare ka qene fitorja ne Lazio qe nuk pritej, ndersa ne Campagna dihej se fitonte e djathta.
Bossi ka bere nje progres te madh duke zaptuar veriun ku tashme ka kaluar edhe Pdl.
Bossi tashme do te embelsohet nga pushteti dhe natyrisht po arriti te beje reformat e premtuara do ta kete me te lehte te dominoje gjithe veriun e te kthehet ne nje parti kombetare dhe me influence.


Postuar nga AngelDevil datë 31 Mars 2010 - 01:31:

Cern, arrihet shpejtësia maksimale e protoneve

Përshpejtuesi i grimcave që synon të vërtetojë teorinë e big bengut për krijimin e Universit, ka hedhur një hap të madh. Cern-i i Zvicrës ka arritur shpejtësinë e planifikuar maksimale të protoneve, duke krijuar kushtet ideale të një big bengu artificial.

“Large Hadron Collider” që shtrihet në 27 km katror në kufirin mes Zvicrës dhe Francës, ka gjeneruar 7 mije miliardë elektrvolt. Tashmë shkëncëtaret duhet të analizojnë me kujdes të dhënat pasi përshpëjtuesi do të fiket dhe në të do të kryhen punime për rreth një vit, sepse shpejtësia do të shtohet dyfish.

I inauguruar në 10 shtator të vitit 2010, eksperimenti ndaloi 36 orë më pas për shkak të një defekti. “Large Hadron Collider” synon të zbuloje gjithashtu shumë mistere të universit dhe “shkendijën e Zotit”.


Postuar nga shelgu datë 31 Mars 2010 - 06:18:

Re: Cern, arrihet shpejtësia maksimale e protoneve

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Përshpejtuesi i grimcave që synon të vërtetojë teorinë e big bengut për krijimin e Universit, ka hedhur një hap të madh. Cern-i i Zvicrës ka arritur shpejtësinë e planifikuar maksimale të protoneve, duke krijuar kushtet ideale të një big bengu artificial.



Shume interesante. Ki Losti hiq s'ja thote per keto e te na beje ca shpjegime


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.